Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 76 prej 328 FillimFillim ... 2666747576777886126176 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 751 deri 760 prej 3272
  1. #751
    Citim Postuar mė parė nga vajz Lexo Postimin
    po, veshtire per tu besuar duke pare emrin "Lulzim Basha"... qekur te huajt kane emra shqiptare
    jevgjitet gabelet cargashet ciganet evgjitet te perzier me rracot sllavokineze nga RAMA&COMPANY,tjeter pune nuk kan pas ndojhera e sdo ken,vetem si te shpifin e sajojne djallezira.

    ate qe ben baballaret e gjyshrit e tyre,ate pune po bejn dhe sote plerat.

  2. #752
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Rrėfime kolegėsh: 6 muajt e parė, Lulzimin e morėm pėr tė huaj
    Lindita Cela
    gazeta shekulli


    Ka njė periudhė tė jetės sė Lulzim Bashės, pėr tė cilėn nuk shkruhet shumė. Madje, as vetė ish-ministri qė ka mbajtur tre nga portofolat mė tė rėndėsishėm tė qeverisė shqiptare, atė tė Ministrisė sė Transporteve, tė Jashtmes dhe tė Brendshmes, nuk ka qejf tė shprehet pėr atė periudhė.


    Bėhet fjalė pėr periudhėn pėrpara vitit 2005, para se Lulzim Basha tė angazhohej zyrtarisht me Komitetin e Orientimit tė Politikave, organin elektoral tė PD-sė nė zgjedhjet e atėhershme.


    Zyrtarisht, nė CV-nė e ish-ministrit qė tashmė kandidon, shkruhet se deri nė 1998 ai ka pėrfunduar studimet nė Universitetin e Utrecht-it nė Holandė, me gradėn Master i sė Drejtės (Ligj). Nė vitet 1998 - 99, ai deklaron se ka punuar pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Krimeve tė Luftės nė ish-Jugosllavi, nė 2000-2001 ka qenė Kėshilltar Ligjor pranė Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut, nė 2001-2002 zėvendėsshef i kabinetit tė Drejtorit tė Departamentit tė Drejtėsisė, e mė pas, deri nė 2005, ka punuar si kėshilltar special pėr tranzicionin (ligjor) pranė sė njėjtės zyrė, e cila po pėrgatitej tė shndėrrohej nė Ministri tė Drejtėsisė nė Kosovė.


    Mirėpo gjatė viteve tė fundit, me tė marrė pėrsipėr njė rol mė politik nė Shqipėri, mediat kanė filluar tė publikojnė edhe disa hipoteza tė tjera mbi tė shkuarėn e Bashės. Disa prej tyre e kanė shqetėsuar vėrtet ish-ministrin e Berishės, i cili disa herė ka bėrė dhe deklarata jo shumė tė qarta nė lidhje me aktivitetin e tij nė Kosovė.


    Po cila ka qenė jeta e Bashės nė Kosovėn e pasluftės? A ka ndonjė arsye pėr mosndriēimin e asaj periudhe tė jetės sė kandidatit pėr Bashkinė e Tiranės?

    I riu ambicioz qė erdhi nga Holanda
    Lulzim Basha ėshtė rekrutuar prej Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė Ish-Jugosllavi kur sapo kish pėrfunduar studimet, ende pa ndonjė eksperiencė pune nė profesionin e tij. Miq tė tij gjatė periudhės sė shkollimit nė Holandė, tregojnė qė Basha dallohej pėr ambicien e tij, sidomos nė marrėdhėniet me pedagogėt. Jo rrallė Bashėn e ftonte pėr darkė dhe vetė dekani i Universitetit, qė me sa duket e ka pasur pėr zemėr djalin nga Shqipėria.


    Ish-kolegė tė Bashės tregojnė qė Lulzimi sė paku nė 6 muajt e parė tė qėndrimit nė Kosovė ėshtė shoqėruar vetėm me ndėrkombėtarė, madje i shmangej tė folurit shqip. Sokol Zogaj aktualisht zyrtar i lartė nė Ministrinė e Drejtėsisė nė Kosovė, tregon pėr "Shekulli"-n se deri vonė tė gjithė mendonin se Lulzim Basha duhet tė qe ndonjė i huaj, sepse askush nuk e kishte dėgjuar tė fliste shqip.


    Njė tjetėr ish-koleg i Bashės, qė ka qenė me tė edhe nė Utrecht, dhe mė vonė nė Kosovė, thotė e justifikon mosfoljen e shqipes si njė dukuri normale, pasi, sipas tij, duke qenė se si studentė tė sapodalė nga shkolla, po pėrpiqeshin tė ndėrtonin njė karrierė nė UNMIK, kjo varej mė sė shumti prej shefave, qė ishin tė kombėsive tė ndryshme, por asnjėherė shqiptarė.


    Por, duke qenė se ishte punėsuar pėr hetimet e krimeve tė luftės, Basha nuk mund t'i shmangej ēdo kontakti me vendasit. Puna e tij nėnkuptonte midis tė tjerash edhe pėrkthimin nga shqipja nė anglisht tė hetimeve tė deponuara nga dėshmitarėt, si dhe dėshmitė e tė paditurve, kėshtu qė "ndėrkombėtari" Basha, pas disa muajve u mor vesh se qe shqiptar.


    Gjithsesi, djali i shkolluar nė Holandė vijoi tė kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės me ndėrkombėtarė. Nė rrethin e tij shoqėror gjatė 5 vjetėve tė kaluar nė Kosovė hynė shumė pak shqiptarė, dhe ata kryesisht nga Shqipėria. Nė kėtė grup miqsh bėnin pjesė edhe mikesha e tij Argita Berisha-Malltezi, i shoqi, Jamarbėr Malltezi, Edit Harxhi, Albana Vokshi, Florion Mima, si edhe kunati i vetė Bashės, Erion Isufi.


    Ky grup, si edhe disa shqiptarė tė tjerė qė punonin pranė UNMIK-ut asokohe, vijojnė tė jenė dhe sot njė rrjet individėsh, tė cilėt gjatė vjetėve kanė dėshmuar qė kanė ditur tė bėjė shumė punė, nė favor e nė tė mirė tė njėri-tjetrit.


    Pak janė ish-kolegėt e Bashės qė ende vijojnė tė punojnė nė Kosovė, e ata qė kanė mbetur hezitojnė tė flasin pėr "Shekulli"-n. Ndoshta pse ėshtė fushatė elektorale. Po ē'tė keqe mund tė ketė vallė tė tregosh pėr publikun historitė rinore tė njė nėpunėsi tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK)? Pėr mė tepėr qė tė gjithė miqtė e tij, nė anonimitetin e tyre imponues, tregojnė se Basha i ri ka qenė njė djalė elegant, gjithnjė i kujdesshėm pėr pamjen e tij, e nga buza e tij nuk shqitej kurrė buzėqeshja.


    Por s'besojmė se arsyeja pse Basha i fshihet tė shkuarės sė vet ėshtė thjesht buzėqeshja e tij.

    Jeta nė Prishtinė
    Sot nė Prishtinė, njė pjesė e mirė e miqve tė tij qė punonin me tė janė tashmė pjesė e administratės sė shtetit shqiptar, ose janė pėrfshirė nė sipėrmarrje biznesesh pėrkėtej kufirit. Ata tė paktė qė kanė mbetur nė Prishtinė, ende i ruajnė lidhjet e forta me Lulzim Bashėn. Sokoli qė sipėrcituam, funksionar i lartė i ministrisė sė Drejtėsisė sė qeverisė sė Kosovės, qė pėr disa vite ka punuar nė departamentin e drejtėsisė nė tė njėjtin institucion me Lulzim Bashėn.


    "Njihej si njė djalė i bukur, qė hynte dhe dilte nė zyrėn e UNMIK-ut si nė pasarelė, e grave aty u mbahej fryma sa herė djaloshi kalonte nėpėr korridore", - tregon.
    Njė tjetėr shtetas shqiptar qė ka punuar si pėrkthyes nė zyrėn e drejtuar nga Elizabet Press, e qė sot ka njė karrierė tė suksesshme nė Kosovė, nuk ruan ndonjė shije tė mirė pėr djaloshin nga Shqipėria.


    Arbeni na thotė se Basha qė prej asaj kohe shoqėrohej vetėm me miqtė qė e kanė ndihmuar fort pėr tė qenė nė krye tė politikės shqiptare. Sipas tij, orėt e lira nė Prishtinė Basha i shpenzonte kryesisht me Argita Berishėn, Jamarbėr Malltezin, Edit Harxhin dhe Linda Baletėn, si edhe me disa ndėrkombėtarė.


    Asokohe, edhe pse Kosova ishte e shkatėrruar prej luftės, jeta e natės nė Prishtinė ofronte shumėēka. Njė ekonomi e tėrė e zbavitjes e ngritur rreth parave qė shpenzonin ndėrkombėtarėt e punėsuar nė UNMIK e nė KFOR, njė oaz luksi nė mes tė njė shkretėtire mjerimi.


    Nė kėtė qytet ku bashkėjetonin dy standarde krejt tė ndryshme jetese, Lulzim Basha natyrisht qė ka preferuar jetėn e rehatshme. I akomoduar nė njė banesė tė marrė me qira nė njė prej zonave mė tė shtrenjta nė Prishtinė, menjėherė pėrballė hotel "Grand", Basha lėvizte gjithnjė brenda njė zone tė kufizuar, aty ku jetonin ndėrkombėtarėt.


    Edhe kur lėvizte, pėr tė shoqėruar ekspeditat hetimore, si pėrkthyes e mė pas si nėpunės i UNMIK, Basha lėvizte i shoqėruar e i siguruar prej rojeve ndėrkombėtare.


    Nė njė deklarim publik tė pasurisė sė vet Basha ka argumentuar se nga puna e bėrė nga vitit 1999-2004 nė UNMIK ka pasur tė ardhura rreth 80.000 euro nė vit (diku tek 6800 euro nė muaj). E nė fakt, me kėtė rrogė ia dilte tė justifikonte njė jetė krejtėsisht tė shpenguar nė Kosovė. Vetėm pėr banesėn e marrė me qira, njė pallat pėrballė hotel "Grandit", nė Prishtinė, ka paguar rreth njė mijė euro nė muaj.


    Edhe sot e kėsaj dite apartamentet e pallatit nė fjalė vazhdojnė tė jepen me qira, kryesisht pėr tė huajt, por e zonja e apartamenteve, si shumė tė tjerė, heziton tė flasė pėr Lulin kur mėson se ne jemi gazetarė.


    Ajo justifikohet e thotė se nuk i mban mend ish-klientėt e saj, qė kanė qenė kryesisht tė huaj. "Kėtu kanė hyrė dhe kanė dalė shumė njerėz, ndėr ta mund tė ketė qenė dhe Basha, por pėrveē dhėnies sė apartamentit me qira, ne nuk kemi pasur marrėdhėnie tė tjera", - tregon pronarja e shoqėrisė "City Berry" qė menaxhon pallatet pėrballė hotel "Grandit", nė zemėr tė Prishtinės.


    Por Bashėn e mban mend berberi i lagjes qė e ka dyqanin shumė pranė hyrjes sė pallatit. Si tė gjithė berberėt, ai nuk heziton tė mburret me faktin qė ka qethur e ka rruar djalin simpatik qė ngjiti papritur me njė kėrcim tė vetėm shkallėt e karrierės nė Shqipėrinė mėmė.


    Pak metra mė andej ndodhen ndėrtesat ku kanė qenė zyrat e UNMIK-ut, aty ku Basha ka shėrbyer pėr rreth katėr vjet.


    NESĖR VIJIMI:
    A ishte Basha pjesė e grupit tė hetuesve qė mblodhėn provat pėr burgosjen e Fatmir Limajt dhe Daut Haradinajt? A ka gėnjyer z. Basha nė CV-nė e tij mbi kėtė segment tė jetės? Pėr mė tepėr mbi kėtė temė lexoni nė numrin e nesėrm
    Raptoid te pergezoj qe na sjell shkrime ne forme thashethemi ose kafeneje.Megjithate edhe pse me shume fjale,{dukej si i huaj, fliste me gjuhe te huaj, rrinte me te huaj etj } nuk tregojne anet e erreta te njeriut ne te kaluaren . Gazetat e majta jane shume te zote te shkruajne duke mbushur shkrimet e tyre per kandidatin Basha por a jane te zote te gjejne anet e erreta te tij nese ka pasur ?

    Meqe ti Raptoid na solle nje shkrim per te kaluaren e Bashes , qe me shume se shkrim me duken shume fjale ne mullinjt te eres ,me lejo te te them disa fjale per Edi Ramen "Si ka qene e kaluara e tij " dhe njekohesisht per te treguar aspektin moral, fytyten e vertete e nje njeriu qe nuk mund te quhet njeri

    Edi Rama vjen nga nje familje ku babai i tij ka varur njerez me litar , firmoste denime me me vdekje . Kjo eshte e dokumentuar me firmen e tij
    Edi Rama ka qene i privilegjuar nga familja por qe trashegoi agresivitetin e dhunes nga babai duke dhunuar e rrahur grate e tij, jo nje por disa.. Kjo eshte e dokumentuar ne gjykate
    Edi Rama ka dyshuar te femija e tij duke akuzuar te atin si babai i femijes se tij sepse ne dyshimin e tij paranojak nuk pranoi te bente analiza. Kjo eshte dokumentuar ne gjykate

    A mund te besohet nje njeri me psikoze dhune dhe qe krijon akuza paranojake ne familjen e tij ?

    Si mund te besohet nje njeri qe akuzoi qeverine per manipulime votash pa fakte sic akuzoi babain e tij per femijen duke mos pranuar te bente analizen ?
    Si mund te besohet nje njeri qe manipuloi njerezit ne demostrate ne perleshje me policine qe rezultoi fatale per 4 njerez te vdekur, dhe lejoi te digjte qytetin mu ne qender 100 metra larg zyres se tij , sic dhunoi grate e tij pa meshire?



    Nje njeri me psikoze dhune eshte i rrezikshem, per aq kohe sa te jete ne politike do provokoje situata tensioni e dhune
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 19-04-2011 mė 05:26
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #753
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Lul Basha , sllavisht dhe greqisht lexohet Lul Vasha ! Po them sllavisht sepse stazhin e punes me sllavet e ka fillu dhe e ka kry ! Pastaj erdhi ketu ne Shqiperi per t'iu sherby nen komanden e Sales , dhondrit te dashur te sllaveve !

    Po sikur te mos i therrsnin sllavet Lul Vasha , por Lul Djali , mbase mundet te ishte i pershtashem per Tironen ! Por Lul Vasha , vallaj ........ vetem shoqatat e "gay"-ve mundet ta votojne !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 19-04-2011 mė 10:13

  4. #754
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zendush u dogjet me 21 janarin..
    ju pa arvizi cm.uta ini..

    po megjithate benj te fala rucit meqe takonesh me te cdo nate qe kurdisni kte skenarin e fundit me tritole ne dyert e te tuajve.. se mir u a bere ziverave..
    4 .. 4 po gjene mire..

  5. #755
    Lulzim Basha, se bashku me vajzen e Salo Berishes kane punuar ne UNMIK ne veri te Kosoves ( Veri te Qytetit te ndare te Mitrovices ). Aty jane pasuruar qe te dyte, dhe qe te dyte kane punuar kunder Shqiptareve, duke burgosur dhe ndjekur penalisht ushtaret e UCK-se.

    Tani ky fare Lulzim Basha kanditon per kryebashkiak te Tiranes. Nese banoret e Tiranes e zgjedhin kete njeri per ta udhehequr Tiranen, atehere Shqiperia do shkoje edhe me shume ne humnere se sa qe eshte tani, sepse me zgedhjen e Bashes si kryebashkiak i Tiranes - Sali Berishes do i zgjatet jeta politike si Kryeminister, e atehere me mos u ankoni vllezer Shqiptar nga Shteti Ame.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #756
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Cituar nga Noellaq,
    ...
    A mund te besohet nje njeri me psikoze dhune dhe qe krijon akuza paranojake ne familjen e tij ?
    ...
    Te dy liderrat, Sali Berisha e Ed Rama mundet te jene me psikoza dhune; njeri verbale, e tjetri fizike, ose diku ndermjet.

    E kane trasheguar - e dini vete se nga.

  7. #757
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    “Kandidimi i Bashės pėr Tiranėn ėshtė njė fyerje e rėndė”
    Nga Rexhep Qosja
    *
    A ĖSHTĖ E MUNDSHME?
    Njė kandidaturė dhe tri deklarata mė kanė lėnė pa gojė, por pas disa ditėsh, kur njė mik i ēmuar dhe i dashur nga Tirana mė tha tė mos ēuditem se nė kėtė kohė tė gjitha, ama bash tė gjitha, janė tė mundshme, unė e mora veten dhe e bėra kėtė shkrim me tė cilin edhe mė shumė do ta rris numrin e pretorianėve tė sundimtarit tė pėrtashėm, tė cilėt do tė hudhin shumė shigjeta nė kokėn time.
    Dhe, pėr titull tė shkrimit e vura, pak tė ndryshuar, pikėrisht togfjalėshin ngushėllues tė mikut nga Tirana: a ėshtė e mundshme? A ėshtė e mundshme tė bėhet njė kandidaturė e tillė dhe a ėshtė e mundshme tė jepen deklarata tė tilla?
    *
    Nė vend se nė hetime – kandidat pėr kryetar tė kryeqytetit
    *
    Anėtari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Lulzim Basha, ėshtė njėri prej anėtarėve tė rrallė tė kėsaj partie, ndoshta i vetmi anėtar i kėsaj partie, i cili brenda pak vjetėsh i ka ndėrruar tri poste ministrore, kurse tani ėshtė kandidat edhe pėr postin e katėrt pak mė tė rėndėsishėm sesa postet ministrore qė kishte. Herėn e parė ishte ministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; herėn e dytė ishte ministėr i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė; mandej, herėn e tretė, u bė ministėr i Brendshėm; kurse tash, herėn e katėrt, ėshtė kandidat pėr kryetar tė Bashkisė sė kryeqytetit tė Shqipėrisė – Tiranės.
    Nė vendet e zhvilluara, sikundėr janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shtetet e Bashkimit Evropian – Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, kėto piruete nėpėr poste tė ndryshme ministrore prej tė njėjtit person sidomos pėr njė kohė ashtu tė shkurtėr, do tė ishin tė pamundshme. Nė kėto vende, me tradita shtetėrore dhe demokratike, asnjė vetje politike nuk shpallet i aftė pėr punė ministrore nė tė gjithė sektorėt shtetėrorė. Jo. Atje shkollimi, profesioni, dhuntia politike organizuese dhe, para tė gjithave, integriteti moral politik, e pėrcaktojnė kandidatin pėr post politik shtetėror. Atje nuk mund tė ketė anėtar partie “tė aftė” pėr tė gjithė sektorėt ministrorė, sepse atje as vetė individėt nuk pranojnė tė bėhen ashtu lehtė tė pėrdorshėm pėr ēdo gjė, as vetė partitė e tyre nuk i pėrdorim ata ashtu lehtė pėr ēdo gjė! Kjo mund tė ndodhė, siē po ndodhė, sot pėr sot, vetėm nė Ballkan, ndoshta vetėm tek ne, ku pėrdorimi dhe poltronizmi janė taktika dhe etika e pėrparimit politik.
    Edhe mė e pakuptueshme sesa gatishmėria e Lulzim Bashės qė brenda njė kohe fare tė shkurtėr, brenda disa vjetėsh, tė pajtohet qė tė bėhet ministėr “i aftė”, i pazėvendėsueshėm, nė tre sektorė tė ndryshėm shtetėrorė, duke u bėrė ashtu nuse pėr Stasin e Partisė Demokratike, ėshtė pajtimi i tij dhe i udhėheqjes Demokratike qė ai tani tė jetė i propozuar kandidat pėr kryetar tė bashkisė sė Tiranės!
    Pse mund tė thuhet kėshtu?
    Nė protestat e Partisė Socialiste dhe tė qytetarėve tė tjerė pas 21 janarit 2011 kemi parė mė shumė se tri pankarta nė tė cilat shkruante Lulzim Basha – vrasės! Nė mediat elektronike kemi dėgjuar dhe nė disa gazeta tė Tiranės jo njėherė kemi lexuar se si ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, akuzohej si fajtori kryesor pėr vrasjen e katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit, tė cilėt, siē ėshtė dėshmuar tashmė, janė vrarė prej gardistėve jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė, nė tė cilėn gjendej soditėsi kryesor i protestės, kryeministri Sali Berisha!
    T’i lėmė mėnjanė pėr njė ēast ato qė pėr ministrin e Brendshėm, Lulzim Basha, shkruante nė ato pankarta dhe ato qė pėr tė dėgjoheshin dhe shkruheshin nė mediat elektronike dhe nė disa gazeta tė Tiranės, t’i lėmė anash ato dhe tė gjykojmė vetė.
    Ėshtė e vėrtetė se gjatė protestave tė 21 janarit Lulzim Basha ishte ministėr i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė.
    Ėshtė e vėrtetė se ditėn kur u vranė katėr protestues jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė, Lulzim Basha ishte ministėr i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė.
    Ėshtė e vėrtetė se vrasja e atyre katėr protestuesve jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė nuk ka mundur tė ndodhė pa dijen e ministrit tė Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha e, meqenėse ministri tė Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, ėshtė treguar partiak shumė i bindshėm, shumė i dėgjueshėm, shumė i pėrkushtuar ndaj kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė, atėherė mund tė thuhet se vrasja e katėr protestuesve nuk ka mundur tė ndodhė pa qenė i vėnė nė dijeni edhe kryeministri se do tė shtihej me armė ndaj protestuesve.
    Kėto tė dhėna, qė janė tė vetmet tė vėrteta pėr mendjen objektive politike, deshėm s’deshėm ne, deshi s’deshi udhėheqja e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, deshi s’deshi kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, deshi s’deshi ministri i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha, e bėjnė ministrin e Brendshėm tė Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Bashėn, kandidat pėr hetim nga Prokuroria e Pėrgjithshme e Republikės sė Shqipėrisė nė lidhje me vrasjen e katėr protestuesve mė 21 janar 2011. Nė vendet demokratike, nė vendet nė tė cilat, si tha kryetari i Francės, Nikola Sarkozi, protestuesit nuk vriten prej policisė dhe gardistėve, domethėnė prej shtetit, as kur bėjnė protestė tė dhunshme, ministrit tė Brendshėm, Lulzim Basha, tashmė do tė duhej t’i ishte marrė imuniteti i deputetit dhe do tė duhej tė ishte nė dispozicion tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr hetime pėr shkak tė vrasjes sė katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit. Mund tė hamendjesohet se nė njė vend vėrtet demokratik, nė tė cilin institucionet e pavarura janė vėrtet tė pavarura, hetimet ndaj ministrit tė Brendshėm, Lulzim Bashės, tashmė do tė duhej tė ishin kryer dhe ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, tashmė do tė duhej tė ishte duke vuajtur fajin politik, juridik dhe moral pėr vrasjen e katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit.
    Por, shikuar nga ana morale dhe humane, ministri i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha, ėshtė fajtor jo vetėm pėr vrasjen e katėr protestuesve dhe keqtrajtimin e shumė protestuesve tė marrė nė hetime a tė burgosur, por edhe pėr vetėvrasjen e para disa ditėve tė birit njėzetedyvjear tė njėrit nga protestuesit e vrarė.
    Nuk ka dyshim se tė gjitha kėto tė dhėna janė tė mjafta, madje, mė tepėr se tė mjafta, qė nė njė vend demokratik evropian tė mos i shkojė kujt mendja qė njė zyrtar tė tillė ta propozojė pėr kryetar tė bashkisė sė kryeqytetit apo tė cilitdo qytet tjetėr tė vendit. Nė ēdo vend demokratik evropian dhe joevropian, propozimi i njė ish zyrtari tė tillė pėr kryetar bashkie tė kryeqytetit a tė cilitdo qytet tjetėr do tė shikohej si provokim qė u bėhet qytetarėve. Ėshtė fyerje pėr ndėrgjegjen e tyre, pėr integritetin e tyre politik dhe moral, ėshtė fyerje pėr qytetarinė e tyre, qė t’u nxirret pėrpara, pėr ta votuar a mosvotuar, zyrtari karriera politike dhe shtetėrore e tė cilit, ndėrgjegjja njerėzore e tė cilit, ėshtė e rėnduar, shumė e rėnduar, prej vrasjes jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė tė katėr protestuesve, prej keqtrajtimit dhe burgosjes sė shumė protestuesve dhe, mė nė fund, prej vetėvrasjes sė birit tė njėrit nga protestuesit.
    Si qytetar i Tiranės, natyrisht, me nėnshtetėsi tė Republikės sė Shqipėrisė unė, vetė, e pėrjetoj si fyerje tė ndėrgjegjes dhe tė integritetit tim politik dhe moral kandidimin e ministrit tė Rendit Publik, Lulzim Bashės,pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės.
    Ēka tė them mė tej? Tė them: nė jetėn tonė politike e shoqėrore, nė totalitarizmin tonė partitokratik, ende tė gjitha janė tė mundshme, prandaj, ja, ėshtė i mundshėm edhe njė kandidim i tillė!
    Por, edhe diēka tjetėr do tė jetė e mundshme: kur njė ditė Shqipėria tė bėhet shtet vėrtet demokratik dhe shtet i sė drejtės, nė tė cilin do tė funksionojnė tė gjitha institucionet, prandaj edhe Gjyqėsori, do tė jetė e mundshme, madje, e domosdoshme, qė Lulzim Basha tė gjykohet pėr krimin – vrasjen e 4 protestuesve mė 21 janar 2011.
    *
    Tri deklarata tė gabuara
    *
    Sė shpejti bėhet njė muaj prej se zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, ishte nė Kosovė pėr vizitė zyrtare shtetėrore. Gjatė kėsaj vizite dyditore, pėrpos tė tjerash, ai dha edhe tri deklarata, qė nuk mund tė harrohen. Nė mediat e Prishtinės vetėm njėra prej tyre – ajo pėr mosndryshim tė kufijve, u pėrimtua kujdesshėm nė disa gazeta, kurse dy tė tjerat po thuaj u heshtėn.
    Deklarata e parė: ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, se arrestimet e nėntė pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, me vendimin e EULEX-it, u bėnė nė bazė tė ligjeve tė Kosovės dhe tė ligjeve tė Bashkimit Evropian! Nuk e di, nuk kam lexuar dhe nuk kam dėgjuar, se Bashkimi Evropian ka ligj tė veēantė pėr arrestimin e pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por e di se Republika e Kosovės nuk ka ligj tė tillė. Republika e Kosovės, si me Kushtetutėn e saj, ashtu edhe me ligje pėrkatėse, ka bėrė tė mundshme qė tė nxirren nė gjyq dhe tė dėnohen tė gjithė ata qė bėjnė krime dhe, ashtu, shkelin Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės. Por, si edhe shqiptarėt e tjerė nė Kosovė, ashtu edhe hartuesit e Kushtetutės dhe tė ligjeve tė Kosovės e dinė se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka bėrė luftė ēlirimtare, domethėnė luftė tė drejtė, prandaj pjesėtarėt e saj nuk kanė bėrė krime. Duke mbrojtur familjen e vet, prindėrit e vet, vėllezėrit e motrat e veta, gruan dhe fėmijėt e vet, duke mbrojtur shtėpinė e vet, duke mbrojtur Kosovėn prej terrorit shtetėror tė Serbisė, prej policisė, ushtrisė dhe paramilitarėve tė Serbisė, ata vetėm sa i janė pėrmbajtur Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, nė tė cilin flitet pėr tė drejtėn natyrore tė popujve pėr vetėmbrojtje. Po tė mos kishte bėrė kėso lufte, tė drejtė, vetėmbrojtėse Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk do ta njihnin Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe nuk do tė organizonin as Konferencėn e Rambujesė nė tė cilėn delegacioni i Kosovės ishte i udhėhequr prej pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė, Hashim Thaēi, as nuk do tė bėnin fushatėn e bombardimeve ndaj objekteve ushtarake, policore tė Serbisė dhe, nė pėrgjithėsi, tė Jugosllavisė sė mbetur.
    Po, pavarėsisht prej sa u tha, Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, nuk do tė duhej ta bėnte deklaratėn e sipėrtheksuar edhe pėr njė arsye tjetėr, tė cilėn asnjė diplomat shqiptar a i huaj, si diplomat, nuk do tė duhej ta pohonte. Para se tė ishte nisur pėr vizitė nė Kosovė ai do tė duhej tė ishte bėrė me dije, prej bashkėpunėtorėve tė vet nė Tiranė, se nė Kosovė i madh e i vogėl, jozyrtar e zyrtar, shoqėri e parti, Kuvend e Qeveri janė kundėr kėtyre burgosjeve dhe nė deklarata tė veēanta apo nė kumtesa institucionale i dėnojnė ato, duke i quajtur ashtu edhe si duhet tė quhen ato: tė palejueshme dhe tė papranueshme pėr Kosovėn dhe pėr popullin shqiptar, sepse barazojnė tė pushtuarin, viktimėn me pushtuesin, agresorin, dhe synojnė tė njollosin luftėn ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
    Si shqiptar qė ėshtė, Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė do tė duhej ta dinte se ēdo pėrndjekje, ēdo ndėshkim, ēdo gjykim tė pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės populli shqiptar e pėrjeton me indinjatė dhe pezėm. Si diplomat, ndėrkaq, Edmond Haxhinasto, do tė duhej tė nderonte ndjenjat e kėtilla tė shqiptarėve tė Kosovės e tė numrit mė tė madh tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe t’u shmangej deklaratave si kjo.
    Pėr mė tepėr ai do tė duhej ta dinte se populli shqiptar, jo vetėm nė Kosovė, e pėrjeton me indinjatė dhe me pezėm tė madh terrorizimin e dyfishtė dhe tė dyhershėm qė u bėhet sot dy luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė janė ndėr luftėtarėt mė tė merituar pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės: Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
    Deklarata e dytė: Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, duke bėrė nderime te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, se Kosova ėshtė bėrė shtet dhe po ndėrtohet shtet mbi idenė e Ibrahim Rugovės pėr pavarėsinė e saj! Nuk ka dyshim se kjo ėshtė njė deklaratė qė mund tė quhet e pazakonshme pėr dy arsye: e para, mund tė quhet e pazakonshme pėr arsye se, si e tillė, si deklaratė historike, me synim shkencor, bėhet prej njė politikani, nė tė vėrtetė diplomati qė nuk ka tė drejtė tė marrė rolin e shkruesit tė historisė. Diplomatėt e vendeve me tradita shtetėrore, politike e diplomatike, kurrė nuk mund tė dėgjohen duke bėrė hierarki tė tilla nė historinė e popujve e tė shteteve qė vizitojnė. Ata nuk i lejojnė vetes tė bėhen historianė duke mos qenė historianė; ata nuk i lejojnė vetes tė bėhen historianė duke mos qenė historianė me deklarata tė tilla, qė tingėllojnė aq propagandistike. Dhe, nuk ia lejojnė vetes kėtė rol jo vetėm pse janė diplomatė, por edhe pse nuk e dinė tė vėrtetėn. E dyta, deklarata e Ministrit Edmond Haxhinasto ėshtė e pazakonshme edhe pėr arsye se ajo qė pohohet nė tė nuk ėshtė e vėrtetė. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe kryetari i Kosovės kur Kosova ende nuk ishte bėrė shtet nuk ėshtė njeriu mbi idenė e tė cilit ėshtė fituar pavarėsia e Kosovės dhe me idenė e tė cilit po ndėrtohet shteti i Kosovės. Jo. Jo. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė radhėn e gjatė tė atyre qė kanė krijuar dhe kanė pėrhapur idenė e pavarėsisė sė Kosovės dhe nė radhėn e atyre qė i kanė filluar pėrpjekjet politike pėr pavarėsinė e Kosovės nuk ėshtė kurrkund, kurse nė fund tė kėtyre pėrpjekjeve ėshtė njeriu i fundit. Kjo radhė e gjatė e luftėtarėve politikė pėr pavarėsinė e Kosovės pas Luftės sė Dytė Botėrore fillon me Adem Demaēin, me organizatėn ilegale tė krijuar prej tij dhe vazhdon me tė burgosur tė tjerė politikė e me organizata tė tjera ilegale deri nė vitet nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar kur ideja e pavarėsisė sė Kosovės bėhet ide pothuaj e gjithė popullit shqiptar tė Kosovės e kur fillon edhe krijimi i partive tė para politike shqiptare.
    Zėvendėskryeministri dhe ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, do tė duhej ta dinte se nė programin e saj tė parė politik, me tė cilin ėshtė themeluar Lidhja Demokratike e Kosovės, nuk kėrkohej pavarėsi, por autonomi e Kosovės, madje njė autonomi dukshėm mė e ngushtė se ajo e vitit 1974 nė kuadėr tė Serbisė e tė Jugosllavisė. Mė nė fund, LDK-ja me kryetar Ibrahim Rugovėn do tė jetė parti politike shqiptare e regjistruar nė Ministrinė e Drejtėsisė sė Jugosllavisė, me ēka dėshmohet se ideja e pavarėsisė sė Kosovės dhe LDK-ja, se ideja e pavarėsisė sė Kosovės dhe Ibrahim Rugova atėherė, kur radha e ideologėve dhe luftėtarėve politikė dhe jo vetėm politikė pėr pavarėsinė e Kosovės, ishte shumė e gjatė, ende pėrjashtoheshin mes vete!
    Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, si politikan dhe si diplomat do tė duhej ta dinte: se te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė Kosovės kur ajo ende s’ishte bėrė shtet, Ibrahim Rugova, atė nuk e ēojnė meritat e vėrteta tė Ibrahim Rugovės pėr pavarėsinė e Kosovės, por propagandat partiake qė aq shumė janė duke e shtrembėruar, duke e falsifikuar, duke e zvetėnuar dhe duke e vjedhur historinė mė tė re tė popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė Shqipėri; se nderime tė shtira, si fryt i pėrkohshėm i kėtyre propagandave dhe allishverisheve partiake para e paszgjedhore te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, janė edhe nderimet qė i bėjnė te varri atij edhe disa vetje qė shumėkush s’ka besuar se do tė shiheshin aty ndonjėherė!
    Por, Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, do tė duhej ta dinte gjithashtu se historia shqiptare, historia e Shqipėrisė shtetėrore dhe e Kosovės, njė ditė, pashmangshėm, do tė pastrohet prej gėnjeshtrave, prej shtrembėrimeve, prej zvetėnimeve, prej ndotjeve tė sotme partiake dhe politike. Pėr fat, kriteret partiake dhe politike kurrė dhe kurrkund nuk mund tė bėhen kritere tė pėrhershme tė shkencės. Pėrpos nė kokat e mediokriteteve tė historisė!
    Deklarata e tretė: zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, gjatė vizitės nė Prishtinė, se ideja pėr bashkim midis shteteve apo ndryshimi i kufijve ėshtė e dėmshme pėr Ballkanin Perėndimor dhe idetė e tilla Tirana zyrtare nuk i mbėshtet! Edhe kjo ėshtė njė deklaratė fatkeqe e Zėvendėskryeministrit dhe ministrit Edmond Haxhinasto. Asnjė ndryshim i kufijve nuk mund tė quhet i dėmshėm nė qoftė se popujt qė kanė kufij mes vete pajtohen me atė ndryshim. Pėr popullin shqiptar ndryshimi i kufijve midis Kosovės dhe Shqipėrisė nė asnjė pikėpamje nuk mund tė quhet i dėmshėm as nuk do tė duhej tė quhej i papranueshėm nga Tirana zyrtare sepse ėshtė kufi midis dy shteteve shqiptare. Ideja pėr bashkim kombėtar tė shqiptarėve, prandaj, jo vetėm se nuk mund tė quhet e dėmshme – siē e quajti nė Prishtinė Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto, por do tė ishte shumė e dobishme. Vetėm ajo do tė pėrfaqėsonte zgjidhje tė pėrhershme tė ēėshtjes shqiptare dhe vetėm bashkimi i Kosovės dhe i Shqipėrisė do ta bėnte tė mundshme shprehjen e plotė tė tė gjitha potencialeve natyrore dhe krijuese njerėzore tė Kombit shqiptar.Nuk ka dyshim se tė tri deklaratat e trajtuara kėtu tė zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, nė Prishtinė, mė 18 e 19 mars, pra, nė prag tė vizitės sė kryetarit (tė paligjshėm) tė Kosovės nė Shqipėri, Behgjet Pacolli, janė deklarata tė paqėndrueshme, madje, tė pavėrteta, kundėrhistorike, qė nuk do tė duhej tė bėheshin. U bėnė sepse zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė edhe ishte dėrguar pėr t’i bėrė ato nė Prishtinė. Dhe, ishte dėrguar prej kryeministrit tė shumėfytyrshėm tė Shqipėrisė, i cili, edhe Kosovėn e flijon pėr hir tė mbajtjes sa mė tė gjatė nė pushtet – nė regjimin e tij autoritar!

    Gazeta tema

  8. #758
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Me sa sheh e degjon alternativa e vetme e Ps jane akuza e trillime,duket qarte qe koha po i mbaron,avash avash me kalimin e kohes shoqeria do i nxjerri zgupthi,keta kujtojne se jemi akoma ne kohen e Dules,politiken qe Ps po ben sot njerezit mund ta besonin ne vitet 70 por jo sot.

  9. #759
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Z Qosja ne fillim duhet te merret me vendin e vet qe akuzohen e arrestohen funksionar per korrupsion,me sa dime Z Berisha e Z Basha nuk flasin ndonjeher keq per Kosoven perkundrazi Berisha ka dhene kontributin e vet per pavaresine e Kosoves,ate gje duhet te beje edhe Z Qosja e jo te merret me shkrime te kota.

  10. #760
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama: Atė qė ky pushtet i ka bėrė Krujės, nuk ia bėri as pushtuesi
    SHEKULLI ONLINE | 19/04/2011 | LAJM I FUNDIT | 3 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    FUSHĖ-KRUJĖ- Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot kandidatin e "Aleancės pėr tė Ardhmen" pėr Bashkinė e Fushė-Krujės, Gjon Bardhi.


    "Unė besoj se nė 8 maj me votėn tuaj ne mund tė hapim njė rrugė tė re pėr Fushė-Krujėn dhe gjithė qarkun e Durrėsit", iu drejtua Rama tė pranishmėve, ndėrsa theksoi se Bardhi ėshtė e vetmja rrugė pėr qytetarėt e kėsaj zone.


    Rama evidentoi si problemet mė tė vėshtira qė pėrballon popullsia e zonės varfėrinė dhe papunėsinė dhe tha se mė 8 maj vendi do tė ēlirohet nga kjo e keqe qė e ka mbėrthyer Fushė-Krujėn.


    "Atė qė pushteti i vjedhur pėr tė vjedhur Shqipėrinė i ka bėrė Krujės sė Skėnderbeut, nuk ia ka bėrė asnjė pushtues. Askush nuk e merr me mend rrėnimin e pėrditshėm qė po i bėhet kėtij vendi", tha Rama


    Kryesocialisti theksoi se "mė 8 maj tė gjithė bashkė kemi mundėsitė qė t'i japim ēdo familjeje dritėn e nevojshme pėr rrugėn e sė ardhmes".


    ****


    Gjate paradites, kreu i PS, Rama, ishte nė qendrėn e formimit profesional "Don Bosko", ku shpėrndau bursa pėr nxėnėsit qė vijnė nga familje nė nevojė.
    Rama tha se bashkia do tė sigurojė "pėrkujdesje ndaj atyre qė janė mė nė nevojė, qė janė gati tė pėrballen me sfidėn e tė jetuarit me njė punė tė ndershme, por qė e kanė pasur tė pamundur punėn qė ata dėshirojnė. Bashkia do t'i mbėshtesė vijimėsisht ata dhe do tė pėrkrahė mijėra tė rinj qė nuk kanė pasur mundėsi tė shkollohen, por qė e kanė dėshiruar arsimimin".

    Pėrveē mundėsisė pėr t'u formuar profesionalisht, Rama tha se bashkia do t'i ndjekė ata nė formimin e tyre dhe do t'i mbėshtesė financiarisht nė forma tė ndryshme, qė ata tė kenė mundėsi tė hapin mė vonė biznesin e tyre.

    "Ėshtė e domosdoshme qė tė rinjtė dhe tė rejat e papunė tė kėtij qyteti tė besojnė dhe tė bashkėpunojnė me ne. Pėr tė gjithė ne do tė kemi njė pėrgjigje qė mbase nuk do tė jetė zgjidhja e menjėhershme, por ne do tė jemi gjithmonė tė hapur", tha Rama.

    "Nuk ėshtė e pamundur fitorja mbi papunėsinė qė po bėn kėrdinė nė kėtė vend. Jemi kėtu pėr tė thėnė se e kemi rrugėn e punėsimit pėr ju dhe transformimit tė ėndrrave tuaja", u tha Rama tė rinjve.

    Gazeta shekulli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •