Presidentja tropojane

Publikuar: Sot, mė 13 prill 2011
Tiranė, 13 prill - Banorėt e Tropojės janė gėzuar kur kanė marrė lajmin se Presidente e Kosovės ėshtė zgjedhur Atifete Jahjaga. Gazeta Shekulli shkruan se familja e zonjės Jahjaga e ka prejardhjen nga zona e Nikaj Mėrturit.
Pas njė Presidenti tė akuzuar se kishte njė bashkėshorte ruse, tashmė Kosova mund tė thotė se ka njė lidhje mė tė fortė me Shqipėrinė dhe kjo falė Presidentes sė re, Atifete Jahjaga.
Kjo e fundit, siē edhe po pėrflitet menjėherė pas emėrimit tė saj nė krye tė shtetit tė ri kosovar, rezulton tė jetė njė pasardhėse e zonės sė Nikaj Mėrturit, prej ku jo mė shumė se njė shekull mė parė ndodheshin tė afėrmit e vet.
Pak e dėgjuar mė parė, tė paktėn pėr Shqipėrinė, Atifete Jahjaga mori mbėshtetjen pėr Presidente tė Kosovės nga tri partitė politike, PDK, LDK dhe AKR, pas tri ditė bisedimesh pėr dalje nga kriza politike. Fillimisht si police e thjeshtė e Kosovės, ajo ia doli mbanė tė ngjitej deri nė gradat mė tė larta tė gjeneral-koloneles. Ajo ēka mund tė duket mė e ēuditshme ėshtė pikėrisht fakti se menjėherė pas marrjes sė detyrės sė Presidentes, nė qytetin e Bajram Currit po pėrflitet se Atifetja i ka rrėnjėt nė kėtė zonė.
Duke hulumtuar mbi jetėn e kėtij personazhi tepėr tė veēantė nė jetėn publike dhe pėrditshmėrinė kosovare, mėsojmė se Atifete Jahjaga ėshtė vajza e Brahim Bajram Agės nga fshati Ratkovc i Gjakovės dhe se ajo rrjedh nga familja e Agės sė Ratkovcit, familje me emėr nė Malėsinė e Gjakovės. Kjo familje e ka prejardhjen nga fshati Tetaj (Rrucaj) i krahinės Nikaj Mėrtur (komuna Lekbibaj) tė Tropojės.
Nė Bajram Curr pėrflitet se gjyshi i Atifetes ka zbritur nga malėsia nė fillimin e shekullit tė kaluar, nė vitet 1910-1912 duke u vendosur si shumė familje tė tjera nga kjo krahinė, nė rrethinat e Gjakovės, pėr arsye hasmėrie. Prejardhjen e saj nga Nikaj Merturi, Atifetja e ka shprehur edhe vetė nė biseda gjatė vizitave nė qytetin Bajram Curr.
Ajshja, pronare e njė restoranti, thotė: "Atifetja ėshtė kliente e rregullt imja dhe mė ka treguar pėr prejardhjen e familjes sė saj nga fshati Tetaj i krahinės sė Nikaj Mėrturit".
E tashmė tropojanėt duket se kanė njė arsye tė dyfishtė pėr tu vetėkėnaqur me krahinėn e tyre. Pos Kryeministrit shqiptar, edhe Presidentes sė Kosovės i rrjedh nė deje gjaku i kėsaj zone.
Fundjava e dėshtuar nė Durrės e Atifete Jahjagės
Kjo fundjavė duhet tė ishte krejtėsisht relaksuese pėr ish-drejtoreshėn e Pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės. Njė udhėtim drejt Shqipėrisė, ku e priste deti dhe rrezet e ngrohta tė kėtij fillim pranvere, ishte gjithēka qė kishte planifikuar qė nė krye tė javės Atifete Jahjaga.
Njė udhėtim me miqtė e saj, rezervimi nė njė prej hoteleve tė qytetit tė Durrėsit dhe qėndrimi pėr tė paktėn tri ditė ishte mėnyra se si kolonelja kishte parashikuar pėr tė kaluar fundjavėn. Por mėngjesi i sė enjtes e ka shndėrruar ish-policen nė presidenten e parė femėr nė gjithė Ballkanin. Aq i papritur ishte ky kandidim, sa miqtė e saj i kanė trokitur nė zyrė pėr tė ditur se fundjava e tyre nė Shqipėri ishte anuluar.
Megjithėse udhėtimi ishte parashikuar prej kohėsh, Atifete Jahjaga ėshtė detyruar tė braktisė Durrėsin pėr t'u shpallur mbrėmjen e sė enjtes, presidente e Kosovės.
Krijoni Kontakt