ahhh me dera do ju tredhja more djaj te kuq,pjell e felliqur me gjak fekalesh jeni ju!
Ajola Xoxe paguan vilė 200 mijė euro nė Mullet
Aktualitet e Dielė, Prill 10th, 2011
erjon veliaj dhe ajola xoxe, diten e perfundimit te greves se urise
Ajola Xoxe ka porositur njė vilė me vlerė 200 mijė euro nė fshatin Mullet, nė periferi tė Tiranės. Kontrata e porosisė pėr vilėn me sipėrfaqe 223.2 metra katrorė banimi dhe kopsht 155 metra katrorė, ėshtė nėnshkruar nga Ajola nė korrik tė vitit tė kaluar, nė prani tė noteres dhe pėrfaqėsuesit tė firmės ndėrtuese, e cila, nė fshatin Mullet ka nisur tė ndėrtojė njė kompleks vilash dykatėshe luksoze.”Meqė Veliaj po proteston pėr kontrollet tatimore mbi evazionin miliardėsh tė MJAFT-ėve tė tij, a mund tė na tregojė Erioni se ku i gjeti Ajola Xoxe 200 000 euro pėr tė blerė nė datėn 16 korrik 2010 nė Mullet, vilėn me sipėrfaqe 223,2 m2 dhe oborr 155,6 m2? Theksoj se kjo ėshtė shtėpia e tretė qė vėrtetohet qė blihet brenda 6 vjetėve”, u shpreh avokati i Shoqatės sė Mbrojtjes sė Konsumatorėve, Altin Goxhaj. Kontrata detajon planimetrinė e vilės dhe jep tė dhėna tė hollėsishme rreth hapėsirave, materialeve dhe elementeve tė tjera tė ndėrtimit tė saj. Goxhaj ka depozituar njė padi civile ndaj Partisė Socialiste pėr cenim imazhi dhe i kėrkon asaj si dėmshpėrblim njė shumė prej 99 milionė lekėsh tė vjetėr.
Vila
Faksimile e kontratės sė firmosur mes Ajola Xoxes dhe pėrfaqėsuesit tė firmės “Prime Capital”
Kontrata e nėnshkruar nga Xoxe dhe pėrfaqėsuesit e firmės ndėrtuese tė kompleksit tė vilave luksoze nė zonėn rezidenciale tė Mulletit pėrshkruan sipėrfaqen e saj tė ndarė sipas kateve, duke nisur nga bodrumi, kati i parė, i dyti, parkimi i mbyllur dhe oborri. Gjithashtu, kontrata detajon dhe mėnyrėn se si do tė bėhet pagesa me kėste sipas fazės sė ndėrtimit tė vilės, deri nė pėrfundim tė saj, nė shumėn e 200 mijė eurove. Kompleksi i vilave pėrfshin ambiente relaksi, njėsi shėrbimi dhe pishinė pėr banorėt e kompleksit, i cili do tė jetė larg zhurmės dhe ambienteve tė qytetit. Ajola Xoxe, e diplomuar nė Jurisprudencė, ka punuar si konsulente ligjore vite mė parė nė UNICEF, ndėrkohė angazhohej dhe me Agenda Institute, njė OJQ rinore ku merrnin kryesisht pjesė anėtarė tė MJFT-it e mė pas nė G99. Qė prej 2008-s ajo ėshtė anėtare e Asamblesė Kombėtare Socialiste dhe ėshtė angazhuar herė me Forumin e Gruas, e herė me tė rinjtė. Nuk njihet nga askush qė Ajola tė ketė ndonjė biznes tė vetin nga i cili mund tė deklarojė tė ardhurat pėr njė blerje tė tillė. Ajola bashkėjeton me ish-drejtuesin e lėvizjes “Mjaft” e mė pas tė G99-s, Erion Veliaj, i cili dhe ai ėshtė pjesė e Partisė Socialiste. Pas zgjedhjeve tė 2009-s, Veliaj, i cili kandidoi pėr deputet si kryetar i G99-s, dha dorėheqjen pėr t’iu afruar edhe mė Partisė Socialiste. Pak muaj mė parė, pas grevės sė urisė sė majit 2010 para Kryeministrisė, Veliaj u ftua nga Rama qė t’i bashkohej Partisė Socialiste, fillimisht si anėtar i Asamblesė Kombėtare. Aktualisht ai luan rolin e sekretarit Organizativ pėr degėt e PS-sė jashtė shtetit.
Krijoni Kontakt