Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 57 prej 328 FillimFillim ... 747555657585967107157 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 3272
  1. #561
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    personalisht mendoje se pika e dobet eshte se po kerkon per here te katert dhe kur i thone fjales dhe uji po ndenji shume ne nje vend qelbet dhe si popull qe ecim me fjalen ajde ta provojme dhe njehere kete tjetrin qe per mendimin time ky BASHA vetem sa flet kote se nuk do beje me shume se cfare do beje RAMA pervec se do ndryshoje planin rregulluse ashtu sic do i interesoje ketij dhe klinteve te vete ,ku dhe qendra e tiranes do kete projekt tjeter do harxhon me teper euro (ndryshim projekti dhe vjedhjen e radhes)

    mua me ben pershtypje se ne cdo vizite qe ben neper tirane dhe perplaset me problemet dhe te gjitheve ju premton se do ju zgjidhen hallet me kujtohet estrada ku i kerkonin politikanit nje dicka dhe ai ja plotesonte

    1-une dua nje shtepi i tha -ok u be shkruaje shtepi per kete
    2-une dua nje makin -ok dhe ti shkruaje makin
    3-ishte qeros ,une dua lesh tha -cfare leshi do ti ore shkruaj shtepi -ore duan lesht thoshte qerosi -shkruaje ore shtepi dhe ketij se leshte do merrni te gjithe po he

  2. #562
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Ne facebook jane me mijera njerez qe hyjne ne internet .. Fakti qe per nje muaj do behen zgjedhjet vendore ne Tirane ,numri i atyre personave qe mbeshtesin kandidatin Basha tani jane 80 mije me diference te madhe . Nuk e shikoj si sondazh vote por shikoj perceptimin e nje pjese te shqiptareve . Perceptimi eshte qe Basha do fitoje

    Pse s'thua ti qe dhe facebook -un e ka manipuluar Berisha ? Rapto me 8 maj do te ta qaj hallin ..
    Nuk jam nga ata qe them I vodhi votat sala un
    Un jam nga ata qe po te me vjedhin votat iki I gjej
    Se kush do ti qaj hallin kujt ne 8 maj eshte per tu pare
    Sa per sondazhet e facebook realisht shpresoj qe mos te bazohet luli tek ato se nqs bazohet tek ato I bie te jet kandidat "patatinash" dhe Jo serioz
    Ishalla nuk beson dhe ti tek ato sondazhe

    Nje fakt njoh 2 veta qe kan me shume se 1 account fb, te dy Jane minorene dhe te dy kan votu per lulin ne fb
    Po me e bukra eshte se nuk jetojne as ne tirane
    E njejta gje nuk perjashtohet biles ndodh dhe me ata qe votojne per ramen ne fb
    Ja pra se cfare sondazhi dhe cfare perceptimi je facebook

  3. #563
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    PD e Bashės dhe PD-ja tjetėr
    Nga Mero Baze
    Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dy protagonistėt kryesorė tė shembjes sė Piramidės, kanė heshtur publikisht ndaj propozimit tė kandidatit tė tyre pėr bashkinė e Tiranės pėr mosprishjen e saj. Berisha duket se ėshtė konsultuar me Bashėn pėr t’ia toleruar formalisht deklaratėn, ndėrsa zonja Topalli ka reaguar shumė egėr nė mjediset e brendshme tė PD-sė ndaj deklaratės. Nė tė vėrtetė deklarata e Bashės ėshtė njė nga startet e forta tė fushatės elektorale. Basha e ka marrė vendimin bazuar nė sondazhe ku diferenca mes tij dhe Ramės shumėfishohej sidomos nė pikėn kur flitej pėr qėndrimin ndaj Piramidės. Tani jemi para njė debati tė brendshėm shumė tė fortė, nėse Basha rrezikon apo fiton mė shumė nga kjo deklaratė.
    Pėrfaqėsuesit e vijės sė ashpėr nė PD dhe sidomos ish tė persekutuarit politikė qė janė njė nga kolonat kryesore tė asaj partie, ndjehen shumė tė lėnduar. Tė indoktrinuar pak dhe nga argumentet populiste tė Berishės mbi dobinė e prishjes sė Piramidės bile mė 20 Shkurt, ata natyrisht qė janė tronditur nga qasja tėrėsisht e ndryshme e Bashės ndaj kėtij debati. Po ashtu tė mėrzitur me tė janė dhe gjithė njerėzit drejtues tė PD-sė, tė keqpėrdorur pėr tre muaj rresht nė debate pėr prishjen e saj. Por zonja Toaplli ka njė krye-arsye tė jetė e tėrbuar, pasi ajo kaloi nga fjala nė vepra dhe bėri njė procedurė tė tėrė parlamentare dhe administrative pėr prishjen e saj dhe ndėrtimin e njė kompleksi modern parlamentar shumė tė kushtueshėm. Pra, gjithēka duket krejt e pamundur pėr tu prapėsuar vetėm pėr shkak tė deklaratės sė Bashės. Burime nga zyra e zonjės Topalli bėjnė tė ditur se ajo ka pasur njė debat tė nxehtė me Berishėn gjatė ditės sė djeshme pėr kėtė ēėshtje dhe ėshtė arritur njė kompromis qė ajo tė mos shfaqet para kamerave pėr disa ditė derisa media tė mos e pyesė pėr kėtė ēėshtje.
    Por ajo qė duket mė e besueshme ėshtė se Basha nuk ka bėrė kėto llogari kur ka bėrė atė deklaratė. Ai nuk ka llogaritur se sa i fyen ish tė pėrndjekurit brenda partisė tij, apo ata qė realisht besojnė se ajo duhet prishur pasi siē u ka thėnė dhe Berisha, ka qenė e projektuar pėr varr tė Enver Hoxhės. Basha sipas gjithė gjasave e ka bėrė kėtė deklaratė pėr tė injoruar dhe* pastaj pėr tė hedhur nė erė vrullin me tė cilėn zonja Topalli ka njė muaj qė flet pėrditė pėr piramidėn dhe Kuvendin. Qysh nga prania e saj gazmore nė debatin Rama- Berisha pėr Piramidėn, dhe deri para njė jave, ajo ka qenė protagonistja e mbajtjes gjallė tė debatit mbi prishjen e Piramidės dhe ndėrtimin e parlamentit. Sikur tė mos mjaftonte kjo, vetėm dy javė para fushatės ajo e shndėrroi zyrėn e saj nė vend pelegrinazhi pėr gjithė nxėnėsit, studentėt dhe pensionistėt demokratė tė Shqipėrisė pėr tė vizituar maketet e vizatuara tė parlamentit tė ri. Pastaj njė javė para fushatės ajo u pėrfshi nė polemika publike me liderin e opozitės dhe shtypin, pėrshi gazetėn tonė pėr faktin se ajo kishte parazgjedhur fituesin. Ne ju referuam njė gazete vjeneze qė kishte njoftuar qysh mė 12 mars fituesin e tenderit tė parlamentit tė ri dhe zonja Topalli nuk pėrtoi tė dėrgonte njerėz nė Vjenė dhe ta detyronte gazetarin tė shpjegonte dhe rishkruante shkrimin, duke theksuar se ai kishte njoftuar pjesėmarrjen e tij si fitues i sigurt, por jo fitoren e tij. Tė gjitha kėto detaje tė marrėdhėnieve tė saj publike mbajnė realisht nėn terror kandidatin Basha, i cili kishte nė dorė sondazhe tė rėnda pėr impaktin publik tė kėsaj ngjarjeje, tė cilėn zonja Topalli po e bėnte fakt tė kryer. Ėshtė pikėrisht kjo luftė e egėr mes tyre, dhe kjo paranojė e Bashės pėr njė veprimtari publike tė qėllimshme kundėr fushatės sė tij qė e kanė shtyrė atė mė shumė se analizat reale tė tronditjes sė elektoratit tė vet, tė bėjė atė deklaratė, e cila po rezulton sipėrfaqėsore, pasi nuk po mbėshtetet as nga Berisha, as nga Topalli.
    Ajo qė ėshtė e qartė ėshtė se brenda PD-sė Basha po pėrpiqet tė bėjė fushatė me strukturat e veta paralele me PD, me shtabin e vet elektoral, qė s’ka lidhje me PD-nė tradicionale, por ėshtė nė shumicė me njerėz qė kanė qenė dikur pjesė e sė majtės kundėr PD-sė, bile dhe pjesėtarė tė stafit tė Edi Ramės nė vitin 2007. Nga ana tjetėr shihet qartė se ka njė mosangazhim tė fortė tė drejtuesve aktualė tė PD-sė, tė cilėt jo pa qesėndi u thonė militantėve se Basha i ka punėt nė rregull, ka “sjellė partinė e tij” dhe “do tė fitojė!”
    Kjo ndarje e fortė mes tyre, dhe paranoja e tij se beteja pėr Kuvendin e ri bėhej pėr tė hedhur atė nė erė dhe jo pėr tė ndėrtuar njė parlament, duket se kanė qenė shkaqet kryesore tė deklaratės sė Bashės. Edhe pse Berisha mund t’i ketė miratuar njė lėvizje taktike pėr kėtė ēėshtje, ai ėshtė tani nė pozitė tė vėshtirė pasi kanė kaluar tre ditė dhe ideja mė e guximshme e Bashės nuk ka asnjė mbėshtetje. Pra ėshtė sėrish “njė akullore me lesh” qė po zgjeron boshllėkun dhe zgavrat e fushatės sė tij.

    Gazeta tema

  4. #564
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    Emancipimi i parė i kėsaj fushate

    Emancipimi i parė i kėsaj fushate
    Henri Cili Gazeta MAPO
    Nė konventėn e LSI pėr Tiranėn, duartrokitet dhe thėrritet me ovacione “Sali Berisha, Sali Berisha; Nė konventėn e PS, sapo nė dokumentarin e pėrgatitur enkas, shfaqet emri i gazetarit Mero Baze, lidhur me incidentin me Rezart Taēin, salla duartroket me entuziazėm. Kurt Kola dhe Spartak Ngjela janė pėrkrah Edi Ramės nė tribunėn e kėsaj fushate. Nard Ndoka dhe PDK janė nė koalicion me socialistėt, si dhe shumė tė tjera detaje kėto, fshihen dhe kontrastojnė fort nė kronikėn e kėsaj fushate tė sapo nisur. Janė tė gjitha kapėrcime, janė tė gjitha zhvendosje nė dukje tė parė, tė panatyrshme nga pozicioni bazė, jo thjesht i mėparshėm, por edhe nga pozicione identitare, i secilit prej kėtyre formacioneve politike, apo individėve dhe njerėzve tė medias. Dikush mund ta shikonte kėtė si njė diccka amorale, si njė mungesė konseguence, si paqėndrueshmėri, interesa etj. Nuk ėshtė asnjė nga kėto, ose janė tė gjitha bashkė. Mė saktė, kjo ėshtė demokracia, ajo ecėn pėrpara pėrmes inkoherencės.



    Nė vend qė ta shohim kėtė si njė zhvillim negativ, si njė ilustrim amoraliteti publik, si njė shprehje e degradimit tė karakterit identitar politik, ose personal tė secilit prej formacioneve apo individėve ėshtė koha tė shikojmė me njė optikė tė re gjithė kėtė “ērregullim”, nė pamje tė parė. Kjo sepse hapėsira demokratike ėshtė njė hapėsirė heterogjene, nė lėvizje dhe nė ndryshim tė pėrhershėm. Ajo qė ėshtė e qėndrueshme ėshtė ideja e ndryshimit dinamik nė kohė, rrethana tė ndryshme. Ėshtė ajo qė thotė shpesh avokat Ngjela, “I njėjti njeri, nė rrethana tė ndryshme, ėshtė i ndryshėm nga vetja e vet”.

    Kjo ėshtė njė Shqipėri politike nė lėvizje, ėshtė njė Shqipėri politike nė rikonstruktim dhe sot ėshtė koha t’i thurim njė himn inkoherencės, si mėnyra e vetme dhe mė e sigurt pėr tė shkuar pėrpara, pėr tė pasur nė shoqėri njė ekuilibėr dinamik dhe pėr tė mos shkuar nė njė gjendje tė sigurt konflikti, nė rast se tė gjithė do tė qėndronin pėrgjithmonė nė pozicionet e tyre. Pėr tė gjithė kritikėt e inkoherencės, le tė ftojmė nė imagjinatė se ēfarė do tė ndodhte sikur askush tė mos lėvizte asnjėherė nga pozicioni i tij. Kjo do tė thotė se do tė kishim praktikisht njė shoqėri statike, fortifikuar nė llogore, pamundėsi dialogu dhe ndėrshkėmbimi, pamundėsi pėr tė ēuar pėrpara njė dialog ose njė mekanizėm jetik, pėr ruajtjen e ekuilibrit tė shoqėrisė.



    Sali Berisha ndikohet nga Ilir Meta, Edi Rama, po ashtu nga Spartak Ngjela dhe Kurt Kola; sikur tė ishte ndryshe do tė kishim njė shoqėri tė ngrirė dogmatike, praktikisht nė shpėrthim ose gjendje shpėrthimi. Ndaj sot ėshtė njė rast shumė i bukur, ndėr tė rrallat raste, kur duhet t’i pėrulemi inkoherencės, si qasje ndaj jetės publike dhe politike. Kurse populli, elektorati, rri dhe vėshtron pėr t’i dhėnė nė verdiktin e tij tė drejtė njėrės prej inkoherencave, paqėndrueshmėrive, lėvizjeve, pėrkundrejt njė rreshtimi imagjinar njė herė e mirė nė llogore fikse tė qėndrueshme dhe pa asnjė ndryshim. Ky transformim ėshtė mbi tė gjitha edhe njė spektakėl i kėndshėm, qė i shumėfishuar nga mediat ėshtė magjepsės pėr publikun. Bekuar qoftė inkoherenca, ajo ėshtė nė natyrėn e demokracisė dhe tė politikės.
    ...Tirana eshte e para

  5. #565
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sipas Berishes, Rama do te humbase, sepse ai nuk kishte fituar asnje beteje.

    Sali Berisha pohoi publikisht se makinacioni i sjelljes se Rames ne Shqiperi kishte per autore Fatos Nanon dhe Sali Berishen.

    Nuk ka si flitet me hapur e me qarte: ne Shqiperi nuk ka patur dhe nuk ka pozite-opozite, por paska patur Sali Berishe e Fatos Nano, qe te dy te thekur punista.

    Te kthehemi tek Rama. Po te maresh plotesisht te vertete deklarimin publik te Sali Berishes ( si thonj-palaresia e Nanos ca vite me pare), Rama na qenka djali plang-prishes i dy beniamineve te lartpermendur te Ramiz Alise.

    Nese djali plang-prishes vepron sipas skemes puniste, ahere bresherite e sharjeve prej Sali Berishes nuk do te kene te sosur.

    Edhe nese djali plang-prishes Rama eshte kunder skemes Berisha - Nano, perseri ai do te jete objek sharjesh e tabele qitje per ta.

    Une per vete nuk jam i sigurte se Rama ka dalur nga binaret e punizmit - ai mund te jete pjese e intriges sigurimse te vijimesise nomenklaturisto-politbyroiste.

    Pak gjasa ka qe Rama te jete nje plang-prishes idealist.

  6. #566
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    berisha qenka tall me labet
    iku nano i korruptuari, keshtu qe iu hap rruga edi mafiozit. c`lidhje ka berisha me PS-ne?

  7. #567
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Pse s'jam dakord me M.Nanon pėr shtetėsinė e gruas sė Bashės
    PREĒ ZOGAJ | 09/04/2011 | KURIOZITETE | 45 KOMENTE | FACEBOOK | - +

    Mė ka bėrė edhe mua pėrshtypje vendi qė ka zėnė mė media nėnshtetėsia hollandeze e bashkėshortes sė kandidatit demokrat pėr bashkinė e Tiranės, zotit Lulėzim Basha. Lexova dje nė gazetėn "Shekulli" edhe pikėpamjen e kolegut Mustafa Nano nė njė tip rubrike shumė interesante me titullin "Kundėrpėrgjigje" (ndoshta nuk e ka menduar ende si rubrikė, por do t'i sugjeroja ta mendonte si tė tillė).
    Nė kėtė rubrikė Mustafai komentonte shkurt pėrgjigjet e Lulėzim Bashės nė emisionin e fundit "Opinion" tė Blendi Fevziut. Komentet e tij ishin nė pėrgjithėsi kritike , tė bukura, realiste, nė ndonjė rast edhe demaskuese, por jo tendecioze. Dukej qartė se, duke dashur tė mbushte me pikpamjen e tij boshllėkun e monologut tė Bashės, Mustafai nga njė anė shprehte njė lloj keqardhjeje pėr mėnyrėn si po konsumohet njė figurė e re politike, dhe nga ana tjetėr kėrkonte ta qortonte Bashėn qė edhe ky, pa i dirsur ende mustaqja nė politikė, ka filluar tė pėlqejė daljet 'vetėm pull' nė TV, pa njė panel gazetarėsh pėrballė, siē e kanė bėrė zakon "liderėt e mėdhenj", qė edhe duan tė predikojnė pėr publikun, edhe tė mos investigohen nga publiku dhe gazetarėt opozitarė. Por nė komentet e tij kritike, Mustafai pajtohej me Bashėn pėr ēėshtjen e nėnshtetėsisė hollandeze tė bashkėshortes sė tij. Le ta riprodhojmė fragmentin ashtu siē ishte botuar dje te "Shekulli".
    B. Fevziu: Bashkėshortja juaj ka shtetėsi holandeze, madje nuk mund tė votojė pėr ju nė zgjedhje. Pse hoqi dorė bashkėshortja juaj nga shtetesia shqiptare?
    L. Basha: Bashkėshortja ime e ka lėnė nėnshtetėsinė nė vitin 2004 kur ne kemi qene tė fejuar, ka udhėtuar nė shumė vende dhe me pasaportėn shqiptare, pėr fat tė keq, nuk ka patur mundėsinė tė lėvizė dhe u detyrua tė merrte shtetesinė e vendit ku jetonte dhe banonte.
    M.Nano: Nė kėtė pikė jam me Bashėn. Kritikat qė i bėhėn nė lidhje me kete punė janė kret spekullative.Nuk shoh asgjė pėr tu qortuar nė faktin qė gruaja e Bashės ka bėrė ndėrrimin e shtetėsisė. Kundėrshtarėt e tij qė merren me kėtė ēeshtje kėrkojnė qimen nė vezė.
    Unė nuk jam shprehur gjer me sot pėr kėtė ēeshtje. Jo se nuk kam gjetur asgjė pėr tė komentuar, por ngaqė nuk ėshtė fort rroba ime. Pėr mw tepėr, disa prej kolegėve gazetarė i kanė trajtuar me realizėm dhe objektivitet minuset e kėsaj ēeshtjeje nė kontekstin e njė gare politike pėr kryeqytetin. Por qėndrimi i Mustafait mė nxit tė them edhe unė timen. Nuk ka dyshim se me ato qė thotė Mustafai ėshtė koherent me qėndimet e veta liberale dhe mondialiste pėr temėn e shtetėsisė dhe shumė tema tė tjera-tabu nė shoqėrinė shqiptare apo edhe njerėzore.
    Edhe unė, si poet dhe si njeri, prirem te jem dhe mendoj se jam Qytetar i Botės apo banor i fshatit tė vogėl botėror, qė rrotullohet rreth diellit si njė balonė e ngaarkuar me shtatė miliard njerėz tė gjallė dhe shumė me tepėr se kaq tė vdekur. Mua mund tė mė tėrheq vemendjen lajmi se njė apo disa prej bashkatdhetarėve tė mi kanė vendosur tė lėnė nėnshtėsisnė shqiptare. Por nese numri i tyre nuk ėshtė kushedi ēfarė, nuk ėshtė se ky lajm me dhėmb si tė kisha hequr mish nga trupi. Nė thelb, besoj se ata qė lenė shtetesinė kanė njė arsye tė fortw pėr ta bėrė, qė nuk do tė uroja ta kisha edhe unė. Besoj ndėrkaq se do tw numėroheshin me gishtat e dorės ata qė e lėnė nėnshtetėsinė nga pėrbuzja pėr vendin e tyre.
    I thashė tė gjitha kėto pėr tė vazhduar me fjalinė qė kam nė majė tė gjuhės qėkurse kam nisur kėtė shkrim: nuk jam dakord me Mustafa Nanon, qė thotė se kritikat qė i janė bėrė Lulėzim Bashės pėr nėnshtėsinė e gruas janė spekullative, se nuk ka ndonjė ndonjė gjė pėr t'u qortuar, se kundėrshtarėt qė ia vėnė nė dukje kėtė gjė po kėrkojnė qimen ne vezė.
    Nuk jam dakort nė radhė tė parė sepse pikpamjet pėr nėnshtetėsinė dhe raportet me atdheun janė plurale. Ata qė mendojnė ndryshe nga mondialistėt nuk se janė spekullantė, nuk se kėrkojnė qimen nė vezė, por ashtu e mendojnė dhe kanė disa argumenta qė e mendojnė ashtu. Mund t'i konsiderojmė tė kufizuar- edhe kjo ėshtė subjektive- por nuk ka arsye t'i klasifikojmė si spekullantė.
    Nuk jam dakord nė radhė tė dytė- dhe kjo ėshtė kryesorja qė dua tė them- sepse Lulėzim Basha nuk se po kandidon pėr bashkinė e kryeqytetit me njė program mondialist, qė do tė pėrligjte politikisht edhe nėnshtėtėsinė e huaj tė gruas sė tij. Po tė ishte kėshtu, Basha do tė ishte nė rregull me opinionin publik. Por ai ka qenė deputet dhe ministėr i njė partie tė djathtė. Ai ėshtė kandidat i njė partie tė djathtė. I njė partie tė djathtė, doktrina e sė cilės mbėshtetet apo do tė duhej tė mbėshtetej nė tri kolona, qė janė : Ēeshtja Kombėtare, Ligji dhe Tradita. Tė mos bėjmė sikur nuk kuptojmė. Nuk mund tė jesh mondialist dhe djathtist
    njėherėsh.
    Kur kėto gjera pėrzihen, kostumi i kandidatit ngjan me njė kostun kllouni. Fakti qė Lulėzim Basha ėshtė martuar me njė grua qė ka lėnė nėnshtetėsinė shqiptare, kur s'kishte arsye ta linte, pasi Hollanda e njeh dyshtetėsinė, ka qenė njė ēeshtje private e gruas sė tij dhe e njė prej mijėra ēifteve tė kėtij vendi. Por fakti qė kjo grua nuk e ka rimarrrė apo rikėrkuar shtetėsinė shqiptare, kur burri i saj u zgjodh deputet dhe ministėr, e minon bazamentin e fushatės sė Bashės, duke e shndrruar nė demagogji retorikėn eventuale pėr djathtizmin.
    E treta pse nuk jam dakord me Mustafa Nanon - dhe kjo ėshtė gjithashtu kryesore: nė politikė ka disa rregulla dhe standarte qė nuk janė as liberale, as konservatore, as socialiste, as mondialiste, as izolacioniste. Politikanėt qė kėrkojnė votėn pėr tė drejtuar duhet tė jenė tė parėt, bashkė me familjet e tyre, subjekt i qeverisjes qė prodhojnė pėr gjithė tė tjerėt. Nuk mundet tė jesh Ministėr i Arsimit dhe fėmijėt e tu tė mos i ēosh nė shkollat publike tė vendit tend, nuk mund tė jesh Ministėr Shendetėsie dhe tė mos shkosh nė spitalet publike tė vendit tėnd. Kjo ėshtė njė marrėdhenie etike me detyrėn dhe me qytetarėt. Kjo ėshtė njė lidhje e pėrgjegjesisė politike me zgjedhėsit qė tė kanė votuar. E kundėrta ėshtė vetėn hipokrizi. Po tė mos ekzistonte pėrgjegjėsia politike para zgjedhėsve, nuk do kishte arsye tė mundonim njerėzit nė zgjedhje. Kryetarėt e bashkive dhe komunave do tė merreshin me konkurs kombėtar e ndėrkombėtar, me kontratė. Por drejtimi ėshtė politik dhe nuk mund tė zwvendėsohet me format e ushtrimit me korrespondencė, me qera apo me mėkėmbės e guvernatorė tė deleguar.
    Pėr tė ardhur te rasti ynė, Lulėzim Basha synon kreun e bashkisė qė ėshtė trampolina e politikės sė madhe. Ai nuk mund tė besohet nė premtimin e njė Tirane mė tė mirė pėr gratė, fėmijėt dhe familjet e tė gjithėve kur nuk e ndan edhe me familjen e vet kėtė fat. Shqipėria ka patur e ndoshta ka edhe sot politikanė qė janė martuar me gra tė huaja qė janė bėrė shqiptare. Por Basha ėshtė politikani i parė i rangut tė lartė qė ka marrė grua shqiptare qė ėshtė bėrė e huaj dhe nuk po rikėrkon shtetėsi shqiptare. Nuk shkon, nuk shkon fare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RAPTILOID : 09-04-2011 mė 20:42

  8. #568
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk e paska zėnė gjumi Preēin!!!

  9. #569
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Rama nuk i peshon shumė gjėrat nga qė ėshtė shumė emocional.Ai nuk duhej tė kandidonte por duke qėnė edhe pak delirant,mendon se do fitojė por kėtė rradhė nuk ka heqje kioskash,kėtė rradhė kėrkohen ide se si mund tė ndreqėsh ato gabime tė mėdha qė ka bėrė Rama nė Tiranė.

  10. #570
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk ka sondazh me te mire se ne facebook me emer dhe foto .


    keshtu thote noelagu..


    noelag.. sondazhet nuk tregojne asgje..


    gjithcka vendoset tek qendra e votimit..

    1-sa punon nji parti ne fshat lagje e rrugice e pallat qe tu a nxise miletit deshiren qe ne diten e votimit te ngrihen nga krevati te lajn syte e yxhym ne qender te votimit te hedhin kucerisht voten per partine.

    2-sa punon nje parti te kompletoje me muaj perpara cdo komision votimi ne cdo qender me burra e gra te forte e te afte qe ste falin.. per partin e tyre qe tu humbe ndonji vote..


    keto 2 pika jan ato qe percaktojne rezultatin..

    ne kte pune dihet se PS ja merr ne kthese PD-se..

    PS i ka te kompletuara komisionet me njerzit me te vendosur te saje..
    jan aq te vendosur sa nuku u ngel hatėri edhe kur kryetari i tyre i quan m.uter e zorraxhij qe shiten.. sikurse qe rasti tani me fushaten "hap kutite o sali". Asnjeri nga komisioneret e PS nuk u cua te thote..dale mo edver mos na fyej se ne i kemi numeruar e mbrojtur votat e asnjeri nuku eshte shitur tek saliu.. e se ska asgje te fshehte brenda ne kuti..

    PS i njeh me rrenj e dhemballe te vetet ne cdo hyrje pallati e rrugice e lagje fshati..

    Kurse Pd eshte ndrishe..

    PD deri ne minuten e fundit ska asnji komision qender votimi te kompletuar..
    Vendosja e Komisionereve ne Pd eshte thjesh kontribut vullnetar i ca idealisteve.. sepse askush nuk can menderen se.. na more kryevidhi.. i plotsuat qendrat me komisionere a jo..
    Fakti se ne nen krye te PD-se ka punuar me vite te tera Bamir spiun topi i ed rucit.. tregon se sa eshte care menderja ne strukturat e PD-se per te perzgedhur ajken e demokratve neper komisione..

    Ishte nate ..nata e fundit..te nesermen benej votimi kur shoh te pallati im ne shqiperi njerin.. neper erresire.. me ca letra ne dore..
    Ku vete mo Lefter i them..
    Ja tha po kerkonj ku e ka shpine Elvis Karavidhaj..
    Pse e do i thash..
    Po nuku i kam plotsuar tha komisioneret ne lagje tha e me thane se ki elvisi mund te pranoj te benet komisioner se tjeret nuku pranojne se thone..ohu ate dite kam fejesen e cunit xhajes.. tjatri ka me ly shpine..tjatri do vej te krushku te zieje rakine..
    Po per naten e fundit mo Lefter i thac e paski lene kte pune.. po PS ka 3 muaj qe iu ka kopsitur kto pune o derbardh..
    E po cte bejme tha.. Tanet jan dembele..

    Ki eshte problemi i madh pse PD del rru e qeth..

    Sikur te jene njesoj te afte e te kompletuar komisioneret e PD... si te PS-se.. PD merr 70% te votave te Shqiptareve me sy myll..

    Vetem ne lagjen Bllok te tiranes.. PS fiton pa hile..
    Ne gjithe Shqiperine Ajo fiton me marifete..

    Pra dhe LUl Basha ktu mund ta haje..

    Tek Komisioneret e pa afte te PD-se plus te pa kompletuar ne kohe..

    Le te shpresojme se PD i ka thirrur kaplloqes mbas daljes se Bamir Topit si pjestar i shtabit te 21 janarit.. (qe ne vite paska qen agjent i Selise Roze.. ) qe te beje qilizem ne cilesine e komisionereve..

    Ka shum Kurt kola e bamira akoma te fshehte ne strukturat e PD-se.

    Ata punojne nen urdherat e Rucit te Dokles..

    Ata jan rreziku nr 1 qe Basha te dale me humbje..

    Puna e Piramides..

    Puna e Piramides eshte keshtu..

    asnji shqiptar nuk ka qejf ti ndertoje salla e pallate te reja luksoze erion veli braceve e olte xhackave..
    kjo eshte nje gomarrlik i saliut e jozit..
    eshte nje forme e shendoshjes se xhepave te bosve te ndertimit qe do shkatrrojn piramiden e vjeter e do ndertojne piramiden e re.. e kta bose dihet qe jan kulish bllokmenesh..pra saliu paGUAN SELINE ROZE..

    NANI O MU.TER CA MILIARDA EURO E NA PRISHNI PIRAMIDEN E VJETER E NA BENI NJE TE RE PO PER VETEN TUAJ O KULISHA BLLOKU SE JU PERSERI DO JINI DHE DEPUTETE BERATI E FIERI PRA KULISH ENVERI.. DHE BOSA BETONI..



    ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •