Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 97
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Pastorët Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin

    Pastorët Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin


    Kleriku kontrovers i kishës ungjillore nga Florida Terry Jones, të dielën në një kishë të vogël në Florida e “mbikëqyri” djegien e kopjes së librit të shenjtë musliman, Kur’anit.

    Të dielën është mbajtur "gjykimi i Kur’anit", ndërsa pastori Wayne Sapp Librin i shenjtë e shpalli "fajtor për krime" duke e "ekzekutuar".
    Djegia e Kur'anit u mbikëqyr nga prifti Terry Jones, i cili vitin e kaluar, në përvjetorin e sulmeve terroriste të Qendrëns botërore të tregtisë në New York, më 11 shtator, kishte për qëllim djegien e tij.
    Librin e shenjtë e mbajtën me orë të zhytur në vajguri dhe më pas e vendosën në një enë metalike në mes të kishës, dhe Sapp ia vuri zjarrin. Kur’ani është djegur për dhjetë minuta, ndërsa të pranishmit e fotografonin këtë skenë duke u lutur.
    Të përkujtojmë se kleriku Terry Jones pati ngjallë zemërimin e opinionit kur në shtator kishte për qëllim djegien e Kur'anit, ndërsa qëllimin e tij e kishin dënuar presidenti amerikan Barack Obama, sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe ministri i mbrojtjes Robert Gates.
    Qëllimin e tij nuk e kishte realizuar, duke u shprehur se këtë assesi nuk do ta bënte, sepse tashmë e kishte arritur atë që dëshironte. Sot, ai thotë se është përpjekur që “muslimanëve t’u jep shansin që ta mbrojnë librin e tyre të shenjtë, por nuk ka marrë kurrfarë përgjigje."
    Djegia e Kur’anit ishte e hapur për publikun, por "gjykimin" dhe "ekzekutimin" e Librit të shenjtë e ndoqën vetëm 30 njerëz, njofton AFP. Edhe pse disa ditë më parë Jonesi ka paralajmëruar këtë ngjarje, një numër i madh e kanë injoruar. U shfaqën vetëm disa pasues të tij të ushqyer me urrejtje.
    Megjithatë, kleriku kontrovers mendon se "gjykimi i Kur’anit" ishte i suksesshëm.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    kush djege libra , djege edhe njerez .

  3. #3
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Per cilat krime na flet ky psikopat aq sa kan vrar njerz shtetet e krishtere dhe ende po vazhdon botes islame do ti duhet nja 5000 vjet edhe ate nga njerz si alqaida . Te djegi njeher biblen e tij qe thot te vriten femij e pleq mandej te shikoj ka Kur'ani .

    Joshua 6:21 Dhe shfarosën gjithçka ishte në qytet, duke vrarë me shpatë burra e gra, fëmijë dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarë.

    2 i Kronikave 15:13 Kushdo që nuk e kishte kërkuar Zotin, Perëndinë e Izraelit, do të dënohej me vdekje, qoftë i madh apo i vogël, burrë apo grua.

    Mos na flet bibla ktu per paqe
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    te djegin dhe biblen e te na lejne rehat,,,

    me fe se lane nam fe ne 2011

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-03-2011
    Postime
    174
    Xhonsi dhe Stepi kete pun e kan.
    Sikur te kishin gra, femije, nipa e mbesa.. do ja kishin ditur rendesin dhe vleren qenies njerzore.

    Un per budalleqe te tilla, ketyre kungjave u them "flm" !

  6. #6
    Kosovë e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    362
    njerz turp per per ket qka paska ndodh, kjo esht shuuumm ofendim i madh, edhe shum lendim i madh per muslimanet, per mendimin tim eshte shum veper e gabuar, dhe shum potez i keq, ja aj ketu tregon se po ben luft kunder fes, e jo kunder popullit

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Hooo hoooo uuuu rreshtuannnn delet tek kjo tema Sa te mira i kemi pare atij kuranit ne si popull fillimisht, e pas nesh e gjithe bota.....
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    skan faj te shkretit sepse kishat ju kan mbet te zbrazura nga te krishteret dhe dje lexova se muslimanet ne amerik dhe itali kan fillu te falen neper kisha pasi qe ska me krishter qe i viziton keto dhe keta diqysh duhet me qfry ate mllef qe kan

    ketyre duhet tju themi se kot mundoheni sepse nuk mundeni ta djegni kuranin sepse ate e kemi ne zemer
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  9. #9
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Hooo hoooo uuuu rreshtuannnn delet tek kjo tema Sa te mira i kemi pare atij kuranit ne si popull fillimisht, e pas nesh e gjithe bota.....
    Po as Bibles dhe asnje libri tjeter fetare sja ka pa kush hajrin

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Mos te ma djegin ABETAREN E GJUHES SHQIPE se sa per libra fetare s'rruhem per to
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •