Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pikpik..

    akoma me kte ick mo..

    dashnor dervishi ka vite ne diplomaci..
    kur eshte bere dashnori diplomat..ilir meta ka pas rujt pulat ne fshat..
    pra pallavrat e medias bolino-iste chanelo roz selimiste nuk i ha kush..

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pikpik..

    akoma me kte ick mo..

    dashnor dervishi ka vite ne diplomaci..
    kur eshte bere dashnori diplomat..ilir meta ka pas rujt pulat ne fshat..
    pra pallavrat e medias bolino-iste chanelo roz selimiste nuk i ha kush..
    Po dhondri I xhozit
    Apo ja kalon baba venin e punes ne ambasade
    Apo vjen me pajen
    Ah mor brar
    Ata bojn qejf e ti punon fatorino dhe shko ne mitingjet e CICLJETES e te sales
    Kur te vi ne pushtet PS do tu thyjm çadrat ne koke e do ti fusim plumin nai "dhondri"

  3. #13
    @ raptiloid: ehh mer cun mer cun....pisllek i madh mer cun, por mos i mbaj shpresat as te PS-ja, se si PS dhe si PD e sotme nje M ("molle") t'i ndash pergjysem jane!
    Vendit tone i duhen politikane te moderuar; te tipit si Gjergj Bojaxhi!

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    @ raptiloid: ehh mer cun mer cun....pisllek i madh mer cun, por mos i mbaj shpresat as te PS-ja, se si PS dhe si PD e sotme nje M ("molle") t'i ndash pergjysem jane!
    Vendit tone i duhen politikane te moderuar; te tipit si Gjergj Bojaxhi!
    Nuk jam kondra gjergjit me pelqen
    Eshte dhe I paperlyer ne pazarlleqe
    Por un kam tendenca majtiste
    Por nqs kjo qeveri do kishte me shume bojaxhinj e oketa un nuk do isha kaq radikal ne mendime
    Po kur shoh xhuzufajnen
    Lul bashen
    M. Bregun ose nanji si puna e eduart halimit
    Kuptoj qe duhet te jem shum radikal ne mendime

  5. #15
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Kam nja dy pastruse shqiptare ketu tek puna, e zune vendin me mik.... tani ju si kujtuat se do zinit vendet e shtetit pa mik?

    Na shkrite fare, po ju jeni minitatura te Sales, Jozit dhe Edit.... ju ja jepni fuqine Sales, Jozit dhe Edit. Nga sjellja dhe mentaliteti jone i pergjithshem krijohet ky sistem politik, nuk vjen as nga qielli dhe as nga Zoti... ne shqiptaret e kemi ndertuar (me djersen e b.th.s, se balli nuk na djersitet ndonjehere se nuk e perdorim shume si popull).

  6. #16
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pikpik..

    akoma me kte ick mo..

    dashnor dervishi ka vite ne diplomaci..
    kur eshte bere dashnori diplomat..ilir meta ka pas rujt pulat ne fshat..
    pra pallavrat e medias bolino-iste chanelo roz selimiste nuk i ha kush..
    ahahah nuk ma ndryshon kush. isha 4 yje, punoje shume per te arritur tek 5 lol.

    e di disa emra ne liste kane experience, por duhet ta pranojme ka edhe emra ne list qe nuk e meritojn postin por si thashe me pare cdo parti qe te vij ne pushtet te njejtin veprim do bej. ske cfare ben.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #17
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Po dhondri I xhozit
    Apo ja kalon baba venin e punes ne ambasade
    Apo vjen me pajen
    Ah mor brar
    Ata bojn qejf e ti punon fatorino dhe shko ne mitingjet e CICLJETES e te sales
    Kur te vi ne pushtet PS do tu thyjm çadrat ne koke e do ti fusim plumin nai "dhondri"
    ps ka qene ne pushtet e te njejtin rruge ka ndjek. kjo na shkatrron ne se qortojme kush eshte ne pushtet, duhet qortuar sistemi duhen formuar ligje qe i ndalojne keto veprim per socialist & demokrat edhe per shume parti te tjera qe veshtire i mbaj mend te gjitha se jane bere shume me shume se cduhet.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Emërimet nepotike, Haxhinasto: Zbatoj programin e LSI
    website shekulli

    TIRANË - Emërimet nepotike kanë qenë dje pjesë e debateve në Komisionin e Politikës së Jashtme midis ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dhe përfaqësuesve të opozitës në këtë komision. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, anëtarët socialistë kërkuan shpjegime nga kreu i diplomacisë shqiptare për emërimet e diplomatëve në kundërshtim me ligjin.

    Bëhet fjalë për një listë të gjatë emërimesh nepotike të publikuar pak ditë më parë në "Shekulli". Fillimisht ka qenë nënkryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade, njëherësh sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, që ka shtruar shqetësimet në lidhje me emërimet nepotike në diplomaci. Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur për gazetën "Shekulli" se deputetja socialiste ka sjellë në vëmendje të ministrit Haxhinasto emërimet e disa individëve, të cilët janë njerëz të afërm të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë.

    "Kryetarja e Kuvendit ka dhëndrin, ka motrën, ka xhaxhanë e burrit dhe të vëllanë në të njëjtën kohë, të cilat janë të emëruar në përfaqësi të ndryshme diplomatike. Këto raste janë flagrante dhe janë marrë poste, të cilat personat që i marrin duhet të kenë 10 vjet punë në diplomaci", - mësohet të jetë shprehur Dade gjatë mbledhjes.

    Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme ka larguar përgjegjësitë e tij nga këto emërime duke thënë se shkresat nuk mbanin firmën e tij. Ai tha se emërimet kanë filluar që nga viti 2002. Në atë kohë, Edmond Haxhinasto nuk ishte ministër i Jashtëm. Ministër ishte Ilir Meta, ndërsa Haxhinasto ishte sekretar i përgjithshëm i MPJ-së.
    Sipas tij, diplomacia është një aset kombëtar dhe duhet të qëndrojë larg sulmeve politike dhe militantizmit. Në lidhje me këtë deklarim të tij, nënkryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme pyeti kreun e diplomacisë shqiptare, nëse është militant apo jo. "Unë jam nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jam krenar që po zbatoj programin politik të partisë sime", - mësohet të jetë shprehur Haxhinasto.
    Përqindja e personave që mund të emërohen në shërbimet diplomatike jashtë sistemit të karrierës diplomatike ka qenë një tjetër shqetësim i shtruar nga socialistët gjatë kësaj mbledhjeje. Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, i cili solli në vëmendje se ligji në vitin 2003 për emërimet në shërbimet diplomatike ka të përcaktuar qartë se vetëm 20 për qind duhet të jenë diplomat jashtë sistemit të karrierës diplomatike Sipas tij, nga të dhënat që disponohen ky ligj nuk është zbatuar.
    Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, nuk ka mohuar një gjë të tillë, por mësohet të ketë shprehur gatishmërinë e administratës që ai drejton për t'i rregulluar këto probleme.
    "Probleme kanë ekzistuar me kohë, por tani jemi duke punuar që gjërat të rregullohen dhe të shkohet në përqindjen që ka përcaktuar ligji", - ka deklaruar kreu i diplomacisë shqiptare në Komisionin e Politikës së Jashtme.

    Namik Dokle:
    Qeveria ndryshoi ligjin për
    të lejuar emërimet nepotike
    Anëtari socialist i Komisionit të Jashtëm, Namik Dokle, ka denoncuar dje në komision një Vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2006, i cili është bërë strumbullari i të gjitha emërimeve nepotike. "Ky vendim bie ndesh me ligjin e miratuar në vitin 2003 për emërimet në shërbimet diplomatike. Përmes vendimit të miratuar pesë vite më parë e ka lëvizur përqindjen e personave, të cilët duhet të jenë pjesë e diplomacisë jashtë sistemit të karrierës. Nga 20 për qind që ishte me ligjin e vitit 2003, me ndryshimin që është bërë ka kaluar në 30 për qind. Nga ky vendim abuzimet kanë ardhur në rritje", - u shpreh Dokle.

    Ndërsa Haxhinasto theksoi se Ministria e Jashtme u është përmbajtur ligjeve përkatëse dhe po mundohen që të jenë në rregull dhe me kriterin e personave, të cilët mund të emërohen jashtë sistemit të karrierës diplomatike.

    Debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura

    Arta Dade: Kemi një shkelje të ligjit në lidhje me emërimin e diplomatëve jashtë vendit. Mjafton të kujtojmë emërimet që kanë të bëjnë me njerëz të afërt me kryeparlamentaren Topalli. Kryetarja e Kuvendit ka dhëndrin, ka motrën, ka xhaxhanë e burrit dhe të vëllanë në të njëjtën kohë, të cilat janë të emëruar në përfaqësi të ndryshme diplomatike. Këto raste janë flagrante dhe janë marrë poste, të cilat personat që i marrin duhet të kenë 10 vjet punë në diplomaci. Një tjetër problem lidhet me atashetë kulturore në ekomomik, sigurisht që ministria ka një drejtori të marrëdhënieve ekonomike që janë diplomat në karrierë edhe aty, dhe s'ka justifikim që t'i çosh ata në atashe ekonomike.

    Edmond Haxhinasto: Emërimet kanë filluar që nga vitet 2002. Diplomacia është një aset kombëtar dhe duhet të qëndrojë larg sulmeve politike dhe militantizmit.
    Arta Dade: Po ju, jeni militant?

    Edmond Haxhinasto: Unë jam nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jam krenar që po zbatoj programin politik të partisë sime.

    Namik Dokle: Ligji në vitin 2003, për emërimet në shërbimet diplomatike ka të përcaktuar qartë se vetëm 20 për qind duhet të jenë diplomat jashtë sistemit të karrierës diplomatike. Nga të dhënat që ne kemi, ky ligj nuk është zbatuar.

    Edmond Haxhinasto: Probleme kanë ekzistuar me kohë, por tani jemi duke punuar që gjërat të rregullohen dhe të shkohet në përqindjen që ka përcaktuar ligji.

    Namik Dokle: Ka një problem që lidhet me një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili është miratuar në vitin 2006. Ky vendim bie ndesh me ligjin e miratuar në vitin 2003, për emërimet në shërbimet diplomatike. Përmes vendimit të miratuar pesë vite më parë e ka lëvizur përqindjen e personave, të cilët duhet të jenë pjesë e diplomacisë jashtë sistemit të karrierës. Nga 20 për qind që ishte me ligjin e vitit 2003, me ndryshimin që është bërë, ka kaluar në 30 për qind. Kjo është e kundërligjshme, sepse një gjë që është e përcaktuar qartë, në ligj s'mund të ndryshohet përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave. Nga ky vendim, abuzimet kanë ardhur në rritje.

    Edmond Haxhinasto: Ne i jemi përmbajtur të gjithë ligjeve përkatëse që përcaktojnë emërimin e diplomatëve në përfaqësitë tona diplomatike. Ndonëse ka një tejkalim të përqindjes, po mundohemi që ta rregullojmë dhe t'i përmbahemi asaj.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po per brarin spaskan menduar
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #20
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ligji per sherbimin e jashtem nuk i jep mundesine studenteve te sapodipllomuar brenda dhe jashte qe te jene pjese e sherbimit ne nivele te larta. Ligji eshte i ndertuar ne ate menyre qe pjese e sherbimit ne poste te nivelit te larte te jene dipllomatet e vjeter. Me riardhjen e PS ne pushtet ne '97 u rikthyen ne vendet drejtuese ish administrata e PPSH.
    Sala, nqs do me te vertete t'i vije ne ndihme Dipllomacise duhet te sponsorizoje me ane te nje ligji te ri brezin e universitareve te dale nga universitetet perendimore. Gjithashtu, duhet te ndaloje rreptesisht sherbimin ne nivele te mesme apo te larta te ish dipllomateve te PPSH.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •