Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Kërkohet miratim i rezolutës për bisedime me Serbinë

    Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 14:13
    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi thekson se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë një rezolutë, e cila do të përcaktonte kornizat se çka duhet të bisedohet e çka nuk mund të bisedohet me Serbinë. Edhe opozita konsideron se gjithçka sa u përket bisedimeve duhet të kalojë vetëm përmes Kuvendit, ngase sipas tyre, në të kundërtën do të dështonin.

    Një rezolutë për bisedime ishte iniciuar që në mandatin e kaluar, mirëpo nuk ishte arritur të bëhej, kurse tani Krasniqi konsideron se një gjë e tillë duhet të kërkohet me seriozitet.

    Këto komente, ai i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën u fol kryesisht për zvogëlimin e numrit të komisioneve parlamentare me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës dhe shkurtimit të shpenzimeve.

    “Pas formimit të komisioneve unë shpresoj se do të jetë kërkesë edhe nga grupet parlamentare të pozitës, por para se gjithash të opozitës për të debatuar çështjen e bisedimeve dhe unë mendoj që Kuvendi ka nevojë ta nxjerrë një rezolutë, e cila i bën kornizat se çka mund të bisedohet e çka nuk duhet të bisedohet. Natyrisht jam që në Kuvendin e Kosovës të zhvillohet një debat për natyrën e këtyre bisedimeve”, ka thënë Krasniqi.

    Për Sabri Hamitin, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK-së, çdo bisedë me Serbinë është politike dhe nuk mund të ketë bisedime teknike me një vend me të cilin ekzistojnë raporte çfarë janë tani tash e dy dekada.

    “Ajo është një mënyrë e të folurit me eufemizëm, por bisedat me Serbinë, qoftë kur cakërrohet një gotë, qoftë kur thuhet një mirëdita, në raportet që kemi ne në dy deceniet e fundit është politikë. Qoftë kur bisedohet për kanalizim, është politikë. Dialogu me Serbinë nuk është prioritet për Kosovën sot dhe unë mendoj se nuk duhet të jetë as prioritet i Qeverisë sot. Prandaj është Kuvendi që të diskutojë për prioritetet e Qeverisë, sepse është Kuvendi ai që e mbikëqyr Qeverinë në të gjitha nivelet e politikave, qoftë të brendshme, qoftë të jashtme”, ka thënë Hamiti.

    Tërësisht politike, bisedimet me Serbinë i konsideron edhe Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili thekson se në këtë fazë Qeveria e Kosovës duhet të ketë sukses në këto bisedime, ngase nuk e përfaqëson shumicën e shqiptarëve.

    “Nuk e përfaqëson shumicën e shqiptarëve të Kosovës dhe çfarëdo bisedash mes Kosovës dhe Serbisë ka të bëjë me shumicën shqiptare. Në këtë Qeveri nuk përfaqësohet shumica e shqiptarëve. Shumica e shqiptarëve është në opozitë. Në këtë rast nuk mund të ketë kurrfarë bisedash që nuk kalojnë nëpër Kuvendin e Kosovës në cilido variant, edhe agjenda e bisedimeve, edhe gjithë ato që do të mund të trajtoheshin në bisedime dhe vetë fakti se a do të shkojmë në bisedime apo jo, duhet të kalojë nëpër Kuvendin e Kosovës, çfarëdo rruge tjetër, mendoj se nuk ka legjitimitet popullor në Kosovë dhe është e destinuar të dështojë që në fillim”, ka thënë Gjini.

    Nga ana tjetër, Visar Ymeri, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i kundërshton çfarëdo bisedimesh me Serbinë, thekson se çështja e bisedimeve duhet të diskutohet në Kuvend, por kjo sipas tij, nuk nënkupton se kjo lëvizje do të ndalet vetëm me kaq në kundërshtimin e saj për këto negociata, ngase ka thënë se do të vazhdojë edhe përmes formave të tjera jashtëinstitucionale.

    “Lëvizja Vetëvendosje konsideron se këto negociata, përveç që janë të padrejta, përveç që janë asimetrike, janë edhe negociata të rrezikshme për shkak se synojnë ta shndërrojnë Kosovën në një vend i cili kurrë nuk do të mund të funksionalizohet dhe synojnë ta shndërrojnë Kosovën në një vend i cili kurrë nuk do të mund të arrijë që ta shtrijë sovranitetin e vetë institucional në tërë territorin”, është shprehur Ymeri.

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka caktuar zëvendëskryeministren Edita Tahiri si kryesuese të delegacionit të Kosovës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbinë, të cilat do të fillojnë në Bruksel. Po ashtu edhe pala serbe ka caktuar kryesuesin e ekipit, ndërkaq Bashkimi Evropian ka emëruar Robert Cooperin si ndërmjetës në këtë proces të dialogimit, që konsiderohet si teknik, por që nga opozita në Kosovë konsiderohet si një ndihmë që po i bëhet Serbisë për ta fituar statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, përderisa Kosova nuk ka asnjë përfitim prej tyre. /kosovapress/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Kosova po bisedon me Serbinë, e Serbia...?
    Publikuar: Sot, më 28 shkurt 2011

    Prishtinë, 28 shkurt – Një ditë pas deklarimit të shefit të delegacionit serb, Borko Stefanoviq, se dialogu me Kosovën nuk do të jetë vetëm i karakterit teknik, por do të prekë edhe në çështjen “e pazgjidhur të statusit”, analistët në Prishtinë i bëjnë thirrje për kujdes palës kosovare.
    Analisti politik, Azem Vllasi, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se pala kosovare para fillimit të dialogut duhet të kërkojë garanci nga Brukseli që Serbia në një të ardhme të afërt do ta heqë nga Kushtetuta e saj “Kosovën si krahinë autonome”.
    “Nëse në Kushtetutën e Serbisë figuron Kosova si pjesë e Serbisë, çfarëdo marrëveshjeje, çfarëdo bisedash me Serbinë në pikë të fundit nuk ia vlejnë asgjë për ne”, ka thënë ai.
    Kurse Shkëlzen Gashi, duke përmendur se dialogu është parakusht drejt afrimit me BE-në, konsideron se kosovarët patjetër duhet të jenë të përgatitur, pasi që fundi i dialogut do të mund të prodhojë një “status special” për serbët e veriut të Kosovës.
    Bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit tashmë janë çështje javësh. Nën trysni edhe të BE-së, të dyja palët janë duke i bërë përgatitjet. Serbia, së fundi edhe Kosova kanë emëruar nga një udhëheqës delegacionesh, ndonëse jo të njëjtë për nga pesha politike.
    Vllasi vlerëson se bisedat me Serbinë duhet të jenë për çështje praktike që i përkasin rregullimit të raporteve mes dy shteteve, e të cilat do ta kenë edhe dimensionin e vet politik, por jo për çështjen e statusit të Kosovës.
    Sipas tij, qysh para fillimit të dialogut duhet të definohen pozicionet e secilës palë se “kush me kë po bisedon”.
    “Pala kosovare e ka të qartë se po bisedon me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë. Ndërsa pala serbe, përderisa thotë se po bisedon me përfaqësuesit e shqiptarëve ose me përfaqësuesit e Prishtinës, kjo është absolutisht e papranueshme. Pala jonë nuk i përfaqëson shqiptarët apo Prishtinën, po e përfaqëson shtetin e Kosovës”, konsideron ai.
    “Në fillim delegacionit serb përmes ndërmjetësuesve t’i ofrohet nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, në të cilën të dyja palët, që do të thotë dy shtetet, deklarojnë se e pranojnë dhe e konsiderojnë të pacenueshme tërësinë territoriale të njërit dhe tjetrit shtet dhe deklarojnë se e respektojnë paprekshmërinë e kufijve të dyja shteteve”, ka theksuar Vllasi, duke vlerësuar se një veprim i tillë do t’i relaksonte bisedat.
    Sipas tij, nëse pala serbe nuk do ta pranojë një propozim të tillë, atëherë ajo e bën me dije se bisedimet me Kosovën i përdor për ta bindur Brukselin se është duke bërë hapa drejt anëtarësimit të vet në Unionin Evropian dhe jo që ka qëllime serioze të rregullimit të marrëdhënieve me Kosovën.
    Kurse për cilësimin se bisedimet e ardhshme “do të prekin çështjen e pazgjidhur të statusit”, që po u bën pala serbe, Vllasi mendon se ky cilësim është vetëm për konsum të brendshëm të serbëve.
    Avokati Vllasi ka theksuar më tutje se pala kosovare ka përparësi absolute në këto biseda, natyrisht nëse di ta shfrytëzojë këtë përparësi.
    “Para së gjithash, vlerësimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtarë dhe fakti se qarqet relevante të komunitetit ndërkombëtar, që duan edhe të ndërmjetësojnë në këto biseda, deklarojnë se çështja e statusit është e kryer, kjo është përparësia”.
    Në anën tjetër Vllasi ka konsideruar se institucionet e Kosovës me emërimin e zëvendëskryeministres Edita Tahiri në postin e shefet së delegacionit, vetë u kanë dhënë dimension politik bisedimeve.
    Ai thotë se Tahiri është e zonja për këtë punë, por “nuk është dashur që pala jonë t’i japë formalisht nivel më të lartë sesa pala serbe, sepse kjo është porosi jo vetëm te serbët, që menjëherë e kanë vërejtur këtë punë, por edhe për qarqet ndërkombëtare që ne e kemi ndërmend të pranojmë edhe biseda më të rënda përtej çështjeve praktike e teknike”.
    Në anën tjetër, analisti Shkëlzen Gashi, pasi tregon se bisedimet duhet të ndodhin si parakushte drejt afrimit me BE-në për të dyja palët, thotë se pala serbe do t’i shfrytëzojë këto bisedime për ta fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova nga to mund të arrijë në nivelin që e ka tani Serbia, natyrisht duke plotësuar një sërë kushtesh të tjera.
    Gashi vlerëson se përfundimisht nga ky dialog pala serbe do të mund të fitojë një “status special” për serbët e veriut.
    “Dialogu mund t’i ndihmojë të dyja palët për të lëvizur drejt BE-së. Mirëpo Serbia është disa hapa përpara Kosovës drejt integrimit në BE. Dialogu për çështje ‘të vogla’ – kadastrën, të zhdukurit, kryesimin e CEFTA-s, regjistrimin e popullsisë, targat e automjeteve, e me radhë – mund të jetë dobiprurës për të dyja palët”, ka thënë Gashi, duke shtuar se kjo është e mundur vetëm nëse palët janë konstruktive, “sepse, ta zëmë, dialogu për të zhdukurit ka tashmë shtatë vjet që zhvillohet me pak sukses”.
    Sipas Gashit, Kosova duhet të angazhohet maksimalisht që t’i sigurojë kushtet e tjera të BE-së, në mënyrë që mbarimin me sukses të dialogut për çështje “të vogla” (faza e parë) t’ia kushtëzojë me nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim-asociim dhe të asaj për liberalizimin e vizave.
    Pa dyshim, ka theksuar Gashi, se dialogu për çështje “të mëdha” (faza e dytë) do të ketë për temë veriun e Kosovës, “me gjithë premtimin elektoral të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, se do të insistojë që veriu i Kosovës të mos bëhet subjekt i bisedimeve Serbi-Kosovë. Në këtë kuadër mund të diskutohet për gjashtë pikat e Ban Ki-moonit, për dogana, gjyqësi, transport, polici, kufij e trashëgimi kulturore”.
    Fundi i fazës së dytë, siç e quan ai, duket se do të prodhojë një “status special” për serbët.
    “Kjo, me fjalët e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, është ‘...një zgjidhje baraspeshë mes ruajtjes së shtetit të Kosovës dhe krijimit të hapësirës për serbët e veriut që të jetojnë siç zgjedhin vetë’”, ka thënë me tutje ai.
    Sipas tij, nuk duhet harruar që Kosova udhëhiqet nga liderë, që për të mbetur në pushtet e të pasuruar paligjshëm, do të bëjnë koncesione të dhimbshme për Kosovën.
    “Prandaj, mbetet të shihet se si ndërmjetësuesi kryesor i BE-së, diplomati britanik, Robert Cooper, autori i librit ‘The Breaking of Nations’ (Çarja e kombeve) do ta çajë Kosovën”.
    Ndërsa, Klubi për Politikë të Jashtme vetëm një ditë më parë ka konsideruar se platforma e bisedimeve me Serbinë duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës.
    “Mënyra sesi Qeveria po i qaset këtij procesi ngre shqetësime serioze për ecurinë e tij, por mbi të gjitha për pasojat që do të mund të prodhoheshin në raport me interesat shtetërore. KPJ-ja vlerëson se i tërë procesi i bisedimeve duhet të jetë konsensual dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar drejtori i KPJ-së, Ylli Hoxha.
    Ndryshe, ndërmjetësi në bisedime, Robert Cooper, ka qëndruar të premten në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, e cila është emëruar si udhëheqëse e palës kosovare në bisedime. Takimi i Cooperit me krerët e Qeverisë së Kosovës është mbajtur larg syve të mediave, ndërsa ndërmjetësi ka udhëtuar edhe në Beograd për t’u takuar me krerët e shtetit atje.
    Ndaj veprimeve të Qeverisë për të hyrë në bisedime pa u njoftuar Kuvendi i Kosovës kanë reaguar edhe partitë opozitare ditë më parë.
    Gazeta ka provuar gjatë ditës të flasë me të emëruarën si udhëheqëse të bisedimeve të palës kosovare, Edita Tahiri, por ka qenë i pamundur kontakti me të. Ajo është emëruar të enjten si udhëheqëse e ekipit nga kryeministri Hashim Thaçi, por nuk janë dhënë detaje të tjera për ekipin dhe për platformën e bisedimeve.
    Qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur kohën se kur do të nisë dialogu, megjithëse është zhvilluar takimi i parë me ndërmjetësin Cooper, ndërsa në një komunikatë për media të lëshuar të enjten është bërë e ditur se dialogu do të jetë ndërshtetëror.
    Duke vlerësuar se deri në këtë kohë autoritetet kosovare nuk kanë marrë hapa konkretë për kthimin e Fondit pensional nga Serbia, Partia e Pensionisteve të Kosovës ka kërkuar që gjatë këtyre bisedimeve t’i bëhet presion Serbisë që t'i kthejë kontributet e tyre.
    “Vlerësojmë se tani janë pjekur parakushtet për zhvillimin e bisedimeve teknike në mes këtyre dy shteteve, mes të tjerash edhe për kthimin e fondeve pensionale të grabitura nga Serbia”, thuhet në një komunikatë për shtyp të PPK-së (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Rezolutë për bisedimet me Serbinë28-02-2011 16:47 CET Opozita në Prishtinë kërkon që Kuvendi i Kosovës të ketë rolin e vet në procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë. Një mbështetje këtij qëndrimi i ka dhënë edhe kryetari i legjislaturës, Jakup Krasniqi, i cili kërkon miratimin e një rezolute për këto bisedime. Ndërkaq, Qeveria thotë se bisedimet me Serbinë do të jenë të karakterit teknik.

    Kuvendi i Kosovës duhet t’i përcaktojë kornizat e bisedimeve të ardhshme me Serbinë, thonë partitë opozitare. Roli aktiv i Kuvendit në bisedime, mbështetet edhe nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili kërkon që të miratohet një rezolutë, që do t’i përcaktonte kornizat e këtij dialogu, për palën kosovare.

    Krasniqi mbështet nismat për debat parlamentar rreth natyrës së dialogut me Serbinë. “Unë mendoj që Kuvendi ka nevojë ta nxjerrë një rezolutë, e cila i përcakton kornizat se çka mund dhe çka nuk mund të bisedohet dhe natyrisht jam që në Kuvend të zhvillohet një debat për natyrën e këtyre bisedimeve”, thotë Krasniqi.

    Një nismë konkrete në drejtim të përfshirjes së rolit të Kuvendit në procesin e ardhshëm të bisedimeve Kosovë - Serbi mund të iniciohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si grupi më i madh opozitar.

    Nënkryetari i Kuvendit dhe i LDK-së, Sabri Hamiti, thotë se Kosova dhe Serbia nuk mund të zhvillojnë bisedime teknike, pasi që, sipas tij, ende çdo raport ndërmjet këtyre dy shteteve konsiderohet i natyrës politike.

    “Biseda me Serbinë, qoftë kur cakërrohet një gotë, qoftë kur thuhet një mirëdita, në raportet që i kemi ne në dy dekadat e fundit është politikë..., apo qoftë edhe kur bisedohet për kanalizim, është politikë”.

    “Prandaj, unë e konsideroj si çështje shumë më të madhe sesa një deklarim se një dëshirë e komunitetit ndërkombëtar që të bëhet prioritet për Kosovën, sepse shkurt e shqip, dialogu me Serbinë nuk është prioritet i Kosovës”, thekson Hamiti.

    Deputeti Sabri Hamiti nuk e përjashton as mundësinë që Kuvendi të debatojë për dialogun me Serbinë edhe prapa dyerve të mbyllura, në mënyrë që të mos cenohet procesi që tashmë është në përgatitje e sipër nga ana e Brukselit.

    Anashkalimi i Kuvendit në bisedimet e ardhshme, sipas Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të nënkuptonte një proces jo legjitim.

    Mirëpo, një mendim ndryshe nga opozita ka Qeveria e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se është krijuar një perceptim i përgjithshëm se me Serbinë çdo bisedim është i natyrës politike. Por, ai mendon se ka edhe aspekte teknike që mund të dialogohen.

    “Mendoj që nëse nuk flitet për statusin, tërësinë territoriale, rendin juridik kushtetues dhe pavarësinë, këto tjerat mbeten çështje të raporteve ndërshtetërore”, nënvizon Kuçi.

    Një pozicionim të qartë kundër bisedimeve me Serbinë e ka shprehur tashmë edhe Lëvizja Vetëvendosje, si partia e tretë në Kuvend.

    Në qëndrimet e këtij subjekti politik thuhet se bisedimet me Serbinë do t’i thellojnë vijat ndarëse ndër etnike brenda Kosovës dhe se nga ky dialog, Serbia do të sigurojë vendin kandidat për në BE, kurse Kosova nuk do të fitojë asgjë.

    Në anën tjetër, komuniteti ndërkombëtar adreson në vazhdimësi mesazhe për nisjen e këtij dialogu. Ambasadori francez në Prishtinë, Fransua Fitu, pas një takimi me Ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, konsideron se ky dialog është i pashmangshëm.

    “Dialogu me Serbinë është i pashmangshëm. Të dyja palët duhet të gjejnë rrugë për qasje sa më konstruktive ndaj kësaj çështjeje. Sipas asaj që unë shoh, të dyja qeveritë, ajo në Beograd dhe kjo në Prishtinë kanë vullnetin që ta ndihmojnë këtë dialog”, shprehet Fitu.

    Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës ka emëruar tashmë zëvendëskryeministren Edita Tahiri në postin e koordinatores për bisedimet me Serbinë dhe pritet që shumë shpejt të formohen edhe ekipet punuese për fushat, në të cilat do të dialogohet. /REL/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Edhe Kuvendi do ta thotë fjalën e vet për bisedimet

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se për çështjen e dialogut edhe Kuvendi i Kosovës do ta japë fjalën e vet dhe do të jetë e përfshirë edhe shoqëria civile.

    Ai këto komente i bëri të mërkurën në mbledhjen e kabinetit qeveritar, me ç’rast ka shprehur besimin se dialogu Prishtinë-Beograd do të rezultojë me sukses për rajonin.

    Thaçi ka thënë se dialogu do të jetë i përqendruar në aspektet e rëndësishme për këtë periudhë kohore, që përfshijnë lëvizjen e lirë në rajon, agjendën evropiane dhe euroatlantike të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai ka shtuar se dialogu do të jetë i fokusuar në qarkullimin e lirë të mallrave, shkëmbimin tregtar dhe zhvillimin ekonomik, kthimin e dokumentacionit personal, regjistrat civil dhe kadastral dhe shënimet tjera me rëndësi ligjore që janë konfiskuar dhe bartur padrejtësisht prej Kosovës në Beograd.

    “Edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, por edhe për rajonin ky dialog do të shënojë përmbylljen e kapitullit të armiqësive dhe hapjen e një kapitulli të bashkëpunimit ndërshtetëror mes dy vendeve dhe popujve tanë, por edhe vendeve tjera të rajonit. Kosova pret që fundi i këtij dialogu të jetë i suksesshëm për Kosovën, që Kosovën ta gjejë në familjen evropiane. Ky është synimi ynë, ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës, ky është vizioni i politikës së Kosovës, kjo është mbështetja dhe agjenda euroatlantike për Kosovën dhe rajonin”, ka deklaruar Thaçi.

    Përveç Qeverisë së Kosovës dhe zëvendëskryeministres Edita Tahiri si udhëheqëse e ekipit të Kosovës, Thaçi ka thënë se edhe Kuvendi i Kosovës, gjithë spektri politik, edhe opozita dhe shoqëria civile do ta thonë fjalën e tyre për këtë proces.

    “Ne presim që edhe Kuvendi i Kosovës të japë fjalën e vet, të debatojë, të diskutojë, të kontribuojë dhe të mbështesë këtë angazhim tonin të përbashkët të gjithë politikës kosovare. Ne do të jemi të hapur dhe transparentë para qytetarëve, do të jemi të gatshëm të debat dhe për nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta me gjithë spektrin politik në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka shprehur bindjen se edhe opozita do të jetë bashkëpunuese në këtë drejtim dhe gjithë spektri politik do të ketë një qasje unifikuese.

    Ndërkohë, ai ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me integritet territorial të paprekshëm, por edhe të njohur ndërkombëtarisht dhe se bisedimet nuk do të prekin çështje që cenojnë shtetësinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Si duket e ka kuptuar ky fare Hasim Tacici se ne bisedime nuk mund te shkohet pa e dhene vulen populli i Kosoves !!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Si duket e ka kuptuar ky fare Hasim Tacici se ne bisedime nuk mund te shkohet pa e dhene vulen populli i Kosoves !!!!!
    a do te raportosh ti me njiher per tanjugun e rtb-ne a
    qfar do qe te bisedohet e te shkruhet ne beograd
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme për bisedimet
    Nga Express më 03 mars 2011 në ora 16:17
    Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka paraqitur në kryesinë e Kuvendit të të Kosovës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të premten 4 mars, në të cilën do të diskutoheshin bisedimet me Serbinë.

    “Qeveria e Kosovës e ka marrë me ngut çështjen e bisedimeve me Serbinë. Zëvendës kryeministrja znj. Edita Tahiri është emëruar udhëheqësja e ekipit negociator dhe i ka filluar takimet e para të saj me kryendërmjetësin Robert Cooper. Koordinatori i strategjisë së Qeverisë së Kosovës për veriun z. Ylber Hysa e vizitoi Beogradin javën e kaluar. Këto bisedime filluan prapa shpinës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku është e domosdoshme të diskutohet së pari nëse negociatat duhet të ndodhin në parim, dhe së dyti nëse ato duhet të ndodhin në këtë mënyrë. Prandaj kërkuam një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për këto bisedime. Konsiderojmë që bisedimet me Serbinë janë tejet të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën që të trajtohen vetëm si njëra prej pikave në një seancë të zakonshme plenare të Kuvendit. Nuk ka asgjë të zakonshme në bisedimet që ato të trajtohen me këtë zakonshmëri. Prandaj kërkuam që ta kemi një seancë të jashtëzakonshme e cila do t’i kushtohej tërësisht këtyre bisedimeve”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

    “Ne synojmë që përmes kësaj seance ta miratojmë një rezolutë që i paraqet kushtet të cilat duhen plotësuar paraprakisht nga Serbia, në mënyrë që të mund të bisedojmë me të si dy shtete. Në rrethanat aktuale kur Serbia nuk na e njeh shtetësinë, kur ajo as nuk tregon as keqardhjen më të vogël për historikun e saj kriminal në Kosovë, dhe kur ajo përmes strukturave të saja paralele është e angazhuar drejtpërdrejt në cenimin e sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës, dhe ua rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe pronën qytetarëve të Kosovës, bisedimet ia falin krimet Serbisë pa kërkuar ajo fare falje, dhe rrezikojnë ta çimentojnë këtë gjendje e ta shpërblejnë Serbinë për të kaluarën”, thuhet më tej në komunikatë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    Nëse Vetëvendosje mbledh 40 nënshkrime, seanca mbahet nesër
    Nga Express më 03 mars 2011 në ora 16:17
    (E plotësuar) Kuvendi i Kosovës do ta thotë fjalën e vetë për bisedimet me Serbinë, në seancën që ka caktuar Kryesia e Kuvendit të mbahet të hënën, sipas kërkesës së parashtruar nga Qeveria për debat parlamentar para fillimit të dialogut Kosovë-Serbi. Kryesia në mbledhjen e mbajtur sot pasdite ka miratuar kërkesën e Qeverisë, ndërkaq kërkesa e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është hedhur poshtë pasi që, siç ka bërë të ditur kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Kushtetuta nuk e lejon që Kryesia e Kuvendit të marrë vendim për seancë të jashtëzakonshme.

    Krasniqi ka thënë se kërkesa e GP të Vetëvendosjes ka qenë e bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit, e cila i jep mundësi Kryesisë që të thërras seancë të jashtëzakonshme, mirëpo është Kushtetuta e Republikës ajo që përcakton që seancë të jashtëzakonshme mund të thërras vetëm Presidenti, Qeveria dhe 40 nënshkrime të deputetëve.

    Në rast se GP i Vetëvendosjes arrin të mbledh 40 nënshkrime, atëherë sipas Krasniqit, seanca mund të mbahet nesër.

    “Ne morëm vendim si Kryesi me konsensus mund të them, që të hënën të mbahet një seancë e Kuvendit të Kosovës në orën 10.00, për të debatuar për bisedimet Kosovë-Serbi. Nëse në ndërkohë, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, sjellë kërkesën me 40 nënshkrime që seanca të mbahet nesër, kryesia nesër do ta shqyrtojë dhe do ta radhis për seancën e nesërme të jashtëzakonshme”, ka thënë Krasniqi.

    Rezultat i debatit të zhvilluar, sipas Krasniqit, do të jetë një rezolutë e miratuar nga ligjvënësit e Kosovës.

    “Pritet që në fund të debatit të ketë një rezolutë, të ketë një dokument, i cili pak a shumë do të jetë rezultat i debatit. Do të thotë mbi bazën e debatit që do të zhvillohet do të dal një dokument. Ne mendojmë që ky dokument, kësaj radhe duhet të jetë një rezolutë”, ka thënë ai.

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka njoftuar ligjvënësit për përgatitjet që po i bën Qeveria për bisedimet me Serbinë dhe për emërimin e zëvendëskryeministres Edita Tahiri në krye të delegacionit të Kosovës.

    Ai po ashtu ka kërkuar nga ligjvënësit që gjatë debatit për bisedimet të japin idetë e tyre dhe të nxjerrin konkluzionet për këtë proces. Thaçi ka garantuar se gjithçka sa i përket procesit të bisedimeve do të jetë transparente.

    Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme për bisedimet

    Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka paraqitur në kryesinë e Kuvendit të të Kosovës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të premten 4 mars, në të cilën do të diskutoheshin bisedimet me Serbinë.

    “Qeveria e Kosovës e ka marrë me ngut çështjen e bisedimeve me Serbinë. Zëvendës kryeministrja znj. Edita Tahiri është emëruar udhëheqësja e ekipit negociator dhe i ka filluar takimet e para të saj me kryendërmjetësin Robert Cooper. Koordinatori i strategjisë së Qeverisë së Kosovës për veriun z. Ylber Hysa e vizitoi Beogradin javën e kaluar. Këto bisedime filluan prapa shpinës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku është e domosdoshme të diskutohet së pari nëse negociatat duhet të ndodhin në parim, dhe së dyti nëse ato duhet të ndodhin në këtë mënyrë. Prandaj kërkuam një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për këto bisedime. Konsiderojmë që bisedimet me Serbinë janë tejet të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën që të trajtohen vetëm si njëra prej pikave në një seancë të zakonshme plenare të Kuvendit. Nuk ka asgjë të zakonshme në bisedimet që ato të trajtohen me këtë zakonshmëri. Prandaj kërkuam që ta kemi një seancë të jashtëzakonshme e cila do t’i kushtohej tërësisht këtyre bisedimeve”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

    “Ne synojmë që përmes kësaj seance ta miratojmë një rezolutë që i paraqet kushtet të cilat duhen plotësuar paraprakisht nga Serbia, në mënyrë që të mund të bisedojmë me të si dy shtete. Në rrethanat aktuale kur Serbia nuk na e njeh shtetësinë, kur ajo as nuk tregon as keqardhjen më të vogël për historikun e saj kriminal në Kosovë, dhe kur ajo përmes strukturave të saja paralele është e angazhuar drejtpërdrejt në cenimin e sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës, dhe ua rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe pronën qytetarëve të Kosovës, bisedimet ia falin krimet Serbisë pa kërkuar ajo fare falje, dhe rrezikojnë ta çimentojnë këtë gjendje e ta shpërblejnë Serbinë për të kaluarën”, thuhet më tej në komunikatë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    Vetëvendosja merr politikën e jashtme të Kuvendit
    Nga Express më 04 mars 2011 në ora 13:42
    Lëvizja "Vetëvendosje" do të udhëheqë dy prej komisioneve të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për punë të jashtme dhe Komisioni për inteligjencë. Kryesia e Kuvendit të premten ka vendosur për numrin e komisioneve dhe ndarjen e tyre sipas grupeve parlamentare dhe gjithçka do të vendoset në seancën e Kuvendit.

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë mbledhje, për faktin se është vendosur për komisionet parlamentare që përbëjnë punën kryesore të legjislativit të vendit.

    Krasniqi: Kuvendi t’i ketë 13 komisione
    (Video)
    “U morëm vesh për komisionet, për numrin e anëtarëve të komisioneve dhe për ndarjen e komisioneve sipas Grupeve Parlamentare. Do të thotë, kjo mbledhje i dërgon seancës që në këtë legjislaturë, Kuvendi t’i ketë 13 komisione dhe numri i anëtarëve në komisione do të jetë 12 për komisionet për komitete që është komision kushtetues, për komisionet e përhershme 11 dhe për komisionet funksionale nga 9 anëtarë”, ka thënë Krasniqi.

    Ai nuk ka dhënë detaje tjera për ndarjen e komisioneve, numri i të cilave është zvogëluar nga 16 sa ka qenë më herët në 13 komisione.

    Ndërkohë, zyrtarët e administratës së Kuvendit kanë bërë të ditur se në ndarjen e komisioneve, partitë opozitare do të marrin në drejtim komisione të rëndësishme.

    Sipas kësaj ndarjeje, PDK si partia më e madhe do të ketë në drejtim katër komisione, LDK-ja tri, Lëvizja Vetëvendosje dy dhe grupet tjera parlamentare, AAK, AKR, SLS dhe 6+ nga një komision.

    Komisioni për punë të jashtme dhe ai për inteligjencë do të drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje, përderisa LDK-ja do të ketë nën drejtim Komisionin për legjislacion, Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike dhe atë për integrime evropiane.

    Ndërkohë dy komisione të rëndësishme sikur që është Komisioni për buxhet dhe financa dhe Komisioni për ekonomi do të mbesin nën drejtimin e partisë më të madhe PDK, përderisa partia opozitare AAK, do ta drejtojë Komisionin parlamentar për punë të brendshme.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuvendi miraton rezolutën për bisedimet me Serbinë

    (E plotësuar) Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, miratoi projekt-rezolutën e paraqitur nga PDK-ja, e cila i jep dritën e gjelbër bisedimeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë.

    Partitë opozitare, LDK-ja, AAK-ja dhe Vetëvendosja nuk e kanë mbështetur rezolutën, me arsyetimin se propozimet e tyre nuk janë përfshirë.

    Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, si propozuese e rezolutës, deputeti Adem Grabovci tha se dy takime me opozitën kanë dështuar që të rezultojnë me harmonizimin e tekstit të saj, andaj u kërkua nga Kuvendi që të votohet versioni i propozuar nga PDK-ja.

    Më herët, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e cilësoi këtë dialog të dëmshëm për Kosovën. Po ashtu, edhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes u pozicionua kundër bisedimeve.

    Kurse grupi më i madh opozitar, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ka mbështetur rezolutën, pasi që në tekstin e saj nuk janë përfshi propozimet e kësaj partie politike.

    Rezoluta u tha se do t'i japë një rol shtesë Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të filluar të bisedimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

    Rezoluta përcakton “vijat e kuqe” për çka nuk duhet të bisedohet me Serbinë, dhe që Qeveria do të duhet t’i raportojë Kuvendit për rezultatet e bisedimeve, ose marrëveshjet eventuale.

    Projekt-rezoluta kaloi me 63 vota për, 48 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •