Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Koha Ditore, KTV dhe Express i kundërpërgjigjen Dellit

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell ka reaguar ndaj publikimit të sms porosive të këmbyera gjatë seancës së pardjeshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u votua për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë së re të Kosovës.
    Në letrën dërguar Këshillit të Pavarur të Medieve të Kosovës, Dell shkruan: “Isha i zhgënjyer kur mësova sot se mjetet e shtypit kishin përgjuar dhe regjistruar dhe rrjedhimisht edhe kishin shtypur ose transmetuar në shkallë vendi korrespodencat dhe bisedat private. Këto medie, përfshirë edhe “Kohën Ditore”, “Express” dhe KTV, kanë tejkaluar kufirin duke transmetuar komunikimin privat që ka ndodhur në sallën e Kuvendit më 22 shkurt, përfshirë edhe një thirrje të qartë telefonike që më përfshin mua.

    Në letrën dërguar Këshillit të Pavarur të Medieve të Kosovës, Dell shkruan “...Opinionit publik, lexuesit dhe dëgjuesit e lajmeve tuaja meriton t’i kërkohet ndjesë. Anëtarët e medieve kanë shkelur standardet e tyre dhe besimin e publikut. Tre vjet pas pavarësisë, vendi juaj do të duhej të mbështetej në media të përgjegjshme, etike dhe profesionale. Unë jam i shkurajuar që me gjithë mbështetjen e fuqishme dhe investimeve të konsiderueshme të qeverisë sime për më shumë se dhjetë vjet, disa prej mjeteve më të popullarizuara tuaja të shtypit ende nuk e kanë arritur as edhe nivelin më të ulët të llogaridhënies dhe përgjegjësisë profesionale që korrespondojnë me pozicionin e përgjegjësisë publike që ata ushtrojnë...”

    Mirëpo, Koha Ditore, KTV dhe gazeta Express i janë kundërpërgjigjur ambasadorit Dell, ndër të tjera duke përmendur një rast konkret.

    “Në vitin e largët 1734, New Yorku ishte koloni britanike, brenda një sistemi autoritar. Për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendin e të lirëve, duhej pritur edhe më shumë se katër dekada. Pikërisht në këtë vitin 1734, në New York, guvernatori kolonial William Cosby kishte hedhur në gjyq botuesin e gazetës New York Weekly Journal, Peter Zengerin, për njollosje të autoritetit (konkretisht për ‘libel’, termi i saktë në fushën e drejtësisë dhe të gazetarisë).

    Gazeta e Peter Zengerit kishte botuar disa artikuj, të cilat “e njollosnin” guvernatorin kolonial Cosby. Artikujt lidheshin me një vendim që Cosby kishte marrë për ta shkarkuar njërin nga gjykatësit e Gjykatës Supreme, ndërsa gazeta kishte mësuar se Cosby e kishte shkarkuar gjykatësin, për shkak se ky i fundit kishte marrë një vendim në një rast që kishte prekur interesat personale të guvernatorit.

    Gjyqi vazhdoi më 1735, por avokati Hamilton arriti të bindte jurinë se, ndonëse ishte njollosur personaliteti i guvernatorit, e gjithë ajo që ishte shkruar në gazetë kishte qenë e vërtetë dhe se e vërteta asnjëherë nuk mund të jetë njollosëse. Hamiltoni kishte arritur të dëshmonte se njeriu nuk mund të ndëshkohej, për shkak se ka raportuar të vërtetën, për shkak se e ka thënë të vërtetën, për shkak se të tjerëve ua ka paraqitur të vërtetën.

    “Ky ishte triumfi i lirisë së shtypit, i lirisë së të shprehurit në vendin që do të njihet sot e gjithë ditën si djepi i demokracisë”, përgjigjen mediat.

    Më tej Koha Ditore dhe KTV theksojnë se gati treqind vjet më parë, mbi një rast si ky u ndërtua demokracia shembullore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e vendit të njerëzve të lirë.

    “KOHA nuk e ka as dyshimin më të vogël se ky rast do t’i jetë i njohur ambasadorit Dell, por e kemi parë të nevojshme që kështu t’ia nisim reagimit ndaj letrës së hapur që ambasadori ia ka drejtuar Këshillit të Pavarur të Mediave, në shenjë zhgënjimi për shkak të raportimit që kanë bërë KOHA Ditore dhe Kohavisioni për ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, me rastin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Qeverisë së Kosovës”.

    “Duam ta sigurojmë si zotin Dell ashtu edhe opinionin publik se qasja jonë ka qenë absolutisht etike dhe profesionale, pra për pasojë edhe e ligjshme. Kodi etik e ndalon ndërhyrjen në çështjen e thjeshtë private apo personale, pos në rastin kur këto kanë ndikim në interesin publik (neni 5.1., Kodi Etik i mediumeve elektronike). Ne kemi vlerësuar se zgjedhja e institucioneve të Kosovës dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në proces me anë të porosive që rrjedhin nga telefonat dhe komunikimet private, megjithatë janë në interes të përgjithshëm”, përgjigjen Koha Ditore dhe KTV.

    Sipas tyre, për më tepër, e tëra ka ndodhur në ambientin e sallës së Kuvendit të Kosovës dhe jo në një ambient privat, ndërsa shkëmbimi i sms-ve u bë në kohën e votimit për President të Republikës dhe jo në kohë të ndonjë ahengu familjar, ku privatësia do të mund të konsiderohej mbrojtje.

    Fotoreporterët, të cilët morën pamjet aty, nuk ishin futur fshehurazi, por ishin të akredituar për të përcjellë dhe raportuar për gjithçka që ndodh gjatë seancës, e cila me të drejtë kishte nxitur vëmendje të jashtëzakonshme të opinionit.

    Ata po ashtu shprehen të shokuar me konstatimin se “përkundër mbështetjes së fuqishme dhe investimeve të konsiderueshme të qeverisë së SHBA-së për më shumë se dhjetë vjet disa prej mjeteve më të popullarizuara tuaja të shtypit ende nuk e kanë arritur as edhe nivelin më të ultë të llogaridhënies dhe përgjegjësisë profesionale që korrespondojnë me pozicionin e përgjegjësisë publike që ata ushtrojnë”.

    Edhe Express i kundërpërgjigjet ambasadorit Dell. “Publikimi i mesazheve telefonike të Behgjet Pacollit ditën kur po votohej për President të Kosovës nuk është përgjim. Fotografitë nuk janë bërë në ambientet familjare të z.Pacolli, z.Dell apo z.Puskar, por në ambientet e Parlamentit të Kosovës. Ne në Gazetën Express kemi vendosur t’i botojmë ato fotografi, të bindur se kështu i shërbejmë informimit të drejtë të opinionit për atë se çfarë ndodhi në Parlament më 22 Shkurt 2011. Kur e kemi marrë këtë vendim, ne z.Dell, kemi pasur parasysh pikërisht mësimet e demokracisë amerikane - për informim të drejtë dhe shërbim ndaj publikut”, thuhet në deklaratën e Expressit. /Telegrafi/
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tartabiqat e edvinit.. ne kosove po sulmojn dhe dellin..

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    tartabiqat e edvinit..
    ne kosove po sulmojn dhe dellin
    ..
    ne fakt ju lumte..nese jane vertete objektive dhe nuk ka genjyer ne asnje rresht une do ju ngreja dolli dhe do ju thoja '' bravo ju qofte ''.. duhet ta marre vesh delli e dellicat se ne nuk hame bar dhe nuk mund te na terhiqni per hunde..populli jone ka nje shprehje '' mik mik por gjiza me pare ''..i kemi miq por nuk ulim bre.ket sa here duan ata..nuk duhet ta bejme kosoven vend te qudirave..dhe bota ta marre per egzemplar..

    e nese ne kete mes ka genjeshtra nga gazetat atehere turp ju qofte..dhe me ken une i hedh ne gjygj..por duket se kan qene te vertete dhe as dellit e as dellicave nuk po jua mban te shkojne ne gjykate...

    eshte koha te zgjohemi..boll kemi fjetur..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ne fakt ju lumte..nese jane vertete objektive dhe nuk ka genjyer ne asnje rresht une do ju ngreja dolli dhe do ju thoja '' bravo ju qofte ''.. duhet ta marre vesh delli e dellicat se ne nuk hame bar dhe nuk mund te na terhiqni per hunde..populli jone ka nje shprehje '' mik mik por gjiza me pare ''..i kemi miq por nuk ulim bre.ket sa here duan ata..nuk duhet ta bejme kosoven vend te qudirave..dhe bota ta marre per egzemplar..

    e nese ne kete mes ka genjeshtra nga gazetat atehere turp ju qofte..dhe me ken une i hedh ne gjygj..por duket se kan qene te vertete dhe as dellit e as dellicave nuk po jua mban te shkojne ne gjykate...

    eshte koha te zgjohemi..boll kemi fjetur..
    Plotesisht pajtohem me ty MALSORi, mjaft kemi fjetur dhe me ne fund duhet te zgjohemi nga gjumi shekullor e te themi NDAL ketyre pazarlleqeve ne llogari te Kosoves.

    Nje thenje nga Lufta e II-te boterore: Bullgaret kinse i larguan armiqet nga nje pjese e Kosoves dhe ku shkonin le qe hanin e pinin, por edhe i perdhunonin femrat me aresyetimin: Ne ju cliruam ne ua bejme ate pune!!! Se kete po na e bejne edhe tanet tash....,e pse te mos na e bejne te huajt!

    Epo mjaft me te na e benj ate pune kush te ngritet i pari nga gjumi MJAFT ME.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Eshte pikpyetje e madhe nese ambasadori Dell punon konform politikave te SHBA-se.
    Ne zgjedhjen e presidentit te Kosoves kane qene te infiltruar persona shume te dyshimte nen masken e keshilltarit.
    Per keta persona Bexhet Pacolli kishte lobuar te Thaqi per dhenien ne shfrytezim te kompanise me fitimprurese ne Kosove- PTK-se.

    Cili eshte interesi personal i z.Dell?.....kjo eshte pyetja.

    p.s. ne numrin e sotem te "kohaditore" jane te shenuara edhe emrat e kompanive qe i posedon i ashtuquajturi 'keshilltar' i Pacollit.
    Me siguri dikush do ta gjeje dhe ta postoj artikullin ne fjale.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Vendndodhja
    Austri
    Postime
    390
    Keta edhe me ameriken e nisin luften e mendojne qe i duron sikur thaci edhe amerika.

    Ky thaci ja u ka mundesu disave ketu qe te shkojne e te marrin rroga te majme edhe ne afganistan e irak e tash kthenja tyten se u ngit me buk.

    Thuhet se mediat ne kosove nuk jane te lira, ndersa realiteti eshte se mediat ne kosove jane te dala per ledine.

    Ac jane te lira sa qe kur duan shajne, kur duan rrejne, kur duajne propagandojne e shpifin.

    Tash po ja u merr mendja se edhe me aeriken dojne me fitu, sepse e kane perkrahje vv.

    Dojne me ja u pa sherrin.

    Paramendo nese amerika nje dite thote tung e bafshi e zoti qaren ja u befte, si e keni nise vazhdojeni...

    Po i paramendoj keta duke ike per perendim e duke kerku azil prej tute te shkaut.
    Po i paramendoj duke ike sikur minjet neper therra e cufrra, se as ne stankovec nuk do ti pranojne.

    Ateher do ta kuptojne e do ti mshajne kokes se vet me grusht, porrr vone do behet.

    Kur eshte ngusht keta ikun si lepuj, e kur lirohen bahen patriota e edhe me ameriken ja msyjne duke pi caj e duke ngrane mish neper zyre.

    Katastrofe jane ketaa lepuj

  7. #7
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Paske fol e paske rrejt sikur te ishe vet Hashim Thaqi.
    Surroi ka raporte shume me te hershme dhe shume me te mira me SHBA-se vet Hashim Thaqi. Mesimin e fundit nga amasada Amerikane e morret kur i vendoset pankartat denigruese duke tentuar qe familjen Surroi ta paraqisni si bashkepunetor te Serbise.
    Kjartesisht iu bene te ditur se familja Surroi eshte mike e madhe e SHBA-ve dhe secili sulm ndaj tyre do te thoshte sulm ndaj miqve te SHBA-se.

    Si i paska dergu Thaqi te rinjet me punu ne Afghanistan, kur une kam pasur shume shoke atje dhe asnjeri prej tyre nuk ka pasur absolutisht kurrfar ndihme apo lehtesimi nga qeveria. Punesimi ne Afghanistan ka qene punesim me aplikim individual te vet personave qe kane shprehur vullnetin per me punu atje. Nuk ka pasur ndonje marreveshje nderqeveritare per kete pune.

    Pak media kane mbetur te lira ne Kosove, dhe gazetaret e atyre mediave kercenohen ne baza ditore. Shumica absolute eshte e politizuar.
    Vetem disa nga mediumet te kontrolluara nga PDK-ja: Radiotelevizioni i Kosoves, gazeta ekspress, gazeta Info press, gazeta epoka e re etj...

  8. #8
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Citim Postuar më parë nga Premtor Lexo Postimin
    Keta edhe me ameriken e nisin luften e mendojne qe i duron sikur thaci edhe amerika.

    Ky thaci ja u ka mundesu disave ketu qe te shkojne e te marrin rroga te majme edhe ne afganistan e irak e tash kthenja tyten se u ngit me buk.

    Thuhet se mediat ne kosove nuk jane te lira, ndersa realiteti eshte se mediat ne kosove jane te dala per ledine.

    Ac jane te lira sa qe kur duan shajne, kur duan rrejne, kur duajne propagandojne e shpifin.

    Tash po ja u merr mendja se edhe me aeriken dojne me fitu, sepse e kane perkrahje vv.

    Dojne me ja u pa sherrin.

    Paramendo nese amerika nje dite thote tung e bafshi e zoti qaren ja u befte, si e keni nise vazhdojeni...

    Po i paramendoj keta duke ike per perendim e duke kerku azil prej tute te shkaut.
    Po i paramendoj duke ike sikur minjet neper therra e cufrra, se as ne stankovec nuk do ti pranojne.

    Ateher do ta kuptojne e do ti mshajne kokes se vet me grusht, porrr vone do behet.

    Kur eshte ngusht keta ikun si lepuj, e kur lirohen bahen patriota e edhe me ameriken ja msyjne duke pi caj e duke ngrane mish neper zyre.

    Katastrofe jane ketaa lepuj
    gjerat i ke quar shum larg ne ekstrem ne keto pika qe i ke cekur
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    tartabiqat e edvinit.. ne kosove po sulmojn dhe dellin..
    dellin ska per ta zen pranvera ne kosove,eshte perly shume

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Vendndodhja
    Austri
    Postime
    390
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Paske fol e paske rrejt sikur te ishe vet Hashim Thaqi.
    Surroi ka raporte shume me te hershme dhe shume me te mira me SHBA-se vet Hashim Thaqi. Mesimin e fundit nga amasada Amerikane e morret kur i vendoset pankartat denigruese duke tentuar qe familjen Surroi ta paraqisni si bashkepunetor te Serbise.
    Kjartesisht iu bene te ditur se familja Surroi eshte mike e madhe e SHBA-ve dhe secili sulm ndaj tyre do te thoshte sulm ndaj miqve te SHBA-se.

    Si i paska dergu Thaqi te rinjet me punu ne Afghanistan, kur une kam pasur shume shoke atje dhe asnjeri prej tyre nuk ka pasur absolutisht kurrfar ndihme apo lehtesimi nga qeveria. Punesimi ne Afghanistan ka qene punesim me aplikim individual te vet personave qe kane shprehur vullnetin per me punu atje. Nuk ka pasur ndonje marreveshje nderqeveritare per kete pune.

    Pak media kane mbetur te lira ne Kosove, dhe gazetaret e atyre mediave kercenohen ne baza ditore. Shumica absolute eshte e politizuar.
    Vetem disa nga mediumet te kontrolluara nga PDK-ja: Radiotelevizioni i Kosoves, gazeta ekspress, gazeta Info press, gazeta epoka e re etj...

    O dudo le surroin pshurr ne te por mendo pak me gjate.
    Sikur mos te ishte thaci dhe uck e te benin shtetin sdo kishte as media e asgje, por mundesite jane krijuar per ata qe duan te vyejn e punojne.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •