Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1

    Post Vetëvendosje kundër “martesës” Pacolli-Thaçi

    Lëvizja Vetëvendosje organizoi të premten aksionin simbolik lidhur me koalicionin aktual, duke shprehur njëkohësisht qëndrimin se janë kundër këtij koalicioni dhe kundër negociatave me Serbinë.
    Më tej zyrtarë të Vetëvendosjes duke ironizuar partitë politike që janë në koalicionin aktual dhe procesin në përgjithësi theksuan se “martesa e Pacollit me Thaçin shpreh lumturi për këta të dy, por për popullin e Kosovës kjo martesë e simbolizon kurorëzimin e hajnisë. Thaçi e Pacolli janë çift ideal për të negociuar me Serbinë”.

    “... Ndërkohë që ishte i martuar me Sejdiun, Thaçi e kishte filluar këtë lidhje të fshehtë me Pacollin. Sa herë që iu desh ndihmë, Pacolli nuk hezitoi ta ndihmonte sepse Thaçi këtë të mirë ia ktheu me tenderë. Pra, kjo lidhje dikur e fshehtë tani është bërë publike dhe këtë e ka ndihmuar në forma të ndryshme, qoftë edhe me ‘sms’ ambasadori Dell i cili nuk ka lënë çështje pa i futur hundët”, thuhet në deklaratë.

    Vetëvendosje shprehet kundër kësaj “martese” për shkak të programit që këta politikan paraqesin dhe për shkak të asaj që ata thonë se do ta bëjnë.

    Lëvizja po ashtu shprehet kundër negociatave me Serbinë dhe rrjedhimisht është edhe kundër koalicionit PDK-AKR, pasi sipas tyre ky koalicion do t’i rifillojë këto negociata të cilat janë të padrejta dhe shumë të dëmshme për Kosovën.

    “Këto negociata që po përgatiten tani janë negociata që do të përpiqen ta përfundojnë procesin e ndarjes së brendshme të Kosovës, projekt ky i cili, natyrisht, filloi me planin e Ahtisaarit që ne e patëm kundërshtuar edhe atëherë ndërsa të dyja këto parti e patën votuar në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

    Arsye tjetër pse shprehën kundër këtij koalicioni thuhet të jetë vazhdimi i procesit të privatizimit edhe të këtyre ndërmarrjeve publike që kanë mbetur.

  2. #2
    Selimi: Nëse Thaçi vazhdon kështu, me të do të merret drejtësia
    Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 21:28
    Të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës në vitet e fundit, fajtor është Hashim Thaçi deklaron deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një intervistë për emisionin “IN pol” në “NEWSTV”, duke shtuar se nëse kryeministri vazhdon të punojë në mënyrë të tillë, me të do të merren organet e drejtësisë.

    Kurse, duke folur për bisedimet e ardhme Kosovë-Serbi, deputeti Selimi ka deklaruar se do të vazhdojnë të jenë të vendosur kundër këtyre bisedimeve dhe që këto bisedime të mos ndodhin fare. Ai ka pohuar se nuk bëhet fjalë për bisedime teknike, por ato janë plotësisht politike, ngase sipas tij nuk mund të konsiderohen bisedime teknike derisa vlerësimi reciprok nuk është i tillë, por është politik.

    BE-ja sipas Selimit kërkon bisedime për integrimin e Serbisë, e jo për Kosovën dhe ky skenar i bisedimeve është kundër Kosovës, kundër sovranitetit të Kosovës dhe është vetëm në të mirë të Serbisë.

    Selimi ka vlerësuar se është edhe më shqetësuese fshehja e skenarëve të bisedimeve, sepse sipas tij deri më tani askush nuk ka shpjeguar asgjë për agjendën e bisedimeve.

    Sipas Rexhep Selimit, këmbëngulja e qeverisë për të filluar negociatat me Serbinë është shumë shqetësuese, sepse paraqet një pazar të vjetër për një të ardhme të dëmshme për Kosovën.

    Ndërkaq, i pyetur për seancën e Kuvendit, ku është zgjedhur presidenti dhe qeveria e re e vendit, Selimi ka deklaruar se ka qenë një gjellë e gatuar në dëm të vendit dhe interes i dy personave. Ai e ka quajtur presidentin Pacolli president të sms-ve, ndërsa qeverinë, qeveri e pakicës dhe ka theksuar se këto institucione të dala në mënyrë të dhunshme, kanë prapaskena mafioze.

    Selimi po ashtu ka deklaruar se kryeparlamentari Krasniqi, gjatë seancës së Kuvendit, nuk ka arritur t’i bëjë ballë presionit të Hashim Thaçit për të manipuluar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë.

    Ndër të tjera, ai ka deklaruar se do të jenë këmbëngulës që të ndryshojnë Kushtetutën.

    Ai ka pohuar se duhet të kthehen simbolet kombëtare në institucionet e Kosovës, sepse këto simbole të Kosovës nuk janë tonat dhe nuk i njohim si të tilla.

    Ndërsa, si zgjedhje të problemeve, Selimi nuk e përjashton mundësinë që të organizohen protesta, duke pohuar se “njëra nga rrugët e zgjidhjes, është vetë rruga”.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Kush si ka keta te V.V qe me ja nis me lujt ne teater, po mendoj per ato rolet qe nuk shiten


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    VV duhet te shkrihet me PDK e Thacit
    Ata nuk mund te jene kunder te gjitheve

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Vetxendosja nuk mundet t,ia prish dashurin askujt , bashkeshortet vendosin per ose kunder. Eshte ne vullnetin e tyre po sa eshte e gjate kjo prap varet prej dorzanve. Si po shifet kjo martes do te jet pak e veshtir pasi ka ,,hasem,, per rreth
    Ndryshimi i pernjehershem i nje shoqerije eshte progres i kaosit

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Keta jane dy bazhibozuke, qe shume shpejt do ti dale era se cfare do te bejne ne kurriz te shqiptareve........mezi se cpo presin te shkojne ne "bisedime" me serbet per ti dhene ate qe ato dhe "kumbaret" e tyre presin me padurim......ja pse edhe rremujat ne Shqiperi per te rrezuar qeverine legjitime te Doktor Berishes!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Vetëvendosje kundër “martesës” Pacolli-Thaçi

    ....so martes kjo o rrugaq .....kjo eshte vetem nji bashkjetes ... si bota mbar...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin



    Thaqi dhe amerikani dhe serbi
    Serbei kerkon traktor,thaqi ia jep besen e shqiptar tradhetarit si rugove coftina


    Ketu shifet se ne lufte nuk paska patur fare uçk !

    Dhe Limaj e thote nje te vertete se une po largohem nga qeveria e dini thote per shkak te kosoves!A nuk e thote shkaku shqiptareve,sepse nga kosova ka leverdi sepse i ka urzuprue vreshtat dhe malet e therandes bashk me kryetar Blerimin.

    Te gjithe marksist enveristet mesheftas kan qen te lidhur me serbin e LDK ashiqare !




    Pacolli

    Koferin me dollar te jelcinit dergua Milloshit qe te ble, arme me masakrue shqiptar,populli se din kush eshte thaqi e pacolli,por ska me çka me ua shkerdhyre majkaticat !
    Pacollin e kan bere kryetar me ja leshue kembet e arushes ky e ka marr mbi vete nje barre sa nga PDK aq edhe nga bashksia nderkombetare,sepse eshte mundesia qe o te kethehet ushtri dhe policia serbe ne kosove sipas rezulutes 1244 qe thaqi me shok dhe rugova me shok ne rambuje e nenshkruan riroberin e shqiptareve te kosoves.
    Rugova me Milloshin e thaqi me serbet e lipjanit duke ua kerkue voten e serbeve per Shukri bujen !

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Evropa sna ka faje qe vete po i ndajna trojet per dollar

    Ne rambuje o hajvana i kan marr paret nje miliarde e 436 milion dollar
    E tani ka ardhe koha qe te zbatohet ajo rezulute e shkerdhafte
    Ska faje as serbija,se pa ja ftue jaranin gruas nuk guxon kerkush me te hyre ne shtepi

    Burri qen kur eshte gruas ja bjen jaranin
    Qeni keq ta bjen ujkun ne torishte thene pleqet.
    Edhe mua po te me ftoin serbet me ua shkerdhye nanen serbeve kisha shkue pse jo .
    Edhe vete shqiptaret i ftoin serbet ,greket,e maqedonet me na hyp siq i kishte thene nje doktorit te vete enver hoxha doktor franqez;Shqiptaret duhet mi pushkatue e burgos se po tju japish liri te dhine ne koke.Ja kish dhene pergjigjen kur doktori i kishte thene ;Pse vret dhe malltreton kete popull te shume vuajtur qe skan pike te fait ?

    O
    Avdi qeni

    Nuk eshte marveshje e bashkjeteses o shkavell,por marveshje qe nese zbatohet rezuluta 1244 le ti mbesi pacollit e keta si lima me shoke te dilni ne majen e hamamit me na qi nanen me tradheti siq na tradhetuat!
    Keni aftesi dhe keni me bere edhe kesaj here dhe herave te tjera!Jo qe keni aftesi mos ta leje aftesin e juaj,por e keni derzan serbin dhe ameriken

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •