Zvicra shqyrton ndalimin për Shefqet Krasniqin
E enjte 17 Shkurt 2011
Bernë, 17 shkurt
Imami Shefqet Krasniqi mund të ballafaqohet me ndalimin e hyrjes në Zvicër. Shteti zviceran është duke shqyrtuar mundësinë e ndalimit të imamit nga Kosova, Shefqet Krasniqi, i cili dy vjet më parë rëndoi ashpër katolikët me thënien e tij për Nënën Terezë se “ajo e ka vendin në ferr, pasi nuk është myslimane”. Portali i njohur zviceran ‘Blick’ raporton se në konferencën vjetore të Bordit Qendror të Myslimanëve do të predikojnë dhe myslimanë kundërthënës. Njëri nga folësit e kësaj konference sipas ‘Blick’ do të jetë edhe dikush që mendon se Nënë Tereza e ka vendin në ferr. “Të shtunën presidenti Bordit Qendror të Myslimanëve në Zvicër (IZSR) do të organizojë një konferencë me myslimanët dhe të interesuarve të tjerë nga religjionet e tjera”, shkruan organizata në faqen e saj. Mysafiri kryesor i këtij takimi do të jetë imam i xhamisë qendrore në Kuvajt, sheiku Mishary Rashid Al-Afasy. Në anën tjetër, Zyra Federale e Integrimeve, sipas gazetës “le Matin” është duke i shikuar me kujdes tre nga folësit e kësaj konference Ivone Ridley, Shefqet Krasniqi dhe Jusuf Estes. Për këta akoma nuk është vendosur nëse do të lejohen të shkelin në tokën zvicerane, raporton ‘Blick’. Shefqet Krasniqi, imam në Prishtinë, ka shokuar katolikët para dy vjetëve kur ka thënë se “Nënë Tereza e ka vendin në ferr se nuk është myslimane”.
Dr. Shefqet Krasniqi - Është dijetar i përmasave evropiane (për sa i përket Islamit) andaj prezenca e tij atje është e domosdoshme.
Mishary Rashid Al-Afasy - Njeriu i cili mahnitë të gjithë degjuesit më recitimin e ëmbël të Kur'anit. Poashtu as ky nuk kundërshton pohimet e Dr. Krasniqit për Majka Terezën.
Jusuf Estes - Ish-pastor, njeriu i cili la Kishën e iu kthye Xhamisë bashkë me të edhe shumë të krishterë braktisen krishterimin. Sot është shëndërruar në një figurë e cila më së tepërmi fton njerëzit në Islam. I pyetur për Majka Terezën ky ishte përgjigjur se edhe Vatikani ka rezerva ndaj saj për faktin se nuk dihet a vdiq si katolike apo si ateiste.
Thunju zviceranve le te anulojnë krejt organizimin
Sinqerisht më vie mirë që kemi njeri i cili do të jetë përkrahë Mishary Al-Afasy dhe Yusuf Estesit
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
E kur ivjen puna tylifar b... pa lamit me fol per nje doktor, ushtar te UCK per nje trim ,
kaja nanen kesaj pune i thajn,
Kjo eshte transmetuar para 1'432 vite nga Muhamedi a.s.
Allahu na mëson te besojm keshtu :
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
4. Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
"Shqiptar, Elhamdulilah"
Krijoni Kontakt