juve qe keni ikur nga shqiperia keni harruar se pse keni ikur me duket dhe cfare late mbrapa
epo tani eshte bere me keq
jeta eshte komplet e pasigurt dhe te rritesh nje vajze duhet ti rrish para e mbrapa
pavaresisht nga edukata qe i jep dhe besimi qe ke ne te.
kam nje kusherire qe po shkallon , e ka vajzen 15 vjecare , e bukur vajza , e urte, edhe kur del me prinderit per dore ne shetitje e ngacmojne edhe burrat barkderra qe rrijne gjithe diten neper lokale.
Vajza nuk i guxon ti dale nga shtepia rrijne harbutet te cepi pallatit dhe ja puthin me force, ngelen ne polici duke u ankuar, vajza beri depresion , nuk dine c'te bejne se edhe duhet te punojne.
madje njeri qe e kishte ngacmuar me zorr, dukej te ishte nga malesia, e kishte kercenuar te mos u thoshte prinderve se ndryshe do ti vriste te gjithe........;;
ne tirane eshte bere tmerr
djali eshte djale , beri nje gomarllik , vete do ta pesoje dhe vete do perpiqet t'ja dale ne jete, por me vajzen eshte me delikate c'do problem qe do hase ne jete tek prindi do ta perplase koken

Krijoni Kontakt