
Postuar mė parė nga
Ismail Kadare
Padurimi dhe nervozizmi politik nė Shqipėri kanė kapėrcyer kufijtė e lejueshėm. Me to ėshtė bashkuar paniku, i cili e ka bėrė mė tė rrezikshme gjithēka. E keqja ėshtė se klasa politike, ajo qė duhej tė ishte e fundit qė tė kapej nga paniku, ishte e para qė u pėrfshi prej tij. Si rrjedhojė e kėsaj, shteti dhe shoqėria shqiptare u gjendėn nė pozitėn e atij tė sėmuri qė, pasi e ndien se po dridhet ethesh, nė vend tė vėrė termometrin, e thyen atė.
Termometri thyhet, kur i sėmuri nuk dėshiron tė marrė vesh sėmundjen ngaqė ai e di atė. Pėr tė mos thėnė se sėmundja ėshtė ai vetė.
Ndoshta kėtu do tė gjendej pėrgjigjja e pyetjes se pėrse nė Shqipėri lufta politike ėshtė kaq e egėr. Ka gjasė qė dy dukuri tė jenė vendimtare pėr kėtė: etja e pamasė pėr pushtet dhe korrupsioni.
Dihet se tė dy kėto lėngata janė tepėr tė njohura e po aq tė vjetra nė historinė e njerėzimit. Mund tė thuhet se luftėn e gjatė me to, falė faktorėve drejtpeshues, njerėzimi nuk e ka fituar, por as e ka humbur.
Ndėrkaq, nė rrethana tė caktuara, kur dufi pėr pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin, ashtu si nė klonimet qė prodhojnė monstra, pėrzjerja qė del prej kėsaj lidhjeje mund tė jetė fatale. Duke u kushtėzuar e duke e zėnė peng njėri-tjetrin, ata e kanė vėshtirė tė ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve tė demokracisė.
Me sa duket, kjo pėrzjerje ka ndodhur nė Shqipėri gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit. Dhe kėshtu shpjegohet qė nė jetėn tonė dramaciteti shfaqet aq shpesh, aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen.
***
Ka kohė qė pyetja pėr seriozitetin duhej bėrė, ngaqė ka kohė qė kjo po ndodh e ne vazhdojmė tė mos jemi seriozė. (Komedia e gjyqit tė Gėrdecit, zvarritjet, dredhitė janė mė keq se njė shuplakė qė i bėhet haptas dinjitetit publik. Ajo bėn pjesė nė modelin qė prej kohėsh i propozohet kėtij vendi, pėr tė mos marrė seriozisht asgjė).
Ka kohė qė ky "banalizim i sė keqes", siē ėshtė cilėsuar, po rreh tė modelojė moralin shqiptar. Formula bazė tė jetės demokratike: nderimi pėr institucionet dhe pavarėsinė e tyre, rreh tė kthehet nė njė shprehje tė zbrazėt, nga ato qė hyjnė nė njerin vesh, pėr tė dalė nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje tė rėnda si kriza institucionale, bėjnė jo mė shumė pėrshtypje se njė breshėr i pėrkohshėm.
Shqipėria duhet tė pėrgatitet pėr t'i thėnė ndal njė pėrēudnimi tė tillė.
***
Pėr t'u kthyer tek ngjarja e 21 janarit, duhet kujtuar se nė historinė e popujve, ajo qė njihet si trajtim, si "administrim i sė keqes", ka qenė shpesh faktor pėr zhvillime tė mėtejshme. Ato kanė qenė pėr tė mirė ose pėr tė keq. Me ē'duken shenjat, trajtimi i ngjarjeve tė fundit, kulmimi i tė cilave ka qenė vrasja e qytetarėve, nuk po shkon nė kahun e duhur. Ajo rend nė kahun e gabuar, madje nė vend qė tė fashitet, thellohet.
Natyrisht qė ka pak gjasa qė njė grindje kaq e gjatė tė ndreqet me pajtim tė shkurtėr, sipas stilit vulgar tė pijetoreve, kur kėrcėnimet tmerruese pėrfundojnė befas nė pėrqafime sentimentale, po aq pa vend sa ē'kishin qenė kanosjet. Askush nuk e pret dhe as e beson kėtė telenovelė. Nė qoftė se presim diēka tė ngutshme, si hap i parė serioz dhe i besueshėm do tė ishte hetimi krejtėsisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht dėnimi i fajtorėve do tė ishte i domosdoshėm si hap i parė, por jo i mjaftueshėm. Njė proces tjetėr, qė do tė ndihmonte, nė mos nė prerjen, nė shterimin e hap-pas-hapshėm tė pezmatimit shumėvjeēar, do tė ishte po aq i detyrueshėm.
Krijoni Kontakt