Close
Faqja 163 prej 220 FillimFillim ... 63113153161162163164165173213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,621 deri 1,630 prej 2192
  1. #1621
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    236

    Probleme ne Shqiperi, probleme ne Kosove!

    vaj vatani, Mjere mileti!

    Teoria e fqinjeve tane ka qene perhere e tille, Shqiptaret duhet te jetojne nga shtete ku bejme ne ligjin pasi ato nuk jane te afte,

    Per disa vitet e fundit qe kur u futen Amerikanet ne Kosove, ky muhabet su ndigjua me!

    Sot lajmet Shqiptare te Shqiperise ashtu si edhe ato te Kosoves vijne ere.

    Ne Kosove kryetaret e shtetit akuzohen per trafike armesh, ndersa ne Shqiperi per korrupsion dhe nxitje lufte civile! Tani ne presim qe te na shpetojne Amerikanet nga vetja jone, apo te na ofrojne solucione te problemeve qe nuk patem. Une mendon qe fati jone do kthehet se shpejti. Miqte tone do tja rrisin vleren vetes edhe do te na i shtrengojne rrypin akoma me teper. skenari ka figura te erreta. Qe kur erdhi Ambasadori i ri i Amerikes, politika Shqiptare beri hapa te nxituara dhe kontradiktore. Ato mund te jene duke ja lujte edhe majtas Edid edhe Djathtas Sales!

    Atdheu eshte ne rrezik, ne Kosove dhe Shqiperi perseri, dhe per fat te keq populli di vetem sherrin dhe ndjenja personale politike, partiake, apo tifoze!

    Une ashtu si shume te tjere qe jetojne jashte vendit kam vetem nje admiruez me tofozerine time, Nene Shqiperi! Atdheun, dhe kur hap lajmet te gazetat e huaja edhe lexoj, lufte civile ne prag shqiperi, Kosove, peshk i madh i droges Presidenti, them qe ato dun te na bejne ne bb sexi. ate qe sja bejne dot Turqve, dominim, mberthim edhe perdhunim me deshire qe mos e denoncosh fare, te bohesh vet kuva e te fortit!

  2. #1622
    DESTINY Maska e freiheit
    Anėtarėsuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    al
    Postime
    229
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    E percolla biseden me Qyfyre dhe gjeta dy gjera qe me pengojne tek ti.
    E para eshte se je njeri i ngurte fare ne bindjet tua dhe e dyta eshte se mendon me orientim nga rezultati.

    Ngurtesia te con ne qorrsokake. Kjo shihet edhe ne biseden me Qyfyre. Kur Berisha deklaroi se viktimat ishin vrare me kalibra te vegjel, i kishte akoma informacionet e para te mjekeve. Naten e pare (21 Janar) mjeket kishin deklaruar se behet fjale per kalibra te vegjel. Por te henen ne darke i degjova te thonin (ne Spitalin Ushtarak) se behet fjale per kalibra 9 mm. Pra jo kalibra te vegjel. Keshtu qe mjeket "reviduan" informacionin e tyre. Ti kete ndoshta nuk e ke lexuar, por Berisha po. Nga kjo kemi thjesht te drejte te nisemi, sepse posedon mbi tere aparatin shteteror dhe nuk mund te dine mjeket dicka pa e ditur edhe ai brenda nje kohe te shkurter. Keshtu qe Berisha nuk korigjoi deri sot asgje ne mendimin e tij fillimor, i cili tashme objektivisht dihet si jo i sakte.
    chino e di cila eshte hiearkia e gardes se republikes ketu ?

    Kryeminstri-->Ministri i Brendshem-->Komandanti i Gardes-->Km. i grupit-->ushtari.

    E di ti qe komandanti i gardes Ndrea Prendi nga kapiten eshte bere gjeneral (kapercim 4 gradash : major, nenkolonel, kolonel, gjeneral (shkel cdo lloj rreg+ligji) ). eshte nje person qe ka qene truproja personale e Kryeministrit ne 97?
    dhe po ashtu eshte krejt i pakualifkuar dhe pa integritet?

    Po qe te gjithe keta jane ushtare te bindur dhe pa urdhrin e berishes, nuk imagjinohet te bejne dicka?

    Eshte shkelje e ligjit dhe rregullores se gardes qe te qellohet nje person qe nuk ndodhet brenda gardhit. Gardistet kane shkelur ligjin qe ne castin kur qellonin me bresheri automatike ne menyre horizontale dhe perdornin plumba te vertete.

    Kushtetuta parashikon nese shpallen fajtore per vrasje min. 20 vjet burg per ushtarin dhe keshtu ai eshte i detyruar te tregoje duke thene se urdhrin e ka marre nga Komandanti dhe ky i fundit nga min. i brendshem, kryeminstri. prandaj gardistet iu dorezohen drejtetsise.

    Sala genjeu 3,4 here sepse mendoi se kamerat nuk kishin filmuar asgje por ja qe u gabua...
    Liebe -die schwankungen in mir wenn ich deine Schritte höre

  3. #1623
    Nga Rexhep QOSJA


    Shteti shqiptar vazhdon tė vrasė qytetarėt e vet; dhe vazhdon t'i vrasė me fjalė dhe me armė. Pėrvoja historike ka dėshmuar se vrasjeve shtetėrore me armė po thuaj gjithmonė u paravijnė vrasjet shtetėrore me fjalė. Nė Kosovė, gjithmonė, para se tė na vrisnin me armė shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalė politikanėt dhe shtetarėt serbė. Ėshtė e gjatė, shumė e gjatė, vrasja shtetėrore me fjalė nė jetėn e shqiptarėve: e gjatė sa ėshtė e gjatė jeta e shtetit shqiptar; e gjatė sa janė tė gjata pushtimet e pushtuesve nė historinė e shqiptarėve.
    Tė gjata janė vrasjet shtetėrore me fjalė dhe me armė edhe nė disa shtete tė tjera evropiane.
    Njėzet vitet e fundit ėshtė shtuar shumė vrasja e shqiptarėve sė pari me gojėn e politikanėve dhe shtetarėve shqiptarė e, pastaj, me armėt e policėve dhe gardistėve shqiptarė qė pėrdoreshin prej tyre.
    Kujtojeni vrasjen masive tė shqiptarėve me gojėn e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, nė mbledhjen e Kuvendit tė Shqipėrisė me 17.1.2011!
    Vrasės politik i denjė pėr tragjeditė e Shekspirit.
    Kujtojeni varrosjen e kėtyre tė vrarėve me gojėn e kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, Josefina Topalli, po nė atė mbledhje tė Kuvendit tė Shqipėrisė!
    Kujtojini varrosjet e tė vrarėve me gojėn e kryeministrit nė sa e sa mbledhje tė pėrparshme tė Qeverisė e tė Kuvendit me qeshjet cinike tė kėsaj kryetareje tė Kuvendit tė Shqipėrisė!
    Varrtare e denjė pėr Makbethin e Shekspirit!
    Pse shteti shqiptar i vret pamėshirshėm qytetarėt e vet?
    Pse shteti shqiptar i vrau pamėshirshėm tre qytetarė tė vet dhe plagosi dhjetėra tė tjerė nė demonstratėn e 21 janarit?
    Cilat janė arsyet e kėtyre vrasjeve dhe tė kėtyre plagosjeve tė qytetarėve shqiptarė nga shteti shqiptar?
    Mendėsia! Zakonet! Prapambeturia! Primitivizmi! - do tė thonė disa.
    Nuk do t'i shpjegoj vrasjet e qytetarėve shqiptarė prej shtetit tė vet me nocione tė tilla, tė lashta, edhe pse roli fatal i tyre nė kėto krime ėshtė i madh, po me nocione tė tjera, moderne.
    Shkak i vrasjes shtetėrore me gojė tė qytetarėve shqiptarė ėshtė edukata katastrofale familjare e vrasėsit, por shkak i vrasjes shtetėrore me armė ėshtė njė koncept tjetėr.
    Shkak i vrasjes shtetėrore me armė tė qytetarėve shqiptarė ėshtė koncepti romantik, anakronik, nė tė vėrtetė koncepti nė demokracitė moderne plotėsisht i tejkaluar pėr shtetin, qė pėrcakton sjelljen vrastare tė kryeministrit tė Shqipėrisė, tė pretorianėve tė tij politikė dhe tė kryetares fatale tė Kuvendit tė Shqipėrisė.
    Dhe, ky koncept romantik, nė tė vėrtetė i tejkaluar pėr shtetin lexohet nė sytė dhe nė fytyrėn e egėrsuar tė Sali Berishės, tė pretorianėve tė tij politikė; dhe partiakė! Dhe, sidomos, tė Kryetares sė Kuvendit.
    Dhe, ky koncept romantik, nė tė vėrtetė i tejkaluar pėr shtetin shqiptohet shpesh prej politikanėve dhe shtetarėve shqiptarė rreth Sali Berishės.
    E kam dėgjuar shumė e shumė herė.
    Posaēėrisht egėr tė shqiptuar e dėgjova nė prag tė demonstratės sė 21 janarit, ditėn e mbajtjes sė demonstratės, ditėn e parė pas demonstratės dhe ditėn e dytė pas demonstratės.
    Njė ditė para demonstratės e shqiptoi, figurshėm dhe shpjegueshėm, ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve, nė cilėsinė e ministrit, dhe tha: qeveria e Shqipėrisė ėshtė legjitime; ėshtė e zgjedhur me votėn e popullit; dhe, nuk mund tė rrėzohet me demonstratė. Ministri i Mbrojtjes sė Republikės sė Shqipėrisė me kėto fjalė ua ēoi kėtė porosi shqiptarėve: nė qoftė se provoni tė prishni rendin e Sali Berishės, demonstratėn tuaj do ta shtrijė pėr tokė ushtria e Republikės sė Shqipėrisė. I tha kėto fjalė ministri i Mbrojtjes sė Republikės sė Shqipėrisė dhe me hap ushtarak u zhduk nė zyrėn e tij.
    Menjėherė pas ministrit tė Mbrojtjes nė tė njėjtat media elektronike e pash dhe e dėgjova ministrin e Rendit Publik. Kėrcėnimi i tij ishte mė i drejtpėrdrejtė, kurse koncepti qė ka pėr shtetin shumė mė i qartė. Ai tha: tė gjithė ata qė do tė prishin rendin (nė demonstratė) do tė ballafaqohen me grushtin e pamėshirshėm shtetėror tė ligjit!
    Koncepti shtetėror i ministrit tė Mbrojtjes dhe koncepti shtetėror i Ministrit tė Rendit Publik tė Shqipėrisė u realizua siē e kishin menduar ata pikėrisht ditėn e demonstratės, nė tė vėrtetė siē e kishte paramenduar padishahu i tyre.
    Gardianėt e mbrojtjes sė Shtetit, nė tė vėrtetė tė Kryeministrisė, nė tė vėrtetė tė kryeministrit, nė tė vėrtetė tė Sali Berishės vranė me armėt e tyre, disa media thonė, me snaiperėt e tyre qytetarė tė paarmatosur!
    Policėt e Mbrojtjes sė Rendit Publik tė Shtetit rrahėn pamėshirshėm dhe plagosėn shumė nėnshtetas tė Republikės sė Shqipėrisė, qė bėnin demonstratė pėr njė shtet pak mė tė mirė se ē'ėshtė ky nė emrin e tė cilėt u vranė ata tė tre dhe u plagosėn ata qė u plagosėn!
    A duhej tė vriteshin ata tre qytetarė tė Shqipėrisė, qė ishin ēuar nė demonstratė pėr njė Shqipėri mė tė mirė, mė tė drejtė, mė demokratike se ē'ėshtė kjo e sotmja, e sunduar prej Sali Berishės dhe pretorianėve tė tij?
    Politikanė, diplomatė, shtetarė, intelektualė tė vendeve demokratike po thonė: Jo. Demonstruesit, njerėzit e paarmatosur, nuk duhet tė vriten, as tė plagosen, kurrė dhe kurrkund, prandaj as nė demonstrata.
    Kryeministri i Shqipėrisė dhe pretorianėt e tij politikė e partiakė thonė: Po. Duhet tė vriten!
    Dhe, thonė kėshtu jo vetėm pėr shkak tė urrejtjes sė madhe, iracionale qė shpėrthen prej syve , prej pamjes dhe prej gojės sė tyre, por edhe pėr shkak tė konceptit romantik, anakronik, kundėrdemokratik, qė kanė pėr shtetin.
    Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, tha: "Banditėt (demonstruesit - R.Q.) do tė pėrballen me atė qė nuk mund ta imagjinojnė"! E kjo: qė nuk mund ta imagjinojnė, domethėnė me zhdukje, asgjėsim tė menjėhershėm, aty, para Selisė sė tij, para Shtėpisė sė tij, para ēdo institucioni shtetėror tė cilit do t'i afrohen siē iu afruan ata me 21 janar Kryeministrisė sė tij.
    Kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, tha, dhe thėnien e tij mediat elektronike e pėrsėriten prej ēastit kur e shqiptoi deri nė ēastin kur po e shkruaj kėtė artikull: "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues ėshtė jetike pėr demokracinė"! Meqenėse ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetarėve tė vet, edhe prej demonstratės sė atyre, qė nė demonstratė nuk janė ēuar as pėr tė pėrmbysur institucionet, as pėr tė ndryshuar rendin kushtetues (jodemokratik) qė mbron kryetari i shtetit, ėshtė jetike, atėherė kundėr tyre ėshtė e lejueshme tė pėrdoren edhe armėt! Siē u pėrdorėn!
    Kryetari i Grupit parlamentar tė Partisė demokratike dhe anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike, Astrit Patozi, tha: "Rendi kushtetutar do tė mbrohet me ēdo kusht!" Vetėkuptohet se kjo me ēdo kusht do tė thotė: edhe me snaiperėt e gardistėve qė vranė tre qytetarė tė paarmatosur, edhe me kallashė, edhe me mitralozė, edhe me topa, edhe me autoblinda, edhe me helikopterė ushtarakė, edhe me minahedhės - thjesht me tė gjitha armėt! Me Policinė! Me Gardėn republikane! Me ushtrinė!
    Ata qė e duan historinė dhe ata qė e lexojnė historinė mund tė mėsojnė se fjali tė tilla, mė pak a mė shumė tė pėrpunuara, mė tė gjata a mė tė stisura, nė tė cilat ėshtė i pėrmbajtur koncepti romantik, primitiv, reaksionar, vrasės pėr shtetin, me qindra herė, me mijėra herė janė dėgjuar prej politikanėve, zyrtarėve, shtetarėve, nė tė vėrtetė pretorianėve politikė tė Musolinit, tė Hitlerit dhe tė Stalinit.
    Koncepti shtetėror qė shprehin fjalitė e sipėrthėna tė pushtetarėve tė sipėrpėrmendur shqiptarė ėshtė koncept qė mund ta quajmė si tė doni: nė daēi fashist, nė daēi nacionalsocialist, nė daēi stalinist! Nuk ėshtė e mundshme tė merrem me pėrdallimet e tyre tani.
    Ai ėshtė koncept qė fetishizon shtetin; qė mitizon shtetin! Ai ėshtė koncept qė e fashistizon, qė e stalinizon shtetin! Ai ėshtė koncept qė e bėn shtetin vrasės tė qytetarėve tė vet kurdo ata shprehin pakėnaqėsi me gojė a me sjellje pėr shtetin qė sundojnė ata qė kanė atė koncept.
    Koncepti shtetėror qė shprehin fjalitė e sipėrthėna tė pushtetarėve tė sipėrpėrmendur shqiptarė vetėm koncept demokratik nuk mund tė jetė kurrė.
    Demokracia moderne nuk e shenjtėron, nuk e fetishizon, nuk e mitizon shtetin. Nė demokracinė moderne shteti ėshtė njė servis i qytetarėve, qė u shėrben qytetarėve. Shtetarėt punojnė nė atė servis pėr t'i shėrbyer popullit. Domethėnė: shteti ėshtė i popullit e jo i servistarėve.
    Nė demokracitė moderne ndaj demonstratave, prandaj, nuk reagohet me ēdo mjet shtetėror! Demokrcia nuk i vret qytetarėt e vet pėrpos kur kryeministrat e saj bėjnė politikė tė ēmendur si Ben Alia i Tunizisė...!
    Nė demokracitė moderne kurrė asnjė zyrtar nuk mund tė thotė siē tha kryeministri i Shqipėrisė: "gardistėt (vrastarė, qė kanė vrarė tre qytetarė tė paarmatosur) kanė mbrojtur kryeministrinė! Kanė mbrojtur institucionin shtetėror". Nė demokracinė moderne kurrė nuk mund tė ndodhė qė qeveria, shteti, t'i shpėrblejė me njė rrogė mė shumė e t'i shpallė heronj vrasėsit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shpėrblen dhe nxit vrasjen e qytetarėve tė vet. Shpėrblime tė tilla mund tė japė vetėm shtetari kriminel.
    Nė demokracinė moderne nuk mund tė mendohet, prandaj as tė thuhet, se "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues janė jetike pėr demokracinė". Institucionet demokratike mund tė jenė tė ndryshme: institucione demokratike tė tipit skandinav, institucione demokratike tė tipit francez, institucione demokratike tė tipit gjerman, institucione demokratike tė tipit anglez, institucione demokratike tė tipit amerikan. E tė tjera. Por institucione demokratike kurrė nuk mund tė jenė institucionet qė Sali Berisha me pretorianet e tij, detyrohet t'i mbrojė me tė gjitha mjetet, prandaj ruajtja e tyre nuk mund tė jetė jetike pėr demokracinė.
    Dhe, njė fjali e tillė nuk mund tė shqiptohet nė kontekstin nė tė cilėn e shqipton kryetari i Shqipėrisė; dhe, njė fjali e tillė nuk mund tė shqiptohet nė situatėn nė tė cilėn e shqipton kryetari i Shqipėrisė. Institucionet jodemokratike tė Shqipėrisė nuk e kishte ndėrmend t'i pėrmbyste kush me 21 janar. Dhe, ata qė u ēuan nė demonstratė e thanė shkoqur: ne nuk duam tė ndėrrojmė pushtetin me dhunė; dhe ne nuk duam tė marrim pushtetin me dhunė: ne kėrkojmė vetėm zgjedhje tė parakohshme. Le ta thotė populli, nė zgjedhje tė parakohshme, tė lira, pas zgjedhjeve tė vjedhura, se prej kujt dėshiron tė jetė i qeverisur.
    Demokracia moderne, demokracia demokratike e jo feudale, e jo fshatare, e jo fashiste, e jo staliniste nuk i pret me plumba demonstruesit qė futen nė institucionet e shtetit pa leje, pa kėrkesė po me protesta, me pankarta e me demonstrata. Shembuj tė sjelljes sė tillė tė demokracisė moderne ndaj qytetarėve tė vet nė Evropė po shohim qe sa vite.
    Institucionet shtetėrore janė institucione tė popullit, tė tė gjithė qytetarėve dhe atyre u njihet e drejta, natyrore, sipėrore, tė hyjnė nė to kur pajtohen dhe kur nuk pajtohen me to, kur i pranojnė dhe kur ngrihen pėr ndėrrimin e qeveritarėve e, sidomos, tė uzurpatorėve, tė despotėve tė tyre.
    Qeveritarėt e institucioneve shtetėrore demokratike nuk frikėsohen prej qytetarėve tė vet, nuk frikėsohen prej protestave dhe demonstratave tė qytetarėve tė vet, prej hyrjes sė tyre nė to.
    Prej qytetarėve tė vet, prej protestave dhe demonstratave tė qytetarėve tė vet, frikėsohen qeveritarėt dhe qeveritaret qė kanė arsye tė frikėsohen prej tyre: frikėsohen qeveritarėt dhe qeveritaret qė e gėnjejnė popullin, siē e gėnjen pandėrprerė kryeministri Sali Berisha, qė e tallin siē e tall Jozefina Topalli jo vetėm kur e krahason Shkodrėn e pėrmbytur me Venedikun, qė e nėpėrkėmbin, qė ia vjedhin e ia plaēkisin pasurinė siē ia vjedhin dhe plaēkisin zyrtarė tė lartė shqiptarė, qė e bėjnė korrupsionin sistem siē e ka bėrė Sali Berisha me pretorianėt e tij qeveritarė, qė e bėjnė qeverinė skuadėr biznesmenėsh e familjarėsh tė biznesmenėve, qė bėjnė politikė shtetėrore tė shtetit tė 500 pasanikėve dhe 3 milionė fukarenjve, qė ia mbyllin gojėn popullit siē ia ka mbyllur Sali Berisha nė shumicėn e medieve elektronike, tė tipit Klan, ABC-njuz, TVSH e tė tjera, qė e vrasin siē po e vret Sali Berisha me pretorianėt e tij tani dhe siē e vrau mė 1997.
    Prej qytetarėve tė vet, prej protestave dhe demonstratave tė qytetarėve tė vet, frikėsohen qeveritarėt dhe qeveritaret qė, megjithatė, nuk e harrojnė mėsimin historik: ata qė nė pushtet mbahen me gėnjeshtra e me dhunė ata prej dhunės do tė vdesin!
    Fjalėt qė po shqipton, sidomos fjalėt nxitėse tė luftės qytetare qė shqiptoi nė mbledhjen e qeverisė mė 23 janar, sjelljet qė po bėn kėto ditė sidomos shpallja e kryetarit tė Partisė Socialiste dhe kryeprokurores shtetėrore grushtshtetas, tė jashtėligjshėm, qė presin gjyqin e tij, tregojnė se Sali Berisha ėshtė i pushtuar prej mendimesh se ka shumė arsye tė frikėsohet; dhe, tė rrethohet me gardistė tė snaiperizuar nė kėshtjellėn e tij qeveritare; pas 21 janarit 2011 edhe mė shumė se deri mė 21 janar 2011.
    Prishtinė 23.1.20
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #1624
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga freiheit Lexo Postimin

    Eshte shkelje e ligjit dhe rregullores se gardes qe te qellohet nje person qe nuk ndodhet brenda gardhit. Gardistet kane shkelur ligjin qe ne castin kur qellonin me bresheri automatike ne menyre horizontale dhe perdornin plumba te vertete.

    Sala genjeu 3,4 here sepse mendoi se kamerat nuk kishin filmuar asgje por ja qe u gabua...
    personat u futen brenda gardhit, te gjithe e pame.
    po sulmi me makine si te duket ty?
    po njerzit e armatosur me arme, granata...si te duket ty
    po qe hetimi nuk do behet kurre se kriminelet te gjithe u leshuan, kete e kupton ti.
    po qe organizatoret e ketij rrethimi po bejne plane per nje sulm tjeter, edhe kete e kuptoni ju.

  5. #1625
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2010
    Postime
    50
    Sali Shpella me perpjekjet e tij te deshperuara per tu ngritur moralin policeve dhe gardisteve kriminele, qe bejne qitje mbi trupa shqiptaresh te paarmatosur, qe ekzekutojne me gjakftohtesi njerez te thjeshte ( shiheni videon e vrasjes se Ziverit, ndjese paste ), po ja ben varrin vehtes. Izolimi i tij edhe nga bashkesia nderkombetare, do te marre ne oret dhe ditet ne vazhdim, permasat e nje orteku qe s'mund te ndalet me. Kjo qenie thellesisht antidemokratike, primitive, ē'njerezore do te perballet shume shpejt me drejtesine. Destinacioni i tij tashme i percaktuar eshte Haga, ku do te jape llogari per gjenocid dhe krime kunder njerezimit. Bashke me te do te jene edhe "shoket e luftes" Basha, komandanti i gardes, Mediu etj.
    Tung

  6. #1626
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Te me fale i shoqi i Ina Rames, por kjo vetem per prokurore qe sja mbush. Prokurori i shtetit eshte tjeter kaliber or bab. Ska as pamje, as pregatitje , as profesionalizem.
    Te shkrete shqiptar qe genjehen. Kujtojne se Departamenti i Shtetit nuk ben pune tjeter po eshte fokusu tek Demonstratat shqiptare dhe antishqiptare. Dhe Fbi eshte pa pune dhe do meret me fshataret qe kish mbledhur Ruci per detashment sulmi.
    Shkoni o popull dhe punoni. Mos digjni makina, mos godisni police, mos luni me zjarrin. Te mencmit dikur kan pas thane: ne cezmen e qeverise as uje mos pi.
    Moret vesh? Ikni tani , shperndahuni se late kalamojt pa buke
    Heeej
    Shqipėria ėshtė e Bukur
    Shqipėria ėshtė mė e Madhe.....

  7. #1627
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Njerez si Rexhep Qosja , Andrea Stefani apo Mustafa Nano me shoke jane emocionalisht kunder Berishes.

    Per vrasjet ne duhet te fillojme nga shkaku. Kush ishte shkaku qe vdiqen 3 persona? Shkaku ishte dhuna . Kush shkaktoi dhune ? Ai qe organizoi dhunen , ai qe urdheroi dhunen, ai qe i la vetem me dhunen pa e marre fare mundimin qe te vinte e ti qetesonte turmen e terbuar me energji dhune .
    Te gjithe e dime kush e organizoi demostraten. Te gjithe e pame se si filloi dhuna dhe si mbaroi me viktima .Policia dhe Garda u rrethua dhe u sulmua,ne rrethanat qe plasi dhuna ndodhen vrasjet. A mund te kishte viktima nese demostrata nuk do kishte dhune ? A do kishte viktima nese demostrata do ishte paqesore ?
    Pse fajesojne totalisht qeverine per vrasjet dhe nuk fajesojne ate qe organizoi dhunen ? Sepse viktimat perdoren politkisht me urrejtje emocionale kunder Berishes ,kjo gje u verbon te shikojne shkakun .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 25-01-2011 mė 21:37
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #1628
    Natyrisht se eshte shume per keqardhje vrasja e 4 protestuesve ne protestat e 21 Janarit 2011, mirepo fuqimisht i perkrahi ato protesta, sepse te protestosh eshte e drejte themelore e nje shoqerie demokratike dhe nje shteti i cili pretendon te jete demokratik. Mirepo vrasjet e qellimshme e protestuesve nga ana e gardes e cila eshte nen kontroll te qeverise ajo aspak nuk eshte demokratike dhe aspak fare nuk ka te beje me demokracine perendimore e europiane.

    Protestat e 21 Janarit aspak nuk ishin te dhunshme qe te rreagohej ne ate mase te eger nga ana e gardes. Ato protesta aspak nuk ishin te dhunshme per prishjen e rrendit dhe te ligjit qe te rreaggohej ne ate mase te eger nga ana e gardes. Protestuesit ( Populli ) nuk ishin te arrmatosur me kallasha, me pistoleta, me bomba apo me ndonje arme tjeter qe mund te prishej rrendi dhe ligji e qe te rreagohej ne ate mase te eger nga ana e gardes.

    Ne cdo vend te botes - demokratike ka protesta e demonstrata bile edhe me te dhunshme se sa ato te 21 Janarit ne Tirane, por kurr asnjehere qeveria e shteteve me vlera demokratike e ligjore nuk shtine apo vrasin protestuesit ( popullin e tyre ) me arme te zjarrit. Demonstrata e Protesta ka kudo neper boten demokratike - SHBA-te, Britani te Madhe, France, Gjermani e shume shtete tjera, por asnjehre qeveritaret e ketyre shteteve nuk kerkojne nga policet apo gardistet e tyre te shtine mbi popullin e tyre sikurse sic e beri Sali Berisha me 21 Janar - 2011.

    Ndonjehere kam pershtypjen se ne si popull - komb - nje pjese e konsiderushme - jo te gjithe mbeshtesim njerezit te cilet nuk ja vlen fare ti kemi ne pushtet si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove e ne Iliride e gjetiu. Jemi shume nje popull laik dhe fare nuk mesojme nga mesimet dhe historia e gjer tanishme

    Ne i harrojme shume gjera negative te cilat po ndodhin si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi. Ne po harrojme se pse kemi ardhe gjer ne kete gjendje kaq te mjerushme dhe ne fakt kush jane ata te cilet e praun si Kosven e si Shqiperine ne keto rrethana aq te veshteria.


    Shtrohet pyetja kryesore kush destabilizon vendin: Populli qe proteston per jete me te mire atje, apo qeveria e tanishme e Sali Berishes qe shtin garden e policine te shti e te vrase shtetasit e vet.


    Ju qe jeni kunder kunder ketyre protestave te popullit dhe thuani qe keto protesta destabilizojne vendin. Kam ca pyetje ?

    Kush ne fakt eshte Destabilizues kryesor i Vendit - Populli qe proteston per drejtesi e per nje jete me te mire apo - Sali Berisha e Qeveria e Tij te cilen ne mbledhjen e sigurimit Ushtarak Shteteror therret ne mbledhje Damir Fazliqin - Nipin e Cetnikut Serb ?


    Kush ne fakt eshte Destabilizues kryesor i Vendit - Populli qe proteston per jete me te mire dhe kunder pa drejetsive qe po i behen atij nga ana e kesaj qeverie - apo Sali Berisha e Qeveria e Tij qe ben marrveshje me palen greke per shitjen e territorit ujor te shqiperise ?


    Ju gjithashtu po harroni se Sali Berisha i shiti nafte Serbise gjate luftes ne Bosnje dhe masakrave qe pala serbe bente ne Kosove, kur vete Serbia ishte nen sanksione nga nderkombetaret ne ate kohe.

    Ju gjithashtu po harroni se vajza e Sali Berishes me Lulzim Bashen punuan dhe u pasuruan ne Veri Te Mitrovice kur punonin me Serbet kunder Shqiptareve ne zyret e UNMIKUT.

    Ju gjithashtu po harroni viktimat e Gerdecit, ku boterisht dihet se Gerdeci u be ne kohen kur Sala ishte Kryeminister.

    Ju gjithahstu harroni se nuk u be hapja e kutive por djegja e ketyre nga ana e Salos.

    Ju Harroni se sa ishte Saloja ne Pushtet ne kohen e luftes se Kosoves, te gjithe luftetaret e lirise te Ushtrise Clirimtare te Kosoves burgoseshin dhe u quajten Terrorista nga vete Saloja, dhe vete Sali Berisha ne ate kohe kerkonte nga haga qe te beheshin deshmit kunder ketyre luftetareve.

    Para se te paragjykojme duhet te gjykojme drejte per ate se kush eshte Destabilizuesi me i madh i Vendit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #1629
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    E percolla biseden me Qyfyre dhe gjeta dy gjera qe me pengojne tek ti.
    E para eshte se je njeri i ngurte fare ne bindjet tua dhe e dyta eshte se mendon me orientim nga rezultati.

    Ngurtesia te con ne qorrsokake. Kjo shihet edhe ne biseden me Qyfyre. Kur Berisha deklaroi se viktimat ishin vrare me kalibra te vegjel, i kishte akoma informacionet e para te mjekeve. Naten e pare (21 Janar) mjeket kishin deklaruar se behet fjale per kalibra te vegjel. Por te henen ne darke i degjova te thonin (ne Spitalin Ushtarak) se behet fjale per kalibra 9 mm. Pra jo kalibra te vegjel. Keshtu qe mjeket "reviduan" informacionin e tyre. Ti kete ndoshta nuk e ke lexuar, por Berisha po. Nga kjo kemi thjesht te drejte te nisemi, sepse posedon mbi tere aparatin shteteror dhe nuk mund te dine mjeket dicka pa e ditur edhe ai brenda nje kohe te shkurter. Keshtu qe Berisha nuk korigjoi deri sot asgje ne mendimin e tij fillimor, i cili tashme objektivisht dihet si jo i sakte.

    Per kete arsye njerezit kane te drejte te kritikoje Berishen. Ai duhet te dali tanime dhe te njoftoje te gjithe mbi informacionet e reja. Dhe nese keto informacine deshmojne se vrasjet jane bere nga gardistet apo policet tjere, duhet te mer masat e nevojshme kunder tyre. Ato qe i parasheh ligji. Nese nuk e ben, gabon shume dhe u jep te drejte te gjitheve te mos kene besim ne te.

    Por kete arsye ti nuk e pranon, sepse ke mendim te orientuar ne rezultat. Pra nuk pyet se pari se cfare eshte e drejte per te gjykuar me pas se kush ka vepruar drejt, por se pari pyet veten, tek cili rezultat deshiron te dalesh, per te mare pastaj vec ato informacione ne sherbim, te cilat ne cilendo menyre i sherbejne "rezultatit" tend.

    Me e pakta qe ke merituar eshte te te behet nje "bann" per te gjitha temat qe kane te bejne me Berishen. Sepse nuk je neutral. Dhe keso njerez ne keto dite s'i duhen as Berishes, as Shqiperise.

    Korigjo mendimin tend. Perdor jurisdiksionin shqiptar dhe gjyko se si duhet te veproje Berisha ne lidhje me te vraret.
    me duket se po shume kohe ku plumbat 9mm jane perdorur ne gazete/lajme
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  10. #1630
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    E percolla biseden me Qyfyre dhe gjeta dy gjera qe me pengojne tek ti.
    E para eshte se je njeri i ngurte fare ne bindjet tua dhe e dyta eshte se mendon me orientim nga rezultati.

    Ngurtesia te con ne qorrsokake. Kjo shihet edhe ne biseden me Qyfyre. Kur Berisha deklaroi se viktimat ishin vrare me kalibra te vegjel, i kishte akoma informacionet e para te mjekeve. Naten e pare (21 Janar) mjeket kishin deklaruar se behet fjale per kalibra te vegjel. Por te henen ne darke i degjova te thonin (ne Spitalin Ushtarak) se behet fjale per kalibra 9 mm. Pra jo kalibra te vegjel. Keshtu qe mjeket "reviduan" informacionin e tyre. Ti kete ndoshta nuk e ke lexuar, por Berisha po. Nga kjo kemi thjesht te drejte te nisemi, sepse posedon mbi tere aparatin shteteror dhe nuk mund te dine mjeket dicka pa e ditur edhe ai brenda nje kohe te shkurter. Keshtu qe Berisha nuk korigjoi deri sot asgje ne mendimin e tij fillimor, i cili tashme objektivisht dihet si jo i sakte.

    Per kete arsye njerezit kane te drejte te kritikoje Berishen. Ai duhet te dali tanime dhe te njoftoje te gjithe mbi informacionet e reja. Dhe nese keto informacine deshmojne se vrasjet jane bere nga gardistet apo policet tjere, duhet te mer masat e nevojshme kunder tyre. Ato qe i parasheh ligji. Nese nuk e ben, gabon shume dhe u jep te drejte te gjitheve te mos kene besim ne te.

    Por kete arsye ti nuk e pranon, sepse ke mendim te orientuar ne rezultat. Pra nuk pyet se pari se cfare eshte e drejte per te gjykuar me pas se kush ka vepruar drejt, por se pari pyet veten, tek cili rezultat deshiron te dalesh, per te mare pastaj vec ato informacione ne sherbim, te cilat ne cilendo menyre i sherbejne "rezultatit" tend.

    Me e pakta qe ke merituar eshte te te behet nje "bann" per te gjitha temat qe kane te bejne me Berishen. Sepse nuk je neutral. Dhe keso njerez ne keto dite s'i duhen as Berishes, as Shqiperise.

    Korigjo mendimin tend. Perdor jurisdiksionin shqiptar dhe gjyko se si duhet te veproje Berisha ne lidhje me te vraret.
    Pervec se "burimeve te panjohura" te cilat iu referohet T-CH, nuk ka asnje deklarate zyrtare per nje ekspertize mjeko-ligjore dhe balistike ne lidhje me plumbat dhe plaget. Per me teper, vete kryeprokuroria sot kerkoi ndihmen per ekspertizen nga ekspert te huaj. Per mos lene jashte mundesine, mund te jete qe jo vetem garda perdor arme me plumba 9 mm. Gjithesesi, keto jane gjera qe i vendos ekspertiza dhe prokuroria, prandaj nuk mendon se eshte pak shpejt per te nxjerr konkluzione?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •