
Postuar mė parė nga
EDLIN
Idrizi hedh poshtė pretendimet e Dik Martit:
Po barazoni xhelatin me viktimėn nė Kosovė, siē ndodhi nė Ēamėri
Fjalimi i plotė i z. Shpėtim Idrizit:
Do tė dėshiroja shumė qė beteja ime e parė politike, kėtu tė ishte pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut nė Evropė, pėr tė cilat kam luftuar si student nė 1990, duke rrėzuar njė nga diktaturat mė tė egra komuniste tė kontinentit. Mjerisht, sot duhet tė merrem me diēka tjetėr! Z. Reporter, i nisur nga indiciet e njė libri, me iniciativė ruse, me ndihmėn e Serbisė, i etur pėr publicitet, tenton pa asnjė provė nėpėrmjet njė raporti, tė vendosė nė bankėn e akuzės: Bashkimin Europian, SHBA, Kosovėn, Shqipėrinė, Hashim Thaēin dhe UĒK-nė! Bernd Posselt, deputet i Parlamentit Europian, e quan Z.Marty demagog, njeri qė keqpėrdor postin e tij, duke ngritur akuza pa prova! Denis MacShane, ish-sekretari britanik pėr Evropėn thotė se qė nga koha e diktatorit kamboxhian Pol Pot, nuk janė bėrė deklarata kaq sensacionale pėr njė lider nė detyrė si Thaēi. Nėse unė i fshehur pas imunitetit tim do bėja si zoti Marti me romanin e tij, do tė mund ti thoja se: Tre dėshmitarė, qė kanė frikė tė identifikohen, mė kanė njoftuar se ai ka marrė para nga Serbia. Por unė sjam Dik Marti dhe z. Reporter nuk eshte Dan Brown, ndaj do tė them diēka mė tė arsyeshme!: A thua ju z. Reporter i besoni naivisht tregimet e gazetės serbe Kurir, qė nė 2006, akuzonte dhe tė nderuarin Kushner se kishte marrė pjesė nė trafikun e organeve? E qė NATO-n u paskėsh ofruar baza? Nė raportin tuaj , nuk ka tė paktėn njė emėr tė vdekuri qė i kanė marrė organet! Mirė dėshmitarėt e gjallė qė kanė frikė, po tė vdekurit pse mungojnė nė raportin tuaj? Kėtu dua ti them Z.Reporter: Lexoni intervistėn e kirurgėve zviceranė, apo Goran Kronjės, shef i departamentit tė transplanteve tė spitalit ushtarak tė Beogradit, nė revistėn serbe Svjedok, tė janarit 2011, i cili thote: Nėse doni tė turpėroni dikė nė Prishtinė, gjeni diēka tjetėr dhe mos shpikni se nė malet e Shqipėrisė e Kosovės mund tė bėhen transplante, Organet nuk janė njė flash drive, qė mund tė futen nga njė trup nė njė tjetėr. Historia ėshtė e mbushur plot me pėrmbysje tė tė vėrtetave, prej shteteve me kapacitete propagandistike tė mėdha nė rrafsh botėror. Xhelatėt falė kėsaj teknologjie tentojnė tė barazohen me viktimat. Madje janė ndėrruar rolet. Nė ndėrrmarjen e z.Reporter, qė i ka kushtuar dy vjet e gjysmė kohė dhe para KE-sė, ka diēka tė ngjashme. Unė kam njė eksperiencė personale qė mė bind pėr kėtė. Unė i pėrkas popullsisė ēame, viktimė e gjenocidit dhe spastrimit Etnik, nė fund tė Luftės sė dytė botėrore, kur skishte as CNN, as Kėshill Evrope, qė tė dokumentonte gjithė krimet. E vėrteta e atij gjenocidi mbi ēamėt, hebrenjtė e Greqisė, qė unė dhe familja ime e dimė mirė, asnjėherė sėshtė mėsuar nga bota. Unė jam shume i ndjeshėm se, nė atė kalvar Biblik kam pasur tim gjysh dhe babain tim 2-vjecar, qė nuk e panė mė kurrė vendin ku kishin lindur. Serbia e Miloshevicit ka pėrdorur furrat e fabrikave pėr tė zhdukur kufomat nga frika e ndėshkimit ndėrkombėtar, ndėrsa sot paraqet shqiptarėt si xhelatė! Dua tu kujtoj se, Kosova prej vitit 1999 ėshtė vendi mė i monitoruar ndėrkombėtarisht prej Nato-s, EULEX-it etj., ndaj njė pjesė e krimeve qė thotė i nderuari reporter thjesht smund tė ndodhin. Qeveria e Shqipėrisė dhe e Kosovės duan hetime dhe janė shprehur zyrtarisht pėr kėtė . Kjo ProjektRezolutė nuk shton asgjė, ngjan e padobishme. Bota sot e ka kuadrin legal pėr tė bėrė hetime nė Kosovė dhe Shqipėri. Ajo duhet tė ketė vetėm njė nen: tė kryhen hetime dhe reporteri tė paraqesė prova nė publik dhe Kosova tė jetė pjesė e Kėshillit tė Europės. Pėr tė plotėsuar mungesėn e tyre kėtu, popullsia e Kosovės ka dėrguar, pranė Kėshillit tė Europės, njė peticion, tė firmosur nga mė shumė se 260.000 njerėz, qė besojnė tek ne dhe demokracia. Unė i kėrkoj kėsaj salle tė nderuar tė hedhė poshtė projektrezolutėn.Ajo nuk ndihmon nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve midis Shqiptarėve tė Kosovės dhe Serbėve, por i pėrkeqėson ato. Kėshilli i Evropės nėpėrmjet projektrezolutės urdhėron EULEX-in, trupėn mė tė specializuar europiane, dmth urdhėron BE-nė tė bėjė hetime, ndėrsa hetimet pėr akuzat e tij janė nė vazhdim e sipėr, pas atyre qė janė bėrė prej UNMIK, Gjykatės sė Hagės, pa rezultat.
Krijoni Kontakt