2011-01-23Mimoza Dervishi (KERKO ...)HUMBĖS, MOS THELLONI HUMBJEN
Njė vrasės nė krye tė vendit
Paqe – Ligj – Liri – Demo – Kra – Ci!
Njeriu qė veshi nė zi mijėra nėna shqiptare nė 1997-ėn, njeriu i grushtit tė shtetit nė 1998-ėn, pronari i 26 varreve tė Gėrdecit, vrau pėrsėri. Serial killeri shqiptar e ka emrin Sali Berisha. Historia po i ndėshkon shqiptarėt, po i ndėshkon pse nuk ndėshkuan kriminelin, pse jo vetėm e lanė tė lirė tė bridhte rrugėve, por edhe e veshėn me pushtet dhe me armė. Dikur jo gjithēka mund tė filmohej nė kamera, sepse kishte vetėm njė televizion shtetėror, vegėl nė duart e tij. Sot jemi nė kohėra tė tjera, ku kamera ka plot dhe videoja tronditėse ku shqiptarėt vriten pėrballė Kryeministrisė nga plumbat e gardistėve, bėri xhiron e botės pa u mbyllur mirė 21 janari. Vriten shqiptarė tė pafajshėm pa asgjė nė duar, po thjesht me zėrin e tyre pėr tė protestuar njė pushtet hajdut, tashmė botėrisht dhe vrastar. Faleminderit Zotit pėr kamerat dhe gazetarėt e terrenit, po jo e njėjta gjė mund tė thuhet pėr njė shpurė analistėsh, qė megjithėse kėtė video e kanė parė qysh natėn e protestės, akoma bėrtasin se fajin e ka opozita. Cilin faj? Fajin pėr tė protestuar?
Kur Berisha ishte nė opozitė ekzistonte frika e madhe se mund tė shkaktonte rrėmuja, tė cilat sa herė i ka bėrė, i ka shoqėruar me viktima. Tani qė ėshtė nė pushtet ėshtė frika pėr tė mos protestuar, se Berisha tė vret.
- Shqiptarė trutharė qė udhėhiqni opinionin publik, nuk e kuptoni qė jemi tė gjithė peng i njė vrasėsi, i njė ish-komunisti tė devotshėm tė mbrujtur me mėsimet e Enver Hoxhės e tė ngrohur shpirtėrisht e fizikisht nė oxhaqet e tij! Nė qoftė se nuk dini dhe nuk keni si ta mbroni Berishėn, tė paktėn heshtni dhe mos ndotni mė shumė.
- Prokurore e Shqipėrisė: ėshtė koha dhe shansi yt tė tregosh qė ekziston, pėrndryshe ik me tė njėjtėn heshtje, qė ke pėrcjellė tė gjitha gjėmat, korrupsionet dhe mashtrimet qeveritare.
-Kolegė tė medias joqeveritare: tani qė e patė dhe e dini se kush qėlloi mbi shqiptarėt e pafajshėm, nuk ka mė kuptim tė bėni tė paanshmin nė rastin mė tė mirė. Nuk ka mė kuptim tė jepni deklaratat e turpshme tė Sali vrasėsit apo hajdutit Meta, qė paturpėsisht shan shqiptarėt qė dolėn nė miting, si flokėpalarė e rrugeēėr. Sigurisht, shqiptarėt e rrugės sė protestės mund tė jenė tė palarė e tė pangrėnė, sepse paratė dhe bukėn e pėrditshme ja ka vjedhur Meta dhe banda e hajdutėve nė qeveri. Kjo ėshtė arsyeja qė ata protestojnė, qė tė vishen, hanė dhe rrojnė si njerėz dhe njė derri tė pangopur si Meta t’i tregojnė vendin shpejt.
Edicionet e lajmeve dhe sinjalin televiziv qė keni shansin ta ushtroni, kthejeni 24/7 nė njė apel kundra qeverisė vrastare, siē do bėnte ēdo koleg juaj nė botėn demokratike. Aty, nė sheshin pėrballė Kryeministrisė, plumbat ju kaluan rrėzė veshėve, pse po bėnit detyrėn tuaj. Kjo besoj ėshtė mjaftueshėm t’ju bėjė tė ndėrgjegjshėm tė shihni se ēfarė qeverie keni pėrballė dhe tė keni guximin tė paktėn tė bėni pyetjet e duhura pėrballė Saliut dhe bandės se tij kriminale. Vėrtetė ata kanė armėt dhe ju vetėm fjalėn, por nėse nuk do dini ta pėrdorni atė, nesėr ėshtė radha e funeralit tuaj. Mund tė kishte qene qė dje.
- Zoti ambasador i Shteteve tė Bashkuara: nė Amerikėn tėnde dhe Amerikėn e fėmijėve tė mi, nė vendin qė e dua pėr vdekje njėsoj si Shqipėrinė time, njerėzit nuk qėllohen me plumba nga dritaret e Shtėpisė sė Bardhė. Nė Amerikėn tėnde dhe Amerikėn e fėmijėve tė mi, nė vendin qė e dua pėr vdekje se fjalėn ma bėn tė lirė, kam parė njerėz qė protestojnė pėrditė, nė raste festash apo zie, nė inaugurime presidentėsh e nė pėrvjetorė lirie. Kam parė dinjitarė tė shtetit tėnd qė japin dorėheqjen kur akuzohen pėr njė tė njėmijtėn e zullumeve tė Saliut dhe Metės, madje largohen nga jeta publike, edhe pse mė vonė provohen tė pafajshėm. Nuk di qė ndonjėri prej tyre tė ketė marrė armėt e tė qėllojė popullin pse u kap me presh nė duar. Please, tregoi shqiptarėve se protesta ėshtė normė nė demokraci dhe se janė nė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar tė lirė dhe jetuar mirė, pėr tė mos u vjedhur e pėr tė mos u vrarė ne mes tė ditės. Tregoi qė fjala e lirė nuk vritet me plumba. Dhe kur tė kesh kohė, shfleto arkivėn e selisė ku po qėndron ose bėji njė telefon zonjės Marisa Lino, do ketė ē'tė tė tregojė pėr Saliun. Qėndrimet e gurta, se fajin e ka dhe njėra palė dhe tjetra nuk pinė mė ujė nė njė Shqipėri me varre hapur, e sidomos kur varrmihėsi ėshtė qeveria.
- Shqiptarė tė tulatur nga varfėria, dhuna dhe tmerri, punonjės tė administratės shtetėrore, qofshi apo jo pėrkrahės tė Sali Berishės: mos dilni nė antimitingun e tij tė sė mėrkurės. Do t’ju vrasė e do thotė ju vrau opozita. Ose edhe nėse dilni, kini guximin tė protestoni kundra tij. Viktimat kurrsesi nuk mund tė suportojnė vrasėsin e tyre. Dhe, sot nuk ka mė tė majtė dhe tė djathtė, sot jemi tė gjithė shqiptarė tė pikėlluar, viktima tė Sali Berishės. Ėshtė koha tė ndahemi njėherė e pėrgjithmonė nga njė vrasės.
edhe mos te me citoj ndonje nga nga ju pedeistat se ja u shkaperdheva ca ju permban pragu shpis.
Krijoni Kontakt