Parimisht ke te drejte. Shteti jo vetem qe ka te drejte, por edhe eshte i obliguar ndaj qytetareve te ruaj institucionet dhe funksionimin e tij qofte edhe duke perdorur dhunen kunder jeteve te kercenueseve. Por nje gje mendoj se ka shkuar gabim ne rastin konkret. Ajo eshte se perdorimi i dhunes ne shtete demokratike (si Shqiperia qe eshte) parasheh nje shkallezim. Qe nenkupton se nuk mund te marresh ate mjet te dhunes, i cili krahasuar me kercenimin eshte jashte proporcionit. Per shembull nuk mund te vrasesh nje demonstrues me arsyen se ky gjuan me gure. Nuk mund te vrasesh nje demonstrues, nga i cili ne momentin e vrasjes nuk buron asnje kercenim. Pra duhet te zgjedhesh mjetin adekuat dhe personin apo grupin, nga i cili konkretisht dhe aktualisht buron kercenimi. Ketu me duket ka deshtuar policia dje ne disa raste. Ne shumicen e rasteve shihet qe nga videot se policia nuk ka mbireaguar apo nuk ka perdorur dhune kunder personave te gabueshem (me teper eshte vetembrojtur), por ne kete videon qe tregon se si vritet nje person prane kryeministrise shihet se parimet e parapermendura nuk jane ruajtur (sepse personi qe u vra nuk ishte as kanoses aq i rende e as nuk ishte plumbi ne koke mjet adekuat i dhunes shteterore).
Pavaresisht se cfare ka ndodhur, kreret e te dyja paleve duhet gjetur forcen per te pranuar gabimin dhe per te permiresuar ate si dhe per te bere c'eshte e mundur per te u kthyer ne normalitet.
Berisha me duket shume i ashper ne deklarata. Jam ne anen e Berishes, Edi Rama po rideshmon karakterin hipokrit e profilant, por Berisha nuk ben te harroje se eshte duke folur per qytetaret e tij si dhe te perzgjedhurit e qytetareve te tij (politikanet e opozites). Ai qe e do Shqiperine duhet te beje cmos per te u distancuar nga dhuna e djeshme si e policise si e qytetareve. Personalisht pres qe Berisha te shkoje ne varrime te te vrareve, t'ju shpreh keqardhjet dhe beje cdo gje per t'ju treguar se do e kthej dinjitetin e cdo qytetari ne vend te duhur, nese ky dje eshte shkelur me kembe.
Krijoni Kontakt