Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,386
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëri: Targat e reja evropiane, shpërndarja nis në javën e parë të shkurtit

    Targat e reja, shpërndarja nis në javën e parë të shkurtit


    Ervin KOÇI

    Brenda pak javësh do të nisë vendosja e targave të reja, të cilat plotësojnë standardet europiane. Fillimisht targat do të vendosen tek të gjitha automjetet dhe mjetet që do të hyjnë në qarkullim në Shqipëri. Në Drejtorinë e Shërbimit të Transporteve sqarojnë se targat e reja do të shmangin dhe abuzimet me mjetet e vjedhura, apo përdorimin e targave në disa lloje mjetesh. "Aplikimi me targa të reja do të fillojë shumë shpejt, bëhet fjalë për fillimin e muajit shkurt, për pak ditë sa të përfundojë procedura e tenderimit të targave. Fillimisht targat e reja do të aplikohen vetëm për personat që bëjnë targime të reja, ndryshojnë pronësinë, ose për persona të cilët kanë dëshirë. Vlera e targës do jetë e njëjtë siç ka qenë deri sot. Janë rreth 24 lloje targash dhe kanë ndryshuar të gjitha modelet e targat",- tha Kozeta Gina, drejtore e Drejtorisë së Informacionit në DPSHTRR-ë. Targat e reja do të përmbajnë dy germa, tre numra dhe sërish dy germa. Në to nuk do të specifikohet se në cilin rreth të Shqipërisë është targuar mjeti. Po kështu, targa do të përmbajë një shqiponjë blu me siglën “AL”, si dhe vitin e hyrjes së mjetit në vendin tonë.

    Targat e reja
    Brenda pak kohësh, sektori përkatës i targave në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor pritet që të nisë punën për shpërndarjen e targave të reja, të cilat do të aplikohen te mjetet e të gjitha llojeve që janë në qarkullim. Këto përfshijnë makinat e vogla, mikrobusët, autobusët, kamionët, motorët, çiklomotorët etj. Në ndryshimet e bëra listohen të gjitha mjetet e të gjitha shërbimeve, përfshirë edhe mjetet e përdorimit privat, shtetëror, mjetet taksi, ato të shërbimit diplomatik, të transportit të brendshëm dhe atij TIR, mjetet në përdorim të bujqësisë etj. “Stema zyrtare (emblema), të cilën duhet të mbajnë në të majtë targat e çdo tipi, paraqet sfondin me ngjyrën e flamurit të BE-së, blu, mbi të cilën vendoset shqiponja dhe simboli Al me ngjyrë të bardhë”, - thuhet në vendim. Sipas tij, “në të djathtë të targës, opsionale, sfondi me ngjyrën e flamurit të BE-së, blu, mbi të cilën vendoset viti i parë i regjistrimit në Republikën e Shqipërisë (brenda një rrethi të bardhë) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyrë të bardhë”.

    Shkaqet
    Numri i mjeteve në qarkullim është shumë i madh, aq sa janë përdorur thuajse të gjitha germat e rendit alfabetik në përcaktimin e targës. Duket se kjo ka qenë një nga motivet e para për hedhjen në qarkullim të targave të reja. Po ashtu, në vendimin e miratuar dje janë përcaktuar edhe standardet që kanë vendet e BE-së për targimin e mjeteve që janë në qarkullim. Por, përtej gjithë kësaj, poseduesve të të gjitha mjeteve tashmë do t’u duhet që të paguajnë taksën e re për makinën e tyre, e cila është një shumë fikse që paguajnë qytetarët në momentet që marrin në përdorim një mjet.

    PËRMASAT E TARGAVE

    a) Shenja e identifikimit për çiklomotorët:
    - formati 130 x 115 mm, figura III.3/1.

    b) Targat e regjistrimit për motomjetet:
    - formati 212 x 205 mm, figura III.3.

    c) Targat e regjistrimit të mjeteve të tjera me motor dhe për rimorkiot, përjashto ato të pikës “a” dhe “b”:
    - formati 520x112 mm, figura III.4/1;
    - formati 264 x 205 mm, figura III.4/2.”.


    MJETET QË TARGOHEN

    a) Targat e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, buxhetore dhe private: sfondi i bardhë,
    shkronjat dhe numrat të zeza, (figurat III.4/1.a, III.4/2.a dhe III.3/a);

    b) Targat e mjeteve rrugore në shërbimin taksi: sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq. shenja dalluese T (Taksi), (figurat III.4/1.b dhe III.4/2.b);

    c) Targat e mjeteve rrugore të përkohshme: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PRK (Përkohshme), (figurat III.4/l.c, III,4/2.c dhe III.3/c);

    ç) Targat e mjeteve rrugore të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese CD (Trup Diplomatik), (figurat III.4/1.d, III.4/2.d dhe III.3/d);

    d) Targat e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese TR, (figurat III.4/1.e, III.4/2.e dhe III.3/e);

    dh) Targat e mjeteve rrugore të policisë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat blu, shenja dalluese MB (Ministria e Brendshme), (figurat III.4/1.ë, III.4/2.ë dhe III.3/ë);

    e) Targat e mjeteve rrugore në provë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PROV, (figurat III.4/l.f, III.4/2.f dhe III.3/f);

    ë) Targat përsëritëse: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, (figurat III.4/l.g, III.4/2.g dhe III.3/g);

    f) Targat e makinave bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MB (Makinë Bujqësore), (figurat III.4/l.h dhe III.4/2.h);

    g) Targat e makinave teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MT (Makinë Teknologjike), (figurat III.4/l.i dhe III.4/2.i);

    gj) Targat e rimorkiove, buxhetore dhe private: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese R (Rimorkio), (figurat III.4/l.j dhe III.4/2.j);

    h) Targat e rimorkiove bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RB (Rimorkio Bujqësore), (figurat III.4/l.k dhe III.4/2.k);

    i) Targat e rimorkiove teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RT (Rimorkio Teknologjike), (figurat III.4/l.l dhe III.4/2.l).”.

    Albania

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    prap do paguhet per targat apo jane gratis
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    nje pyetje kam keto targa do ken edhe shenjen e flamurit europian ne targa ?
    Partizoni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mire bejne qe ven targa te reja maqinave por kriesorja eshte tu vihet nje tru normal shoferave, nje rregullim i hyrjedaljeve ne autostrada i rrugzave dytesore ose i hyrjedaljeve nga objektet qe mizerojne buz autostradave.
    keto smund ti bejne shqiptaret.
    duhet patjater nje komision europian gjermano suedez qe te tregoje se cfar duhet bere.. per ta disiplinuar trafikun e per te seleksionuar shoferet e per te trajnuar policin rrugore.. etjetj..

    cdo katundar injorant xhahil kriminel i lindur nga soje te felliqura ka benz e bemewe e te vret me te kur ti teket e nuk i hyn ferr ne kembe..

    saliu eshte shum mbrapa me kto gjera..

    me than se do fillonte te disiplinonte autostraden durres-tran.. lajm i mire ki por.. nuk e dim se me shqipo po e ben kte apo me te huaj..

    duhen te huaj ne cdo qeliz te administrates shqiptare..

    shqiptari vet pa u kontrolluar nga i huaji punon shum keq..

    shqiperia ka nevoj per 10 vjet regjim inspektimi nga te huajt ne cdo kazem qe hedh puntori shqiptar ne cdo bulon qe shtrengon ne cdo akt zyrtar qe shkruhet.. ne cdo fidan qe mbjell .. se cdo gje e ben me hile..


    ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Aq mire e ke thene Brari sa nuk e luan topi,te vjen keq ta thuash kete per rracen tende
    (tonen)por e verteta eshte e vertete.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    shqiperia ka nevoj per 10 vjet regjim inspektimi nga te huajt ne cdo kazem qe hedh puntori shqiptar ne cdo bulon qe shtrengon ne cdo akt zyrtar qe shkruhet.. ne cdo fidan qe mbjell .. se cdo gje e ben me hile..


    ..[/QUOTE]


    ose keto mund edhe te kryhen nga shqiptare te edukuar jashte qe jan profesionist edhe te zote.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skampin..

    me vjen mire qe me kupton drejte..

    dhe ti pik pik mir e ke..

    po eshte e veshtire te marrin fuqi inspektuse kontrolluse shqiptaret e afte e te ndershem e te kualifikuar ne bote..

    ne cdo kohe ne fakt i kemi pasur te aftet por nuku kan pasur fuqin e duhur..

    pse pak artiste agranome inxhiniere arkitekte.. kishim ne ne prag te 90-tes.. eksperte qe kuptonin se si ruhet natyra toka prodhuse pylli.. bari.. uji peshku shpezet bota bimore shtazore .. tradita qytetare ndertesat me vlera muzealja e unikja..
    por kush i pordhi ata..

    askush..

    gruaja e nje dijetari tone.. qe dikur bashk me kte dijetarin shkruanin artikuj shkencore ne shkenca dhe jeta per arkeologjine e durresit.. ku dhe punonin te dy bashke.. deri ne vitet 90-ta.. cefesht u be nje dizaj.. shefe e pallato-betonizimit.. ne ate bashki dhe me lejen e saje u varros pergjithmone cdo gjurme arkeologjike.. nga mafie betoni ne qytetin 4000 vjecar..

    qe thua ti skampin.. meqe je elbasanlli..

    nje i njohur i im ka punuar ne metallurgji..
    kur na rrinte kinezi te koka tha.. e saldonim mire ate tubin..
    sa kthente koken kinezi tha ja fusnim shkel e shko.. e kinezi na bertiste e ne e merrnim inat shokun shu se .. na cau bithen thoshim..
    e pra ne punonim tha miku ne nje fabrik qe i mbetej vendit tim kurse kinezi do ikte ne shangaj..

    e nje dizaj tha tha enveri.. kinezet ne metallurgji po na sabotojne..
    e verteta tha ish ndryshe.. tha miku.. isha vet tha deshmitar se ishim ne vet sabotatore e kinezi.. ish ndergjegja e punes se paster..

    shihni shtyllat elektrike..

    cfar ska ne maj te tyre..

    telat e korentit qe vjedh nazmiu qe furnizon klubin e tij..
    kabllot e internetit te lagjes..
    telat e telefonit te pallatit..
    kabllot e televizionit kabllor leshtor.. digitalo mutor..
    telat e korentit te vjedhur te maqos qe saldon krevate prapa pallatit..
    kavo qe mban nje llambe ndricimi te rruges..
    etjetj..
    pra nje kulsheder e frikshme..qe te kall daten..

    dhjetra ndermarrje private e shteterore qe kryejn punet e tyre pra ne nji maj shtylle druri 60 vjecare.. qe e rreh shiu e era tufani e debora.. e sopatat e varrete e gjithkujt..

    te gjithe keta shqiptare..
    shqiptar dhe kryetari bashkise qe kalon aty ..
    ju kujtonet lana dikur..
    nje hale e gjate..
    wc-ja me e gjat ne bote prej gati 5 kilometrash mu ne mes te shqiperise..
    mbi uren e saje kriesore ku hapeshin pamjet madheshtore te kesaj nevojtoreje gjigande.. kalonin cdo dote 5 her ne dite mes tjerve dhe 3 burra shteti..

    sali kelmendi..inxhinieri shqiptar e mesuesi i gjimnazeve te tiranes.. ato dit kryetar i bashkise.. pergjegjes direkt per ate wc kolosale..
    sali berisha profesori e doktori shqiptar dhe ky.. e presdenti i kohes..
    sander m.ut meksi.. inxhinieri e arkitekti e kryeministri e restauratori i mirnjohur i te bukures.. shqiptar dhe ky..

    keta te tre per vite me rade e benin sehir halenë stermadhe..

    kaq mjafton per te kuptuar.. se cfar relacioni ka shqiptari me punen..me cilesine..me estetiken..




    ..

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Targat janë për faqe të zezë, shqipja e bardhë në sfond blu, pffff, a kan tru këta njërëz apo jo? O bëje me simbolin europian, po flamurin kombëtar të mos e ndryshoni s'i tu dojë trapi. Shpresoj shumë që këto targa të kenë jetë sa më të shkurtër! E të ndërrohen me një format tjetër.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    Te paragrafi i pare thote qe "targa do të përmbajë një shqiponjë blu me siglën AL", kurse te i dyti thote qe targa "paraqet sfondin me ngjyrën e flamurit të BE-së, blu, mbi të cilën vendoset shqiponja dhe simboli Al me ngjyrë të bardhë".

    Ka ndonje foto te targave te reja?

    Gjithsesi mendoj se qofte e bardhe apo blu shqiponja, nuk ka kuptim. Duhej bere me ngjyren qe ka ne flamur

  10. #10
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Targat janë për faqe të zezë, shqipja e bardhë në sfond blu, pffff, a kan tru këta njërëz apo jo? O bëje me simbolin europian, po flamurin kombëtar të mos e ndryshoni s'i tu dojë trapi. Shpresoj shumë që këto targa të kenë jetë sa më të shkurtër! E të ndërrohen me një format tjetër.



    Jack shef nai flamur gjerman ke targa

    flamurin vejeni ke oxhaku.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •