Greket shkojne per t'u specializuar per te bere sufflaqe !!
Greket shkojne per t'u specializuar per te bere sufflaqe !!
Cdo gje eshte relative...
eh qysh sillet bota...rrzohesh shpejt prej s'nalti...
shpresoj t'pakten atyne rracistave qe e fryshin gjoksin me emigrantet e shkret t'ju kthehet dyfish..
MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON
Keta jane Grek me kombesi turke mbase....
Megjithate Greket e thone vet tani, "ne Greqi vetem Shqiptaret kane lek"
Nga shitblerjet e pasurive te patundshme ne Athine 25% u kryen nga Shqiptar kete vit, megjithese Shqiptaret perbejne vetem 6% te popullsise se Athines. Vet Banka Greke eshte e kenaqur nga ky fakt, se hidhen lek nga Shqiptaret ne tregun e ndertimeve dhe pronave.
PS Po ne Himare pse nuk i lejne Shqiptaret te blejne pasuri te patundshme?
Pse mor bur shkojne kot Greket ne Turqi???Le te vine ne shqiperi.
Papunesia ne shqiperi eshte jo me shume se 2-3 %,dhe keta jo se nuk ka pune,por nuk munden me te pine raki e te hane qofte qe ne mengjes.
Një numër i madh grekësh shkojnë në Turqi për një jetë më të mirë
Dorian Xhons, Stamboll
Zëri i Amerikës
E mërkurë, 29 Dhjetor 2010
Ndërkohë që ekonomia greke është në recesion të thellë, disa qytetarë grekë i kanë drejtuar sytë nga Turqia fqinje, veçanërisht Stambolli, për një jetë më të mirë. Ky është një fenomen tejet mbresëlënës, duke patur parasysh marrëdhëniet shpesh të acaruara mes të dy vendeve, që kur Greqia fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane në vitin 1821. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Xhons, na sjell hollësi nga Stambolli.
Eleni Varmazi është një prej grekëve jo të paktë që kanë gjetur punë në Stamboll. Ajo jep mësim në disa universitete private të qytetit..
"Unë aplikova për punë në Britaninë e Madhe, në Irlandë, në Bashkimin Evropian në Bruksel, në Qipro si dhe këtu për punë të ndryshme. Tani jam shumë e kënaqur me punën që bëj me studentët e mi. Unë e prita me kënaqësi që t’u jepja mësim studentëve turq dhe çdo gjë po shkon shumë mirë. Kushtet e mira këtu janë edhe më të përshtatshme, se sa po të kisha gjetur punë në Londër apo në Berlin. Prej këtej unë mund të shkoj në Greqi në pushimet e fundjavës”.
Rasti i EleniVarmazit duket majft mbresëlënës, duke patur parasysh marrëdhëniet tejet të acaruara mes Greqisë dhe Turqisë, që disa herë kanë qenë në prag të luftës. Por tashmë historia e Varmazit nuk është më e pazakontë.
Ionis Grigoriadhis është ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Bilkent. Ai ka blerë shtëpi në lagjen antike greke të Stambollit. Grigoriadhis thotë se fakti që një numër gjithnjë e më i madh grekësh po vijnë në Stamboll, tregon se marrëdhëniet mes të dy vendeve po përmirësohen.
"Ne jemi tani në kushte shumë të ndryshme nga ato të fundit të viteve 90-të, kur të dy vendet ishin në prag të luftës. Studentë nga Greqia vijnë në Stamboll për të mësuar turqisht. Vitin e fundit, një serial televiziv shumë popullor turk ka tërhequr shumë shikues të televizionit grek, gjë që tegon se pikëpamjet për Turqinë po ndryshojnë dhe njerëzit po e kuptojnë më mirë Turqinë, megjithëse ka pika të errëta si në shumë vende. Pra gjërat po ecin drejt marrëdhënieve më të balancuara”.
Në hapje të një ekspozite për arkitekturën greke në Stamboll, e para në këtë qytet, greqishtja dhe jo turqishtja është gjuha dominuese. Laki Vingas, një nga banorët e vjetër të komunitetit grek të qytetit, thotë se komuniteti kishte marrë të tatëpjetën, por tani ai beson se gjërat kanë ndryshuar.
"Njerëzit kishin caktuar si afat për t’u zhvendosur me krejt familjen, kohën kur fëmijët mbaronin shkollën e mesme. Prandaj nga 100 mijë banorë, ne kemi mbetur tre mijë. Ata fshihnin identitetin e tyre, emrat, fenë. Por tani ata i thonë këto hapur. Për fat të keq, shekulli i 20-të ishte një shekulli keq. Mendoj se shekulli 21 është një pikë kthese për ne”.
Në shkollën e mesme greke Zografen të Stambollit, mësuesja e anglishtes po e përgatit klasën për provimin përfundimtar. Aty janë vetëm katër nxënës. E gjithë shkolla ka më pak se 100 nxënës. Ndërsa në të kaluarën, me përfundimin e shkollës nxënësit iknin në Greqi, tani ata duan të qëndrojnë, si Natasha.
"Unë dua të bëhem përkthyese në një universitet të Turqisë, sepse unë kam lindur dhe jetoj këtu. Unë e dua Stambollin, këtu kam miq dhe dua që e ardhmja ime të jetë këtu”.
Nuk ka të dhëna zyrtare se sa grekë punojnë në Stamboll, por besohet se numri është i vogël, por në rritje. Me gjendjen e turbullt ekonomike në Greqi dhe me ekonominë në lulëzim të Turqisë, analistët besojnë se Stambolli do të jetë një destinacion për një numër gjithnjë e më të madh grekësh. Mbi të gjitha, emri “Stamboll” vjen nga greqishta, që do të thotë “unë shkoj në qytet”.
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 30-12-2010 më 17:03
c'fatkeqsi eshte per nje te huaj te jetoj ne greqi!!!! gjynof sepse me e keqa eshte se nuk e ndjejne kete fatkeqsi.
Heret a vone, europa do tja dorezoj greqin Turqis, dhe ky do te jete nenshtrimi shekullore i grekve ndaj Turqve. Selaniku do te mbushet me xhami cep me cep, ku ezani do te bucas cdo dite si njeher e nje kohe.
Ndryshuar për herë të fundit nga Mr Zeid : 30-12-2010 më 23:33
Pritet, vala tjeter e emigracionit grek .
Grekerit thone se duan te shkojne ne Turqi dhe Bullgari .
Gjendja e keqe ekonomike ne Greqi ka shkaktuar nje vale emigracioni tek te rinjte e ketij vendi.
SAN FRANCIKO - CALIFORNIA : Mediet greke deklaruan diten e fundit se numri i studenteve te rinj te ketij vendi qe po emigrojne per ti shpetuar papunesise, ne Greqi, eshte gjithnje e ne rritje.
Ne çdo 10 te rinj grek 7 prej tyre, thone se kane deshire ta lene vendin e tyre. Dhe se kur vjen puna tek ekonomia, s'ka as "patriotizem" me, deklaruan ata qe u pyeten nga media vendase.
Arsyet e kesaj çeshtjeje jane politikat ekonomike te kursimit, ulja e pagave dhe e ardhmja e erret e punesimit ne kete vend.
Qeveria greke aktualisht po perpiqet qe ta zgjidh kete problem ne te ardhmen me korrigjimin e politikave te shpenzimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Kjo vjen ne nje kohe, kur qeveria Greke, ka marre nga BE-ja dhe FMN-ja nje kredi prej 110 miliard euro.
Kjo çeshtje u perkeqesua shume pas anetaresimit te Greqise ne BE dhe rritjes se vendeve te punes ne prag te lojerave olimpike ne vitin 2004, thone ekseprtet Europian.
Por, qe me pas çdo gje ndryshoi - paunesia u rrite dhe ekonomia ra shume, aq sa qe vendi u perfshi nga protestat gjithe popullore, nga kushtet e keqija ekonomike ne vend.
The Next Eave of Greek Immigration - Vala tjeter e emigracionit grek
Nji prej gazetave me te medha greke ne Kaloforni- gazeta SFG Journal paraljmeronte qysh ne kryetitull se Grqia do te perfshihet nga "nji vale tjeter emigracionit Grek".
Madje nji analist tha se "vala e emigracionit tash ne Greqi, mund te jete me e madh ese ajo qe ka pesuar Greqia nga viti 1920 deri ne vitin 1950, ku emigruan me shume se 3 milion greker.
Ne artikullin me titull "Vala tjeter e emigracionit grek" autori i saj shkruan se ka pyetur nje student "Çfare doni te beni pasi te keni perfunduar shkollen tuaj ?" Keni menduar se do te ktheheni ne shtepi, per te marre nje pune, apo te filluar nje biznes?
Studenti i eshte pergjigj: "Ka shume pak mundesi per mua te marre nji pune ne Greqi. Ose qe une mund te filloje nje biznes ose te behem nje punonjesi te qeverise."
Nisja e nje biznesi ne Greqi eshte shume e veshtire dhe une nuk dua te jeme nje beaurocrat. Une jam duke shkuar per te filluar nje biznes ne Bullgari, ku ligjet jane me te mira dhe une mund te beje biznes ne Mesdhe. "
I pyetur nje student tjeter, per te njejten pyetje nga gazeta SFG Journal thuhet se studenti u pergjigj "mundesite jane me te mira jashte Greqise. Une mund te shkoj ne nje vend ne Bashkimin Evropian apo te vi perseri ne Shtetet e Bashkuara, per te marre nje pune te shkelqyer.
Ne Greqi, une mund te keme nje arsim te mire, por "kurr nuk mund te kem nji pune te mire, Greqia vazhdon te jete vendi i te papuneve. Edhe ne qoftese ke per te marre nje pune te mire, ne Greqi ne kete kohe "eshte njisoje sikur te jesh fitues i llotarise. "
Shkalla e papunesise tek te rinjte greke eshte mbi 20%. Ka nje sere arsyesh qe e ka shkaktuar kete, por arsyeja kryesore jane politikat e qeverise qe nuk kane punuar shume gabim ne politikat ekonomike.
Shume profesione jane te dominuara nga nje institucion me punetor te moshuar, i cili ka bere te sigurte punen e tyre me qe sherbimi eshte i gjate, dhe eshte shperblyer mire.
Keshtu qe studentet te diplomuarit, te arsimuar ne vendet e huaja apo ne universitetin ne vendin e tyre, nuk kan mundesi per pune te mire ose sipas kualifikimit te tyre.
Paga minimale mujore ne Greqi eshte 700 euro ne muaj. Kjo eshte shume e zakonshme per nje te diplomuar universitar me nje diplome qofte edhe graden master, per te marre pagen minimale te atyre zoterinjeve qe jane ne pune.
Me 700 € ne muaj ju mezi mund te mbijetojni ne Athine.
Ne gazetat greke dhe bloge ata jane bere te njohur si " Gjenrata 700 euro". Ky grup i ka bere me te zeshem pakenaqesite e tyre me qeverine aktuale dhe eshte duke protestuar vazhdimisht ne Greqi.
Prit edhe pak sa tu bjere hunda dhe do shohesh qe do mbledhin ullinj e portokalle ne turqi.
Bota eshte rrumbullake.
Shpresoj te lajne mekatet qe kane bere mbi shqiptaret keto 20 vjet.
Turqia ne gjeopolitiken e re do te jete nje vend teper i zhvilluar , krahas Rumanise, Meksikes, Kines dhe Indise![]()
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Krijoni Kontakt