Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 72
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    inshallah seshte e vertet sepse do jem shum i deshpruar dhe do kisha kerku qe ferid agani te terhiqet nga koalicioni

    keta njerz nuk jan te interesuar te punojn per kosoven ton keta njerz jan ata qe po tentojn shkatrrojn kosoven keta njerz jan ata qe po e mjelin kosoven

    PDK-ja arrin koalicion me AKR-në



    Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, janë takuar të shtunën për të lidhur marrëveshje ndërmjet këtyre dy partive për lidhjen e koalicionit për qeverisjen e ardhshme. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, e ka konfirmuar lajmin për “Kosova Sot”, duke thënë se është arritur marrëveshja në parim. Sipas tij, ende nuk janë përcaktuar modalitetet e ndarjes së ministrive, për arsye se presin certifikimin e rezultateve të KQZ-së.

    Në njoftimin e PDK-së thuhet se të dy liderët e partive politike kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Për më tepër, të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe shumetnike, për t’i siguruar Kosovës të ardhmen saj euroatlantike.



    Vullneti për

    të punuar së bashku

    Takimi ndërmjet Thaçit dhe Pacollit është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosova e Re. Në njoftimin e AKR-së thuhet se kryeministri në largim, Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së, dhe kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, janë takuar të shtunën në një vend publik, në qendër të Prishtinës, dhe me këtë rast kanë diskutuar edhe për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

    “Të dy liderët e partive politike kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve që dalin nga zgjedhjet, e në këtë kuadër edhe për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja”, thuhet në njoftim.

    Deri më tani, nuk ka konfirmime nëse edhe AAK-ja do të hyjë në koalicion me PDK-në dhe AKR-në. Zyrtarët e AAK-së zyrtarisht kanë thënë se nuk do të bëhen pjesë e këtij koalicioni.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Hm aq shume jane banalizuar keto tema,sa qe eshte e tepert te bisedohet per ta,po te gjykojme mbi opinionin e antarve te partive,na del se çdo opinin i tyre niset nga referenca partiake ,qe keto antare simpatizojne,pra nisur ky gjykim na del puna ,qe per ne shqiptaret askush nuk bene, asnje parti ,asnje lider i saj...!Ky non-sens i mbshtetur ne paragjykime dhe ne logjiken e perjashtimit te tjetrit nuk ndjell asgje te mire,perveçse rrmuje dhe anarshi e cila mund te jete fatale per kosoven ,nese partite nuk ngriten mbi interesa partiake dhe sa me pare formojne qeverine....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 18-12-2010 më 17:43

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Koalicioni i mundshëm:

    PDK-kryeministrin,
    AAK-presidentin,
    AKR-kryeparlamentarin


    Publikuar: Sot, më 18 dhjetor 2010


    Prishtinë, 18 dhjetor- Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi është duke treguar gatishmëri që pos minoritarëve t’i bëjë edhe Ramush Haradinajn e Behgjet Pacollin hisedarë në udhëheqje të institucioneve qendrore të shtetit. Burime të Kohës Ditore kanë bërë të ditur se ai parasheh që ndarjen e tri institucioneve qendrore të shtetit ta bëjë sipas formatit: kryeministri i PDK-së, presidenti i AAK-së dhe kryetari i Parlamentit i AKR-së. Mediet e afërta me PDK-në nuk e kanë përjashtuar mundësinë që së shpejti Thaçi të marrë rrugë për në Hagë, me qëllim që të bisedojë me Haradinajn pikërisht për çështjen e ndërtimit të koalicionit qeverisës. Mirëpo, me gjithë vullnetin që mund ta ketë pretendenti për kryeministër të ardhshëm për t’u parë me kreun e AAK-së, mbrojtja e këtij të fundit dyshon se mund të realizohet diçka e tillë.
    Koordinatori i mbrojtjes së Haradinajt, Michael O’Reilly, ka sqaruar të premten përmes një deklarate për shtyp se takimi mes dy liderëve për të diskutuar çështje të karakterit politik, në radhë të parë duhet iniciuar nga vetë Haradinaj.
    “Duhet theksuar se ky takim në radhë të parë duhet të kërkohet nga vetë Haradinaj, dhe duke marrë për bazë të gjitha rrethanat, një kërkesë e tillë për takim do të refuzohej nga Tribunali”, ka thënë ai.
    “Koha Ditore” përmes burimeve të veta ka marrë vesh se kryeministri në largim, në fakt ka pritur që takimin me liderin e AAK-së ta bënte në Prishtinë, pasi Tribunali i Hagës kishte vendosur që ta lironte përkohësisht Haradinajn nga paraburgimi. Por lirimi i Haradinajt u anulua vetëm një ditë para se ai të vinte në Kosovë, pasi Tribunali e miratoi kërkesën e Prokurorisë për të mos e lëshuar atë.
    Në takimin e mundshëm mes dy politikanëve që ndërtuan parti pas mbarimit të luftës së UÇK-së, është llogaritur se do të nxirrej emri i kandidatit të AAK-së për president. Nënkryetari i parë i kësaj partie, Blerim Shala është parë si njeri i mundshëm për këtë pozitë.
    “Për PDK-në është me rëndësi që të marrë një qëndrim të qartë nga lideri i AAK-së, se kush nga partia e tij do të emërohej president, ndonëse të gjitha gjasat janë që ai të jetë Blerim Shala”, ka thënë një prej zyrtarëve të lartë të PDK-së. Në PDK nuk llogarisin që lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli do ta pranojë postin e kryetarit të Kuvendit, por atë do ta delegojë te një personalitet tjetër i partisë. Jozyrtarisht thuhet se kandidat potencial për kryeparlamentar do të jenë Mimoza Kusari- Lila ose Ibrahim Gashi. Ky i fundit llogaritet të jetë më favorit për këtë pozitë, për shkak se deri tani ka ushtruar pozitën e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit dhe e njeh punën e organit më të lartë legjislativ. Ndërkaq Kusari-Lila shihet si opsion edhe për drejtimin e ndonjërës prej ministrive që do t’i takonin AKR-së. Gashi ka mohuar të jetë në dijeni që emri i tij të jetë përfolur për kryetar të Kuvendit, ndonëse nuk e ka mohuar që do ta drejtonte këtë institucion sikur atë t’ia besonte partia.
    “Së pari dua të sqaroj se nuk kam qenë në Kosovë për katër ditë rresht, sepse kam qenë në Paris në mbledhjen e Komitetit të Këshillit të Evropës, dhe nuk di se çka mund të jetë diskutuar në nivel partiak, dhe së dyti dua të tregoj se jam i përgjegjshëm në kryerjen e çfarëdo detyre që ma ngarkon partia”, ka thënë Gashi përmes një bisede telefonike.
    Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së AKR-së në koalicion qeverisës, duke rikujtuar se kjo parti nuk ka pasur asnjëherë “vija të kuqe” për asnjë parti tjetër.
    “AKR-ja është forcë konstruktive e cila është e gatshme që ta ndihmojë funksionimin e institucioneve të shtetit.
    Mirëpo është e kuptueshme që çështja e lidhjes së koalicioneve është edhe çështje e ndarjes së interesave”, ka theksuar Gashi.
    Edhe në AAK e kanë mohuar mundësinë e zhvillimit të negociatave për bashkëqeverisje me PDK-në, ndonëse nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ato të zhvillohen ditëve në vijim.
    “Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negociata për një qeverisje të mundshme pa u pastruar pozicionet. Duhet me ditë kush është Parlamenti i Kosovës. Ne jemi skeptikë me këtë përbërje të Parlamentit, për shkak se zgjedhjet kanë qenë në nivelin më ulët”, ka pohuar në Rahovec, Daut Haradinaj, i cili pretendon të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës.
    Zyrtarët e AAK-së, gjatë gjithë fushatës, por edhe para saj, kanë përjashtuar çdo mundësi që të hyjnë në koalicion me PDK-në, duke e akuzuar atë për rrënim të institucioneve dhe për lidhje me Shërbimin Informativ të Kosovës.
    Shumicës së zërave kundërshtues në AAK një ditë më herët u është përgjigjur nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, duke thënë se janë “zëra jovendimmarrës”.
    “Dua të them se kemi vërejtur tek disa parti politike, përfshirë edhe AAK-në, se brenda saj kanë folur disa njerëz që nuk janë vendimmarrës”, ka thënë Kuçi. Ky zyrtar i lartë i PDK-së është shprehur optimist se pozicionet me partitë e tjera janë duke u përafruar, kështu që koalicioni i ardhshëm do t’i ketë së paku 75 vota.
    “Por jemi duke punuar që t’i kemi dy të tretat”, ka shtuar ai. Kuçi ka hedhur poshtë pretendimet se ndonjëra nga partitë që e kanë kaluar pragun për të hyrë në Kuvend të mund t’i vërë kushte PDK-së për hyrje në bashkëqeverisje.
    “Kushte PDK-së nuk mund t’i vërë askush. Ne mund t’u bëjmë të tjerëve”, ka deklaruar ai. Peshën e koalicionit qeverisës llogaritet se do ta shtojnë në masë të konsiderueshme numrat e deputetëve të partive që vijnë nga komunitetet pakicë, serbe dhe joserbe.
    Drejtues të PDK-së parashohin se “apetitet” e minoritarëve do t’i plotësojnë me dhënien e së paku dy ministrive, ndonëse ende nuk është qartësuar se cilat do të jenë ato.
    Një koalicion të gjerë partish është duke e favorizuar një pjesë e faktorit politik ndërkombëtar. Krejt kjo, për shkak të përballimit më të lehtë të sfidave që pritet të dalin gjatë procesit të bisedimeve me Serbinë.
    Koalicioni PDK-AAK-AKR—minoritete do ta linte në opozitë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen “Vetëvendosje!”. LDK-ja do ta përjetonte për herë të parë ndjesinë e të qenit në opozitë që nga themelimi i saj si parti politike, kurse “Vetëvendosja” do ta fillonte karrierën parlamentare duke mbetur si zë kritik i pushtetit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Çeku e Agani dënojnë shpifjet e Martyt

    Koalicioni për Kosovë të Re, ka vlerësuar se përmes raportit të Dick Martyt, Beogradi po përpiqet të njollosë shtetin e Kosovës dhe luftën e UÇK-së, si dhe të përfitojë në skenën ndërkombëtare, në prag të bisedimeve teknike me Prishtinën.

    Gjatë një konference për media, kryetari i PSD-së Agim Çeku, raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e ka cilësuar skandaloz dhe përpjekje të Serbisë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga krimet që i ka bërë në Kosovë dhe vendet të tjera.

    “Për ne, ky raport është monstruoz, një raport skandaloz, i cili fare nuk mbështetet në asnjë fakt, por është riciklim i tezave dhe shpifjeve shumëvjeçare të Serbisë, e cila është munduar t’i imponohet opinionit ndërkombëtar”, ka thënë Çeku, duke shtuar se ky raport prek në vlerat më të shenjta të popullit të Kosovës.

    Kurse, Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, raportin e Dick Martyt, e ka quajtur përpjekje të dështuar të individëve të caktuar, të cilët janë në bashkëpunim me qeverinë e Serbisë.

    Ai është shprehur i bindur se ky raport do të demaskohet shumë shpejt, së bashku me tentimet e Beogradit për përfitime afatshkurtra në skenën politike vendore ose rajonale, në prag të bisedimeve të shpejta që do të fillojnë mes Kosovës dhe Serbisë. /Zëri/

    AAK: Thaçi e Pacolli janë marrë vesh më herët

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e saj se nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në për ta formuar qeverinë e re të Kosovës, së paku jo para përfundimit të tërë procesit zgjedhor.

    Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë të shtunën për “Zëri” se AAK-ja nuk është e gatshme të hyjë në kalkulime për krijimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës, para përfundimit të tërë procesit zgjedhor dhe certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

    Kurse, rreth takimit Thaçi- Pacolli, Isufi ka thënë se, siç po shihen gjërat, e tërë ajo që ka ndodhur në Kosovë kohëve të fundit, është pjesë e një skenari të parapërgatitur prej dy liderëve në fjalë.

    “Është pikërisht AKR-ja ajo e cila e iniciojë rrëzimin e Qeverisë së rrëzuar të Thaçit, duke e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në pikë të dimrit. Tash, fillojnë negociatat për krijimin e Qeverisë së re, pa përfunduar i tërë procesi zgjedhor. Andaj, siç duket, edhe manipulimet në këtë proces kanë qenë pjesë e këtij skenari”, ka thënë Isufi.

    Ditëve të fundit, në opinion kanë qarkulluar opsione për mundësinë e krijimit të një koalicioni qeverisës ku do të përfshihej PDK-ja, AAK-ja, AKR-ja dhe partitë e komuniteteve pakicë. Por, AAK-ja vazhdon të mos jap sinjale se do të mund të pranojë një formulë të tillë. /Zëri/

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ata qe futen ne koalicion me pdk marrin rrisk te madh,nuk besoi kurr qe elektorati i tyre do ta pranonte,por kush pyet elektoratin sot.Ajo parti qe futet me pdk duhet te llogaris se po futet me nje qeveri qe eshte me e korruptuara deri me sot,prandaj behet edhe bashkpjesemarrese e ketyre krimeve
    Pajtohem me ju ne kete shkrim.

    George Hashim Thaci - Behgjet Putin Pacolli dhe partite minoritare te Serbeve do e bejne qeverine multietnike te Ahtisarit te Kosoves. Vetem perpara ju Clirimtare per kete gje eshte derdh tere ai gjak, per kete gje kane dhene jeten e tyre deshmoret e Kombit, per kete gje ka luftuar Komandati Legjendar Adem Jashari dhe ushtaret e tij, per kete gje - qeveri multietnike PDK-AKR dhe Minoritaret eshte bere lufta e fundit ne Kosove. Ju Lumte more Trima te PDK-se, te lumte George Hahsim Thaci qe na bere Kosoven Multietnike - Kosoven me qeveri Multietnike dhe tani do na bejsh edhe Boshnizimin e Kosoves. Bravo Thaci Bravo !!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 18-12-2010 më 17:46
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Koalicioni i mundshëm:

    PDK-kryeministrin,
    AAK-presidentin,
    AKR-kryeparlamentarin


    Publikuar: Sot, më 18 dhjetor 2010


    Prishtinë, 18 dhjetor- Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi është duke treguar gatishmëri që pos minoritarëve t’i bëjë edhe Ramush Haradinajn e Behgjet Pacollin hisedarë në udhëheqje të institucioneve qendrore të shtetit. Burime të Kohës Ditore kanë bërë të ditur se ai parasheh që ndarjen e tri institucioneve qendrore të shtetit ta bëjë sipas formatit: kryeministri i PDK-së, presidenti i AAK-së dhe kryetari i Parlamentit i AKR-së. Mediet e afërta me PDK-në nuk e kanë përjashtuar mundësinë që së shpejti Thaçi të marrë rrugë për në Hagë, me qëllim që të bisedojë me Haradinajn pikërisht për çështjen e ndërtimit të koalicionit qeverisës. Mirëpo, me gjithë vullnetin që mund ta ketë pretendenti për kryeministër të ardhshëm për t’u parë me kreun e AAK-së, mbrojtja e këtij të fundit dyshon se mund të realizohet diçka e tillë.
    Koordinatori i mbrojtjes së Haradinajt, Michael O’Reilly, ka sqaruar të premten përmes një deklarate për shtyp se takimi mes dy liderëve për të diskutuar çështje të karakterit politik, në radhë të parë duhet iniciuar nga vetë Haradinaj.
    “Duhet theksuar se ky takim në radhë të parë duhet të kërkohet nga vetë Haradinaj, dhe duke marrë për bazë të gjitha rrethanat, një kërkesë e tillë për takim do të refuzohej nga Tribunali”, ka thënë ai.
    “Koha Ditore” përmes burimeve të veta ka marrë vesh se kryeministri në largim, në fakt ka pritur që takimin me liderin e AAK-së ta bënte në Prishtinë, pasi Tribunali i Hagës kishte vendosur që ta lironte përkohësisht Haradinajn nga paraburgimi. Por lirimi i Haradinajt u anulua vetëm një ditë para se ai të vinte në Kosovë, pasi Tribunali e miratoi kërkesën e Prokurorisë për të mos e lëshuar atë.
    Në takimin e mundshëm mes dy politikanëve që ndërtuan parti pas mbarimit të luftës së UÇK-së, është llogaritur se do të nxirrej emri i kandidatit të AAK-së për president. Nënkryetari i parë i kësaj partie, Blerim Shala është parë si njeri i mundshëm për këtë pozitë.
    “Për PDK-në është me rëndësi që të marrë një qëndrim të qartë nga lideri i AAK-së, se kush nga partia e tij do të emërohej president, ndonëse të gjitha gjasat janë që ai të jetë Blerim Shala”, ka thënë një prej zyrtarëve të lartë të PDK-së. Në PDK nuk llogarisin që lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli do ta pranojë postin e kryetarit të Kuvendit, por atë do ta delegojë te një personalitet tjetër i partisë. Jozyrtarisht thuhet se kandidat potencial për kryeparlamentar do të jenë Mimoza Kusari- Lila ose Ibrahim Gashi. Ky i fundit llogaritet të jetë më favorit për këtë pozitë, për shkak se deri tani ka ushtruar pozitën e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit dhe e njeh punën e organit më të lartë legjislativ. Ndërkaq Kusari-Lila shihet si opsion edhe për drejtimin e ndonjërës prej ministrive që do t’i takonin AKR-së. Gashi ka mohuar të jetë në dijeni që emri i tij të jetë përfolur për kryetar të Kuvendit, ndonëse nuk e ka mohuar që do ta drejtonte këtë institucion sikur atë t’ia besonte partia.
    “Së pari dua të sqaroj se nuk kam qenë në Kosovë për katër ditë rresht, sepse kam qenë në Paris në mbledhjen e Komitetit të Këshillit të Evropës, dhe nuk di se çka mund të jetë diskutuar në nivel partiak, dhe së dyti dua të tregoj se jam i përgjegjshëm në kryerjen e çfarëdo detyre që ma ngarkon partia”, ka thënë Gashi përmes një bisede telefonike.
    Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së AKR-së në koalicion qeverisës, duke rikujtuar se kjo parti nuk ka pasur asnjëherë “vija të kuqe” për asnjë parti tjetër.
    “AKR-ja është forcë konstruktive e cila është e gatshme që ta ndihmojë funksionimin e institucioneve të shtetit.
    Mirëpo është e kuptueshme që çështja e lidhjes së koalicioneve është edhe çështje e ndarjes së interesave”, ka theksuar Gashi.
    Edhe në AAK e kanë mohuar mundësinë e zhvillimit të negociatave për bashkëqeverisje me PDK-në, ndonëse nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ato të zhvillohen ditëve në vijim.
    “Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negociata për një qeverisje të mundshme pa u pastruar pozicionet. Duhet me ditë kush është Parlamenti i Kosovës. Ne jemi skeptikë me këtë përbërje të Parlamentit, për shkak se zgjedhjet kanë qenë në nivelin më ulët”, ka pohuar në Rahovec, Daut Haradinaj, i cili pretendon të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës.
    Zyrtarët e AAK-së, gjatë gjithë fushatës, por edhe para saj, kanë përjashtuar çdo mundësi që të hyjnë në koalicion me PDK-në, duke e akuzuar atë për rrënim të institucioneve dhe për lidhje me Shërbimin Informativ të Kosovës.
    Shumicës së zërave kundërshtues në AAK një ditë më herët u është përgjigjur nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, duke thënë se janë “zëra jovendimmarrës”.
    “Dua të them se kemi vërejtur tek disa parti politike, përfshirë edhe AAK-në, se brenda saj kanë folur disa njerëz që nuk janë vendimmarrës”, ka thënë Kuçi. Ky zyrtar i lartë i PDK-së është shprehur optimist se pozicionet me partitë e tjera janë duke u përafruar, kështu që koalicioni i ardhshëm do t’i ketë së paku 75 vota.
    “Por jemi duke punuar që t’i kemi dy të tretat”, ka shtuar ai. Kuçi ka hedhur poshtë pretendimet se ndonjëra nga partitë që e kanë kaluar pragun për të hyrë në Kuvend të mund t’i vërë kushte PDK-së për hyrje në bashkëqeverisje.
    “Kushte PDK-së nuk mund t’i vërë askush. Ne mund t’u bëjmë të tjerëve”, ka deklaruar ai. Peshën e koalicionit qeverisës llogaritet se do ta shtojnë në masë të konsiderueshme numrat e deputetëve të partive që vijnë nga komunitetet pakicë, serbe dhe joserbe.
    Drejtues të PDK-së parashohin se “apetitet” e minoritarëve do t’i plotësojnë me dhënien e së paku dy ministrive, ndonëse ende nuk është qartësuar se cilat do të jenë ato.
    Një koalicion të gjerë partish është duke e favorizuar një pjesë e faktorit politik ndërkombëtar. Krejt kjo, për shkak të përballimit më të lehtë të sfidave që pritet të dalin gjatë procesit të bisedimeve me Serbinë.
    Koalicioni PDK-AAK-AKR—minoritete do ta linte në opozitë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen “Vetëvendosje!”. LDK-ja do ta përjetonte për herë të parë ndjesinë e të qenit në opozitë që nga themelimi i saj si parti politike, kurse “Vetëvendosja” do ta fillonte karrierën parlamentare duke mbetur si zë kritik i pushtetit.
    AAK-ne harrojeni qe do e keni ne KOALICION.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 18-12-2010 më 17:47
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Koalicioni është arritur: PDK-AKR-PD-PSD dhe pakicat

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Pajtohem me ju ne kete shkrim.

    George Hashim Thaci - Behgjet Putin Pacolli dhe partite minoritare te Serbeve do e bejne qeverine multietnike te Ahtisarit te Kosoves. Vetem perpara ju Clirimtare per kete gje eshte derdh tere ai gjak, per kete gje kane dhene jeten e tyre deshmoret e Kombit, per kete gje ka luftuar Komandati Legjendar Adem Jashari dhe ushtaret e tij, per kete gje - qeveri multietnike PDK-AKR dhe Minoritaret eshte bere lufta e fundit ne Kosove. Ju Lumte more Trima te PDK-se, te lumte George Hahsim Thaci qe na bere Kosoven Multietnike - Kosoven me qeveri Multietnike dhe tani do na bejsh edhe Boshnizimin e Kosoves. Bravo Thaci Bravo !!!!!!
    AAAAAIIIIIHHHHHH

    4 kater vite te gjata jan ruej lotet per ma von haaaaaaa

    jo mos mendove se me kriminelet te dehur nga droga te vetfundosjes do ta bejn koalicionin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Tamam e kane gjetur njera -tjetren.Moti eshte dasht te ndodh ky bashkim.
    Edhe ideologjine e kane te njejte-tipike majtiste.
    Gjersa ishte parafushata dhe fushata zgjedhore u hodhen ne aksion militantet dhe s`lan gje te keqe pa thene per Pacollin,e tash koalicion me te.
    Politika thone se eshte kurve,ndersa ne Kosove eshte superkurvë.Kete na e mesuan politikanet qe per hir te pushtetit shiten si kurvat,bile edhe pa lekë.

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Sa po e percjelli ne RTK live , Pacoli po e hedh poshte se jane te gatshem per koalicion me PDK.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •