Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 66
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Berisha: U bėra komunist i ndikuar nga Ēekia
    SHEKULLI ONLINE | 10/12/2010 | DOSSIER |
    Sali Berisha: Mė shkarkuan nga Sekretar Partie, sepse ndihmova berberin qė theu portretin e Enverit

    Kryeministri Sali Berisha ka rrėfyer dje versionin e tij pėr anėtarėsimin nė Partinė Komuniste. Megjithėse ka qėndruar aty nga viti 1970 e deri nė vitin 1991, z. Berisha e konsideron veten njė disident, madje nė njė mbledhje ka mbrojtur, sipas tij, njė berber qė theu portretin e Enver Hoxhės. Intervistėn e mbrėmshme, njė pjesė tė sė cilės mund ta lexoni mė poshtė, z. Berisha e dha nė emisionin "Opinion" nė TV Klan.

    Kėto ditė, nė kuadrin e pėrkujtimeve pėr lėvizjet studentore tė dhjetorit '90, disa ish-themelues tė PD-sė dhe drejtues tė lėvizjeve tė atėhershme, kanė hedhur dyshime tė forta mbi rolin e Berishės.

    Nė njė seri artikujsh botuar nė "Shekulli" kėto, njė nga drejtuesit e lėvizjes studentore, Shinasi Rama, prezantoi disa prova qė, sipas tij, dėshmonin se Berisha ishte njė nga njerėzit e infiltruar nga PPSH-ja pėr tė marrė nė dorė njė lėvizje qė regjimit i duhej pėr tė pėrligjur rindarjen e pushtetit.

    Zoti Berisha, kur u anėtarėsuat nė Partinė Komuniste?

    Unė jam anėtarėsuar nė Partinė Komuniste nė vitin 1970. Ka pasur dy arsye. Arsyeja e parė, ėshtė sepse u ndikova nė mėnyrė shumė thelbėsore nga pushtimi i Ēekisė. E pėrjetova atė me njė dhimbje dhe njė emocion tė paimagjinueshėm, sepse Dubēeku ngjalli shpresė nė tė gjithė botėn komuniste.

    me gjersisht http://www.shekulli.com.al/2010/12/1...nga-cekia.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 13-12-2010 mė 04:29

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Kė 8 Nėntor shoku Sali - 1941, 1968 apo 2010?
    Nga gazeta Kritika
    Dy vendet e fundit nė Ballkan, Shqipėria dhe Bosnja, do marrin sot OK-ejn e BE-s pėr liberalizimin e vizave. Nė fakt, nga ana teknike, Bosnja nuk mund tė konsiderohet "vend" si Shqipėria. Bosnja ėshtė njė ish-republikė Jugosllave, dhe nė kėtė aspekt, Shqipėria ėshtė vendi i fundit nė Ballkan qė pėrfiton liberalizimin, jo Bosnja. Bosnja ėshtė e fundit nga ish-republikat Jugosllave.

    Nė vijim tė kėsaj linje, ky 8 Nėntor i liberalizimit tė vizave duket njėlloj dėshtak si 8 Nėntori '41, kur komunistėt shqiptarė themeluan PK, si dhe 8 Nėntori 1968 kur Berisha u bė anėtarė i PP-s (shiko teserėn e tij tė PP-s). Ngjan si sarkazėm e Zotit vendosja e kėtyre tre ngjarjeve nė tė njėjtėn ditė...

    Kė 8 Nėntor duhet tė festoj sot z. Berisha? - shtrohet pyetja. 8 Nėntorin 1941, 8 Nėntorin 1968, apo 8 Nėntorin 2010! Tre gėzime nė njė ditė shoku/zoti Sali...

    Sido qė tė jetė e vėrteta, Ai sot ėshtė thjesht kryedėshtaku i Ballkanit, ėshtė i fundit nė projektin Europian tė liberalizimit tė vizave, ėshtė humbėsi i betejės sė 8 Nėntorit 1941/1968, dhe 8 Nėntorit 2010. Pėr 20 vjet ai u bėri analizat e urinės e tė gjakut diktatorėve komunistė. Ndėrsa pėr 20 vjet tė tjera (pas '92) ai i bėri shqiptarėt tju "shpėtoj" urina e tu derdhet gjaku...
    Ne tashmė tė gjithė jemi tė bindur, se nėse Berisha nuk do ishte pėrfshirė nė politikėn post-diktaturė, Shqipėria do pėrfitonte liberalizimin e vizave tė paktėn njė dekadė mė parė...



    Kliko pėr tė parė foton e madhe te teseres se Sali Berishes

    http://gazetakritika.net/Forumi/?itemid=3337

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Teseren e partise e ka mar,qe ta luftonte komunizmin nga brenda.

  4. #34
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    E kupton populli qe cke me te,por krijimi i miteve nuk ka kuptim per nje histori 20vjecare ku te gjithe ishin te perziere,kush aktor e kush spektator.
    Sigurisht qe populli di te ndaje te pergjegjshmen nga e papergjegjshmja,por kur e papergjegjshmja te shfaqet ne forma kaq,ekstremisht abstrakte,te step per nja cast.
    I pergjegjshem dhe dinjitoz eshte qendrimi i Ismail kadarese kur mohoi ne menyre kategorike atributin qe donin t'i vishnin shoket e Berishes se gjoja Kadareja na paskish qene disident.Megjithese ne veprat e tij te asaj periudhe mund te vereheshin nota te kamufluara disidence,ai e mohoi,madje tejet i revoltuar,kete titull te madh qe kerkonin t'i vendosnin me patedrejte.Perse e beri ai kete?Sepse c'do njeri normal nuk do te guxonte te merrte mbi vete merita te tilla ne nje kohe kur disidentet e vertete te asaj periudhe u dergjen burgjeve dhe hengren plumbin kokes.
    Totalisht i papergjegjshem dhe tragjikisht qesharak eshte rrefimi i kryeministrit tone sidomos ne pjesen kur thote se ishte disident duke qene njekohesisht per 20 vite rresht anetar i partise se punes deri edhe sekretar i saj.Populli mund te gelltise historite me lufte ne Ceki por kete te dyten e ka te pamundur qe ta gelltise.Se fundi i rrefej Sali disidentit nje episod te ndodhur ne vitin 96 te cilin e kam rrefyer edhe here te tjera ne kete forum.Nje dite te bukur perpara zgjedhjeve,drejtori i ndermarrjes ku punonte im ate dhe im vella,i vuri te gjithe ne rrjesht dhe u dha teseren e partise demokratike.Kush e refuzoi u perjashtua menjehere nga puna.
    Si sot e kam parasysh fytyren e ngrysur te tim eti kur erdhi ne shtepi dhe me nje nenqeshje ironike tha se kishte punuar nje jete te tere me ndershmeri,dhe megjithese nje kuader shume i afte,Enver Hoxha nuk e kishte detyruar kurre te merrte teseren e partise komuniste por demokracia paskerka qene shume me imponuese,edhe motivuese gjithashtu...

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bota sot

    -
    Berisha vizitoi nė maternitetin e Lezhės 21 vjeēaren nga Velipoja

    Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, sė bashku me bashkėshorten, Liri Berisha, ishte sot nė Lezhė pėr tė vizituar 21 vjeēaren Violeta Marku, nga Velipoja, e cila mbrėmjen e sė shtunės solli nė jetė njė djalė dhe ndodhet e shtruar nė maternitetin e kėtij qyteti. Gjatė vizitės, Zonja Berisha i bėri disa dhurata Violetės pėr foshnjėn e saj.

    Duke i uruar jetė tė gjatė dhe lumtur djalit tė sapolindur tė familjes Marku, Kryeministri Berisha shprehu mirėnjohje dhe falėnderoi ekipin mjekėsor, i cili mesnatėn e sė shtunės dhe nė njė terren jashtėzakonisht tė vėshtirė ia doli tė arrijė nė kėtė familje, tė asistojė nė lindje dhe tė shpėtojė jetėn e nėnės e tė foshnjės.

    Mė gjerėsisht nė prononcimin e tij pėr mediat e pranishme, Kryeministri Sali Berisha u shpreh: “Violetės dhe djalit tė saj dua tu uroj jetė tė gjatė, shėndet, gėzime, tė rritet i lumtur me prindėrit dhe gjithė familjen e tij. Mirėnjohje shumė tė madhe dua t’i shpreh ekipit mjekėsor, i cili nė mesnatė, me varkė dhe nė njė teren jashtėzakonisht tė vėshtirė, ia doli tė arrij nė familjen e Violetės, tė asistojė nė lindjen e saj dhe tė shpėtoje dy jetė, tė nėnės dhe tė fėmijės. Kjo ėshtė njė dhuratė e madhe qė ky ekip, me sakrificėn e tij, i bėri vendit dhe ēdo qytetari. Nė rast se Violeta nuk do tė ndihmohej do tė ishte brengė jashtėzakonisht e madhe.

    Dua tė falėnderoj tė gjithė ekipet mjekėsore tė vendit dhe tė kėsaj zone, tė cilėt nė kėto kushte u janė pėrgjigjur urgjencave me pėrgjegjėsinė mė tė madhe. Urgjenca nė kėto zona deri mė sot kanė funksionuar sikur ato tė mos ishin tė shndėrruara nė det, sikurse janė. Po tė hedhėsh sytė nga Torovica drejt Bushatit tė krijohet pėrshtypja se njė valėzim deti ndalon te diga e Torovicės. Tė tilla janė pėrmasat e kėsaj pėrmbytje, por edhe pėrpjekja jonė pėr tė shmangur pasoja fatale mbi jetėn e njerėzve ėshtė e jashtėzakonshme. Kjo vjen e para, tė tjerat i zgjidhim.

    Pra, ėshtė e rėndėsishme qė kjo familje feston Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me njė djalė si drita dhe me nėnėn e re, 21 vjeēare, nė shėndet tė plotė .

    Le tu urojmė gėzuar djalit dhe Violetes, si dhe tė falėnderojmė edhe njė herė ekipin mjekėsor pėr vetėmohimin qė kanė treguar. Zonja mė thotė se kur varka nuk shkonte mė tutje, banorėt i kanė transportuar nė krah sė bashku me mamitė, sepse nuk kalohej. Kjo ėshtė vėrtetė njė sakrificė e madhe, por rezultati ėshtė i kėnaqshėm”.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ske ci thua gju me gju me popullin Berisha
    Albania Uber Alles

  7. #37
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    http://www.24-ore.com/thumbnail.php?...article_medium


    SHQIP, 13/12/2010

    FRAKSIONI? ĖNDĖRR NĖ SIRTAR…
    Mitro Ēela

    Nė mars tė '91-shit u bėra edhe unė, Mitro Ēela nga Pėrmeti, politikan profesionist! Lashė penėn pėr kolltukun e deputetit. De more de! Deputet nė tri legjislatura. Dy herė drejtpėrsėdrejti. Nė zgjedhjet e 26 majit '96 isha i 42-i nė listė. Nė atė vit, falė bojkotit socialist, lista e deputetėve tė PD-sė u zgjat e u bė tėrkuzė. Fitova edhe unė! Ndenja plotė 6 muaj! Nuk kisha ndėrmend tė largohesha! Na pėrzunė tė gjithėve. Ika edhe unė. Sipas Europės me zgjedhje tė pranueshme. Sipas kandarit tim: me kryengritje! Kush nuk beson le tė lexojė gazetėn "Zėri i popullit". Atje janė botuar fjalimet e liderėve socialist and Co. Mos humbisni kohė tė shfletoni tė gjitha gazetat. Qėmtoni vetėm muajin qershor '97. Kryefjala e mitingjeve ishte: kryengritja popullore! Ndėrkohė nė Vlorė buēiste kėnga: "O djem rrėmbeni pushkėtė, ja vdekje, ja liri...".

    Ku na ngeci muhabeti? Te tė ndenjurat mbi kolltuk. Thashė tė bėj edhe njė provė. Vura kandidaturėn pėr deputet nė vitin 2005. Kuptohet me “bekimin” e Berishės. Zgjodha Pėrmetin. Vendlindjen. Humba! Mbeta jashtė dyerve tė Parlamentit. Haram! Nuk ėshtė keq tė jesh deputet! Rroga, po thuaj badihava! Unė, pėr shembull, nė 5-6 vjet ndenja gojėkyēur. Ngrija vetėm kartonin jeshil! Veēse firmėn nė bordero e kam tė plotė… Nuk do harruar pasaporta diplomatike edhe pėr gruan! Shto kreditė xhaba pėr shtėpi?! Edhe ndonjė para e “thatė” pėr telefon, karburant. Sė fundi: me para tė taksapaguesve, bėn edhe viaxho nėpėr Europė, pėr tė parė ndynja me sy, de?!

    Kur mbeta jashtė borderove shtetėrore, thashė t'i kthehem zanatit tė vjetėr: tė fabrikoj llafe. Provova njė herė. Provova dy herė. Nuk mė ecte. Po pse? Ka shumė arsye. Njė qėndron. Sanēo Panēoja demokrat! Ha. Rri. Ha pėrsėri... Lavdi Zotit pėr kėtė demokraci tė bukur qė na dembelos e na shton dhjamėt... Po paratė? Rroftė Parlamenti! E gatuam vetė statusin e deputetit, si mazhorancė, nė Tempullin e Demokracisė. Tre vjet marrim gjysmėn e rrogės sė deputetit dhe njė pasaportė shėrbimi, pasi sovrani na pėrjashton me votė nga Parlamenti! Po tė jesh deputet, del nė pension 55 vjeē, edhe pse burrat shqiptarė dalin 65 vjeē nė pension, dhe gratė sokolesha 60 vjeē?! Po tė kesh qenė katėr vjet deputet, merr 30 pėr qind tė rrogės sė deputetit, tė patatuar. Po tė kesh qenė 6 vjet deputet si puna ime, merr 40 pėr qind tė rrogės sė baballarėve tė kombit?! Ta themi edhe njė fjalė, mes nesh, sepse deputetėve u tėrheq kėrraba nga vetja. Kur bėja fushatė elektorale nė Pėrmet, si pjesė e opozitės, i bija gjoksit, duke e bėrė gropė: “Po tė marrim pushtetėt ne, demokratėt, gjėnė e parė qė do tė bėjmė, do shkulim me dhėmbė e dhėmballė kėto privilegje. Do tė dalim 60 vjeē nė pension, sa edhe gratė?... Fjalėt i mori era. Deputetėt vuajnė nga amnezia, sėmundja e harresės pėr politikanėt e lartė?! Pasi folėm pėr vete, nuk ėshtė keq tė ndjellim kujtime politike. Moda e ditės!

    Teatėr politik nė Teatrin Kombėtar
    15 shtator 1991. Mot shterpė pėr bujqėsinė. Mot pjellor pėr politikanėt. Partia Demokratike gatuante Kuvendin e saj tė Parė Kombėtar. Ishte fiksuar data 27 dhe 28 shtator. Deri nė Kuvend kemi edhe disa ditė. Nuk ėshtė keq tė ndjekim ndonjė konferencė. Sikur ta nisim me konferencėn e Tiranės! Pėr tė mos lajthitur vendin e ngjarjes, siē thotė me shumė tė drejtė njė miku im edhe politikan i lartė, edhe demokrat i orėve tė para, le tė shfletojmė gazetėn "RD".

    Koha: E xhuma. 20 shtator 1991.
    Vendi: Salla e Teatrit Popullor.
    Personazhet: Berisha, Pashko, Ceka, Zogaj. Isha edhe unė.

    Skenari: Konferenca e Tiranės. (Konferencat e Tiranės kanė qenė tė mbarsura me skena e prapaskena. Kujtojmė konferencėn e 1956-s. Mjeshtri i Madh, Shoku Enver, i la shokėt tė flasin. Hapur. Pa doreza. Tė imitojmė shokun tonė Hrushov, liderin e Bashkimit tė lavdishėm Sovjetik, qė i nxori lakrat dhe e “pushkatoi” Stalinin, pasi i mori perėndia jetėn!... Dhe folėn shokėt. Mė mirė dolėn ata qė heshtėn. Pas njė muaji tė gjithė pėrfunduan o nė hapsanė, o nė litar, o nė internim?!)

    Skenari ishte pėrgatitur me kujdes. E para foli Merita Shkupi, sekretare e komisionit drejtues. Ylli Vejsiu, kryetar i degės sė PD-sė pėr Tiranėn, bėri bilancin. Paradė suksesesh. Por edhe objektiva: mė shumė femra nė PD, mė shumė intelektualė. Nė fund pėrshėndeti konferencėn Berisha. Ishte i deleguar i qendrės. Spektatorėt ngrihu e ulu. Britma. Ovacione. Dy gishtat pėrpjetė!

    - Nuk kam parė mbledhje mė madhėshtore! - tha njė militant. - Me ne fitojnė tė gjithė! - Fole gabim, - i thashė unė. Kjo parullė ende nuk ėshtė gatuar nga Mero Baze! I takon vitit 1996! - Ke tė drejtė, - tha militanti dhe bėrtiti: Liri-demokraci! Poshtė komunistėt!
    - Teatėr absurd, - tha Edmond Trako, nė atė vjeshtė anėtar i komisionit nismėtar tė PD-sė. - Dega e Tiranės ėshtė njė moēal! A mund tė shkojnė intelektualėt atje! Kjo parti, sa kohė tė ketė dollibash Berishėn, nuk bėn prokopi. Unė do tė jem njė shembull i gjallė! Sot jam me PD-nė. Jam njė zero me xhufkė! Nesėr do tė shkoj me partinė e Cekės. Pasnesėr, mė saktė nė vitin 1997, do tė bėhem ambasador nė Argjentinė! - Po pse? - Sepse kundėrshtari ynė i madh sot do tė bėhet Kryeministėr. Dhe ai, shoku Fatos, qė e kėrkon koha ta sulmojmė nė kėto vite, i vlerėson meritokratėt. Kur i doli fjala doktorit pe Korēe?!

    Mizansena

    Midis seancave. Pushim. Aktorėt politikė shkrihen nė gjirin e spektatorėve delegatė. Nuk do tė ishte keq tė flasim pėr ndonjė personazh tė dorės sė parė, qė regjisori, jo pa qėllim, e ka lėnė midis spektatorėve. Spektatori mė i spikatur ėshtė vetė Gramoz Pashko. Ka dy nishane mbi supe: nėnkryetar i PD-sė, zv.kryeministėr i qeverisė Bufi. Nishanin e dytė nuk e mori nga malli, e mori nga halli: pėr t'i shėrbyer popullit! Sa sakrifica bėhen nė emėr tė popullit fukara! Pėr fat tė keq, militantėt qė janė pjesė e sovranit, jo rrallė nuk e kuptojnė kėtė lloj sakrifice!

    Midis spektatorėve ėshtė edhe ministri i Kulturės, Preē Zogaj, ambasadori i ardhshėm i Suedisė, Shahin Kadareja, ministri i ardhshėm i kabinetit Majko, Arben Demeti, njė nga oratorėt mė tė shquar kundėr Nanos! (Nuk ma merr mendja qė kjo mėri do tė zgjatė. Nė Shqipėri politikanėt kapėrcejnė ylberin, sa herė qė sovrani ka nevojė pėr ministra!) Mbi tė gjithė spikat portreti i Cekės.

    Krejt rastėsisht NE (shoku Enver llafoste: rastėsia ėshtė shfaqje e domosdoshmėrisė) u mblodhėm nė holl. Kush jemi NE? Pashko, Ceka, Selami, Demeti. Tha Moi:

    - Hė mo Mitro! Ty tė kemi edhe gazetar! Nuk tė duket si ēorbė kjo mbledhje! Bėn ai Ylli Vesiu pėr kryetar! Dhe ku? Nė Tiranė ku ėshtė ajka e intelektualėve! A ia vlen tė lėsh punėt e shtetit, punėn pėr reformėn qė do tė sjellė Ēekun e Bardhė, pėr kėtė konferencė alla bolshevike? Peshku ėshtė qelbur nga koka. Duhen ndryshime, duhet qilizėm nė Parti!

    Ndėrhyri Eduart Selami. Me takt, si zakonisht: “Nuk ia vlen tė diskutosh korridoreve tė Teatrit Kombėtar, - tha. - Do tė na qeshė historia: duket sikur bėjmė teatėr brenda teatrit! Sikur tė mblidhemi nga shtėpia jote nė darkė?”

    Nė shtėpinė ku lindi fraksioni

    21 shtator 1991. Nga ora 20.00 shtėpia e Pashkos gumėzhinte. Disa erdhėn si ilegalė: mė kėmbė. Tė tjerėt si legalė: me makina e badigardė. Disa tė freskėt - ne qė ishim nė opozitė - Ceka, Arben Demeti, Edmond Trako dhe unė. Disa tė zverdhur nga punėrat e qevos dhe hallet e popullit - pushtetarėt e rangut tė lartė -Pashko, Preē Zogaj, Genc Ruli etj. Kaloi njė orė. Eduart Selami mungonte. - Do vijė? - Nuk do tė vijė! - Pse tė vijė? - Pse tė mos vijė? Duke bėrė lojėn e kungulleshkave, ra zilja e telefonit. - Alo. Jam Edi! Po flas nga shtėpia e Shahin Kadaresė! Vazhdoni. Ne jemi tė zėnė… Njėri tha: - Edi ka frikė!... Tjetri ia priti: - Eduart Selami vėshtron nga e ardhmja: trupin nė Amerikė, mendjen nė Shqipėri. - Nuk besoj. Ai nuk e honeps Berishėn! - Koha do vėrtetojė tė kundėrtėn. Do vijė njė ditė qė Selami, pėr tė fituar karrigen e kryetarit tė PD-sė, do tė qėndrojė nėn hijen e Berishės. (Histori politike. Sot me Berishėn. Nesėr kundėrshtar i Berishės. Pasnesėr pėrsėri me Berishėn. Tė njėjtėt personazhe, i sheh nė qeveri tė djathta, tė majta, ose kalimtare. Janė tė njohur. Janė mes nesh? Kush? Preē Zogaj, Neritan Ceka etj.)

    Foli Preēi. Duke qenė pak psikoanalist, i shkonte pėr dore puna e ideologut: “Jemi nė prag tė kuvendit tė Partisė. Duhet t'i qėndrojmė Berishės. Tek e tek? Punė pa bereqet. Duhet tė bashkohemi. Duhet tė krijojmė njė fraksion. Kush?... Fillimisht ne qė jemi kėtu. Nuk ka kundėrshtime?... Atėherė urime. Fraksioni u bitis. Tani na duhet njė kryetar. Pse? Pėr dy qėllime madhore. Sė pari, tė na drejtojė. Sė dyti, pėr tė mundur Berishėn nė Kuvend. Kandidati ynė duhet tė zgjidhet kryetar i Partisė Demokratike”.

    “Duhet tė luajmė me kartėn e Cekės!” Kush e tha i pari? Ishin nė kor zėrat e ministrave. Argumentet? Neritani kishte dy nishane. Vinte nga familje e madhe. Ishte antikomunist. (Nuk kishim tė dhėna qė njė ditė do bėhej ministėr nė kabinetin e Nanos. Kėtė hollėsi e mbajti sekret edhe vetė Neritani!) Tė gjithė thamė: Po! Vetėm Neritani heshti. Shenjė modestie qė e pranonte detyrėn e kryetarit, jo pėr vete, por pėr hir tė demokracisė!

    Fraksioni siē e pashė unė
    Sot ėshtė lehtė tė flasėsh pėr fraksione. Ka tė majta. Ka edhe tė djathta. Kemi fraksione brenda Partisė Socialiste. Nuk i shohim, sepse pėr hir tė unitetit, nuk dalin kurrė nė sipėrfaqe. Kemi elementė tė fraksionit brenda partive tė vogla. Nuk dallohen, mbeten flu, sepse liderėt nuk kanė dishepuj. Po nė shtator 1991? Asgjė. Kishim vetėm disa citate tė Leninit, tė Trockit dhe tė Ramiz Alisė. Na ndihmojė hapja e Shqipėrisė.

    Fillim vjeshte 1991. Njė delegacion i lartė qeveritar, ishte i ftuar nė Romė. E kryesonte Kryeministri Ylli Bufi. Bėnin pjesė Pashko, Ruli, Zogaj. Unė u gjenda nė Romė. Isha shtruar pėr njė muaj nė spital. E pata kėtė privilegj, edhe falė zgjedhjes sime si deputet nė Tiranė mė 31 mars 1991. Dola nga spitali. U bashkova me delegacionin. Pritje e pėrcjellje. Takuam Andreotin-Kryeministėr i Italisė. Kosigėn-President. Xhani De Mikelis-ministėr i jashtėm dhe homoseksual i vetėshpallur. Papėn. Nuk janė objekt i kėtij shkrimi. Kush kėrkon tė shuajė kėrshėrinė, le tė shfletojė kronikat e botuara nė shtypin e atyre viteve. Unė do tė tregoj ato fakte qė nuk gjenden nė asnjė kronikė. Ne ishim tre: Preēi, Ruli dhe unė. Dy tė parėt ministra dhe deputetė. Kaluam disa korridore dhe pėrfunduam nė njė zyrė. Deri te dera na shoqėronte Vincenco Palja, prifti ndėrmjetės mes Kryeministrit dhe Papės. Nuk kishte derė qė nuk e hapte padrja. Midis korridoreve tha: “Do tė takoheni me Zakarinė. Dora e djathtė e Andreotit, Kryeministrit tė Italisė dhe ideolog i Partisė Demokristiane”.

    U hap dera. Para nesh njė burrė i gjatė, i hollė, i verdhė si letra e gazetės e prodhuar nė Lezhė. (Burokrat thashė nė atė kohė. Mason korrigjova veten mė vonė.) “Ju njoh mirė,- na tha. - Mė ka folur Vincenco Palja, prifti qė vuri kollare tė kuqe nė mes tė Tiranės ato ditė shkurti tė vitit 1991, kur takoi Ramiz Alinė, pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike mes Shqipėrisė dhe Vatikanit! (Nė fakt atė vit u shkėmbyen ambasadorėt.)… Ha. Ha. Prift mė praktik nuk mund tė gjesh as nė tokė e as nė qiell. Unė jam marrė me organizimin e Partisė Demokristiane. Kini ndonjė pyetje?”

    - Duhet tė ketė fraksione nė Parti? - pyeti Preēi.
    - Fraksionet kanė rolin e tyre nė emancipimin e njė partie. Ka shumė teori. Ka edhe shumė pėrvoja. Unė kam mendimin tim. Fraksionet nuk sajohen. Fraksionet lindin vetvetiu. Mė qartė: nuk mjafton tė shkruash nė statut - lejohet fraksioni. Janė individėt ata, qė, me aftėsitė e tyre, grumbullojnė rreth vetes dishepuj pėr tė krijuar fraksione. Ka parti qė nuk e kanė tė fiksuar nė statut ekzistencėn e fraksionit, por kanė fraksione me peshė.
    - Sa fraksione duhet tė ketė njė parti, - thashė unė.
    - Nuk ka receta. Ideal do tė ishte numri tre.
    Njė ditė mė vonė u takova me Ardit Gjebrenė. Nė atė vit student nė Romė. Ky mė njohu me njė vajzė arbėreshe. Fliste shqip. Quhej Mariza Tereza. Ishte sekretare e deputetit Bjondi.
    - Shefi im ėshtė nėnkryetar i Partisė Liberale. Sot kemi Kongres. Doni nga njė ftesė?

    Ftesat m’i dha mua duke pėrplasur qepallat. Mua mė shkoi goja lėng. Kujtova se e kishte me mua. Ndoshta e bėnte nga nostalgjia pėr dheun e tė parėve. Mė vonė e pikasa. Nazet prej konke ishin pėr Arditin! U futėm nė sallė. Kongresi i Partisė Liberale kishte filluar. Oratorė para mikrofonit. Oratorė nė sallė. Mishmash. Diskutime pa pika e presje. U befasova. Midis seancave na priti Bjondi. (Katėr vjet mė vonė u bė ministėr i Drejtėsisė nė kabinetin e Berluskonit.)

    - Nuk e di, a thotė populli shqiptar, siē thotė populli italian: Ēdo e mirė e ka njė tė keqe! E pe kongresin? Rrėmujė deri nė ekstrem. Dhe pse? Sepse fraksionet kanė lulėzuar si kėrpudhat pas shiut. Kemi pesė fraksione. Ēdo fraksion kėrkon tė komandojė, duke mos pėrfillur rregullat e lojės: nė komandė ėshtė ai qė ka shumicėn! Fraksionet po e gėrryejnė partinė nga brenda.
    Dy vjet mė vonė Partia Liberale u shua.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur shkruan mitro cela.
    ka lezet ta lexosh sepse nuk shpif nuk shtremberon.

    thx qe e solle kte shkrim o qėsdisecdo..

  9. #39
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    komunistet nuk dorezohen kurr...prandaj dhe Sala ja ka rras ktij popullit sa krahu e prap nuk jep doreheqjen.... kuuuuuuuuuup sa krahu ..mbajeni me shnet hundshqiponjen

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    me e bukura e kesaj interviste eshte kur Sala shan Ramizin, kete e ben per te genjyer ca adoleshenta qe nuk e mbajne mend fjalimin e tij ne qytetin studenti nč 90 ku i thurte lavdi Ramizit! besoj se BRARI E MBAN MEND SE NUK ESHTE ADOLESHENT NGA MOSHA
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •