Close
Faqja 32 prej 67 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 670
  1. #311
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33 Lexo Postimin
    Ku paske pare ti more fatkeqsi te ketyre permasave. Na trego nje shembull. E ke iden e permases se fatkeqsis Shkodrane apo jo.
    Cfare na tregon ca pellgje qe vetem lajmet aty ne shqiperi i japin. Kujt doni tu hidhni hi syve.

    Sipas teje mos ta mbrojme Shkodren nje nga perlat e kultures sone kombetare qe e katandiset ne nje varreze te madhe.

    Keni mesuar perrallen e fitimit politik dhe e perplasni si puna e budallait ne cdo dialog politik.
    Tash na shiteni edhe me dhembshuri per Shkodren.Pse e harruat pergjate sistemit komunist,pse nuk investuat ne kete perlë te kultures kombetare edhe atehere.

    Keni zgjedhur rruge dhe menyra te gabuara qe te vini prape ne pushtet.Ndryshoni bile pakez metodat,edhe pse mendjen dhe ligesite politike smund ti ndryshoni.

  2. #312
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Filloni te mendoni per protesta ne rruge pasiqe eshte nje lajm i mire per Shkodren dhe rrethet e permbytura.Si duket Edit dhe stafit te tij as zoti s`do ti ndihmoj te vie ne pushtet

    Tiranë, 4 dhjetor - Pas fatkeqësisë natyrore të ditëve të fundit, një lajm i mirë vjen për banorët e zonave të përmbytura në Shqipëri. Sipas shërbimit meteorologjik të ushtrisë, që nga pasditja e sotme pritet përmirësim i situatës atmosferike. Në këto kushte pritet ndërprerja e reshjeve të shiut në zonën veri-perëndimore Shkodër-Lezhë dhe gradualisht në të gjithë vendin.
    Reshjet me intensitet të dobët do të ruhen në zonën jug, jug-lindore, reshje të cilat parashikohen të ndërpriten totalisht ditën e diel, raporton BalkanWeb.
    Për ditën e nesërme shërbimi meteorologjik i ushtrisë parashikon një ditë me re por nuk vihet re fenomeni i reshjeve. Ndërkaq, duke filluar që nga dita e hënë e deri të mërkurën pritet që zona e Shkodrës të preket nga reshje me intensitet të dobët, ndërsa rikthimi i reshjeve të furishme pritet të rikthehen në këtë zonë ditën e enjte dhe të premte. Shërbimi meteorologjik i ushtrisë informon se në zonat malore mbi 900 metra kanë nisur reshjet e para të borës, kryesisht në Kukës dhe Peshkopi.
    koha.net

  3. #313
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Talluni ju talluni ,atyre e kane shtepine te mbuluar me uje , ju jeni ngrohte ohohoh

    Tregohuni serioz , mos beni batuta te tilla
    Që thua ti Noellag, pardje në mëngjez rastësisht po dëgjoja te "NEWS 24" atë tipin që bën telefonata direkt me shikuesit dhe doli një zonjë që u solidarizua me të përmbyturit dhe ndër të tjera në fund tha: "Qeveria ka përgjegjësi të rëndë për atë që ndodh atje dhe duhet ti dëmshpërblej të dëmtuarit"
    Pas saj mori një burr nga Shkodra dhe i tha tekstualisht drejtuesit të emisionit:
    "I thuaj asaj zonjës të mos hajë m.ut shum se ne po na ndihmon qeveria ditë edhe natë"
    Mbas fjalës së atij shikuesi nga Shkodra mua nuk ma mban të solidarizohem, ti bëj si të duash.

    P.s. Besoj se duhet të ket ndonjë tjetër që ka rastisur ta dëgjojë dhe mund ta konfirmoj këtë që unë po them.

  4. #314
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Nese keta legena nuk do te kishin lejuar 40.000 mije malsore qe te zaptonin keneten e Durresit,po marrim nje shembull,ndoshta sot do te kishim akoma nje sistem kanalizimesh qe ne rast reshjesh te shumta uji dergohej drejt kenetes.
    Pyet brarin se eshte i vjeter dhe i din keto gjera.
    Deri kur te mos kete kujdes per mjedisin,te mos behen kanalizime,te mos mirembahen kanalizimet aktuale,te mos kujdesesh per lumenjte,do te kete perher e me shume permbytje.
    Kushton me pak ti blesh dy lope fshatarit se sa te kujdesesh per mjedisin.
    Shume e vertete c'fare ke shkruar ne gjysmen e dyte te postimit.
    Sa per pjesen e pare, po te mos ishin te perdjekurit politike dhe te interuanrit ndoshta nuk do te kishim as sistem kanalizimesh?
    Qellimi eshte te behet ajo qe eshte me e rendesishme sot per te shpetuar njerez, te behen punime qe te parandalojne ne te ardhmen, se c'fare ka ndodhur me pare nuk mundet askush ta korigjoje.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  5. #315
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Keto jane permbytje,fatkeqesi natyrore.Ndodh cdokund,pavaresisht kush eshte ne pushtet,mirepo ligesia dhe amoraliteti juaj qe shfrytezoni keto fatkeqesi dhe permbytje per te fituar politikisht tregon fytyren tuaj te vertete.Ne fakt e keni treguar shpesh kete fytyre me Shkodren,mirepo tash jeni teper te dukshem ne amoralitetin e juaj politik.Shume qarte keni reflektuar kete ligesi dhe amoralitet.
    Degjo ketu ti se tani duhet me u hap tamam me ty, une qe po shkruaj jam Ushtarak, normal qe kur na jepet urdheri do vemi ne ndihme jo te Shkodres por te cdo qyteti tjeter sepse Ushtrine prandaj e ka Saliu sepse kur vjen puna per emergjenca te tilla Saliu me vrap jep urdher te ushtria, kur cohemi ne kembe ne per nje rroge me te mrie ai e ben veshin shurdh, dhe mbush xhepat e prefekturave dhe miltanteve si puna jote, si sju vjen zor dhe ke permend ushtrine xhanem ?
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  6. #316
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33 Lexo Postimin
    Bindi....
    Ti me dukesh djal i zgjuar mua. Por ketu nuk po te kuptoj.
    Cfare kerkon tani. Kerkon ndihme financiare nga opozita. E di ti mik kush i ka celsat e kulles se barit apo jo!
    E di o miku ,po kjo nuk dot thote qe opzita te qendroje duar kryq perpara nje katastrofe ne tendence, nuk eshte kush duke kerkuar qe opzita te solidarizohet me qeverin,por me popullin ne rrezik,opzita ne te tilla raste ,mund te luaj nje rrol me konstruktiv,qe te ndihmoj kete popull ne mnyra tjera,qofte duke hapur llogari rrjedhse dhe duke ftuar njerze ,firma qe kane mundsi qe te ndihmoje qofte me para apo mjete te tjera ushqim,veshmbathje,te mare iniciativa ne ato bashki ku ajo ka pushtetin lokal te lirohen dhe pastrohen kolektoret,psh ne Dures e vende
    te tjera qe kanosen nga rreziku,ka njeqind mnyra dhe forma qe opozita mund te luaj rrolin e vete po te doj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 04-12-2010 më 17:29

  7. #317
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga EdiR Lexo Postimin
    Shume e vertete c'fare ke shkruar ne gjysmen e dyte te postimit.
    Sa per pjesen e pare, po te mos ishin te perdjekurit politike dhe te interuanrit ndoshta nuk do te kishim as sistem kanalizimesh?
    Qellimi eshte te behet ajo qe eshte me e rendesishme sot per te shpetuar njerez, te behen punime qe te parandalojne ne te ardhmen, se c'fare ka ndodhur me pare nuk mundet askush ta korigjoje.
    Problemi nuk eshte se kush i ndertoi,por kush i shkaterroi dhe po i shkaterron.
    Nuk di te them qe, nese nuk do te ishte per te perndjekurit dhe te internuarit,nuk do te kishim kanalizime,por dij qe urbanizimi masiv,shkaterrues dhe primitiv po i sjell Shqiperise deme te pallogaritshme.
    Me mire te ndertosh nje rruge me pak dhe te nderhysh ne pastrimin dhe mirembajten e lumenjve.
    Nuk eshte se ska rene ndonjeher kaq shume shi,por tani kemi vetem permbytje.

    Kush ja ven fajin reshjeve dhe favorizon njeren ose tjeter pale politike eshte i semure psikik,ndaj ishte pjesa e pare e shkrimit tim.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #318
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Parashikimet per 10 diteshin e ardhshem per qytetin e Shkodres.
    Marrë nga Weather.com




  9. #319
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Ishalla e nalon Zoti at shi se boll keq ishte situata mesa mora vesh. Permbytjet jan me pasoja per te tan por ma shum e hjekun njerzit qe jetojn en fshat si familja jeme. Se u prishet jetesa e marsia, dhe komplet komunikimi rrugor me qytetin u nderpritet e pritezot me pas nevoj urgjente per spital njerzit desin deri sa tu vijn helikopterri
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  10. #320
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Turqia i pergjigjet kerkeses se Shqiperise per ndihme
    04/12/2010 08:02:00
    Madhesia e germave:




    TIRANE – Turqia dhe Greqia nisin ndihmat e para ne drejtim te Shqiperise per zonat e permbytura.

    Presidenti i Republikes Bamir Topi mesohet se ka biseduar sot me Presidentin e Turqise Gyl duke i bere prezente situaten e rende ne Shqiperi.

    Behet e ditur se gjate bisedes mes dy presidenteve, eshte rene dakord qe Turqia te perfshihet ne ndihmen operacionale per zonat e permbytura.

    Dy presidentet kane rene dakord per hartimin e menjehershem te nje plani te perbashket operacional.

    Diten e sotme mesohet se dy helikoptere me ndihma jane nisur nga Turqia dhe dy te tjere pritet te mberrijne nga Greqia.

    Shtabi i emergjencave ofron ndihma ne veri

    SHKODER - Ndersa Kreu i shtetit beri apel per bashkepunim te qytetareve me forcat e ushtrise per te perballuar situaten, dhe Qeveria shpall gjendjen e emergjences civile dhe ngre komisionin Nderministror te Emergjencave, ndihma ndaj banoreve ka qene i menjehershem.

    Tashme qe ka nisur evakuimi te banoreve nga Shkodra, situata duket se eshte renduar ndjeshem gjate oreve te mbremjes, per shkak te rreshjeve te vazhdueshme te shiut.

    Shtabi i emergjencave ka shperndare per banoret 40 ton uje te pijshem, 2034 pako ushqimore, 2.5 ton oriz, 1.8 ton vaj, 1 ton fasule, nje kuintal konserva mish, 1800 buke. Vec ndihmave ushqimore, jane ofruar shtreter dhe batanije.



    Shtabi i emergjencave ofron ndihma ne veri



    SHKODER - Nderpritet mesimi ne Universitetin e Shkodres. Kete konfirmim e dha Ministri i Arsimit dhe i Shkences Myqerem Tafaj, ne nje lidhje telefonike per “Ora News”.

    “Ne zonat e permbytura mesimi eshte nderprere qe diten e enjte. Nderkohe Ministria e Arsimit po monitoron situaten dhe diten e neserme do te meret nje vendim unanim nese do te vijoje me tej mesimi apo do te nderpritet”.

    Tafaj theksoi se shkollat do te perdoren per te sistemuar banoret e ndersa sot helikoptere jane perdorur per shperndarjen e ushqimeve dhe evakuimin e banoreve ne zonat me problematike.

    Rama: Situata e krijuar ne vend, deshtim i qeverise

    Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama flet nga qyteti i Pogradecit per permbytjet e diteve te fundit.

    "Veshtiresite e veriut jane nje ferr i krijuar nga deshtimi i qeverise", tha Rama.

    Sipas tij, Shqiperia vazhdon te jete e pambrojtur nga moti,duke theksuar se 5 permbytjet brenda nje viti jane nje deshtim i qeverise. "Per Shkodren qeveria nuk mbajti asnje premtim", tha Rama.

    Me pare Rama qendroi edhe ne Fushe Kruje per te pare nga afer zonat e permbytura. "Saliu ka deshtuar, pikerisht sepse eshte faji i tij qe te gjitha ato masa qe duheshin marre nuk jane marre", tha Rama gjate takimit me banore te zones.





    Transportet: 22 rruge te bllokuara ne gjithe Shqiperine

    Ne vazhdimesi te situates se krijuar nga rreshjet e shumta te shiut ne zonen Veriore Qendrore dhe Lindore te vendit, rreshje te cilat kane fryre tej normave lumenjte dhe liqenet, ministria e Puneve Publike dhe Transportit njofton se situata ne akset rrugore paraqitet si me poshte, 22 rruge konsiderohen te bllokuara teresisht ose pjeserisht ne te gjithe vendin.

    1. Ne hyrje te qytetit Shkoder, para ures se Bunes dhe ne Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me rreth 1m uje mbi rruge.

    2. Qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet vetem nga Mjeda.

    3. Qarkullimi per ne Muriqan dhe Shiroke eshte i mundur vetem per mjetet e larta.

    4. Segmenti rrugor Shkoder - Harku i Berdices – Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit, mjetet qarkullojne vetem nga rruge dytesore.

    5. Ne segmentin rrugor Koplik – Dedaj - Boge si rezultat i bllokimit te zona e Perroit te Thate qarkullimi i mjeteve kryet nepermjet nje rruge dytesore provizore.

    6. Ne segmentin rrugor Shkoder - Hani i Hotit, ne vendin e quajtur Vukpalaj, rreth 5km, deri te dogana rruga eshte e pakalueshme pasi uji mbi rruge eshte mbi 1m.

    7. Ne segmentin rrugor Bajram Curri – Fierze, km 11, lumi ka marre murin mbajtes te rruges (shembur), rruga qarkullohet me nje kalim.

    8. Ne Shishtavec lumi ka marre nje pjese te rruges duke e bere nje kalimeshe rrugen, gjithashtu ne afersi te tunelit te dyte ne Shishtavec rreth 100m, rruga eshte e bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve behet nga tuneli.

    9. Segmenti rrugor Bujan Fierze ka veshtiresi ne qarkullimin e

    10. Ne segmentin rrugor Sapot Bujan ka veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve

    11. Tek ura e Cerenecit, qarkullohet me nje kalim.

    12. Ne segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafe Draje, rreth 5 km larg Muhurit rruga eshte e bllokuar.

    13. Nga Burreli ne Milot rruga eshte me nje kalim

    14. Ne afersi te nyjes se asfaltit ne Burrel ka dy shembje, rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla.

    15. Ne kthesat e Klosit rruga eshte me nje kalim.

    16. Ne Bulqize kalohet vetem permes qytetit, unaza eshte e permbytur.

    17. Ne segmentin rrugor Permet – Carshove, ne Bablonje, ka rene nje masiv shkembor dhe rruga eshte e bllokuar.

    18. Ne aksin rrugor Vlore – Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras. Ne keto pika eshte vendosur sinjalistika perkatese.

    19. Ne pjesen fundore te rruges Lushnje - Fier rruga e re eshte e permbytur, qarkullohet nga rruga e vjeter, eshte vendosur sinjalistika perkatese.

    20. Ne aksin Fier – Zhulaj, ne Visoke rruga eshte me nje kalim .

    21. Ne segmentin Roshbull- 4 rruget e Shijakut, rreth 300m ka nje vershim uji 15-20 cm, kalimi i mjeteve behet me veshtiresi.

    22. Segmenti Fushe Kruje Ura e Drojes, ka rene niveli i ujit rruga eshte e kalushme.

    Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite Rajonale Rrugore dhe me firmat e kontraktuara per mirembajtjen e rrugeve jane ne terren me mjete dhe personel teknik per te kthyer rruget ne gjendje normale per trafikun .



    Topi: Gjendja, e veshtire, ndihme aletaeve



    SHKODER - Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaron nga Shkodra e permbytur se gjendja eshte teper e veshtire.



    Presidenti ne Shkoder ka vizituar hidrocentralin e Vaut te Dejes per t'u informuar per situaten e shkarkimeve nga ky hidrocentral.

    I kemi kerkuar ndihme Nato-s dhe ndihma do te vije. Duke kerkuar bashkepunimin e ngushte me banoret, Topi ka theksuar se gjendja eshte e rende. Nga prefektura e Shkodres, presidenti duke e lene menjane politiken ka kerkuar bashkepunim te banoreve me ushtrine.

    “Jemi ne nje momet kritik dhe akut, por kjo situate po perballohet. Shqiperia po vuan reshjet e shiut. Nuk eshte momenti per debate”.



    Situate alarmante, rritet niveli i ujit



    SHKODER - Reshjet e shiut te nates se kaluar kane bere qe niveli i ujerave te Liqenit te Shkodres te vije ne rritje, duke bere qe sasi te medha te vershojne jo vetem ne rrugen hyrese te qytetit, por edhe ne disa lagje te tjera.

    Komuniteti i vendosur ne keto lagje po ndjen seriozisht shqetesimin e pranise se ujit, qe ne shume raste e kalon lartesine 1 meter. Komunikimi i ketyre banoreve realizohet vetem me ane te mjeteve lundruese, te cilat jane te pranishme ne shume prej ketyre zonave.

    Forcat e ushtrise kane marre masat e nevojshme, por sasia e ujit eshte i larte. Jemi ne fazen kritike pasi per 10 cm, uji mund te kaloje mbi dige. Ky ishte alarmi qe percolli prefekti i qarkut te Lezhes Pal Dajci ne nje lidhje telefonike per “Ora News”.

    Nderkohe forcat e shumta te policise, ushtrise dhe banore te fshatit po ndihmojne per te forcuar argjinaturen e Torovices. Shtabi i Emergjences Civile me ne krye prefektin e qarkut te Lezhes Pal Dajci, ka monitoruar situaten gjate gjithe kohes dhe me mjete te ushtrise po punon per mbushjen e saj, per te mos lejuar te cahet.

    Per kete situate tejet te veshtire, prefekti theksoi se dhe kryeministri qe ka monitoruar zonen pak minuta me pare ka dhene alarmin qe banoret, te moshuarit dhe femijet e vegjel te shkojne ne Komunen e Shengjinit.

    Berisha ne Torovice: Te evakuohen banoret



    SHKODER - Kryeministri Sali Berisha vizitoi Torovicen dhe deklaron se situata atje eshte e rende duke kerkuar evakuimin e menjehershem te zones.

    “Urdheroj te evakuohen banoret, pasi gjendja eshte e renduar e masat e menjehershme duhet te merren per argjinaturen e bentit”, tha Berisha.

    Sipas kryeministrit duhet te vazhdojne te merren masa per forcimin e argjinatures, nderkohe qe prurjet e ujit vijojne te jene te medha.

    Gjate gjithe nates kamione te ushtrise kane punuar per forcimin e argjinatures, carja e te ciles mund te sillte probleme te medha per zonen. Nderkohe mesohet se Shtabi i Emergjences Civile po monitoron situaten.



    Situata ne HEC-et mbi kaskaden e lumit Drin

    Korporata Elektroenergjitike Shqiptare paraqet situaten ne tre hidrocentralet mbi kaskaden e lumit Drin, pas permbytjeve te fundit ne zonen e Shkodres deri ne oren 08:00.

    Nga te dhenat e fundit, HEC-i i Fierzes eshte ne kuoten e 290.76 metra, prurjet jane 1400 meter kub uje ne sekonde, ndersa shkarkohen 1076 meter kub uje ne sekonde.

    Hidrocentrali i Komanit eshte ne kuoten e 170.3 metrave, prurjet 1596 meter kub per sekonde, ndersa vijojne shkarkimet me 1912 meter kub uje ne sekonde.

    Kuota e liqenit ne HEC-in e Vaut te Dejes eshte 73.5 metra, prurjet 2240 meter kub uje ne sekonde, ndersa shkarkimi kap kuoten e 2365 metrave kub uje ne sekonde.

    Kuota ne liqenin e Ulzes eshte 127.7 metra, prurjet 900 meter kub uje ne sekonde, ndersa shkarkimi kap kuoten e 1064 metrave kub uje ne sekonde.



    Situate ende kritike, Topi sot ne Vau Dejes

    Qarku i Shkodres kalon nje tjeter nate te veshtire mes permbytjeve te shkaktuara nga dalja nga shtrati e lumejve, liqeni shkarkimet e Hidrocentraleve, ndersa rreshjet e shiut nuk pushojne se reni

    Nga mbremja e djeshme vershimet e ujit i jane afruar qendres se qytetit, duke “prekur” per here te pare qe nga viti 1943(kur uji erdhi deri ne Parruce) kete vije.

    Mesohet se permbytja ka vajtur 800 metra larg qendres se qytetit, perkatesisht tek shkolla “Ndre Mjeda” deri ne vendin qe ne Shkoder njihet si pesekateshi me ure.

    Mesohet se Presidenti i Republikes Bamir Topi do te udhetoje sot drejt veriut per te pare nga afer situaten e permbytjeve. Presidenca informon se kreu i shtetit ne oren 11.00 do te jete tek Diga e Qyrsaqit, afer Hidrocenctralit ne Vaun e Dejes.

    Kercenimi i ujit deri ne qender te qytetit plot pas 67-vjetesh, ka ngjalle panik tek banoret qe po perjetojne ore ankthi. “Une nuk mbaje mend kete situate, uji te vij ketu ne qender. Me kane then te moshuarit se kjo ka ndodhur dikur, dekada me pare. Por kjo qe ndodh, nuk eshte vetem ndeshkim i natyres, por jemi fajtore te gjithe. Jemi ne vete, ata qe zgjedhim , qeveria, te gjithe. Do zoti e shpetojme gjalle nga kjo katastrofe, se asgje nuk kemi te sigurte”,- pohoi per Gazeta Shqiptare 56-vjecari N. Hatija, banor i qytetit,

    Burimet zyrtare konfirmojne se te gjitha rruget hyrese dhe dalese nga ky qytet, me perjashtim te nje rruge dytesore, jane te permbytura nga uji qe i ka kaluar 1.5 metrat, e jane te pakalueshme. Vetem rruga dytesore nga Guri i Zi, mund te kalohet vetem me automjete te renda dhe me shume veshtiresi.

    E ndersa prej 4 ditesh uji zgjeron harten e tij brenda qytetit disa komuna si Ana e Malit, Dajci, Velipoja prej ditesh jane te izoluara teresisht nga uji.

    Sipas statistikave te Shtabit te Emergjencave ne oret e vona te mbremjes se djeshme, ne rrethin e Shkodres rezultojne te permbytur gjithsej 13.000 hektare toke. 2100 shtepi permbytura dhe mijera te tjera te rrethuara nga uji. Si dhe jane evakuar


    Shqiperia kerkon ndihme nga NATO-ja

    SHKODER - Burime nga Ministria e Brendshme ne Tirane konfirmuan se kerkesa ka ardhur nga fakti se ne 24 oret e fundit eshte zgjeruar harta e permbytjeve ne Shqiperi.

    Toke dhe banesa nen uje tani nuk ka vetem ne qarkun e Shkodres, por dhe ne Lezhe e Durres. Per rreth 5 ore te premten ka qene i bllokuar edhe nje segment ne autostraden Tirane-Durres nga vershimi i ujit.

    Ndihma qe kerkohet nga Aleanca perfshin nevojen e ngutshme per helikoptere, qe nevojiten per evakuim banoresh dhe shperndarje te ndihmave nga ajri, si dhe automjete te tonazhit te rende per te levizur ne rruget e mbuluara nga uji.

    Krahas forcave policore dhe atyre te ushtrise shqiptare ne zonat e prekura ka ardhur per mbeshtetje dhe nje njesi e Forcave Speciale nga Kosova me rreth 25 vete dhe mjete motorike. Presidenti i Republikes Bamir Topi pritet te therrase nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurise Kombetare ne lidhje me situaten e krijuar nga permbytjet.

    Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi pa afat zhvillimin e ndeshjeve sipas kalendarit. Deri tani perllogratiten si nen uje mbi 13 mije hektare toke, jane te rrethuara nga uji rreth 2.500 shtepi dhe rreth 2.000 banesa jane te permbytura.



    Forcat e Armatosura raportojne mbi situaten ne Shkoder

    SHKODER - Veprimtaria e Forcave te Armatosura te Republikes, pjesemarrese ne operacion, per Emergjencat Civile ne Prefekturen e Shkodres, ka qene oret e fundit intensive, duke qene ne bashkepunim te ngushte me strukturat vendore dhe ato te Rendit.

    Ata kane vazhduar te japin ndihmesen e tyre edhe gjate dites se sotme ne situaten e emergjencave civile ne Prefekturen Shkoder.

    Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, SHSHP, Gjneral Major, Maksim Malaj, Kunderadmiral, Kristaq Gervenji, zevendesministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu por edhe ushtarake te tjere te larte, te dislokuar ne zone, kane ndjekur nga afer te gjithe operacionet per shperndarjen e furnizimeve ushqimore, evakuimit te njerezve, gjese se gjalle, transportin e te semureve, por edhe ne drejtim te perforcimit te argjinaturave dhe stacioneve te pompave. Vlen te theksohet se pavaresisht kushteve te veshtira atmosferike, u kryen gjithsej 53 misione ne ajer.

    Bashkepunimi me Komitetin e Emergjencave Civile dhe me Autoritetet Vendore te Qarkut Shkoder, ka qene ne parametrat maksimale. Aktiviteti ne diten e sotme, eshte perqendruar me shume ne Bashkine Shkoder dhe komunat Dajc, Bushat, Velipoje.

    Ne realizimin e Operacionit jane aktivizuar gjithsej:

    Forca gjithsej: 625 vete.

    Mjete gjithsej:

    96 mjete transporti, 12 mjete te renda (8 Astra, 2 fadroma, 2 Tatra,) 24 motobarka dhe barka (10 motobarka dhe 14 varka), 2 skafe dhe 3 ambulanca.

    3 Qendra mobile per mbeshtetje me komunikim te operacionit.

    Vetem gjate dites se sotme (03.12.2010), nga FA jane aktivizuar ne operacion: 445 vete, 71 mjete transporti, astra 8 cope, fadroma 2, motobarka 13 dhe 9 varka, nderkohe qe pjesa tjeter ka qene ne gjendje gatishmerie te plote.

    Gjeneral Brigade Viktor Berdo mori komanden e drejtimit operacional.

    Ne baze te urdhrit te MM-se u be ndarja e zonave te pergjegjesise me nje grup gjeneralesh dhe kolonelesh per cdo komune dhe bashkine Shkoder.

    Ne Bashkine Shkoder:

    bkMotorizuar:

    Me nje personel prej 53 vetesh dhe 5 mjete transporti, jane transportuar 900 pako ushqimore dhe 800 bidone uje nga uzina e telit per ne stadium si dhe kane ngarkuar 25 ton ndihma per ne Gjader.

    Ne oren 15.50, u krye transporti i nje grupi studentesh Malazeze nga Shkodra ne drejtim te Muriqanit.

    Ka transportuar ne komunen Guri i Zi 5 ton fasule, 5 ton konserva dhe 400 carcafe.

    bk Komando

    Me 25 vete dhe 4 mjete kane transportuar 25 ton uje, 6 ton ushqime. Kane evakuar 50 vete.

    Bat. I Transportit

    Me 17 vete dhe 11 automjete.

    Ka transportuar nje mjet me ujet te amballazhuar. Me dy mjete ka transpotuar nje grup studentesh nga Shkodra ne doganen e Muriqanit.

    Bat Xhenjo: Me dy mjete veteshkarkuese dhe nje fadrome eshte punuar ne stacionin e pompave Dobrac. Me nje mjet vetshkarkues ka punuar per permiresimin e argjinatures te Bendi ne afersi te Ures se Gjolulit.

    KMr Kukes: Me 13 veta, 2 mjete dhe 2 motobarka ka evakuar 210 vete dhe ka shperndare 200 pako me ndihma.

    Ne dispozicion te Bashkise jane vene 5 zjarrfikse (3 BrMR dhe 2 BrL).

    Ne Komunen Dajc:

    Batalioni special me 20 veta 4 mjete dhe 2 skafe kane evakuar 80 persona dhe kane shperndare ndihma.

    Batalioni komando me 23 veta dhe 1 mjet kane ngarkuar dhe shkarkuar 265 pako me ushqime dhe 40 koli uje.

    Bkmot: me 17 veta dhe 2 mjete ka evakuar 54 njerez 5 krere bageti 2 ton materiale dhe 200 pako me ndihma.

    Bksh: me 10 veta, nje mjet dhe 4 motobarka ka evakuar 100 persona dhe kane shperndare ndihma.

    FSKosova: me 26 veta, 7 mjete dhe 2 motobarka kane evakuar 67 persona ne drejtimin Obot –Dajc dhe Obot-Trush.

    Bkmalor: Ka evakuar 15 vete.

    Ne Komunen Ana e Malit

    Bkmalor: Me 12 vete dhe 2 mjete ka evakuar 45 vete

    FSKosove: me 7 mjete dhe 2 motobarka ka evakuar njerez ne drejtimin Obot-Dajc dhe Obot –Trush.

    Ne Komunen Velipoje:

    Bksh: Me 1 aster dhe 1 fadrome ka kryer punime te ndryshme si dhe ka ngarkuar 40m3 inerte.

    Bxhenjo: Me 2 astra ka trasportuar 40m3 inerte.

    FD: Anija Iliria me 6 ushtare te bkmot, ka trasportuar per ne Shengjin 400 pako ushqime dhe 4 ton uje., por si rezultat i motit te keq (me dallge) nuk ka mundur ti shkarkoje ato ne Velipoje dhe eshte kthyer mbrapsht.

    Ne Komunen Berdice

    Bkmot: Me 27 vete dhe 4 mjete ka evakuar 400 vete dhe 10 krere bageti.

    Ne Komunen Bushat

    Bxh: me 14 veta, 2 mjete dhe 6 varka kane evakuar 36 vete, 15 krere bageti, 12 pako ushqime dhe 1 ton materiale. Me 6 astra ka permiresuar argjinaturen e Bendit me 85 m3 inerte.

    Bksh: Me 14 vete, 3 mjete dhe 4 varka druri kane evakuar 80 persona dhe kane shperndare 4 ton ndihma.

    KMr Burrel: Me 6 veta kane evakuar 25 vete dhe 39 krere bageti.

    Bkom: Me 10 vete dhe nje mjet ka shkarkuar 12 ton ndihma.

    Ne Komunen Guri Zi

    Bkmalor: Me 12 veta dhe 2 mjete ka evakuuar 50 veta.

    Ne Bashkine Vau i Dejes

    Jane vene ne dispozicion 2 forca, 1 fadrome, 1 mjet vetshkarkues dhe jane hedhur 225 m3 inerte.

    Forcat Ajrore.

    Ne operacion kane marre pjese 18 persona, 4 helikoptere, dhe 3 mjete per mbeshtetjen e tyre. Gjithsej jane kryer 53 misione ne ajer, si me poshte:

    Transport mallrash(ushqime dhe uje 9,5 ton.

    Evakuim personash 27 njerez.

    Transport te semuresh 6 persona

    Transport mediash 3 misione 9 persona

    Transport VIP 2 misione 5 persona.

    Problematikat:

    Mbeshtetja me furnizim OIL eshte e nevojshme per kryerjen e detyrave te metejshme te misionit te caktuar per zbatimin e detyrave te kerkuara per perballimin e emirgjencave ne zonat e operacionit.

    Per zbatimin sa me mire te akteve ligjore e nenligjore eshte e nevojshme qe te forcohet kooeperimi dhe bashkepunimi midis kerkesave te paraqitura per zgjidhje dhe menyren e veprimit per zgjidhjen e tyre.

    Ne bazen e Gjadrit:

    Jane transportuar 4859 kg konserve, 494 pale carcafe, 5 ton fasule.

    Per FSK.

    Kane marre pjese ne operacion me 5 motobarka dhe 5 automjete.

    Kane evakuuar 30 persona ne zonen e Dajcit dhe Ana e Malit.

    Ne menyre te permbledhur

    Deri ne keto momente kemi keto te dhena per operacionet:

    Forca gjithsej: 625 vete.

    Mjete gjithsej:

    96 mjete transporti, 12 mjete te renda (8 astra, 2 fadroma, 2 tatra,) 24 motobarka dhe barka (10 motobarka dhe 14 varka), 2 skafe dhe 3 ambulanca.

    3 Qendra mobile per mbeshtetje me komunikim te operacionit (bnd).

    Vetem nga FA sot jane aktivizuar ne operacion: 445 vete, 71 mjete transporti, astra 8 cope, fadroma 2, motovarka 13 dhe 9 varka.

    Gjate dites se sotme jane kryer keto volume pune:

    Evakuim personash: 1146 vete

    U evakuan 12 te semure me helikopter.

    Evakuim i gjese se gjalle: 85 krere

    Ngarkim ushqime 3 ton.

    Jane shperndare 105 pako me ndihma ushqimore, 8 ton koncentrate dhe 8 ton miell e miser

    Jane transportuar 12 cadra te medha ne fshatin Pentare.

    Transport cakulli: 32 m3 per perforcimin e argjinatures se Casit.

    Vendosje thasesh me rere 100 cope ne Berdice.

    Eshte pastruar 10 ml shtart lumi mbi lumin Kir si pike

    - Infoalbania
    Feelings change - memories don't.

Faqja 32 prej 67 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •