Close
Faqja 30 prej 67 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 670
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Eshte e padurueshme per kete specie "njerezish"qe te udhehiqet Shqiperia nga ndokush qe vjen nga Veriu i Shqiperise.E kane mesim nga babai i tyre shpirteror.
    Dhe si rrjedhoje do shfrytezojne cdo metode,qofte edhe me "ndihmen" e zotit(reshjeve dhe permbytjeve) qe ta rimarrin pushtetin.
    Qe Shqiperia ka nje opozite te mbrapshte kete e kane ditur te gjithe,por qe amoraliteti i tyre shkon aq larg ne kurriz te njerezve te thjeshte,njerezve te permbytur nga reshjet,vetem e vetem per pushtet dhe poena politike kete e morem vesh tash.
    Farë e felliqte bolshevike.

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Topalli: Rama po lutet që Shkodra të përmbytet më keq

    Kryetarja e Kuvendit vijon të ndjekë situatën në zonat e përmbytura


    ABC News 04 dhjetor 2010 20:10

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një inspektimi në Shkodër ditët e fundit

    “Ne kemi nevojë për solidaritet, jo për fjalë të rëndë dhe jo për lutjet që të përmbytet edhe më keq Shkodra, siç bën Edi Rama”.
    Kështu ka pohuar nga Shkodra, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila vijon të ndjekë me shqetësim situatën në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet.

    Edhe sot ajo u ndodh në qytetin e Shkodrës ku ka inspektuar nga afër disa zona si ura e Spatharit, Gur i Zi , si dhe fshatra të tjerë.

    Topalli ripërsëriti thirrjen ndaj banorëve për evakuim sa më të shpejtë, duke pohuar se është një situate akoma më e rënduar sepse reshjet edhe gjatë natës së kaluar edhe gjatë gjithë ditës së sotme, nuk kanë reshtur.

    “Është një situatë shumë e vështirë, por është një situatë në të cilën qëndron një Shtab Emergjence, që punon ditë e natë.

    Siç e shikoni ushtria është në dispozicion, policia në dispozicion, varkëtarët në dispozicion, peshkatarët në dispozicion.

    Qytetarët, banorët e komunave me një solidaritet të madh, shpirt të madh dhe bujari të madhe po ashtu po ndihmojnë njëri-tjetrin”, tha ajo para mediave.

    Duke shtuar se “në të tilla situata kërkohet kurajo, në të tilla situata kërkohet qetësi, kërkohet solidaritet i madh, në të tilla situata kërkohet gjakftohtësi për të menaxhuar”.

    “Unë falënderoj të gjithë qytetarët për shpirtin kurajoz që po tregojnë në këto momente të vështira, për kurajon që i japin edhe drejtuesve lokalë, sepse edhe ata kanë nevojë për një fjalë të mirë.

    Unë falënderoj policët, falënderoj ushtrinë, falënderoj donatorët që kanë ardhur edhe nga Kosova për të sjellë ndihma mjekësore, falënderoj biznesmenët, të cilët edhe pa u kërkuar ndihmë janë ofruar vetë, qoftë në ushqime për njerëz, por edhe për gjënë e gjallë”, tha ndër të tjera ajo.

    Duke dekalruar se natyrisht që situata është e vështirë, por detyra jonë është që ta përballojmë për të shkuar aty ku është nevoja, për të shkuar aty ku është thirrja, për t’i dalë përpara, asaj që mund të dilet përpara.

    “Është një situatë e paprecedentë dhe ata që tallen e thonë që kjo gjë ndodh një herë në 100 vjet, janë cinikë, janë të pashpirtë, janë nga ata që këtu në Shkodër i quajnë “katilë”.

    Në fakt ajo që po ndodh është një lloj cikli që nuk e kishim parë, të paktën këto vitet e fundit. Por cikli nënkupton vitin e parë, vitin e dytë, vitin e tretë.

    Ky vit është më i vështirë se viti i kaluar. Viti i dytë është gjithmonë një situatë edhe më e rënduar. Unë nuk e di në se do të jetë një cikël 3-vjeçar apo 5-vjeçar, por di që është një situatë e jashtëzakonshme, siç është një situatë e jashtëzakonshme edhe në vendet e tjera të Europës, në Poloni ku ka mbi 30-40 të vdekur, apo në vendet e tjera.

    Në fakt këtu nuk kemi humbje jetësh. Kjo është kënaqësi shumë e madhe, por edhe shqetësimi jonë kryesor”, bëri me dije më pas Topalli.

    Duke përfunduar me faktin se pjesa tjetër që mbetet për t’u menaxhuar për të çuar ujë, për të çuar ushqime.

    “Ushtria, shtabi dhe pushteti lokal në krye të të cilëve janë Prefekti, Kryetari i Qarkut, Kryetari i Bashkisë meritojnë një falënderim.

    Në fakt këta ushtarë, police dhe pilotë janë djem të rinj, janë bij nënash dhe rrezikojnë jetën e tyre.

    http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/526

  3. #293
    Idiotesia me e madhe ne kete teme si ne cdo teme qe ka te bej me problemet e Shqiperise eshte se ne vend qe te shikojne arsyen qe kjo gjendje erdhi deri ketu, militantet e PD-se rrine dhe kakarrisin se gjoja mungon solidariteti i Opozites. Kush e dinte qe shkodranet dhe ata te permbytyrit e qyteteve te tjera kane nevoje per fjale te bukura nga pseudo-politikanet e vendit tone, kur ne fakt ajo qe u nevojitet eshte ndihme krejt tjeter qe duhet te jepet se pari nga qeveria e vendit pasi ajo i ka fondet e nevojshme per ta dhene ate ndihme.

  4. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Ky eshte komenti me budallek qe kam lexuar ndonjeher.
    Po si mor mos te ndihen te nderuar shkodranet se i mbyti Sala me duart e veta per kete?
    Po normal qe do ju rrin nate e e dite sepse fajtori eshte, dhe ai vet e ndjen vehten fajtor, mos te kishte faj Saliu as qe do i shikonte me sy.
    Te ndihen bile shume te nderuar. Ehh medet
    Jo per gje por po ju sjell dhe ushqim e uje ne banesa te izoluara


    Noellag dekletarata ka qen me urdher te Edi Rames, pse partia socialiste ke ka kryetar, ty? Normal qe Edi nuk ka nevoj te dal, ka zedhendesen.

    Ik tash ne gjum se je lodh sot tu ia mbajt krahun kesaj qeveri te pashpirt, mbushi beterite per neser, se do kesh shume pune.
    Mjaft u gezuat se u permbyt Shqiperia.
    Sado urejtje te keni per Demokracine, kjo nuk i shpeton hallet tuaja
    Sala e mbyti Shqiperine.
    Po Bosnjen, Sala e mbyti?
    Po Serbine, Sala e mbyti?
    Po Francen, Sala e bllokoi me debore
    Po Gjermanine, Sala e mbuloi ne -25 grade?
    Ne vend te ferkoni duart nga qefi, hapni nje teme ku te derdhim kontributet tona reale financiare ne ndihme te atyre qe kane nje jave qe flene ne lageshtire
    Qe s`kane uje per te lare syte, sepse ujrat e bardha e te zeza jane perzier.
    Ne ndihme te atyre grave e vajzave qe kane nje jave qe skane nderuar te brendshmet e tyre , pasi u eshte rrembyer gjithshka nga uji.
    Mjaft vollet urrejtje!
    Solidarizohuni shpirterisht , nese realisht nuk e pertypni dot.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Behari,mesuesi dhe ju qe mbroni te papergjegjeshmit mos ju lidhgje me keta te korruptuar.Nuk kam qef ta ktheje ne personale,por qendrimi juaj stonon perballe qendrimit te shendoshe te pjeses tjeter.
    Nqse ti Behari urren greket e serbet une urreje edhe komunistet dhe pinjollet e tyre,te cilet jane sot deputet,ne organet me te larta te drejtesise ,gjyqtare,prokurore,kryepolice ministra,kryetare partish etj.Duke u udhehequr nga saliu e gjithe mbeturinat e diktatures dhe nga pinjollet e tyre dihet se ne do te integrohemi te fundit ne Europe.Me vjen keq nqse ndonjeri prej jush punon e jeton ne perendim.Une ua fale vetem atyre qe jetojne ne Shqiperi.Ata jane nen ndikimin e nje DEMOKRACIE ALLAKOMUNISTE TE DREJTUAR NGA ISH KOMUNISTET QE SOT KANE NDRRUAR FUSTANET,NGA TE GJATA I MBAJNE MINIFUNDE E GJOKSE PERJASHTA.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  6. #296
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    secili kur akuzon dikend separi duhet provuar me prova!!
    te pakten ne vitin 2005 Sali berisha ishte ne opozite,keshtu qe nuk kishte asnje mundesi qe te nderronte rezultatin sic ti pretendon,madje edhe vete socialistet e pranuan humbjen aso kohe!!!
    kurse ne vitin 2009 po vete 20.000 komisioner socialist kan pranuar rezultatin duke firmosur secili procesverbalet ne qendrat e votimit!!plus qe institucionet e pavarura te drejtesis i kan aprovuar,edhe evropa i ka certifikuar zgjidhjet me te mira ndonjehere!!
    eh sa per burrerin apo malesin mos merr mundimin te me tregosh mua,pasi gjitha keto qe une i thash jane te verteta,jo se po i them une por i ka thane drejtesia shqiptare dhe europa!!![/COLOR][/SIZE]
    Cfare provash kerkon ti mo. Provat aty brenda jane. Ka zemer Saliu... Ia mban zemra ti hap ato kuti dhe te shohim.
    Kjo pune eshte e thjesht, hap kutit dhe nxirme genjeshtar. Po kush i hap more....
    Kjo pune eshte njesoj, si ti kerkosh hajdutit "dal te shikoj cfare ke ne xhep". Mirpo kjo nuk arrihet me kerkes, kjo arrihet vetem me shtrenges.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peshkaqeni33 : 04-12-2010 më 15:56
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    na moj inifiniti ..... a eshte e vertete se BRIONI ka shkuar sot ne Poradec per protesta ....????!!!! nqse po atehere thenia "fshati digjet dhe k*rva krihet" eshte mese e gjetur per kete rast ....
    hajt xhan, thuaji BRIONI-t qe te beje kthese sa nuk eshte vone ....

  8. #298
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Idiotesia me e madhe ne kete teme si ne cdo teme qe ka te bej me problemet e Shqiperise eshte se ne vend qe te shikojne arsyen qe kjo gjendje erdhi deri ketu, militantet e PD-se rrine dhe kakarrisin se gjoja mungon solidariteti i Opozites. Kush e dinte qe shkodranet dhe ata te permbytyrit e qyteteve te tjera kane nevoje per fjale te bukura nga pseudo-politikanet e vendit tone, kur ne fakt ajo qe u nevojitet eshte ndihme krejt tjeter qe duhet te jepet se pari nga qeveria e vendit pasi ajo i ka fondet e nevojshme per ta dhene ate ndihme.
    Primare eshte shpetimi i jeteve njerezore dhe sensibilizim i njerezve, te tjerat llogariten ne fund.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Mjaft u gezuat se u permbyt Shqiperia.
    Sado urejtje te keni per Demokracine, kjo nuk i shpeton hallet tuaja
    Sala e mbyti Shqiperine.
    Po Bosnjen, Sala e mbyti?
    Po Serbine, Sala e mbyti?
    Po Francen, Sala e bllokoi me debore
    Po Gjermanine, Sala e mbuloi ne -25 grade?
    Ne vend te ferkoni duart nga qefi, hapni nje teme ku te derdhim kontributet tona reale financiare ne ndihme te atyre qe kane nje jave qe flene ne lageshtire
    Qe s`kane uje per te lare syte, sepse ujrat e bardha e te zeza jane perzier.
    Ne ndihme te atyre grave e vajzave qe kane nje jave qe skane nderuar te brendshmet e tyre , pasi u eshte rrembyer gjithshka nga uji.
    Mjaft vollet urrejtje!
    Solidarizohuni shpirterisht , nese realisht nuk e pertypni dot.
    po patjeter qe Sala eshte pergjegjes .... edhe per Katerinen e Nju Orleansit Sala ishte pergjegjes ....

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne Kosove nuk ka hidrocentrale,as diga te mbyllura qe te mund te benin keto permbytje,poashtu nuk derdhen aq shume lumenj e perrocka siq derdhen ne Shkoder,mirepo ja se si eshte gjendja momentale.
    Edhe per kete duhet fajesuar qeverine shqiptare,Kforin,Eulexin etj,etj.

    Përmbytje në shumë komuna të Kosovës




    Prishtinë, 4 dhjetor (E plotësuar) – Shirat e djeshme dhe gjatë natës kanë përkeqësuar gjendjen e përmbytjeve edhe në Kosovë. Lumenjtë Klina, Drini i Bardhë, Lumëbardhi dhe Mirusha kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur edhe shumë hektarë të tokave bujqësore. Nga dita e premte është rritur dukshëm diametri i tokave të përmbytura. Esat Rraci, drejtor i Shërbimeve Publike në KK të Klinës tha për Kohën Ditore se Lumëbardhi, që vjen nga Peja, ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur shumë hektarë toke bujqësore, ndërkohë që i është afruar edhe familjes Zekolli, e cila jeton mes fshatrave Drenoc e Grabanicë të Klinës. Rraci tha se në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës fillore “Ismet Rraci” në Klinë, janë rezervuar tri dhoma mësimi për të pritur qytetarët e parë të rrezikuar, në rast të evakuimit.
    Burimet nga terreni kanë treguar se gjitha sipërfaqet e tokave bujqësore të mbjella me grurë, duke filluar nga fshati Zllakuqan e deri në kufirin e lokaliteteve me komunën e Gjakovës dhe të Rahovecit, janë të përmbytura. Ndërkohë alarmohet se tashmë është ndotur edhe uji i ujësjellësit të qytetit, pasi që uji i lumit Klina ka depërtuar brenda burimit në Jarinë. Dardan Bashota, inspektor sanitar, apelon qytetarët që të mos e përdorin uji për pijë pa e vluar.
    Edhe disa fshatra të komunave viti e Kllokot janë përmbytur. Fshatrat Drobesh, Budrikë, Radivojc e Remnik të Vitisë, si dhe vetë Kllokoti janë rajonet më të rrezikuara nga vërshimet. Sipas zyrtarëve për emergjenca në Viti dhe banorëve nga zonat e rrezikuara, uji krahas përmbytjes së qindrave hektarëve të tokës, ka depërtuar edhe në pesë shtëpi në Drobesh dhe në gjashtë të tjera në Radivojc. Hetem Jakupi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ka thënë se që nga nata e mbrëmshme njësitë e zjarrfikësve janë në gjendje alarmi, duke intervenuar në disa vende të komunës për të ndihmuar familjet që kanë pësuar nga vërshimet.
    Avni Misini, drejtor për bujqësi, ka thënë se krahas ekonomive familjare, janë të vërshuara edhe qindra hektarë tokë me të mbjella vjeshtore. “Vërshimet kanë goditur sidomos rajonet ku kalon lumi Morava e Binçës, i cili ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar tokat e mbjella në Budrikë, Remnik, Radivojc dhe Kllokot”, ka thënë Misini.
    Ndërsa Refik Halili, nënkryetar i Kllokotit, ka thënë se gjendja emergjente në këtë vendbanim ka bërë që komuna të krijojë shtabin emergjent, i cili është duke mbikëqyrë situatën.
    Me përjashtim të lumit “Sitnica”, që ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa hektarë tokë përreth, pjesët e tjera të komunës së Lipjanit thuhet se janë “kursyer” nga vërshimet. Megjithatë, mësohet se një rast i vërshimit të oborrit të një shtëpie ka ndodhur në Ribar të Madh, por pa dëme, ndërsa në Torinë uji i përroit të fshatit, pasi ka rritur nivelin, po ashtu ka përmbytur disa sipërfaqe me tokë të punueshme.
    Probleme me vërshimet kanë pasur edhe fshatrat Molliq dhe Brovinë të Gjakovës, por në asnjërin prej tyre uji nuk ka depërtuar nëpër shtëpi. Banorët e Moliiqit kanë kërkuar ndihmë nga Komuna e Gjakovës në parandalimin e përmbytjeve, pasi, siç kanë thënë, deri tash nga Komuna kanë marrë vetëm disa thasë me rërë.
    Situata është e rënduar edhe në lagjen “Pasho Vasa”, në periferi të Gjakovës, ku uji ka arritur deri tek dyert e shtëpive. Nga kjo zonë problematike banorët janë evakuuar që para disa ditëve.
    Banorë të lagjes së Beqirajve të Koshares së Ferizaj, e kaluan me ankth natën e mbrëmshme, për shkak të ujërave që mbuluan rrugët, duke i vënë në izolim të plotë. Gjendja u përkeqësua në orët e mbrëmjes kur kanali bri rrugës së asfaltuar, sillte ujëra të turbullta, duke mbledhur së bashku me reshjet, edhe kanalizimet e fshatrave e lagjeve të tjera dhe duke u përhapur oborreve me erën e ujërave të zeza.
    Banorët thanë se veç izolimit, druajnë nga ndotja e puseve dhe pasojat që mund të sjell futja e ujërave të kanalizimit nëpër oborret e shtëpive.
    “Kanalizimi tashmë është futur nëpër oborre Edhe dy-tri javë nuk mund të sanohet gjendja edhe po të ndërpriteshin të reshurat. Janë 27 shtëpi të izoluara tashmë. Në të gjitha anët jemi të bllokuar”, tregonte Ragip Beqiri nga Kosharja.
    Problemi i banorëve të lagjes së Beqirajve të Koshares nuk është i ri. Ai përsëritet çdo vit, por kësaj radhe ka të ngjarë të marrë përmasa më të mëdha. Banorët thonë t’u jenë drejtuar autoriteteve komunale për ndihmë, por nuk kanë gjetur mirëkuptim.
    “Kemi shkuar në komunë dy herë. Një zyrtar ka dalë në vendin e vërshimeve, por nuk ka ndërmarrë asgjë”, thotë Jakup Maksuti, banor i Koshares.
    Pasditën e së premtes ka filluar të përmbytet edhe një lagje afër urës së Dubravës. Për shkak të kanalizimit të papërshtatshëm dhe prurjeve të mëdha, ujërat kishin filluar të hyjnë edhe nëpër shtëpi, por në orët e mbrëmjes niveli filloi të ulet.
    “Uji erdhi deri në gju dhe duheshin vetëm edhe pesë centimetra për të hyrë brenda në shtëpi. Nëse vazhdon kështu edhe më tej, duhet t’i braktisim shtëpitë”, tha i shqetësuar banori Muhamet Bakolli.
    Si pasojë e të reshurave të shiut, rruga magjistrale Prishtinë- Pejë, përkatësisht tek kryqi i Komoranit në mbrëmjen e së premtes për më shumë se tri orë ka qenë e bllokuar, ku policia është dashur t’i drejtoj automjetet në rrugë tjera altenrative në pamundësin e kalimit të asaj rruge.
    Togeri i Stacioni Policorë të Drenasit, Fehmi Hoti, ka thënë se si pasojë e të reshurave të shiut dhe daljes së lumit Drenica nga shtrati, kryqi i Komoranit ka qenë terësisht i bllokuar mbrëmjen e së premte dhe janë detyruar që për të çbllokuar kolonen të gjejnë rrugën alternative në drejtim të Drenasit.
    “Fatmirësisht nuk kemi demë në njerëz dhe automjete, por vetëm në kultura bujqesore, rruga ka mbetur e bllokuar deri sa të ndalen të reshurat e shiut”, ka thënë togeri Hoti. Dalja e lumit Drenica nga shtrati ka vershuar pjesën më të madhe të Komoranit, të fshatit Zabel i Ulët, Korroticë të Ulët, ndërsa magjistralja Prishtinë –Pejë përkatësisht afër kryqit të Komoranit është bllokuar dhe kjo ka ardhur edhe si pasojë e punimeve që janë duke u zhvilluar në
    ketë pjesë në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë. Ragip Gjoshi, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se janë mobilizuar të gjithë për të mbajtur nen kontroll këtë gjendje. Ai thotë se shërbimi i emergjencës, zjarrfikësit, policia, ndërmarrja “Pastrimi”, dhe faktor tjerë janë mobilizuar për gjendjen e krijuar. Ky nuk është viti i parë që lumi Drenica del nga shtrati dhe vërshon shumë vende në Drenas. Zyrtarët e kësaj të fundit kishin dhenë premtimin se do
    të rregullohet shtrati i lumit, mi0rëpo në miratimin e buxhetit për vitin 2011 nuk është paraparë në listën e projekteve kapitale ndërtimi i tij.

    koha.net

Faqja 30 prej 67 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •