Close
Faqja 28 prej 67 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 670
  1. #271
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Partia Socialiste i bëri sot thirrje qytetarëve shqiptarë që të solidarizohen dhe të ndihmojnë me sa të munden personat në zonat e përmbytura

    Përmes një deklarate për shtyp, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Megi Ajtyresa, tha se "në këto momente të vështira deputetët e përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë shpërndarë anembanë vendit, në të gjitha zonat e dëmtuara e të rrezikuara, për t’ju gjendur pranë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi".

    "Mijëra qytetarë shqiptarë, që nga Shkodra, Lezha, Fushë Kruja, Korça e më tej po përjetojnë një nga situatat më të vështira e tragjike të imagjinueshme. Shtëpi e toka të përmbytura, puna e mundi i një jete i shkuar dëm nga furia e ujërave", tha ajo.

    (s.g/BalkanWeb)
    Deklarata e zedhenese te partise Socialiste , per kete e pergezoj por cfar ka deklaruar Edi Rama vet?

    Deklaratat e Rames me mungese totale sensibilitetit duke bere politike me fatkeqesine:


    Rama : Berisha fajtor prandaj duhet te largohet

    2.12.2010 Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama duke fajesuar kryeministrin Berisha per situaten e krijuar nga permbytjet ne qarkun e Shkodres theksoi se ai duhet te largohet.
    Ne nje bashkebisedim me gazetaret kreu i selise roze theksoi se kryeministri Berisha duhet te largohet dhe se largimi i tij eshte e vetmja zgjidhje per te gjitha problemet qe ka vendi.
    lshte faji i Berishes per permbytjet dhe i qeverise se tij te votave te vjedhurave dhe kutive te mbyllura dhe kemi fakte per kete theksoi Rama duke shtuar se Berisha eshte tallur ne menyre cinike me banoret e Shkodres.
    ======


    3.12.2010 Rama: Berisha fajtor nese PS do qeveriste s'do përmbytej

    Kryesocialsti Rama ka ngarkuar me përgjegjësi qeverinë Berisha për situatën e përmbytjeve në vend. Në bashkëbisedimin e radhës me gazetarët Rama tha se ajo që po ndodh sot në Shkodër është pasojë e keqqeverisjes e cila po i lë njerëzit në mëshirë të fatit.

    balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 04-12-2010 më 15:00
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    PD: Rama, ju po fyeni institucionet
    ora-news

    Pas deklaratës së bërë publike vetëm pak orë më parë nga Partia Socialiste me anë të deputetit të saj Eduard Shalsi duke akuzuar kryeministrin Berisha si përgjegjësin kryesor për situatën e krijuar nga përmbytjet në disa qytete të vendit, vjen edhe reagimi nga PD.


    “Rama po fyeni institucionet dhe punonjësit që po operojnë për shpëtimin e zonave të përmbytura.Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj pasi kryetari i PS-së, Z. Edvin Rama, ka dy ditë rresht që fërkon duart nga gëzimi për përmbytjen që po ndodh në veri të vendit dhe nuk gjen madje asnjë fjalë të vetme për solidaritetin për këto zona të përmbytura e për banorët e tyre”.


    Ndersa Shalsi theksoi se kryeministri Berisha ka dështuar dhe se ai duhet të largohet nga posti i tij, PD sjell në vëmendje se kryesocialisti Rama po sulmon çdo ditë me një gjuhë vulgare jo vetëm institucionet e këtij shteti, por edhe mijëra punonjës të tyre, që prej ditësh, janë të angazhuar në një operacion të pandërprerë për shpëtimin dhe kthimin në normalitet të këtyre zonave.


    Me një gjuhë ironike, PD me anë të kësaj deklarate reagon pas kërkesës së Edi Ramës se Qeveria Berisha duhet të largohet në mënyrë që problemet e shumta të vendit të marrin zgjidhje.

    “Partia Demokratike ju thotë z. Rama se gëzimi juaj mbi fatkeqësinë që po përjetojnë ata qytetarë, tregon vetëm një shpirt të zi të denjë për etërit shirtërorë, tregon se jeni i zhveshur nga çdo vlerë morale dhe se duke qeshur mbi vështirësitë apo fatkeqësitë e banorëve të zonave të përmbytura nuk mund të besoni se po i afroheni pushtetit.

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    [QUOTE=shigjeta;2940746]Qe te besoj qe opozites i vjen keq, mundesisht me sill ndonje deklarate per mbeshtetjen qe ka bere opozita, apo ka mbledhur ndonje ndihme, apo ka bere thirrje per ndihma nga qytetaret, apo shkoi kryetari i opozites ne Shkoder te shoh situaten nga afer, apo...Ne kete menyre te tregoj qe opozita eshte "njerezore" dhe vertet i vjen keq per ata njerez qe jane ne ate situate. Por e vetmja gje qe ka bere, kane qene deklaratat per te share qeverine, pa asnje lloj argumenti objektiv.[/QUOTE

    Supersonike me vjen keq per qendrimet e tua aspak te pelqyeshme.Ju moj zonjushe/zonje nuk keni aspak te drejte te mbroni kete qeveri te korruptuarish,vrasesish,kontrabandistesh,kusaresh e te papergjegjshem.A keni ndjekur qendrimin e keti komunisti kur ka qene ne opozite?Ky tamam si nje korb i zi ulerinte e leshonte lot krokodili per pudhesite e qeverive te diskredituara socialiste te kohes.Ju si duket keni fjetur gjume,apo nuk te vjen mire kur t'i permendin hyneret e ketije kryeministri palle.Edhe une qe po debatoje me ju i kam duartrokitur qendrimet e Saliut ne parlament e ne konferencat e shpeshta te tij kur nuk ishte ne parlament.Atehere pse nuk dashkemi ta perkrahim qendrimin e opozites sot.Po duhet ta perkrahim kur ka te drejte opoziten dhe t'ja perplasim ne fytyre papergjegjshmerine Sali palles.Saliu kur ishte ne opozite kerkonte vetem te hante mish njeriu.Kur te me pergjigjesh mendohu mire se do te t'i permend te gjitha pislleqet e Saliut qe nga 1991 e gjer me sot.Opozita e sotme vertete ka mbajtur qendrime destruktive por perseri ato jane qendrime te buta ne krahasim me qendrimet e derdimenit S B.Ne aqsnje vend te botes nuk perkrahet qeveria sepse ajo ndryshe te hypen ne zverk dhe shperdoron e vjedh paret e taksapaguesve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 04-12-2010 më 15:06
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    E ku keni pare ju mor shkodran komunista qe na qaheni ketu te vij kryeministri i vendit e te rij me ju nate dite per tju lehtesuar dhimbjen. Duhet te ndjeheni te nderuar dhe mos ti leshoni fjalet kot forumeve

  5. #275
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Lexo pyetjen qe te bera une dhe pastaj lexo pergjigjen tende prape dhe do ta kuptosh. Kjo qe shkruajte tani bie ne kundershtim me pergjigjen tende te meparshme. Gjithsesi, lojra fjalesh.

    P.S. Mqs po e nxjerr kete opoziten e Shqiperise kaq te lige, si reagoi opozita Amerikane kur ndodhi ajo e Katrines ne New Orleans dhe te lutem mos thuaj qe nuk akuzoi qeverine e asaj kohe?
    E akuzoi per keqmanaxhim te ndihmave dhe jo per furine e Katrines qe shkaktoi demet qe shkaktoi.

    P.s ke probleme me shqipen me duket, pergjigja ime ishte e njejte.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #276
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33 Lexo Postimin
    Ju lutem....




    Qeverin me apsurde... PO! Kete e kemi. Po opozita ku hyn ketu. Nuk eshte ajo qe qeveris.

    Cfare faji ka opozita se qeveria ka ministra "zoti na ruajt". Basha dhe Holldashi kane nderruar njezet minisrti deri tani. Sa te talentuar qenkan keta xhanem. Ne te gjitha fushat paskan talente keta. Merr gazetare(as gazetare nuk eshte ajo po hajde) dhe vere ministre. C'eshte kjo menyre e te vepruarit... Ku i ka pare keto ai.

    Qe te behesh minister duhet te kesh punuar ne ate dikaster, ta dish ku i pikon asaj dege, jo merr e vere kush te lepin. Me t'a lepir pak Salin dhe o burra ministra. Dhe puna shkon me kembe dhe rezultatet jane keto.


    Ne fund te fundit puna e nje qeverie matet me rezultate jo me llafe. Dhe rezultatet e kesaj qeverie jane permbytje, Gerdeca, shpronsime, vjedhje, shitje detrash ..... Nje turli, nje mjergull, nje keqorganizim, nja apati, nje mosfunksionim.... e sa, e sa boshlliqe te tjera mun te gjesh tek kjo(hajda po e quajm) qeveri. Kjo qeveri eshte e gjitha nje boshllik.

    Dhe per te gjitha keto t'ia veme fajin opozites.... Nuk jemi ne rregull me duket. Prandaj tallet Sala, pse mos te tallet Sala.

    Ahhh dhe dicka.... I vetmi qe gezonte dhe zgerdhihesh ne parlament ishte Sala. T'i themi gjerat ashtu si jane.

    Nuk ka pse te turperohet opozita, se Saliu ruan dhite.

    Nuk e dinin qe po vinte dimri.... ateher pse hidrocentrali nuk ishte shkarkuar pak nga pak me pare. Apo u pelqenin leket Salillareve. Tani le te paguajn demet e popullit te shkodres me ato leke, pse kerkojne ndihmen e Opozites. Cfare ndihme mund tu japi opzita atyre.
    Hapja e portave behet me protokoll, qe eshte krijuar nga specialistet e fushesh. Ke ndonje lajm qe kjo gje nuk eshte bere sipas protokollit. Mund ta sjellesh ta lexojme te gjithe...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #277
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Gjëja më njerëzore sot, e dashur shigjetë, është të mundohesh ti heqësh nga zverku Shqipërisë këtë qeveri shushunjë dhe kriminele.
    Station me ke pelqyer se ke thene nje te vertete, prandaj kesaj opozite nuk i vjen keq, se e ka mendjen vetem si te marr pushtetin, duke treguar edhe njehere se cfare "opozite" eshte.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #278
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Deklarata e zedhenese te partise Socialiste , per kete e pergezoj por cfar ka deklaruar Edi Rama vet?

    Deklaratat e Rames me mungese totale sensibilitetit duke bere politike me fatkeqesine:


    Rama : Berisha fajtor prandaj duhet te largohet

    2.12.2010 Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama duke fajesuar kryeministrin Berisha per situaten e krijuar nga permbytjet ne qarkun e Shkodres theksoi se ai duhet te largohet.
    Ne nje bashkebisedim me gazetaret kreu i selise roze theksoi se kryeministri Berisha duhet te largohet dhe se largimi i tij eshte e vetmja zgjidhje per te gjitha problemet qe ka vendi.
    lshte faji i Berishes per permbytjet dhe i qeverise se tij te votave te vjedhurave dhe kutive te mbyllura dhe kemi fakte per kete theksoi Rama duke shtuar se Berisha eshte tallur ne menyre cinike me banoret e Shkodres.
    ======


    3.12.2010 Rama: Berisha fajtor nese PS do qeveriste s'do përmbytej

    Kryesocialsti Rama ka ngarkuar me përgjegjësi qeverinë Berisha për situatën e përmbytjeve në vend. Në bashkëbisedimin e radhës me gazetarët Rama tha se ajo që po ndodh sot në Shkodër është pasojë e keqqeverisjes e cila po i lë njerëzit në mëshirë të fatit.

    balkanweb
    Kjo deklarate e sotme e Rames ve vulen se si Opozita kerkon kapital politik me fatkeqesine njerezore :

    4.12.2010
    Shqipëria në ujë, Rama në protestë/ Nga Pogradeci, thirrje anti- qeveri

    Opozita thirrje: “E papranueshme që Shqipëria sot të jetë kaq e pambrojtur”
    Vala e protestave të Opozitës së Bashkuar për transparencën e zgjedhjeve nën moton“Sali Berisha dështoi”, u ndal sot në qytetin e Pogradecit.

    Nisur nga situata e rëndë e ditëve të fundit në veri perëndim të vendit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, tha se qeveria ia faturon natyrës dështimin për ta administruar vendin.

    “E pafalshme, e papranueshme që Shqipëria sot të jetë kaq e pambrojtur.

    Kush mund ta hajë gënjeshtrën e madhe se të gjithë ujërat e Ballkanit u grumbullokan në Shkodër?

    Kush mund ta hajë gënjeshtrën e madhe se e gjithë furia e natyrës u drejtoka në Shkodër?

    Kush mund ta hajë këtë alibi, e cila nuk qëndron më në këmbë. Vetë Saliu një vit më parë tha se këto janë përmbytje që ndodhin 1 herë në 100 vjet e ndërkohë na doli se ndodhin 5 herë në vit. Si është e mundur.

    Është e mundur vetëm për një arsye dhe arsyeja është dështimi i Sali Berishës”, akuzoi ai nga mitingu i Pogradecit.

    Duke apeluar më pas se kush i paguan këto çmime, kush i paguan të gjitha këto me radhë.

    “I paguajnë njerëzit e zakonshëm, i paguani të gjithë ju që dëgjoni përditë sesi makina e baltës vërshon me shpifje, me akuza, me gënjeshtra, me fyerje, me gjithë farë lloj monstruozitetesh kundër opozitës.

    Ndërkohë që qeveria është aty për të qeverisur dhe për t’i dhënë llogari popullit të vet, jo për të treguar me gisht opozitën si armikja e popullit dhe si i vetmi problem që populli paska.

    Jo, është e kundërta.

    Opozita është forca përmes së cilës populli i kërkon llogari qeverisë.
    Një qeveri që zgjidhet me vota jep llogari sepse varet nga vota. Por një qeveri që i merr votat edhe kur populli nuk ja jep nuk do t’ja dijë fare për popullin, nuk do t’ja dijë fare se ç’mendojnë e ç’ndjejnë njerëzit kur ajo bën padrejtësi pas padrejtësish pasi është e bindur se do t’ja marrë përsëri votën edhe po s’ja dhanë”, shtoi ai.
    Ja pse e cilësoi si shumë e rëndësishme që “të çlirohet vota, sepse vetëm duke çliruar votën, ne çlirojmë ekonominë, ne çlirojmë drejtësinë, ne çlirojmë demokracinë, çlirojmë arsimin dhe shëndetësinë, pasi vetëm kur të varet nga populli, nga vota e tij, qeveria do të sillet me popullin si shërbëtore e tij”.

    abcnews
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 04-12-2010 më 15:15
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Hapja e portave behet me protokoll, qe eshte krijuar nga specialistet e fushesh. Ke ndonje lajm qe kjo gje nuk eshte bere sipas protokollit. Mund ta sjellesh ta lexojme te gjithe...
    nuk ka nevoje per protokoll se ja ka thene BRIONI lajmin e sigurte .... lajm me te sigurte se kaq .....??!!


    imagjino se c'ka ndodh sot ..... BRIONI ka shku ne Poradec per protesta ....

    me te drejte populli thote .... "fshati digjet dhe k*rva krihet"

  10. #280
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    nuk ka nevoje per protokoll se ja ka thene BRIONI lajmin e sigurte .... lajm me te sigurte se kaq .....??!!


    imagjino se c'ka ndodh sot ..... BRIONI ka shku ne Poradec per protesta ....

    me te drejte populli thote .... "fshati digjet dhe k*rva krihet"
    Skandalet e kesaj "opozite" nuk kane fund...tregon edhe njehere sa "njerezor" jane
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 28 prej 67 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •