ky sallomi eshte perfundimisht i rjedhur - qeveris prej incercise ...
shkon i shkalluari dhe ende shprehet "jam i gzuem qe po vij ne ... permbytjen tuej"!
ky sallomi eshte perfundimisht i rjedhur - qeveris prej incercise ...
shkon i shkalluari dhe ende shprehet "jam i gzuem qe po vij ne ... permbytjen tuej"!
gjynof nga zoti per njerzit qe jetojn ne ate vend
ketu fajn e kan te tere si njerzia si qeveria qeveria seshte vetem sala ka edhe te tjer qe kan fajn pastaj vin sala
puna eshte se qeveria duhet te bej me shum
thoni ju cfar ??????
ne radh te pare duhet te largoj njerzit qe kan shpi afer lumenjve pa leje
plus ata qe kan ndertuar
te siguroj shkodren pa permbytje se eshte turp nga zoti jetojm ne 2010-2011
mos haroni se lumenjt edhe liqenet qe ka shkodra sjan pak kan te bejn shum
Partizoni
shpejt paske harruar ti ate ish kryeministrin socialist te partis tende,i cili festonte neper buzuqet e Greqise,ne nje kohe qe ne Shqiperi ishte ulur flamuri ne gjysem shtize si pasoje e vdekjes se me shum se 15 qytetarve me Gomone,madje ne kohen qe te ndjeret ishin duke u mbytur i ben thirrje institucioneve te vendit per ndihme,dhe as qe nuk mori kush mundimin per te i shpetuar, perkundrazi Kryeministri i asaj kohe Nano e quajti te ndjeret si shkeles te ligjit, pasi sipas tia kishin pretenduar te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme!!!
kurse per rastin e shkodres ,qeveria te pakten po qendron ne ndihme te qytetarve!!
Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 03-12-2010 më 21:08
HEHAR, nuk te shkon fare emri ne kete kohe, kur vendi perjeton gjithe keto fitorje te qeverise "suej", desha te them "time" ...
ate kriemnistrin socialist te partis "tate" e ka per zemer sallomi ... dhe mos fol i pa-autorizuem, se ka me dal neser mbrama ne TV KLAN per me e mpreh shpaten per permbytjen, per me e nxjerre sallomin prej situate ...
pse ban sikur nuk e din gjith bota se te dy jane pjesemarres ne ... keq-qeverisje ... mbytje ne det e liqene-keneta ... permbytje shekullore disa here brenda vitit ...
BEHAR, ndrysho nikon, a te keqen!
Behari tung
Te lutem mos e zur ne goje nanon,personin qe dje ishte armik i tij sot eshte mik e deli mik i saliut.E ka nxjerre dy here nga situata e veshtire.
1-Shkurti i 2007-s ishte nderhyrja e tij ne favor te saliut qe u zgjidh diten e fundit problemi i lesh certifikatave.
2-Ngercin per zgjedhjen e presidentit po F nanua e zgjidhi ne favor te mikut te tij Berisha
3-Priten allishverishe te tjera midis ketyre dy horrove,ne dem te nje palacoje e psikopati si Edvin Rama.
Do t'ju lutesha qe te mendoheshit para se t'i dilnit ne ndihme kesaj qeverie te papergjegjeshme, e cila ndejti nje vit duarkryq e nuk beri asgje nga ta qe premtoi ne janar te ketij viti ne menyre qe te ishin te pergatitur per ndonje situate te till te jashtzakoneshme.Ky eshte faj e neglizhence e pafaleshme.Njeriun ose qytetaret e tu duaji e kujdesu per ta kur jane mire e jo vdis pa te dua.
Behari nuk ka justifikim per S Berishen kesaj here.
If friends were flowers,I'd pick you!E]
rendesi ka qe shteti po ben cfar ka ne dore ne kto dit te veshtira.
berisha topalli e krejt qeveria jan ne zonen e permbytur.
ndihma po jepet.
tani berisha duhet te kujtohet qe vendi i tij nuk e kishte fare problem prishjen e piramides.
sepse piramida ishte halli i fundit qe ka mileti.
prandaj brari e quajti budallallyk krejt ate zallamahi per prishje piramide e ndertim te ri aty me kosto te jashtzakonshme.
le te presin taulantet e edvinit per ndertesa moderne luksoze parlamenti.
sepse ja pra se sa tjera urgjenca ka ky vend.
edhe per topallin te jet mesim se dhe ate e zun ethet per parllollo te ri.
dydrins..
kur hyn ne kukes ne krah te djatht sheh drinin e zi qe vjen nga ca gryka malesh para se me hy ne liqen.
pran ures se vjeter qe me duket eshte ndertuar ne kohen e kuksit te ri po ndertohej nji ur e re gjigande.
ka mbaru ajo?
a mos duhet ba nji dig tek ato grykat e maleve ku vjen drini zi qe ti disiplinoje prurjet ne raste si ky?
,,
edhe naften, edhe digen, edhe godinen e parllamentit ... do ti ndertojme aty ku hedh kapellon sillo dhe sallomi ...
ja kur te filloje gjuha barbare pas nje terheqje te vogel taktike, tartari i sallomit do te filloje me "insinuatat" plot zhapika, skenara, optika, sinoptika ...
ka nevoje sallomi ne keto dite, duhet mbeshtetur, nuk duhet lene vetem, ndrysh na rrenohen ato qe kemi klleptokratisur me mund e me djerse ndraghetore ...
Shqipëria kërkon helikopterë dhe mjete të rënda nga NATO
http://www.koha.net/repository/image...dihmanato4.jpg
Tiranë, 3 dhjetor – Qeveria e Shqipërisë, përkatësisht Ministria e Brendshme ka kërkuar sonte nga aleanca veri-atlantike NATO që të dërgojë helikopterë dhe mjete të rënda për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve dhe parandalimin e sanimin e pasojave të rënda nga përmbytjet që kanë përfshirë ditëve të fundit sidomos veriun e Shqipërisë, por edhe më gjerë.
Sipas raporteve të fundit, janë vërshuar mbi 13 mijë hektarë toke, janë evakuuar 7 mijë banorë, ndërsa janë përmbytur edhe shumë objekte banimi dhe ndihmëse. Pos reshjeve të shumta, që kanë fyer të gjithë lumenjtë në Shqipëri, sot janë hapur edhe të gjitha portat e liqeneve artificiale, për arsye të rrezikut nga shpërthimi i digave në to. Shkarkimet e tilla me siguri do të rëndojnë edhe më situatën, prandaj edhe është kërkuar ndihma nga NATO-ja.
Thirrje në Kosovë për solidaritet me të vërshuarit në Shqipëri
http://www.koha.net/repository/images/03thabe4.jpg
Prishtinë, 3 dhjetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, lidhur me vërshimet e mëdha që kanë përfshirëveriun e Shqipërisë, bën të ditur Zyra për informim e Kryeministrisë.
Të dy kryeministrat u dakorduan që kjo fatkeqësi njerëzore thërret për solidarizim dhe veprim të përbashkët emergjent dhe humanitar.
Kryeministri Thaçi i premtoi kryeministrit Berisha mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe ndihmën aktive të Qeverisë së Kosovës. Për këtë qëllim, kryeministri Thaçi ka kërkuar që efektivet e Forcës së Sigurisë së Kosovës të dislokohen në Shkodër, të cilat do të mbërrijnë në terren qysh sot, duke treguar kështu ndjenjat e unitetit, humanizmit dhe vëllazërisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do t’ju drejtohet qytetarëve të Kosovës për të manifestuar solidaritet. Këto janë çaste kur të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, thekson njoftimi.
Përmbytjet përfshijnë edhe Kosovën
http://www.koha.net/repository/images/03-vershimet4.jpg
Prishtinë, 3 dhjetor – Shirat e pandërprera, të premten, kanë ndikuar që disa lumenj të vendit të dalin nga shtrati dhe t’u nxjerrin telashe qytetarëve. Në komunën e Gjakovës, ura e fshatit Devë është ndërprerë për qarkullim, pasi është vlerësuar se është bërë e rrezikshme për qarkullim të qytetarëve, ndërsa në komunën e Klinës janë shkatërruar qindra hektarë tokë bujqësore. Edhe në komunën e Drenasit, si pasojë e shiut, disa rrugë janë bërë të vështira për qarkullim.
Bedri Cahani, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjakovës, ka thënë se reshjet e së premtes kanë përkeqësuar gjendjen në rajonin e Rekës së Keqe, ku kalon lumi Erenik. Po ashtu jostabile të premten ka qenë edhe rreth lumit Krena, ku jeton një pjesë e qytetarëve të komunitetit egjiptian.
“Deri tashti ka shumë pjesë të vërshuara, por ne së bashku me të gjitha forcat tona po mundohemi që t’i dalim mbanë”, tha ai për KD.
Cahani ka thënë se për këtë qëllim kanë vënë kontakt me përfaqësues të paqeruajtësve hungarezë dhe turq, të cilët kanë premtuar se do të ndihmojnë familjet e dëmtuara.
“Mirëpo ndihmat nuk mund t’i shpërndajmë para ditës së hënë”, ka thënë ai.
Në komunën e Klinës, ndërkaq, lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore, duke filluar nga pjesa e fshatrave në perëndim dhe jug të Klinës. Shumë kultura bujqësore, sidomos gruri tashmë është në ujë, bëjnë të ditur autoritetet e Klinës. Gjendja me e vështirë është në rajonin e fshatrave Zllakuqan, Grabanicë e Poterq.
Në disa lokalitete uji i është afruar edhe shtëpive dhe ekziston droja që uji të depërtojë brenda mureve të tyre.
Edhe në pjesën e fshatit Restokë, lumi Dri ka dalë nga shtrati dhe ka marrë tokat bujqësore. Rifat Gashi, banor i këtij fshati, tregon se niveli i ujit është rritur së tepërmi dhe nga kjo kanë pësuar gruri në pjesën e Restokës dhe të fshatit Dellovë të Klinës. Esat Rraci, drejtor i Shërbimeve Publike në Klinë, pohon se autoritetet komunale janë në gjendje gatishmërie për të evakuuar ndonjë familje nëse paraqitet nevoja.
Ai tha se në rast nevoje, strehimi do të bëhet në objektet e shkollës fillore në Klinë.
Të përmbytura nga shiu kanë qenë të premten edhe rrugët e Drenasit. Në këtë komunë shumë rrugë janë bllokuar nga uji. Lumi Drenica ka dalë nga shtrati, ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Ragip Gjoshi ka thënë se kanë mobilizuar shërbimin emergjent, ndërmarrjen “Pastrimi” dhe zjarrfikësit që të jenë në terren në vendet ku vërshimet janë më të theksuara.
Drejtori i Bujqësisë, Skender Hasi ka thënë se reshjet e shumta kanë dëmtuar dukshëm kulturat e të mbjellave vjeshtore. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e tyre janë përmbytur nga uji për më shumë se dy javë.
Reshjet kanë nxjerrë nga shtrati edhe lumin Prishtevka në Prishtinë, duke bërë që 12 familje të lagjes “Murat Gjakla” të kërkojnë strehim në pjesë tjera të kryeqytetit. Në ndihmë banorëve u kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë.
k.ditore
Sot nuk ashet koha per kritika e perfitime kunder kundershtarit! ai qe e ndjen vetin shqyptar se paku nje soladirim ndaj viketimave, me fuqit e natyres dhe fatekeqsit nuk ka loje,
Kudo ne bote ndodhin vershime e tsunami,termete..
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Eshte per te ardhur keq qe ne keto momente kaq te veshtira per njerezit e prekur nga permbytjet, nga opozita nuk degjon as edhe nje deklarate mbeshtetjeje per keta njerez. Keto jane fatkeqsi natyrore, te cilat duhet te na bashkojne per t'u ardhur ne ndihme, sic thote edhe Plaku me lart. Nga e gjithe kjo situate e renduar, te pakten ne Shqiperi deri tani nuk ka patur humbje jete.
Artikulli me poshte eshte nje permbledhje e situates se rende meterologjike ne Europe gjate diteve te fundit. Kjo situate ka shkaktuar probleme te medha ne shume shtete, deri edhe humbje jete, numri i te cileve arrin ne 60 persona.
http://news.yahoo.com/s/afp/20101203...athertransport
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Krijoni Kontakt