Close
Faqja 9 prej 67 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 670
  1. #81
    Përmbytja e pestë është më e rëndë se të parat
    Shkodra po përjeton situatën më të rëndë të të paktën 50 viteve të fundit. Hyrja e qytetit tashmë i përngjan Venecias, aq sa qytetarët kanë nisur t’i quajnë varkat e ushtrisë që qarkullojnë në zonë si “Gondolat e Xhabijes”. Tashmë, “gondolat” janë i vetmi mjet transporti edhe për banorët e lagjeve të ulëta të qytetit. Kjo situatë aspak e zakontë në qytetin e Shkodrës, ka krijuar panik dhe frikë.

    Niveli i ujit brenda hyrjeve të pallateve, ka arritur në 60 centimetra, ndërkohë që e gjithë lagjja “Xhabie” është nën ujë. Makina të mbuluara nga uji, dyqane të përmbytura, njerëz që kërkojnë ndihmë nga katet e larta të pallateve pasi kanë mbetur të izoluar, të tjerë që dalin nëpër ujë, duke larguar fëmijët dhe një pjesë jo e vogël që lëviz me varka, madje disa me motor. Kjo është pamja gjatë gjithë ditës së djeshme në brendësi të Shkodrës. Lëvizja e shumë qytetarëve me varka ka tërhequr vëmendjen e shumë kureshtarëve që vinin nga lagjet e largëta të qytetit për të parë se çfarë po ndodh në hyrje të qytetit.

    Në Bashkinë e Shkodrës janë përfshirë nga përmbytjet shatë lagje: “Bahçallëk”, “Tophanë”, “Kiras”, “A.Haxhia”, “S.Halili”, “Ajasëm” dhe “Shirokë”. Por për momentin, situata është më problematike në lagjen “Bahçallëk”, ku niveli i ujit ka arritur gati një metër. Ajo që po krijon më shumë panik, është situata në lagjen “Xhabie”. Ndërsa niveli i ujit në zonën e Pazarit, vetëm 200 metër pa hyrë në lagjen “Xhabie”, ka arritur deri në 70 centimetra, duke përmbytur disa pika karburanti dhe dyqane. Përmbytja e pikave të karburantit ka krijuar jo pak probleme, pasi ujërat që sjell lumi Buna përzihen me karburantin që del nga depozitat. Nga e gjithë kjo situatë janë me qindra dyqane dhe shtëpi të përmbytura në brendësi të qytetit. Tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar për të shpëtuar qytetin e Shkodrës. Nga një anë është niveli i rritur i liqenit të Shkodrës që ka fryrë lumin Buna, nga ana tjetër derdhja pengohet nga prurjet tepër të mëdha të Drinit, duke bërë që tashmë Buna të futet brenda në qytet.

    Situata aktuale në lagjet periferike të qytetit nuk ka lënë jashtë panikut dhe banorët e tjerë të Shkodrës, të cilët u janë drejtuar dyqaneve për të blerë ushqime rezervë dhe ujë të pijshëm nga frika e krijimit të ndonjë situate të jashtëzakonshme. Gjithashtu problem është ndotja nga ujërat e zeza, duke krijuar problem për higjienën.

    Ndërkohë, në shumë zona mungon energjia elektrike pasi disa kabina janë nën ujë, ndërsa në disa zona të tjera energjia është ndërprerë për arsye sigurie. Të dhënat më të fundit të Shtabit të Emergjencave në Shkodër raportojnë shifra alarmante. 4500 familje janë tashmë të evakuuara, por që mund të ketë më shumë pasi shumë janë larguar vetë tek të afërmit, pa pritur urdhrat e autoriteteve dhe ndihmën e ushtrisë.

    Ndërkohë 10350 hektarë tokë janë nën ujë. Ndërkaq rreth 1560 familje kanë prezencë uji në banesat e tyre, ndërsa 740 shtëpi raportohen të përmbytura plotësisht.

    E gjithë vëmendja është përqendruar aktualisht te qyteti i Shkodrës, pasi rreziku aty është më i madh për shkak të dendësisë së popullsisë, por situata në fshatrat e Nënshkodrës është edhe më katastrofike. Oboti, Velipoja, Darragjati, Shirqi e shumë fshatra të tjerë janë tërësisht të mbuluar nga uji. Asnjë rrugë rurale në këtë zonë nuk është e kalueshme dhe asnjë shtëpi fushore nuk është më e banueshme.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklaratë e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me vërshimet e mëdha që po u shkaktojnë dëme qytetarëve të veriut të Shqipërisë


    Prishtinë, 3 dhjetor 2010


    Dje kam biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.


    Ndjej gjendjen më Shqipëri, në Shkodër me rrethinë të shkaktuara nga vërshimet.


    Është kjo një ndjenjë shtetërore, por edhe vëllazërore e gjithë popullit të Kosovës.


    Qeveria e Kosovës ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për ndihmë të plotë me të gjitha mundësitë dhe potencialet tona.


    Tani më FSK-ja veç është në terren, është në vend të ngjarjes. Ne veç kemi marrë vendim për dërgimin e trupave të FSK-së në Shkodër me rrethinë.


    Gjithashtu, do të jemi krah Qeverisë së Shqipërisë, popullit të saj, në përkrahje të plotë materiale të nevojshme.


    Ftoj të gjitha autoritetet komunale që të jenë në krah të popullit shqiptar në Shqipëri.


    Gjitha qytetarët e Republikës së Kosovës të tregojnë solidaritetin e tyre vëllazëror. Është një gjendje jo e lehtë, por jemi të vendosur të jemi në përkrahje të plotë të kryeministrit Berisha dhe Qeverisë së Shqipërisë që bashkërisht të tejkalojmë këtë gjendje siç kemi tejkaluar edhe më herët situata jo të mira.


    Pra, ne do të jemi solidarë dhe do të kemi mbështetjen e plotë për Qeverinë e Shqipërisë dhe popullin e saj.
    ----------------------------------------------------
    Kosova ndihmon Shqipërinë

    Prishtinë, 2 dhjetor 2010 (Kosovapress) Koha 22:06

    Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar të enjten me homologun e tij nga Shqipëria Sali Berisha, lidhur me situatën e krijuar, pas vërshimeve të mëdha në veri të Shqipërisë. Thaçi dhe Berisha u dakorduan që kjo fatkeqësi natyrore thërret për solidarizim dhe veprim të përbashkët emergjent dhe humanitar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 03-12-2010 më 08:59
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #83
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Atehere, kur ka njerez qe i kontrollojne keto kuota, pse arrihet deri ne kete pike? Keto njerez kur e shohin qe niveli ujit po rritet dita dites edhe kur dihet qe do kete apo jo reshje pse nuk fillojne ti hapin portat pak nga pak qe te evitohen permbytjet? Nuk di c'zgjidhje shkencore mund te duhet ne kete rast ne lidhje me hidrocentralet... sepse sic e kam shkruar dhe meperpara ndikojne dhe kenetat e bllokuara e disa ndertime ne territore jo te pershtatshme.
    arrihet sepse gjate veres shteti nuk prodhon shume energji, ngaqe ne vere cmimi i energjise eshte mei ulet se ne dimer.
    hidrocentrali eshte i mbushur qe perpara se te filloje dimri. kjo gje dihet.
    shteti nuk ka interesa ekonomike.
    nese do te prodhonte me shume ne vere e me pak ne dimer, do te kishte miliona $ humbje.

    per te zgjidhur kete nuk ka nevoje per asgje shkencore. eshte fare e thjeshte. mua ma kane sqaruar dhume vete qe punojne ne hidrocentrale, te cilet e dijne se si mund te zgjidhet ky problem, por jane te detyruarte zbatojne urdherat...

    mjafton vetem te prodhohet me shume energji ne vere...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #84
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Të kanë treguar edhe si mund të ndalen rreshjet?

    Idiotësia e qeveritarëve tanë këtë rast, qëndron në faktin që përdorin në mënyrën më të turpshme të mundshme këtë fatkeqësi natyrore, të cilën shkarkimi i detyruar i ujrave të hidrocentraleve e rëndon më shumë, për të hedhur e pritur akuzat e ndërsjellta të fajit.

    E pabesueshme, por situata të tilla mund të menaxhohen vetëm me shfaqje për shtyp me qëllim denigrimin e Salës, që duhet thënë është Zot në atë tokë por jo në qiell.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 03-12-2010 më 09:03
    Elegance is an attitude.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514

    Thumbs down Saliu fajtor per permbytjen

    Fajtor per kete fatkeqesi qe po ju ndodh qytetareve shkodrane,por edhe atyre te ultesires shkodrane eshte vetem nje.Kjo eshte qeveria me saliun ne krye.Cfare beri per nje vit rresht Saliu dhe qeveria e tij?U tha se do te behej thellimi i shtratit te Bunes,do rigjeneroheshin argjinaturat,do te pastroheshin kanalet kulluese.Cfare u be gjithe gjithe pranveren,veren e vjeshten?Asgje.Tani le te pergjigjet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 03-12-2010 më 12:58
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Fajtor per kete fatkeqesi qe po ju ndodh qytetareve shkodrane,por edhe atyre te ultesires shkodrane eshte vetem nje.Kjo eshte qeveria me saliun ne krye.Cfare beri per nje vit rresht Saliu dhe qeveria e tij?U tha se do te behej thellimi i shtratit te Bunes,do rigjeneroheshin argjinaturat,do te pastroheshin kanalet kulluese.Cfare u be gjithe gjithe pranveren,veren e vjeshten?Asgje.Tani le te pergjigjet!
    Po ne evrop kush e ka fajin qe dimri i ngriu disa njerz,mos edhe ketu fajin eka salihu.
    Shko more merru me diqka tjeter se nuk paske lidhje me kok
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 03-12-2010 më 12:58

  7. #87
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Permbytje ne Durres, ne Fushe Kruje .Ne Vore permbytje ,ka shkaktuar bllokimin autostraden Tirane-Durres . Permbytje ka ndodhur dhe ne Ballkan, ku ne Mali zi dhe ne Bosnje eshte shpallur gjendja e jashtezakonshme . Mos me thoni dhe per kto e ka fajin qeveria se ndryshe nuk kemi c'te bejme, do zgjedhim Zotin te na qeverise qiellin.




    Durrës, përmbytje në të gjithe qytetin dhe rrethinat

    Reshjet e rrëmbyera të ditës së somtme kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetëra banesave, në lagjet periferike të qytetit të Durrësit dhe në komunën e Shkallnuerit. Gjendja është problematike për lëvizjen në lagjet Shkozetit dhe Plazhit, ndërsa në fshatin Shkallnuer, rreth 10 km larg Durrësit, rreth 25 shtëpi janë përmbytur nga ngritja e nivelit të ujit.

    DURRES-Prej ores 11:e 30 minuta autostrada Tiranë-Durrës po qëndron e bllokuar për shkak të sasisë së madhe të ujit që ka mbuluar rrugën në kthesën e Kasharit. Permbytjet kane prekur dhe Voren ku si pasoje ne disa segmente trafiku eshte izoluar duke shkaktuar kaos ne autostrade si kurre ndonjehere. Vazhdon i bllokuar prej disa orësh aksi Tiranë-Marikaj në autostradën Tiranë-Durrës, automjtete kalojne vetem ne rruge anesore.


    Balkanweb

    ===========

    Përmbyten 2 lagje në Fushë Krujë, banorët në panik

    TIRANE-Një situatë e jashtëzakonshme përmbytjesh, e ngjashme me Shkodrën ka ndodhur sot në Fushë Krujë. Niveli i ujit për shkak të daljes nga shtrati të lumit Mëzez ka arritur në 1.5 m në dy lagje të qytetit “Adem Gjeli” e “Bakushe Visha”, ndërsa banorët janë vënë në panik të plotë për shkak gjendjes ku ndodhen aktualisht.
    Dalja e lumit nga shtrati ka ndodhur si pasojë e reshjeve të shumta që kanë rënë me intensitet këto ditët e fundit, ndërkohë që numërohen rreth 700 banesa të përmbytura.
    Uji i shumtë që ka pushtuar rrugët e Fushë Krujës ka shkaktuar një konfuzion dhe në trafikun e qytezës, ndërkohë që banorët po mundohen të shpëtojnë cmundin nga dyqanet dhe pajisjet shtëpiake.

    Balkanweb
    ===========

    BLLOKOHET AKSI TIRANË-MARIKAJ, NË VORRË REZIKOHEN TË SHEMBEN SHTËPI

    ORA 13:50-Vazhdon i bllokuar prej disa orësh aksi Tiranë-Marikaj në autostradën Tiranë-Durrës duke sjelle nje bllokim gati total te autostrades. Situata kritike nga reshjet me intensitet që prej ditësh kanë përfshirë gjtihë vendin kanë sjellë përmbytje në disa pjesë të autostradës, gjë që ka shkaktuar një konfuzion në qarkullimin e automjeteve.
    Kalimi në autostradë po bëhet me vështirësi të mëdha, polciia sugjeron banoret te perdorin rrugen dytesore qe lidh Tiranen me Durresin. Fadroma dhe mjetë të renda kanë mbërritur në aksin Tiranë-Marikaj dhe po përpiqen të zhbllokojnë situatën plot kaos që vazhdon prej orësh në autostradë. Ndërkohë në Vorë situata paraqitet jo e mirë. Disa shtëpi rrezikojnë të shemben nga shembja e dherave që po ndodhin në zonë.

    Balkanweb
    ==================

    Ballkani përfshihet nga përmbytjet masive

    Reshjet e dendura të shiut kanë prekur pjesën më të madhe të rajonit të Balkanit. Moti i keq ka detyruar mijëra persona të evakuohen nga zonat e rrezikuara. Shqipëria, Bosnia dhe hercegovina, Serbia , mali , kroacia dhe vende të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme si pasojë e përmbytjeve. Gjendje e emergjencës është deklaruar në lindje të bosnjes pasi lumi Drin ka arritur në nivelin më të lartë së më shumë se 100 vjet. Shirat e rrembyer ne Bosnje-Hercegovine kane shkaktuar rritjen e nivelit te ujit, duke provokuar permbytje masive.
    Autoritetet boshnjake kane deklaruar gjendjen e emergjences ne zonen e Gorazdes dhe po vijon ende evakuimi i banorëve. Shumë shkolla janë mbyllur dhe kalimi është bërë i pamundur në shumë zona. Permbytjet kane shkaktuar crregullime ne trafik nderkohe qe dalja nga shtrati e lumit Neretva ka bllokuar hyrje-daljet ne zona te ndryshme te banuara. Uji ka arritur deri në katet e para të ndërtesave ndërsa elektriciteti mungon në shumë shtëpi. Probleme të rënda janë shfaqur edhe në Kroaci, pasi një pjesë e saj është përfshirë nga vërshimet masive. shumica e banorëve të qytetit të Metkoviç në afërsi të Mostarit janë evakuar. Gjendja e emergjenses eshte shpallur në jug te kroacisë, pasi përmbytjet janë në nivel të lartë në qytetin Metkovic. Meteorologët njoftuan se në Metkoviç janë dyfishuar reshjet e shiut në krahasim me vitin e kaluar. Nivel i ujit në lumin neretva ka arritur në nivelin me te lartë në 50 vjet, duke bërë që edhe rrugët në qendër të qytetit te behen te pakalueshme. Autoritetet qeveritare kroate pritet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Zhupanisë për shkak të përmbytjeve që mund të shtohen edhe tepër. Si zonë në rrezik paraqitet edhe qyteti i Opuzen, dhe sipas meteorologëve, gjendja po vështirësohet minutë pas minute. Ndërkaq Autoritetet e Malit te Zi njoftuan më herët se rreth 300 persona jane evakuar nga shtepite e tyre ne pjesen veriore te vendit per shkak te permbytjeve te shkaktuara nga reshjet e rrembyeshme te shiut.
    Autoritetet ne qytetin Berane shtuan se te evakuarit jane vendosur ne qendren e komunës. Më herët është raportuar për probleme të ngjashme edhe ne gjakove e përreth. Lumenjte Krena dhe Erenik kane dale nga shtrati i tyre duke shkaktuar permbytje ne disa fshatra dhe lagje te Gjakoves, nderkohe qe shume banore jane evakuuar. Sipas banoreve te ketyre lagjeve disa shtepi jane bere te pabanueshme. Zyrtaret vendore konfirmojne se permbytjet kane perfshire edhe fshatrat Dujake Molliq Brovine Stubell dhe Brekoc.
    Ora-new
    =============


    Permbytjet nuk mund te ndaloje natyra njerezore kur kto shkaktohen nga fatkeqesite natyrore. Por ketu ka njerez qe nga dhimbja e urrejtjes shpirterore klithin duke bertitur me te madhe "E ka fajin qeveria ". Kta njerez jane te verbuar , nuk shikojne realitetin , shikojne vetem anet e erret nga deshperimi .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 03-12-2010 më 10:46
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #88
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    @ Noellag. shiko se ti qenke interesant shume. pse ngul kembe kot?

    sa nga ato permbytjet qe permend ti kane ndodhur per shkak te hapjes se portave te hidrocentralit??????

    ne shkoder shumica ndodhin, sepse dikush hap portat. emore vesh apo jo?
    shteti e menaxhon situaten ne ate menyre qe mendon vetem per $$$ dhe pastaj kur hapen portat thote se eshte katastrofe natyrore...

    pse shteti nuk prodhon me shume energji ne vere, ne menyre qe me ardhjen e rreshjeve niveli i ujit te jete larg pikes kritike???
    fierza eshte plot qe perpara se te fillojne shirat...

    si mendon ti? nqs nuk do te hapeshin portat e hidrocentralit, ne shkoder a do te kishim te njejtat permbytje???

    llogjiko pak!!!

    p.s. mua as nuk ma ndjene fare per politike. te thashe qe nuk njoh as edhe nje minister.
    si pozite edhe opozite nje M** jane. prandaj as qe votoj fare.
    dukesh qe ti je i verbuar qe tenton te mbrosh nje fajtor duke lene menjane faktet dhe llogjiken...
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 03-12-2010 më 10:10
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    @ Noellag. shiko se ti qenke interesant shume. pse ngul kembe kot?

    sa nga ato permbytjet qe permend ti kane ndodhur per shkak te hapjes se portave te hidrocentralit??????

    ne shkoder shumica ndodhin, sepse dikush hap portat. emore vesh apo jo?
    shteti e menaxhon situaten ne ate menyre qe mendon vetem per $$$ dhe pastaj kur hapen portat thote se eshte katastrofe natyrore...

    pse shteti nuk prodhon me shume energji ne vere, ne menyre qe me ardhjen e rreshjeve niveli i ujit te jete larg pikes kritike???
    fierza eshte plot qe perpara se te fillojne shirat...

    si mendon ti? nqs nuk do te hapeshin portat e hidrocentralit, ne shkoder a do te kishim te njejtat permbytje???

    llogjiko pak!!!
    Ti qe llogjikon shume:
    Mendon se je me i mencur se qindra specialiste qe meren me menazhimin e hidrocentraleve?
    Mendon se qeveria ka interes te shkaktoje katastrofa?
    Mendon se ne qeveri jane te gjithe budallenj sa tu japesh mend edhe ti apo kushdo forumist
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #90
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ti qe llogjikon shume:
    Mendon se je me i mencur se qindra specialiste qe meren me menazhimin e hidrocentraleve?
    Mendon se qeveria ka interes te shkaktoje katastrofa?
    Mendon se ne qeveri jane te gjithe budallenj sa tu japesh mend edhe ti apo kushdo forumist
    keto qe permenda i thone specialistet e hidrocentraleve.
    njoh plot te tille pasi jam shkodran dhe e kam perjetuar personalisht kete situate.
    po them fjalet e tyre. ka shume vite kjo histori.
    cdo shkodran qe eshte pak i informuar e di kete gje...

    te gjithe e dine se hapja e portave eshte dicka qe mund te evitohet me prodhimin e energjise ne vere.

    pse shteti nuk e ben nje gje te tille??????

    sepse mendon vetem per €€€€€€

    ata nuk jane te trashe, por shikojne interesat ekonomike dhe pastaj sigurine e popullit.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 9 prej 67 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •