Close
Faqja 0 prej 67 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 670
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Përmbytje të medha në Shkodër e mbarë Shqipërinë

    Ne kete sit qe gelon nga hazerxhevapet e paskrupullt te Salise te cilet dhe per nje fende te Rames mbushin dhjetra threade nuk gjeti njeri te pasqyroje perseritjen e drames te permbytjes se nen Shkodres nga prurjet e medha te drinit, permbytje e cila eshte me e keqja se dy te parat.
    Fashistja Jozi kerkon ta kaloje klasen duke thene se lumejte jane terbuar, por eshte terbuar vete Jozi ne marrine e saj rrugace te hajduterise dhe te mos carjes koke per gjithe ata fatkeqe te perbytur mizorisht per here te trete.
    Kurse kryeministri me stilin e vet barbar kerkon ta hedhe klasen me flamuret kombetare qe nuk vuri Edi Rama ne Tirane per festen e pavaresise.
    Dhe prap me stili tipik te kokepalareve po ngre shtabe leshi emergjence, po ben thirrje per evakuim, qe sa te ike uji ti lere serish ata fatkeqe te vetem ne fatkeqsine e tyre per here te trete.
    Maskarai kryeminister e di mire qe ndihma reale per ata fatkeqe eshte sistemimi i ujrave po buxheti i tij i bere copash nga kafshimet e bandes qe e rrethon nuk con dot asnje lek per argjinatura, per thellime, per sistemime, per celje kanalesh, per sisteme pompimi, per hidrovore etj etj.
    Albania Uber Alles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qenka kujtuar Mero Bazja te pakten per Shkodren.

    Humor i zi me Shkodrën
    Nga Mero Baze

    Kur Shkodra pushoi së prodhuari barsoleta për regjimin, ndodhi që regjimi po prodhon barsoleta për Shkodrën. Nëse i hedh një sy arkivës elektronike të qeverisë shqiptare, nga përmbytjet e këtij fillim-viti deri në përmbytjet e këtij fund-viti në Shkodër, e kupton qartë se komedia ka kaluar nga qytetarët për qeverinë, tek qeveria për qytetarët. Një vit më parë kur Shkodra u gjend nën ujë si sot, Berisha filloi të prodhojë argumente kozmike për situatën. Së pari shpiku një “hënë blu” që paskësh dalë një natë përmbi Lezhë dhe kishte ngritur detin në këmbë kundër tokave tona. Pastaj kur pa se hëna nuk e ndihmonte dot, arriti në përfundimin se kjo ishte një fatkeqësi që ndodhte një herë në njëqind vjet. Por, për të dalë nga situata, i duhej një premtim, dhe e bëri. Brenda vitit, tha, në Shkodër do të bëhen investimet më të mëdha publike, diga, argjinatura, do të thellohet Buna, do ngrihet bregu i Liqenit, do sistemohet shtrati i Drinit dhe Shkodra do kthehet në një nga vendet më të bukura turistike. Si gjithmonë, siç e ka ai, më e mira në botë.

    Ende pa u mbyllur viti, (jo 100 vjet), Shkodra u përmbyt për herë të pestë. Tallja e Berishës me atë qytet, ngjan sot si një humor i zi, që ka zëvendësuar humorin e shkodranëve për qeveritarët qesharakë të gjithë kohërave. Nëse vitin e kaluar debati ishte mbi fajin, ose jo, të Dritan Priftit për keqmenaxhimin e kaskadës së Drinit, sivjet faji është i qartë dhe pa asnjë të panjohur. Gjithçka vjen nga fakti se qeveria gënjeu dhe nuk bëri asgjë për të shmangur këtë katastrofë. Dhe si për ta bërë më qesharake këtë situatë, dëgjoni arsyetimin gjeografik të Jozefina Topallit, e cila zbuloi pas shkollës së natës që ka bërë, që faji qenka i Liqenit të Shkodrës pasi aty u zbrazkan gjithë lumenjtë e Ballkanit jugperëndimor.

    Tani ka pak shanse të ketë zgjidhje radikale. Qyteti dhe Nënshkdora do të jetojnë emergjencën e prodhuar nga papërgjegjësia e qeverisë. Ata tashmë kanë nevojë për bukë, ujë, strehë, ngrohje dhe siguri për pronat e tyre, të cilat me siguri që do t’u mungojnë. Por problemi është si do të jetojë më tej kjo zonë?

    Deri më sot qeveria ka shpallur disa prioritete siç është tuneli i Elbasanit apo Unaza e Tiranës, të cilat do të zgjidhin probleme të rëndësishme të transportit urban në Shqipëri të mesme. Deri më sot kemi harxhuar me qindra- milionë euro për projekte politike dhe shpesh për nevoja korruptive të Familjes në pushtet. Por Shkodra sot është një komunitet i rrezikuar për t’u zhdukur nëse nuk ndërhyhet shpejt dhe me vizion të qartë. Shkodra është sot një zonë, ku njeriu për të qenë i qetë duhet të ketë dy shtëpi, një për verë, ku të jetojë në tokat e përmbytura, dhe një për në dimër, ku të jetojë atje ku nuk e kap uji. Ajo po i ngjan dita- ditës Kukësit të Vjetër, që zbulohet kur nuk bien shira. Për këtë arsye ajo ka nevojë për një projekt serioz, thelbësor dhe strategjik që të zgjidhë perspektivën e mbijetesës së saj. Gënjeshtrat e Sali Berishës një vit më parë i ka përmbytur përsëri uji. Paret që kanë zhvatur njerëzit e Familjes me punët që prokuron direkt ai dhe njerëzit e Familjes së tij, janë nën ujë. Asnjë investim i qeverisë nuk duket brenda vitit, ndërkohë që prioritet e qeverisë nuk kanë të bëjnë fare me Shkodrën dhe në të ardhmen. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, Shkodra duhet të durojë dhe mbledhjet e qeverisë në qytetin e përmbytur si për t’u dukur që qeveria është pranë saj.

    Zoti Berisha bën mirë që mbledhjet t’i bëjë në Tiranë, mundësisht të mbyllura që të mos i verifikohen gënjeshtrat një vit më vonë, dhe së paku të ketë kurajë të marrë ndonjë vendim konkret për Shkodrën. Është qesharake dhe cinike që në ditën kur Shkodra mbytet, kryeministri e ka mendjen tek sulmet ndaj rivalit të tij, të cilin e kërcënon pse nuk e ka zbukuruar Tiranën, siç bën ai për koncertet e tij festive. Në një vend ku qytetarët mbyten dhe qeveritarët krihen, e ke të vështirë të shikosh shpresë për të ardhmen tënde. Mbledhja e djeshme e qeverisë në Tiranë dhe shpallja e Edi Ramës si problemi i saj kryesor është humori më i zi që mund të bësh me një qytet të përmbytur dhe një zonë të tërë të lënë në mëshirë të Zotit, që duket se i ka mallkuar ata njerëz. Shkodra ka filluar të përmbytet nga Liqeni, por mund të vazhdojë të përmbytet dhe nga Buna e Drini. Ka vetëm një mënyrë që kjo fatkeqësi të ndalet dhe të mos ndikojë më mbufatin e atij qyteti, dhe kjo është që të hartohet me qetësi dhe profesionalizëm një plan për digat, hidrovoret dhe kanalet bonifikuese të kësaj zone, e cila rrezikon të zhduket nga harta jonë nëse qeveria do të vazhdoj të bëjë humor të zi me ta, siç po bën tani.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Kot per kot;Mbase nuk eshte gjithmon faji i qeverise,kur ti nderton kudo e prish çfare do....

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kur nuk eshte permbytur Shkodra???

  5. #5
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Si shpjegohet qe sa here qe eshte Berisha ne pushtet,zoti na hedh mbi krye gjithe fatkeqsite natyrore te mundshme,biles edhe ato qe ndodhin nje here ne 100 vjet,i perserit 5 here brenda 6 muajsh?Me siguri duhet te jete xheloz i thekur per aftesite krijuese dhe punen e palodhur te kryeministrit tone...
    Lus qe zoti te lere xhelozine menjane dhe t'i vije keq per ata njerez qe kane dite te tera nen uje..

  6. #6
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Si shpjegohet qe sa here qe eshte Berisha ne pushtet,zoti na hedh mbi krye gjithe fatkeqsite natyrore te mundshme,biles edhe ato qe ndodhin nje here ne 100 vjet,i perserit 5 here brenda 6 muajsh?Me siguri duhet te jete xheloz i thekur per aftesite krijuese dhe punen e palodhur te kryeministrit tone...
    Lus qe zoti te lere xhelozine menjane dhe t'i vije keq per ata njerez qe kane dite te tera nen uje..
    nuk thua ti qe pamvarsisht fatkeqsive natyrore te atyre banorve te permbytur,perseri ata e shikojne nga afer doren e shtetit te tyre,shtet ky i cili po mundohet te beje te pamunderen qe te eleminoje maksimalisht demet e mundshme nga permytja!!
    Jo Sali Berisha,por as nje kryeminister,president apo mbret nuk mundet dot te rezistojne ndaj fuqive klimo-atmosferike!!
    kemi par neper bote permbytje,zjarre,termete,tsuname etj etj dhe nuk ka mundur njeri te i perballoje!ah mundesia egzizton qe te behet perpjekje maksimale per minimizimin e demeve raste te tilla,dhe besoj Se qeveria Berisha ka bere te pamunduren per te ndihmuar qytetaret!!
    te pakten secili nga neve shikojme se gjitha strukturat e shtetit jan ne kembe pran banorve,duke bere evakuimin e njerzve dhe bagetive,njehkosisht sigurimin e objekteve te strehimit dhe baz ushqimore!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ne kete sit qe gelon nga hazerxhevapet e paskrupullt te Salise te cilet dhe per nje fende te Rames mbushin dhjetra threade nuk gjeti njeri te pasqyroje perseritjen e drames te permbytjes se nen Shkodres nga prurjet e medha te drinit, permbytje e cila eshte me e keqja se dy te parat.
    Fashistja Jozi kerkon ta kaloje klasen duke thene se lumejte jane terbuar, por eshte terbuar vete Jozi ne marrine e saj rrugace te hajduterise dhe te mos carjes koke per gjithe ata fatkeqe te perbytur mizorisht per here te trete.
    Kurse kryeministri me stilin e vet barbar kerkon ta hedhe klasen me flamuret kombetare qe nuk vuri Edi Rama ne Tirane per festen e pavaresise.
    Dhe prap me stili tipik te kokepalareve po ngre shtabe leshi emergjence, po ben thirrje per evakuim, qe sa te ike uji ti lere serish ata fatkeqe te vetem ne fatkeqsine e tyre per here te trete.
    Maskarai kryeminister e di mire qe ndihma reale per ata fatkeqe eshte sistemimi i ujrave po buxheti i tij i bere copash nga kafshimet e bandes qe e rrethon nuk con dot asnje lek per argjinatura, per thellime, per sistemime, per celje kanalesh, per sisteme pompimi, per hidrovore etj etj.
    A edhe sala qe nuk ka lidh nje kontrat me zotin qe te mos bie shi ne rajonin e shkodres ,krejt fajet qendroin mbi salihun.
    Ti ishe nana e leprit,po qka ka pune ketu berisha o i gjor,pse nuk po fol per permbytjen ne tiran qe nje reshje e vogel me ra behte vershime,dhe merit e kesaj eshte edvin kristaqi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    po per hidrocentralin maqedonas ndertuar ne kufi me Shqiperine qe ka hapur digat pa pushim perse nuk flitet ????!!!!! ..............

    ata jane barbaret e vertete ne gjithe kete histori te gjate permbytjesh ......
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 02-12-2010 më 21:36
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Permbytjet ne nen-Shkoder. Faji i Ohrit.

    Përmbytjet, Hoxha: Zgjidhni urgjent problematikën e Ohrit

    TIRANE- Inxhinieri, i cili projektoi pjesën më të madhe të hidrocentraleve, që sot përbëjnë “majën e diamantit” të energjetikës shqiptare, Fahrudin Hoxha thotë se siguria e digave, e portave, e gjithë përbërësve e sistemit aktual hidroenergjetik në kaskadën e Drinit është e plotë.

    Në një intervistë të botuar sot në “Gazeta Shqiptare” Hoxha thotë se ndërtimi i liqeneve të HEC-eve mbi Drin ushtron një rol pozitiv në një situatë aktuale, pasi zbut prurjet, që do të ishin shumë më katastrofike për zonën fushore në perëndim të vendit.

    Ai mendon se në një kohë që moti po karakterizohet nga një lagështi e madhe dhe reshje të papara, KESH po e realizon më së miri menaxhimin e një situate të jashtëzakonshme për të cilën korporata nuk ka se ç’të bëjë më tej.

    “KESH-i nuk mund të bëjë mrekullira, sistemi i ujëmbledhësve arrin të reduktojë aq sa mundet, por nuk mund të shmangë krejtësisht prurjet shumë të mëdha të këtij sezoni.”- ka thënë Hoxha gjatë intervistës.
    Por inxhinicieri i hidrocentraleve nuk kursen kritikat për politikën shqiptare dhe Ekzekutivin, të cilat nuk tregohen në lartësinë e duhur për sa i përket zgjidhjes së problemeve aktuale e perspektive të këtij sektori jetik.
    Sipas tij kontrolli ndaj përmbytjeve do të ishte maksimal në rast se do të ishte përfunduar edhe hidrocentrali i kuotës më të lartë, sipas projektit të kaskadës së Drinit, ai i Skavicës.

    Hoxha i bën thirrje qeverisë "të merren urgjentisht me problematikën e liqenit të Ohrit". Sipas tij, Ohri përbën një rezervë të jashtëzakonshme ujore, që duhet të kontrollohet bashkërisht me Maqedoninë, duke gjetur gjuhën e përbashkët, në interes dypalësh. "Mendoj se është neglizhenca e Shqipërisë ajo që ka lejuar që ky liqen të derdhë në mënyrë të pakontrolluar nga ne një sasi të madhe uji në Drinin e Zi, që sjell gjysmën e prurjeve në Drin."- ka deklaruar Hoxha në intervistën e GSH.
    (s.g/BalkanWeb)
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o behari ku po ndihet dora e shtetit vlla
    po pys sinqerisht se mund te kesh info ma shume se une
    po une di qe jane thjesht qytetaret qe po ndihmojne me aq mundesi sa kan
    te pershendes
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 67 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •