Tiranė, 20 nėntor Deputetja e PD-sė nė Kuvendi e Shqipėrisė, Albana Vokshi ka ndėrprerė heshtjen disa ditėshe dhe i ėshtė drejtuar opinionit lidhur me incidentin qė ajo pati nė vendkalimin kufitar nė Vėrmicė mė 14 nėntor tė kėtij viti.
Nė njoftimin pėr media dhe opinion, ajo thekson se nuk janė tė vėrteta aspak pohimet se ajo ka qenė fajtore pėr kėtė incident tė rėndė, duke kėrkuar njėkohėsisht qė sa mė parė tė zbardhen detajet e atij incidenti dhe tė vihen para drejtėsisė planifikuesit dhe ekzekutuesit e atij incidenti.
Nė lidhje me ngjarjen e shumėpėrfolur ditėt e fundit nė mediat shqiptare e kosovare, ju bėj me dije se ditėn e diel, mė 14 nėntor, po udhėtoja pėr nė Kosovė pėr njė vizitė tė shkurtėr jo zyrtare me motrėn dhe dy mikeshat e mia, me dėshirėn dhe mallin pėr vendin e origjinės sė prindėrve tė mi.
Ėshtė e vėrtetė qė nė kufirin me Kosovėn, nė Vėrmicė, ka ndodhur njė incident shumė i rėndė me policinė kufitare kosovare. Disa autoritete kosovare, tė policisė dhe gjyqėsorit, kanė abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre, duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnjė tė drejtė elementare themelore njerėzore ndaj meje, jo si deputete, por si femėr dhe si qytetare shqiptare.
Pėr kėtė ngjarje tė shėmtuar, kam vėnė nė dijeni kryeministrin e vendit, kryetaren e Parlamentit, ministrin e Brendshėm, ministrin e Drejtėsisė, ministrin e Punėve tė Jashtme, Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit.
Kam kėrkuar qė kjo ngjarje tė zbardhet deri nė detaje, tė zbulohen e tė kėrkojnė tė vihen para drejtėsisė si ata qė e planifikuan, ashtu edhe ata qė e ekzekutuan kėtė incident. Meqė kjo ngjarje, ndėrmjet tė tjerash, po sqarohet nė nivel ndėrqeveritar, do tė preferoja qė pėr momentin tė mos jap mė shumė sqarime, nė respekt tė konfidencialitetit tė procedurave tė nisura.
Vendosa tė thyej heshtjen time duke bėrė kėtė deklaratė para publikut shqiptar dhe atij kosovar, pėr shkak se ndjej detyrimin madhor pėr ta sqaruar pavėrtetėsinė e thėnieve abuzive tė ditėve tė fundit nė media te ndryshme.
Deklaroj para publikut shqiptar dhe kosovar qė nuk ėshtė e vėrtetė se kam thyer rregullat dhe procedurat e policisė kufitare kosovare; nuk ėshtė e vėrtetė qė kam refuzuar kontroll tė dokumenteve apo tė makinės me tė cilėn udhėtoja; e mbi tė gjitha nuk ėshtė e vėrtetė qė kam fyer cilindo zyrtar tė policisė kufitare kosovare.
Kjo ėshtė arsyeja qė mė jep kurajėn qė tė kėrkoj zbardhjen e tė gjitha shkaqeve, rrethanave, qė ēuan nė kėtė incident tė paprecedent, si dhe vėnien para drejtėsisė sqiptare apo ksovare tė hartuesve dhe ekzekutuesve tė incidentit famėkeq.
Kam bindjen e plotė qė Qeveria Shqiptare dhe Kosovare shumė shpejt do tė kenė njė pononcim publik nė lidhje me kėtė incident. Nė tė kundėrt, unė personalisht do tė bėj publike detajet e hollėsishme dhe rrethanat qė ēuan nė kėtė ngjarje tė jashtėzakonshme. Do ta bėj kėtė nė emėr tė mbrojtjes sė emrit, nderit, moralit dhe dinjitetit tim, thuhet nė fund tė njoftimit tė saj dėrguar medieve dhe opinionit publik nė Kosovė e Shqipėri
Krijoni Kontakt