Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Thumbs up Kosovarët kërkojnë nënshtetësinë shqiptare

    Prishtinë/Tiranë, 13 nëntor - Vendimi për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe fakti tjetër që Kosova tashme ka mbetur i vetmi vend i rajonit i izoluar ka bërë që kosovarët t’i drejtohen shtetit amë.
    Dëshira për të lëvizur lirshëm në Europë duket se shkon përtej dëshirës për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare thjeshtë për çështje patriotizmi. Numri i shqiptarëve nga Kosova të cilët kërkojnë nënshtetësi shqiptare është rritur pas hyrjes së Shqipërisë në zonën Shengen, raporton Top Channel.
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka tha se legjislacioni në fuqi e njeh të drejtën e nënshtetësisë për të huajt, por ky fakt nuk do të thotë që të gjithë mund ta kenë atë. Kjo për shkak se për këtë duhen plotësuar një varg kriteresh.
    “Te pakten tete dokumente, apo kritere qe duhet te plotesohen, eshte shume e rendesishme qe te sigurohet dokumenti per qendrim rezident per te gjithe shtetasit e huaj minimum 5 vjete, per shtetasit kosovare eshte 3 vjet, edhe te ky afat 3- vjecar ka qe e lehetson kush eshte i martuar me shtetas te Shqiperise, qendrimi nje vjecar i dokumentuar nga Ministrine e Brendshme te Shqiperise”, tha Lauka.,
    Përveç këtyre kritereve, aplikuesi paraprakisht duhet t’i drejtohet me kërkesë presidentit të Shqipërisë ku duhet të paraqes arsyet e aplikimit. Dëshmia e pronësisë së banesës në Shqipëri është e domosdoshme e po kështu edhe dëshmia e penalitetit nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë si dhe nga shteti që vjen. Në raste të veçanta shteti shqiptar është më dorëleshuar, shtetësinë shqiptare pa ndonjë problem mund ta fitojnë kryesisht personalitete te shquara me merita të veçanta. Kjo bëhet me rekomandim të akademisë së shkencave apo ndonjë institucioni tjetër të rëndësishëm.
    Lëvizja e lirë në Europë ka detyruar shqiptarët e Kosovës që në rrugë ilegale të kërkojnë nënshtetësi serbe, maqedonase e malazeze, shtete këto që u liberalizuan para një viti.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    shqiperia duhet ta kish miratuar me kohe,,,,ligjin e te drejtes se neshtesise per shqipetaret jashte kufijeve

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    shqiperia duhet ta kish miratuar me kohe,,,,ligjin e te drejtes se neshtesise per shqipetaret jashte kufijeve
    Epo ka qene shume e zene qeveria duke miratuar ligjin qe i jep te drejten e pashaportes Greke " Shqiptareve te vetquajtur Grek" Qe i kan shitur ****** Grekut per nje pencion ose edhe pa pencion fare
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    te shikojme se sa patriot eshte qeveria e sales
    duhet te marrin shembull nga romunet ku ka pajisur moldavet me pashaporta

  5. #5
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    deshira me e madhja e imja eshte qe te paisem me pasaport shqiptare dhe do jem i gatshum qe te heq dor edhe nga nenshtetsia e kosoves por pasi qe shqiperia ka fitu liberalizimin e vizave kete nuk do e bej pa fitu edhe kosova
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    te shikojme se sa patriot eshte qeveria e sales
    duhet te marrin shembull nga romunet ku ka pajisur moldavet me pashaporta
    Edhe sikur Berisha dhe Topi te shprehen pro kerkeses se shqiptareve te Kosoves per t'u pajis me nenshtetesi shqiptare, une jam 100% i sigurte se PS-ja do te ishte kunder, sepse ata shohin tek Kosova (njesoj si pararendsja e tyre PPSH) nje rrezik te larte per ekzistencen e tyre politike.

    Veç kesaj dhe institucione te tjera jopolitike do te ishin kunder, siç ishin kunder gjate vitit 1999 qe te ikurit nga lufta ne Kosove te vendoseshin ne zona te caktuara te Shqiperise.

    Beni nje ankete dhe do te shihni se kush do te jete kunder dhenjes se nenshtetsise per shqiptaret jashte Shqiperise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 13-11-2010 më 15:23

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    te shikojme se sa patriot eshte qeveria e sales
    duhet te marrin shembull nga romunet ku ka pajisur moldavet me pashaporta
    prandaj po ja shofin hajrin se u ajen tu vjedh keto moldavet e naturalizuar ne rumun e i del emri rumuneve per hajna jo se nuk jane po ne % te madhe jane keto moldavet specialista
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Kane te drejt gjdo shqiptare ti ken dy nenshtetsi, si ne gjdo vende te botes demokratike,,,,
    edhe gjermanet e kane kete te drejt te dy shtetsis ,pa marr parasyshe se cilen e deshirojen si te gjithe te tjeret......

  9. #9
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    duhet të sjellë në kuvend një ligj për marrjen e menjëhershme të shtetësisë atyre Kosovarëve që dëshirojnë. edhe është nder të miratohet ky ligj unanimisht nga të gjitha partitë.

    pse të mos bëhet, kështu i ndihmojnë të gjitha shtetet të njerëzit e tyre.

    nuk mund të presin vite kosovarët...., ç'farë duhet të provojmë nga kosovarët , kombësinë apo patriotizmin e përkushtrimin ndaj kombit shqiptar.

    menjëherë
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  10. #10
    A di kush te na sqaroje se cfare nenshtetesie kane patur shqiptaret e Kosoves ne vitet 1939-1944?

    Cfare dokumentash identiteti kane mbajtur dhe ne cfare librash te gjendjes civile kane qene te regjistruar?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •