Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Dr. Shefqet Krasniqi: Epopeja e Kosovës së Re



    Epopeja e Kosovës së Re


    Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi


    Duke shfletuar diçka më ranë në dorë disa foto të kufomave të familjes Jashari – Allahu i pastë mëshiruar – të masakruara nga ushtria dhe policia serbe në marsin e vitit 1998.
    Këto fotografi bashkë me fëmijët filluam t`i shikojmë, fillova t`u shpjegoj atyre se kush janë ato kufoma dhe se tashmë janë mbushur njëmbëdhjetë vjet të plota nga ajo ngjarje e madhe, e cila me emrin e Allahut e ndërroi gjendjen e popullit shqiptar për 180 shkallë.
    Fillova ta kthej mendjen në të kaluarën, njëmbëdhjetë vjet mbrapa, atëher kur këto fotografi më kishin rënë në dorë në prillin e atij viti të mbushur me gjak përderisa isha student në Universitetin Islamik të Medinës së Shenjtë, ku nëpërmjet atyre fotove dhe shumë të tjerave mundohesha, së bashku me shokë, ta informonim popullin arab mysliman për vuajtjet e popullit shqiptar në Ballkan.
    Këto foto I ruaj edhe sot e këtë ditë, pasi ato na sjellin një kujtim shumë të rëndësishëm. Mbase ai vit do të mbahet në mend për një kohë të gjatë për vuajtjet dhe torturat e përjetuara nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, e siç thotë populli “mos na raft me harru” , por të njëjtën kohë ai vit ishte gjithashtu një kujtim I ëmbël – së paku unë mendoi ashtu-, ngase ishte viti më rezistues i shqiptarëve ndaj okupatorit serb.
    Ishte vit kur burrat e mëdhenj vendosën ta japin e ta flijojnë më të shtrenjtën për më të shenjtën, ta japin jetën për ta fituar lirinë. Ishte viti kur tashmë ishin përhapur gjithandej nëpër Kosovë celula ushtarake, të cilat e stimulonin popullin për një rezistencë ndaj një armiku shumë të vrazhdë, por qe besa edhe shumë të forte.
    Më kujtohet kur shumëkush në atë kohë nuk mundej ta merrte me mend se një ushtri kaq e vogël, siç ishte UÇK-ja, t`I dalë para gjithë atij arsenali ushtarak serb.
    Në njëfarë mënyre edhe nuk kishin aq faj, ngase ata shikonin dhe gjykonin sipas ligjeve të rëndomta luftarake ku zakonisht I forti e mund të dobëtin, për atë arsyje edhe disa nga ta nuk nguronin te thonin se: “Këta djem donë me na dërguar poshtë”.
    Përderisa dëgjoja këto biseda më kujtohet një ngjarje, të cilën e ka cekur Allahu xh.sh në Kuran në kaptinen Bekare në ajetet 246-252, ku personazh kryesor i kësaj ngjarjeje ishte një djalosh shumë trim dhe guximtar i quajtur me emrin Davud, I cili më vonë edhe shpallet pejgamber nga ana e Allahut të Madhëruar.
    Zhvillimi i ngjarjes në pika të shkurtra është se populli “Benu Israil” (izraelitët) ishin të okupuar nga një armik gjakpirës, I cili udhëhiqej nga Xhaluti dhe ishin të interesuar që të çlirohen nga ai armik, për këtë I thanë pejgamberit të tyre: Na cakto një mbret, apo prijës I cili do të na prijë në luftë kundër armikut tonë. Pejgamberi u tha: keni kujdes nëse u caktohet ndonjë mbret, apo prijës për t`ju prirë në luftë atëherë duhet t`I bashkëngjiteni atij për luftë, për çka edhe ia dhanë besën.
    Pejgamberi I tyre e luti Allahun, I cili ua caktoi Talutin për mbret dhe prijës për luftë. Pas një kundërshtimi të gjerë të tyre rreth zgjedhjes së këtij njeriu për prijës, ata vendosën të dalin në luftë kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij, e cila ishte shumë më e madhe dhe më e përgatitur se ushtria myslimane e Talutit.
    Me të nisur për në betejë shumica e ushtrisë tha se nuk mund të luftojnë kundër asaj ushtrie të madhe të Xhalutit, për çka edhe u kthye dhe iku . Në ushtri mbeti një grup i vogël I prirë nga udhëheqësi I tyre, Taluti, ku në mesin e asaj ushtrie ishte edhe djaloshi I ri, Davudi a.s . Ky grup I vogël, edhe pse askund nuk ishte I barabartë me armikun, as në numër e as në përgatitje ushtarake, bile edhe I dezertuar nga shumica e popullit të tyre, megjithatë vendosmëria e madhe për t`u çliruar nga armiku, pastaj bindja e forte në Allahun se Ai kë të dojë e triumfon dhe kë të dojë e mposhtë, ndikoi që t`I dalin ballë atij armiku, të mbështetur në Allahun duke thënë: “… sa prej grupeve të vogla kanë mundur grupe të mëdha me emrin e Allahut. Me të vërtet Allahu është me ata që bëjnë saber?!...”(Bekare, 249).
    Dhe subhanallah në betejën e parë dhe qysh në dyluftim djaloshi I ri Davudi vrau mbretin Xhalut, me çka u shpartallua ushtria dhe fituan ata që e merituan fitoren, fituan të dobëtit dhe humbën të fortit.
    Ngadhënjyen atëherë kur pakkujt ia merrte mendja se kanë për të fituar, atëher kur sipas ligjeve dhe rregullave ushtarake nuk ishte e mundur e as logjike të fitojnë.
    Por kur u lidhën me Krijuesin e gjithësisë, me të Pamposhturin u bënë të forte; u trimëruan dhe vendosën që me tërë fuqinë dhe mundësinë e tyre të mbështetur në Allahun t`i dalin para armikut dhe nuk mungoi rezultati.
    Edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, po ashtu edhe sakrifica dhe angazhimi paqësor I të tjerëve nuk janë larg kësaj ngjashmërie me këtë ngjarje, ngaqë I gjithë populli kishte rënë dakord për t`u çliruar, por jo edhe për të luftuar.
    Shumë prej tyre nuk ishin të gatshëm të ballafaqoheshin me armikun e forte sepse donin të jetonin dhe përtonin te vdisnin për liri. Kështu që mbeti një numër I vogël, por që armikut I doli mjaft ngaqë me emrin e Allahut ishin shkaktar për çlirimin e vendit dhe shijimin e kësaj lirie, ku tashmë e gëzojnë të barabartë, ata që kanë derdhur gjak, po edhe ata që kanë ikur, “nasht”, le ta gëzojnë të gjithë, sepse liria është për të gjithë, edhe pse nuk e kanë sjellë të gjithë, por te Allahu nuk janë të barabartë.
    Ai u jep meritorëve meritat e duhura atë ditë kur nuk ka njoftësi dhe ryshfet, e ajo ditë do të vijë shumë shpejt.
    Inshallah e gëzojmë këtë liri, dimë ta ruajmë dhe ta mbajmë! Zoti I pastë mëshiruar shehidët tanë. Amin!
    Deri në javën e ardhshme, selam alejkum ve rahmetullah!

    Epoka e Re: e Premte, 13 mars 2009
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gimche për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Une do ta pres mendimin e SystemA, dhe pastaj do ta them edhe mendimin tim.

    'Ai vron, ai kthjell' - eshte nje fjale popullore

    Eshte i madh

    p.s Tung gimche

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar illyrian rex për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    p.s Tung gimche
    Përshëndetje
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gimche për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    Më kujtohet kur shumëkush në atë kohë nuk mundej ta merrte me mend se një ushtri kaq e vogël, siç ishte UÇK-ja, t`I dalë para gjithë atij arsenali ushtarak serb.
    Çka ka lidhje Uçk me islamin?E sidomos çka ka lidhje uçk me rastin e popullit të benu israilëve?
    Ju krejt punët i keni marr mrapsht.
    Uçk,thjesht ishte nji organizatë militante kombëtare,nacionaliste afetare për çlirimin e kosovës nga okupatori serb dhe bashkimi i trojeve shqiptare.Dhe nuk ka pasur objektivin e saj primar dhe as të fundit islamin, dhe formimin e shtetit sherijatik.
    Dhe shqiptarët në përgjithësi 99 % janë popull nacionalist dhe islamin nuk e kanë në ansji rend dite e ku të flasish për ta me terma fetar....shumica e popullsisë tonë as që falen ndonji her,e të mos flasim se sa din teuhidin,imanin dhe islamin.Nuk bëhet njeriu musliman vetëm pse i thot vetit musliman ose vetëm pse thirret muhamet..
    Ju krejt punët po i përzieni atje ku nuk e kan vendin,vaj halli për ty dhe ata që të digjojnë tye...këto janë hoxhallarë që thirrin në dyert e xhehennemit.

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Hoxh dhe patriot,te lumte...........!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #6
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Hoxh dhe patriot,te lumte...........!
    Ka hoxhallarë dhe hoxhallarë kurse ma shum janë të iblisit dhe ata që thirrin popullin në shkatërim.Në komentin e nji hadithi të profetit thotë se kush kapet për nacionalizmin sikur është kapur për gjenitalet e babait të tij...pastaj nacionalizmi është shirk që të fut në zjarr përgjithmon.
    Kurse ngatë parët e njerëzve që do të futen në xhehennem janë hoxhallarët dhe me ta do të ndizet zjarri i xhehennemit.
    thot Imam Ahmedi në nji rivajet të tij : ''Kush i digjon udhëheqësit e ditur në ndalimin e asaj që Allahu e ka lejuar dhe në lejimin e asaj që Allahu e ka ndaluar,atëher i ka marr ata për zota me Allahun.''
    Kështu devijuan edhe krishterët.

  10. #7
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Çka ka lidhje Uçk me islamin?E sidomos çka ka lidhje uçk me rastin e popullit të benu israilëve?
    Ju krejt punët i keni marr mrapsht.
    Uçk,thjesht ishte nji organizatë militante kombëtare,nacionaliste afetare për çlirimin e kosovës nga okupatori serb dhe bashkimi i trojeve shqiptare.Dhe nuk ka pasur objektivin e saj primar dhe as të fundit islamin, dhe formimin e shtetit sherijatik.
    Dhe shqiptarët në përgjithësi 99 % janë popull nacionalist dhe islamin nuk e kanë në ansji rend dite e ku të flasish për ta me terma fetar....shumica e popullsisë tonë as që falen ndonji her,e të mos flasim se sa din teuhidin,imanin dhe islamin.Nuk bëhet njeriu musliman vetëm pse i thot vetit musliman ose vetëm pse thirret muhamet..
    Ju krejt punët po i përzieni atje ku nuk e kan vendin,vaj halli për ty dhe ata që të digjojnë tye...këto janë hoxhallarë që thirrin në dyert e xhehennemit.
    Është një parim Islam që tek ne muslimanët shumë pak praktikohet: "Kur nuk din hesht!" mendoj që ti duhet ta analizosh këtë parim para se ti gjykosh të tjerët, thjeshtë o burrë nuk i njeh njerëzit, mos fol për ta kaq!
    Plus asaj kush ta jep ty të drejtën mi qkep vizat për Xhehennem?! Kush je ti që vendos se cilët hoxhollarë thirrin për Xhehennem e cilët për Xhennet?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gimche për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #8
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Ka hoxhallarë dhe hoxhallarë kurse ma shum janë të iblisit dhe ata që thirrin popullin në shkatërim.Në komentin e nji hadithi të profetit thotë se kush kapet për nacionalizmin sikur është kapur për gjenitalet e babait të tij...pastaj nacionalizmi është shirk që të fut në zjarr përgjithmon.
    Kurse ngatë parët e njerëzve që do të futen në xhehennem janë hoxhallarët dhe me ta do të ndizet zjarri i xhehennemit.
    thot Imam Ahmedi në nji rivajet të tij : ''Kush i digjon udhëheqësit e ditur në ndalimin e asaj që Allahu e ka lejuar dhe në lejimin e asaj që Allahu e ka ndaluar,atëher i ka marr ata për zota me Allahun.''
    Kështu devijuan edhe krishterët.
    Kombi është caktim (kader) i All-llahut.
    Kombi nuk është formu nga jahudit qysh pretendojnë Vehabitë, mirëpo All-llahu ka paralajmeru për fise e kombe para 1400 vjetve (me anë të Kur'anit) surja Huxhurat ajeti 13
    Mos me pelqy me kombin ton del se nuk po pajtohesh me kaderin e All-llahut, e na e dim se kusht i imanit osht besimi ne kaderin e All-llahut.
    Dr. Shefqet Krasniqi ne Radion Kosova e Lirë pat than boll mirë, ai qe e mohon kombin e vet osht i mallkum sipas Islamit.

    "Ta duash atdheun dhe popullin tend eshte detyre mbi detyrat e çdo muslimani" (Hadith)

    Kaderi osht shtyllë e imanit, kjo osht njojt sikur mos me kan i knaqun qe te ka bo mashkull, ose qe te ka bo femen.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  13. #9
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Është një parim Islam që tek ne muslimanët shumë pak praktikohet: "Kur nuk din hesht!" mendoj që ti duhet ta analizosh këtë parim para se ti gjykosh të tjerët, thjeshtë o burrë nuk i njeh njerëzit, mos fol për ta kaq!
    Plus asaj kush ta jep ty të drejtën mi qkep vizat për Xhehennem?! Kush je ti që vendos se cilët hoxhollarë thirrin për Xhehennem e cilët për Xhennet?!
    E para ti je mbrapsht dhe i ke përzier termat e nacionalizmit me kombin.
    Nacionalizmi si çdo izëm është ideologji sikur hitleri që thirri në nacionalizëm ose sikur shumica e shqiptarëve që kan vdekur për nacionalimzin [flamurin].Dhe çdo ideologji përveç islamit është kufër .dhe secili nëse nuk mendon kështu edhe hoxha jot atëher ai është kafir.Dhe ai i cili vdes për nacionalizëm,vendi i tij është zjarri përgjithmon,sepse ka marr ni ideologji jasht sherijatit të Allahut,të cilin Allahu na ka ndaluar sepse e vetmja fe e pranuar te Allahu është vetëm islami.
    Profeti jonë nuk ka thirrur në bashkimin kombëtar,por në bashkim fetar përkundrazi ai bashkëkombasit e tij dhe të afërmit e tij familjar dhe kombëtar i ka vrarë.Pra nëse kombin e idealizon dhe e bënë idhull kjo është nacionalizëm.
    Dhe populli shqiptar ka luftuar për nacionalizëm e jo për fe.Përkundrazi fenë e kan mohuar.
    Kurse ju dhe hoxha juaj jeni injorantët dhe xhahilat më të mëdhaj që në vend popullit tja spjegoni teuhidin ju përzieni me nacionalizmin dhe islamin.
    A të kujtohet hadithi i profetit ku në luftën e bedrit KUZMANI,nji luftëtar i madh,i ashpër i paepur dhe trim luftoj krah për krah me profetin dhe shokët e tij,saqë ata u mahnitën me trimërin e tij.Por Profeti ju tha se ai është në zjarrin e xhehennemit sepse luftoj për komb....


    Plus asaj kush ta jep ty të drejtën mi qkep vizat për Xhehennem?! Kush je ti që vendos se cilët hoxhollarë thirrin për Xhehennem e cilët për Xhennet?
    Mua më intereson besimi i tyre dhe hukmi ju jepet sipas dëshmis së tyre.Dhe mua këtë të drejtë për ti çkep vizat ma ka dhënë Allahu dhe i dërguari i Tij,kurse tye kush ta ka dhënë të drejtën që të flasish pa dituri për fen e Allahut?Dhe ti ku i ke lënë njerëzit në fush të pelivanit?Pra as andej e as këndej.Njeriu është qenie që gjykon për secilin..
    "Ta duash atdheun dhe popullin tend eshte detyre mbi detyrat e çdo muslimani" (Hadith)
    Nuk e mohoj as vërtetësin e as kotësin e këtij hadithi por puna sidoqoftë qëndron kështu :
    E para dashuria ndaj atdheut nuk mundet ta tejkalon dashurin ndaj Allahut,pastaj ndaj profetit dhe shokëve të tij dhe besimtarëve.
    Pra nuk jeni musliman derisa Allahu dhe i dërguari i tij të jenë më të dashur se vetja e juaj e lere mo kombi ky e ai tagut.
    Nëse dashuria jote ndaj atdheut ose ndaj kombit ose ndaj vetes tënde ka kaluar kufijtë atëher kombi,atdheu dhe vetja jote jeni bërë tagutë,pra i keni bërë zota në dashuri.
    tregoje shkallën e këtij hadithi po pate mundësi sepse juve sufijve nuk ju besohet dhe jeni të njohur për rrena dhe shpifje..

  14. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    E para ti je mbrapsht dhe i ke përzier termat e nacionalizmit me kombin.
    Nacionalizmi si çdo izëm është ideologji sikur hitleri që thirri në nacionalizëm ose sikur shumica e shqiptarëve që kan vdekur për nacionalimzin [flamurin].Dhe çdo ideologji përveç islamit është kufër .dhe secili nëse nuk mendon kështu edhe hoxha jot atëher ai është kafir.Dhe ai i cili vdes për nacionalizëm,vendi i tij është zjarri përgjithmon,sepse ka marr ni ideologji jasht sherijatit të Allahut,të cilin Allahu na ka ndaluar sepse e vetmja fe e pranuar te Allahu është vetëm islami.
    Profeti jonë nuk ka thirrur në bashkimin kombëtar,por në bashkim fetar përkundrazi ai bashkëkombasit e tij dhe të afërmit e tij familjar dhe kombëtar i ka vrarë.Pra nëse kombin e idealizon dhe e bënë idhull kjo është nacionalizëm.
    Dhe populli shqiptar ka luftuar për nacionalizëm e jo për fe.Përkundrazi fenë e kan mohuar.
    Kurse ju dhe hoxha juaj jeni injorantët dhe xhahilat më të mëdhaj që në vend popullit tja spjegoni teuhidin ju përzieni me nacionalizmin dhe islamin.
    A të kujtohet hadithi i profetit ku në luftën e bedrit KUZMANI,nji luftëtar i madh,i ashpër i paepur dhe trim luftoj krah për krah me profetin dhe shokët e tij,saqë ata u mahnitën me trimërin e tij.Por Profeti ju tha se ai është në zjarrin e xhehennemit sepse luftoj për komb....
    Po e di që nacionalizmi është ideologji dhe nuk thërras në ideologji as unë e as hoxha, nuk jemi të paditurë në këtë aspekt.
    Atdhedashuria - kombi dallojnë prej nacionalizmit, e di për shkak se kjo e dyta osht ne një farë menyre racizëm, kurse ajo e para e don vendin tonë, lufton dhe kontribon që vendi yt me shku perpara dhe është konform Islamit.
    Këtë ta thash që met tregu se e di dallimin e tyre.
    Shpresoj që ta kesh ndegju ligjeratën e Jakup Hasipit (All-llahu e past mëshiru) kur flet për Kombin dhe simbolin kombëtar (flamurin). Ai thotë se nuk luftohet për flamur, por rreth flamurit. Qysh i bjen kjo?!
    Kjo i bjen kështu, lufta jote pa dyshim që është në emër të All-llahut mirëpo nëse lufton me flamur Islam (rreth flamurit Islam) jepet me kuptu që është luftë për fe (për Islam), nëse lufton me flamur kombëtar (rreth flamurit shqiptarë - kuq e zi) jepet me kuptu që është luftë për atdhe (për vatan), por normalisht të dyjat duhet me kan në emër të All-llahut, rreth flamurit, e jo për flamur.
    Sqaroma rastin e kuzmanit?! sepse unë e di vetëm atë rastin kur smundi me i perballu dhimbjeve edhe e therri me shpatë veten. Pejgamberi a.s. u tha shokëve deri tash ky ishte për në Xhennet (sepse luftetar ma i ashper), kurse tani osht ne zjarr. Shkaku i vetvrasjes.
    Kur flet për popullin shqiptarë, pot lutna si vllaun me pas rezerva se ti se paske haberin për çka kanë luftu ky popull. Nëse don deshmi, fakte rreth Islamit të shqiptarëve gjatë luftes urdhëro, me fol për tjerët pa ditë mos fol pashë All-llahun.
    Sa i përket Bashkimit Kombëtar, Mazllum Mazllumi nga Prizreni në ligjerata studentore në Prishtinë na ka shpërnda hartën e Bashkimit Kombëtar edhe na ka than se herë do kurdo kjo duhet me ndodh ky bashkim osht mas pari Bashkim Fetare andaj punoni qe kjo mu arritë.
    Dr. Shefqet Krasniqi në TV edhe nëpër ligjerata të ndryshme ka stimulu xhematin që nuk duhet me pas kufij edhe se kemi nevojë ma shumë se kurrë për Bashkim Kombëtar.
    Ti po del ma hoxhë se hoxhollarët!!! Mos ta nin se shenjë e kijametit osht kjo

    Mua më intereson besimi i tyre dhe hukmi ju jepet sipas dëshmis së tyre.Dhe mua këtë të drejtë për ti çkep vizat ma ka dhënë Allahu dhe i dërguari i Tij,kurse tye kush ta ka dhënë të drejtën që të flasish pa dituri për fen e Allahut?Dhe ti ku i ke lënë njerëzit në fush të pelivanit?Pra as andej e as këndej.Njeriu është qenie që gjykon për secilin..
    Në cilin ajet ose hadith ty të ipet e drejta mi qkep vizat për Xhehennem?! Unë e di ajetin Kur'anor që Gjykimi i takon vetën All-llahut.

    Nuk e mohoj as vërtetësin e as kotësin e këtij hadithi por puna sidoqoftë qëndron kështu :
    E para dashuria ndaj atdheut nuk mundet ta tejkalon dashurin ndaj Allahut,pastaj ndaj profetit dhe shokëve të tij dhe besimtarëve.
    Pra nuk jeni musliman derisa Allahu dhe i dërguari i tij të jenë më të dashur se vetja e juaj e lere mo kombi ky e ai tagut.
    Nëse dashuria jote ndaj atdheut ose ndaj kombit ose ndaj vetes tënde ka kaluar kufijtë atëher kombi,atdheu dhe vetja jote jeni bërë tagutë,pra i keni bërë zota në dashuri.
    tregoje shkallën e këtij hadithi po pate mundësi sepse juve sufijve nuk ju besohet dhe jeni të njohur për rrena dhe shpifje..
    O vëlla unë e di që nuk bon me dashtë kerkon ma shumë se sa All-llahun dhe të derguarin e Tij, mirëpo mos harro se vet All-llahu dhe i derguari i Tij na urdhëruan me i dashtë të tjerët si p.sh Nanen, ti tash a mundesh me than se s'duhet me dashtë a? jo mirpo prapë ma shum se Pejgamberin a.s. jo.
    Pejgamberi a.s. kur e dëbuan mushrikët prej Mekke dhe vendosi me ba hixhretin për në Medine, a e din qysh u kthy kah Mekkja edhe qajti, a të kujtohet qa tha???!!! Pra nuk ka vend ma i ëmbël për shpirtin e njeriut se sa atdheu. Mekkja ishte atdheu i Resulull-llahut s.a.v.s. edhe normal që e kishte të vështirë me lëshu.
    Vërtetësinë e hadithit ta sjelli vetëm atëherë kur të mësohesh me i respektu vëllezërit, e jo me i qujt Sufi, apet ja nise me te vjetren, ki kujdes une ty nuk te qujta me asni emer. Qysh met qujt tash Vehabi?! Si boj mend une me ty, besom kur e lexova kesh kah mos te kthej pergjigje shkaku i qisaj sufizmit ne fund, mirëpo apet për hir të All-llahut të shkrujta.

    All-llahu e din ma se miri
    Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 01-09-2010 më 21:52
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •