Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 115
  1. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Hidalgo
    o çfar te mire more beri per njerzimin ?

    Un ne nje dokumentar qe pash "Mes besimit dhe dyshimit" kushtuar Gonxhe Bojaxhiut, ajo ne vete ju lutke "zotit" qe te ket sa me shume te varfër, sepse sipas saj, vetem njerezit e varfër qe per te, ishin Jezus Krishta ne çdo secilin, dhe vetem keshtu mund t'i afrohen "zotit".

    Ky argument qe u dha, ishte shokues ! Qe dmth, ajo s'ishte atje per ti ndihmuar njerezve, sepse nuk ishte preokupimi i saj. Ate e preokuponte mirazhi i Jezus Krishtit qe ishte ber per te obsesion ! Ajo bile thot ; Un jam gruaja e Jezus Krishtit, me kerkon shume, e kam ber pak, shpresoj te mos me hidherohet" ! ncncncncncnc...

    Shiqo, ju minoritetet e krishtera keni te drejt te gezoheni per te, sepse vertet ka konvertuar kloshara te kalkutës ne krishterizem, por ne muslimanet s'kem pse te krenohemi me te pasiqe s'ishte as krenare qe ishte me prejardhje shqiptare, sikur te ishte sepaku krenare, do e kishte ruajtur emrin e saj : Goxhe Bojaxhiu, e se kishte marren Mari Tereza !
    Hidalgo,

    Vazhdoni te shani dhe te ofendoni keto figura, sepse po tregoni haptazi se cfare fryme demoniake perfaqesoni ju o talebane antikrisht!
    Dhe Krishtin po ta shihnit ne rruge do e kishit cuar serisht ne kryq!

    Ju erren syte nga shkelqimi i shenjtoreve te krishtere sepse ajo qe perfaqesoni ju eshte vetem erresira, frika dhe urrejtja dhe ju dridhen gjunjet kur shihni se si gjithe bota perkulet para ketyre shenjtoreve! Dhe ai qe eshte ne erresire kur sheh driten i mbulon syte me duar nga frika se mos verbohet.

    Nuk po ta fshij shkrimin qe ta shohin te gjithe se cfare perfaqesoni ju!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 27-08-2010 më 03:33
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga Hidalgo Lexo Postimin
    Qe Indianet e festojn, eshte shum normale !

    Po qe e festojn shqiptaret, dua t'ju them qe eshte me te vertet KULMI I HIPOKRIZIS !

    Sic thoshte Fatosi, ajo ishte anti-nacionaliste, sepse i perkiste Krishtit e jo Shqiptareve, se sikur ti perkiste shqiptareve, do e kishte vizituar se paku Kosovën 1 here ?!
    Injoranca dhe mediokriteti prej nje islamiku nuk te lejon te shikosh shume larg. Nuk e di kush eshte ky Fatosi qe permendeni, nese e keni fjalen per Fotos Lubonjen ai parimisht ka te drejte, edhe se injorantet si puna e juaj nuk arrine t'a kuptojne ironine qe ai paraqet. Lubonja thote se shqiptaret nuk mund te identifikohen ne Nene Terezen sepse shqiptaret jane nje grumbull injorantesh,dhe nuk kane asnje nga virtytetet qe kishte Nene Tereza. Dhe kjo eshte shume e veretete.
    Gjithashtu eshte e veretete se shqiptaret jane i vetmi komb ne bote qe nuk respektojne figuren e Nene Terezes, perveç organeve shteterore, ku e dine shume mire se Shqiperia nuk njihet sot ne bote per asgje tjeter perveç per eksportim prostitucionit dhe krime te tjera ordinere.
    Une jam dakord qe mos t'a nderojme figuren e Nene Terezes, sepse me Nene Terezen nuk kemi asgje te perbashket. Gjithashtu jam dakord qe Gjergj Kastrioti nuk mund te jete Heroi jone kombetare, sepse ai ka qene tradhtare perendorise otomano-islmike. Ja dakord edhe ne mohimin e figurave tjera si Fan Noli, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Migjeni etj.
    Por, problemi eshte se kemi nevoje te identifikome ne diçka, ne nje gure, ne nje mal, ne nje personalitet. Ju takon juve mendje ndriturve qe te na e gjeni disa figura islamike qe t'i zevendesojme figurat me lart. Ndoshta nje nga hoxhallaret e shumte qe jane shquar per patriotizem. Edhe se mua nuk me vjen ne mend asnje, por sigurisht nese angazhoheni nje emer gjate historise 500 vjeçare shqiptare do te arrini t'a gjeni, ndoshta.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Pa e marr parasysh qellimin misionar te veprimtaris , ajo beri pun te mira , ndihmese te nevojtareve.

    Sa mund tu zbardhet ftyra shqiptarve kur ne 100 vjetorin e lindjes se Gonxhe Bojaxhiut ne forum lexojm : O ti ashkali o arabo magjup , Nene Teresa ishte shqiptare ?!

    Ose ai tjetri ne 100 vjetorin e lindjes se Gonxhe Bojaxhiut thot : Cka na u desht me i dhon 150.000 euro Pakistanit kur skemi per vejti.

    Ne fakt Nen Teresa e beri kete , shqiptaret ishin vet nevojtar , por ajo zgjedhi qe te ndihmoj popullin e Indise , ishte vullneti i saj , ose ishte kerkesa e Vatikanit duke dit se ishte nje nga shtetet me te banuara , kete nuk e di.

    Tani ai tjetri qe e esht i emerum moderator thot se muslimanet perfaqsojn erresiren.

    Nese ti mendon se nen Teresa e solli driten dhe ua hapi syt krishterve , muslimanet mesazhin e nen Tereses e moren qysh 1400 vjet para se nen Teresa te fillonte veprimtarin misionare.

    Muslimanet perfaqsojn driten qysh kur Allahu i Meshirshem na e shpalli Kuranin famelart udhezim per te jetu ne kete bot dhe per te arrit ne Parajse :

    2:177.
    Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.


    2:215.
    Të pyesin ty çfarë të japin si lëmoshë. Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”
    .

    2:271.
    T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.


    4:40.
    Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.


    4:2.
    Jepuni pasurinë jetimëve, mos ua ndërroni sendet e tyre të mira me tuajat të këqija. Mos e harxhoni pasurinë e tyre duke e përzier me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është gjynah i madh.



    Ja qe muslimanet nuk e festojn ditelindjen e nen Tereses , po si e festojn katoliket ?!
    Duke shkuar ne ekspozita te pikturave? Duke ngritur permendore ?
    Nese i kendohet lavd asaj , ateher sbeni asgje tjeter vecse propagand , por nese parat qe do te shpenzoheshin per nje permendore i dergoni ne Indi , ateher keni ber ate qe bente Gonxhe Bojaxhiu.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Bota e civilizuar permes figures se Nënë Terezes njeh mirësinë.dashurinë dhe kujdesin ndaj te tjereve,gjë e cila neve shqiptareve na bënë te mburremi se kjo nënë e madhe doli nga gjiri i ketij populli.
    Ata pak njerez qe mundohen ta zbehin figuren e Nënë Terezës,nuk kanë komb ose se paku nuk mund ti takojnë kombit shqiptar.
    Shqiptaret duhet te jene krenar qe ishim ne gjendje te prodhojnë figura me permasa boterore siq ishte Nënë Tereza.

    Nënë Tereza në Shkodër,viti 1980



    Gjykimit tend,nuk mund ti shtohet o hiqet asgje:Perfekt.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    100 Vjetori I Nënë Terezës

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

    100 vjetori i Nënë Terezës

    FORMALIZMI, HUMANIZMI DHE SERVILIZMI

    100 vjetori i Nënë Terezës, kryengjarja e këtij viti
    Ky vit, për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të jetë viti i Nënë Terezës.

    Kryeministri Berisha

    “…Ka kaq shumë njerëz në botë që vdesin prej urisë, por akoma më shumë ka njerëz që vdesin nga mungesa e dashurisë”
    -Nëna Tereze


    “Ju them këtë që askush të mos ju gënjejë
    me fjalë joshëse. “-
    Bibla, Kolosianëve, 2:4

    Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Tereze, (1910 – 1997), murgesha katolike, ka marrë pothuajse të gjitha mirënjohjet më të larta ndërkombëtare, deri edhe Shpërblimin Nobel për Paqe.
    Shpërblimin Nobel për Paqe ajo e mori me 10 dhjetor 1979, prej duarve të kryetarit të Komisionit Nobel, dr. John Sannes-it, në Oslo, në pranin e mbretit të Norvegjisë, Ollavit V, të shumë ministrave, diplomatëve, të shumë personaliteteve fetare – kulturore nga e tërë bota. Qe ky kurorëzim më i lartë botëror për Nënë Terezen.
    Pas pranimit të Shpërblimit Nobel për Paqe, Nëna Tereze u bë e famëshme në përmasa botërore- ndërkombëtare, kurse për shqiptarët u bë krenari kombëtare…!



    Formalizmi


    Në mënyrë formale, që nuk është aspak reale, personaliteti i Nënë Terezës, tek një pjesë e shqiptarët, sidomos pas vdekjes (1997), u shëndrrue në kult. Ajo tani nuk admirohet por adhurohet! Adhurohet, në veçanti, nga disa politikuaj, disa intelektuaj, nga shumë shkrimtarë, gazetarë, poetë, prozatorë, aktorë, piktorë, këngëtarë, kompozitorë, ajo atyre u shërben si një burim frymëzimi, si një model për prototip të personazhit që përmban tipare eksluzive të humanizmit.
    “Kjo figurë e madhe e artit të humanizmit” gjeti një trajtim të denjë artistik në shkrimet shqipe. Për personalitetin e Nënës Tereze, në poezi e prozë, pikturë e skulpturë, zgjidhen fjalët më të ëmbëla, më joshëse, kinse për të shprehur e dëshmuar dashurinë për Nënën Tereze, të cilën e quajnë: Figurë e madhe e artit të humanizmit, humanistja
    shqiptare më e njohura e në fytyrë të tokës, nëna e gjithë botës…!
    Kulmi i formalizmit arriti në vitin 2010, sepse ky vit, siç u cilësua, për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të jetë viti i Nënë Terezës. 100 vjetori i Nënë Terezës, do të jetë kryengjarja e këtij viti…
    Fjalët e ëmbëla, joshëse për humanizmin e Nënës Tereze, nuk i përshtatën asaj, ato nuk janë reale, janë sa për sy e faqe, nuk janë normale, por vetëm formale…
    Pse? Sepse, siç shkruan në Bibël:
    “Ju them këte që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse”.
    (Bibla, Kolosianëve, 2:4).
    Së pari mësoni kuptimin e asaj që do të flisni, pastaj flisni, do të thoshte Epikteri.


    Humanizmi


    Në fillim, ç’është humanizmi?
    Humanizmi është ajo pikëpamje për jetën që përqëndrohet në mundësit dhe arritjet e njerëzimit. Humanizmi modern hedh poshtë besimin tradicional te një Zot individual dhe ngrehë lart besimin te natyra njerëzore.
    Fjala “humanist” u krijua në Evropë gjatë Rilindjes, nga shek. XIV deri në shek. XVI. Në këtë kohë u hodhën rrënjët e humanizmit shekullar modern.
    Humanistët mendojnë se kemi vetëm një jetë, prandaj është e rëndësishme që ajo të jetë sa më e mirë. Humanizmi bazohet në agnosticizëm dhe ateizëm.
    Humanistët e shohin arsyen njerëzore si forcë udhëheqëse në jetë. Ata janë shekullar, kërkojnë të çlirojnë shoqërinë prej besimeve fetare, që, sipas tyre, pengojnë përparimin shoqëror.
    Humanistët janë materialistë dhe nuk besojnë në një jetë, botë, spirituale, në qëndrimin ndaj njohjes janë empiristë dhe mendojnë se njohja vjen përmes shqisave.
    Ndryshe prej të krishterëve, humanistët nuk i japin vlerë të veçant të pasurit të një besimi, të qenit të përulur, bindjes ndaj porosive të Zotit ose praktikimit të vetësakrificës. Morali humanist është kod i sjelljes të njerëzve që është ndërtuar prej qenieve njerëzore për përfitime njerëzore. (Një hyrje tek idetë, faqe:104-105) Nga Linda Smith dhe William Raeper, Oxford, 1991.


    Servilizmi


    Për ata politikuaj, intelektuaj, shkrimtarë, gazetarë, poetë, prozatorë, aktorë, piktorë, këngëtarë, kompozitorë…, duke qenë ateistë, flasin, shkruajnë, këndojnë, pikturojnë vetëm për përfitime njerëzore, ndërsa shpirtin e kanë gropë, por krenohen me “humanisten shqiptare më të njohur në botë”.
    Nga formalizmi, humanizmi kalojnë në servilizëm. Pse, sepse, përveç tjerash, ata mendojnë se janë dikushi e po bëjnë diçka! Në të vërtetë nuk bëjnë asgjë, vetëm se gënjejnë vetveten! Në Bibël shkruan:
    “Po mendoi ndokush se është diçka – a nuk është asgjë – ai gënjen vetveten. Secili le ta shqyrtojë vetë veprën e vet e atëherë, po gjeti arsye për mburrje, le të jenë në krahasim me vetvete – e jo me të tjerë.” (Bibla, Galatasve, 6:3-4).
    A nuk është e servilizëm që ateistët të flasin, shkruajnë, këndojnë, pikturojnë vetëm për përfitime njerëzore, pra, të përfitojnë nga diçka që nuk besojnë? A është e arsyeshme që ateistët të shkruajnë për atë që nuk e njohin? A nuk është e servilizëm që ateistët, me shpirtin si gropë, të mburren e krenohen me Nënën Tereze, “humanisten shqiptare më të njohur në botë?” Mendoj, se këtu, përveç servilizmit, ka vend shpifja! Shpifja është mëkat, siç janë mëkate mburrja e krenarija, sikurse thotë shkrimi shenjtë:
    ”Kush mburret, le të mburret në Zotin.” Në Zotin mburrej Nëna Tereze, ishte plotësisht në shërbim të Tij, shërbëtore e Zotit, sipas mësimeve të Kishës Katolike që i takonte, asgjë tjetër, më tepër...

    Si dëshmohet kjo?

    Don Lush Gjergji, njohësi më i mirë i jetëshkrimit të Gonxhe Bojaxhiut, në një bisedë të shkurtër me të, zhvilluar me 28 qershor 1980, i bëri këtë pyetje:”…Ju thërrasin Nëna Tereze. Ju çka thoni për veti, kush jeni Ju?
    Nëna Tereze tha:
    “Shërbëtorja e Zotit, asgjë tjetër. Plotësisht në shërbim të Tij…”
    Vjen pyetja: Në shërbim të kujt janë ateistët që mburren, krenohen duke shpifur për “humanizmin” e Nënës Tereze?
    Shpifja, mburrja e krenaria janë mëkate. Mëkatet janë pengesë e fisnikërimit shpirtëror. Me pengesa që pengojnë fisnikërimin shpirtëror a mund ta dallojmë të vërtetën nga e gabuara? Për këtë këta ateistë, ja vlen të mësojnë të mendojnë. Në ç’mënyrë?
    Mënyra se si na mësojmë të mendojmë është po aq e rëndësishme sa edhe çka të mësojmë të mendojmë. Të mësojmë të mendojmë se besimi në Zot nuk është një mësim e mendim i verbër, por është një njohje e përligjur nga arsyeja.
    Shën Augustini (354 - 430) thoshte:
    “Njih, që të besosh” vjen përpara se “ Beso që të njohësh. “Ju besoni se Nëna Tereze ishte humaniste, pa pasur njohuri se ajo nuk ishte. Këtu të gjithë keni gabuar, këtu të gjithë keni dështuar. Keni dështuar duke menduar se kështu Perëndimi ka me na pranuar! Edhe këtu keni dështuar!
    Për dështimin, për Perëndimin, Nëna Tereze thoshte:
    “Varra e dështimit është duke u përhapur në tërë botën. Perëndimi është duke rrënuar kulturat e mëdha të bazuara në jetë. Perëndimi është duke bërë vetëvrasje”. Gazeta zyrtare e Vatikanit, (L’osservatore Romano, 13 maj 1981, faqe 9).

    Të dashur, ju që e keni në zemër formalizmin, humanizmin, servilizmin! Zoti u ka dhënë një fytyrë, e ju e bëni një tjetër. E trishtueshme është kjo, do t’ju thoshte Shekspiri!
    E trishtueshme, vërtet, sepse ju mungon dashuria për njëri-tjetrin në këtë jetë! E megjithatë, keni kryer, po kryeni dhe do të kryeni lloj-lloj ceremonish për 100-vjetorin e lindjes së saj për t’i dëshmuar botës, jo vetes, se ne jemi po aq humanë e të dhimbsur sa Nënë Tereza. Sigurisht, jo nga veprat që bëjmë, aq më pak nga sjellja e nga morali ynë i përditshmërisë, po nga fakti se jemi shqiptarë, se kemi origjinë të njëjtë me të.” O Zot, sa e rëndësishme qenka që “ne kemi të njëjtin gjak me Nënë Terezën”, kur nuk ndjekim në asnjë veprim shembullin e saj?!”
    Jemi dëshmitarë të gjithë, në kremtimet fetare, kur krerët tanë të politikës nguten të dalin para kamerave, pas urimeve të tyre, që u kanë bërë krerëve fetarë në emrin tonë, edhe në 100 vjetorin e Nënë Terezës ata, njëri pas tjetrit, pasi kanë thelluar hendekun e varfërisë mes shumicës e pakicës, pasi kanë hedhur benzinë në zjarrin e sherreve e konflikteve, po e shfrytëzojnë rastin të lartësojnë emrin e Nënës Tereze, për të na bindur se, janë e do të jenë një shëmbëlltyrë e Nënë Terezës!
    “Ja, shikoni o shqiptarë se sa shumë e duan dhe e respektojnë ne Nënë Terezën”.
    Nëna Tereze “Shërbëtorja e Zotit, asgjë tjetër. Plotësisht në shërbim të Tij…”
    Nëna Terezë, megjithëse ishte “Shërbëtorja e Zotit, asgjë tjetër. Plotësisht në shërbim të Tij…” ajo në gusht të vitit 1959, i shkruajti eprorit të saj, Rev. Lawrence Pickay, .
    "Më trego at, përse ka kaq dhimbje dhe kaq errësirë në shpirtin tim?
    "Për çfarë unë punoj, nëse atje nuk është Zoti…?”
    Nënë Tereza me "errësirën" e saj dëshmoi se është pjesë e bashkësisë katolike, pra, e Kishës Katolike, për të cilën punoi si “shërbëtore e Zotit”, për këtë e çmojmë, por si mund të harrohet, si mund të shpjegohet, shumica e kombit shqiptar që ka përqafuar fenë Islame, e cila po fyhet, diskriminohet, luftohet me të gjitha mjetët, mu nga ata që e përkujtojnë Nënën Tereze…?!
    Këtë e ka thënë vetë Nëna Tereze me këto fjalë:
    “…Ka kaq shumë njerëz në botë që vdesin prej urisë, por akoma më shumë ka njerëz që vdesin nga mungesa e dashurisë”.
    Kurse në Bibël shkruan:
    “Ju them këtë që askush të mos ju gënjejë
    me fjalë joshëse.”
    Bibla, Kolosianëve, 2:4


    Dhe më në fund, po e përmbyllim këtë shkrim me Fjalën e Allahut të Madhërishëm, i Cili në Kur’an, që është Dritë, që të çelë sytë, thotë:
    Thuaj:”Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamit, kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: Allahu. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni (dënimit)? E ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën të vërtetës?”
    (Kur’ani, 10:31-32)


    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  6. #16
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    [QUOTE=Mexhid Yvejsi;2838455]
    Mexhid YVEJSI, Gjakovë
    .................................................. .......................................
    “…Ka kaq shumë njerëz në botë që vdesin prej urisë, por akoma më shumë ka njerëz që vdesin nga mungesa e dashurisë”
    -Nëna Tereze


    “Ju them këtë që askush të mos ju gënjejë
    me fjalë joshëse. “-
    Bibla, Kolosianëve, 2:4

    Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Tereze, (1910 – 1997), murgesha katolike, ka marrë pothuajse të gjitha mirënjohjet më të larta ndërkombëtare, deri edhe Shpërblimin Nobel për Paqe.
    .................................................. .............................................
    Në mënyrë formale, që nuk është aspak reale, personaliteti i Nënë Terezës, tek një pjesë e shqiptarët, sidomos pas vdekjes (1997), u shëndrrue në kult. Ajo tani nuk admirohet por adhurohet! ............
    Dhe kjo gje u djeg shume adhuruesve te kultit te Muhamedit, te cilet tani kane frike se shkeqimi i bamireses shqiptare do te zbehe yllin e profetit luftarak arab!!!
    Nese dikujt i vjen ndermend t'i shpjegoje Mexhidit se fraza: "Në mënyrë formale, që nuk është aspak reale", nuk ka piken e kuptimit logjik, me mire te mos e beje......ai vetem sa po perpiqet qe te genjeje me fjale joshese!!

    “Kjo figurë e madhe e artit të humanizmit”........
    Do te mjaftonte vetem kjo fraze per te kuptuar zbrazetine kulturore te atij qe shkruan, por meqe ai shikon çdo gje nen prizmin arabo-islamik, "humanizmi" i duket art!!! Lereni ta besoje......hundeperpjetesia eshte e keqja e vetvetes....
    ....... Së pari mësoni kuptimin e asaj që do të flisni, pastaj flisni, do të thoshte Epikteri.........l
    Sa mire sikur Mexhidi te mesoje kuptimin e "artit te humanizmit"...!!!!
    Vazhdon te perdore fjale joshese (citime jashte kontektit, per te mbushur zbrazetine e vet dialektike), si pasqyre per kukuvajkat......


    Humanizmi
    ........................................
    Humanistët mendojnë se kemi vetëm një jetë, prandaj është e rëndësishme që ajo të jetë sa më e mirë. Humanizmi bazohet në agnosticizëm dhe ateizëm.
    Vertet ky njeri mendon se ka aftesi logjikimi??!!!
    Ne cilat ajete te Kuranit i ka mesuar valle keto pallvra.......?
    Morali humanist është kod i sjelljes të njerëzve që është ndërtuar prej qenieve njerëzore për përfitime njerëzore. (Një hyrje tek idetë, faqe:104-105) Nga Linda Smith dhe William Raeper, Oxford, 1991.
    Hahahahahah.....e kush nuk i njeh te ngreje gishtin.....
    Don Lush Gjergji, njohësi më i mirë i jetëshkrimit të Gonxhe Bojaxhiut, në një bisedë të shkurtër me të, zhvilluar me 28 qershor 1980, i bëri këtë pyetje:”…Ju thërrasin Nëna Tereze. Ju çka thoni për veti, kush jeni Ju?
    Nëna Tereze tha:
    “Shërbëtorja e Zotit, asgjë tjetër. Plotësisht në shërbim të Tij…”
    Mos bre burre, pse nuk thua se qenka myslimane e devotshme!!!!Habi se si i paska shpetuar kjo fraze hoxhe Krasniçit.....

    ..........Shpifja, mburrja e krenaria janë mëkate. Mëkatet janë pengesë e fisnikërimit shpirtëror. Me pengesa që pengojnë fisnikërimin shpirtëror a mund ta dallojmë të vërtetën nga e gabuara?
    Do t eisht emire t'ia thoje vetes keto gjera Mexhid!!
    Shën Augustini (354 - 430) thoshte:
    “Njih, që të besosh” vjen përpara se “ Beso që të njohësh. “Ju besoni se Nëna Tereze ishte humaniste, pa pasur njohuri se ajo nuk ishte. Këtu të gjithë keni gabuar, këtu të gjithë keni dështuar. Keni dështuar duke menduar se kështu Perëndimi ka me na pranuar! Edhe këtu keni dështuar!
    Për dështimin, për Perëndimin, Nëna Tereze thoshte:
    “Varra e dështimit është duke u përhapur në tërë botën. Perëndimi është duke rrënuar kulturat e mëdha të bazuara në jetë. Perëndimi është duke bërë vetëvrasje”. Gazeta zyrtare e Vatikanit, (L’osservatore Romano, 13 maj 1981, faqe 9).
    Nese do te kishe kuptuar edhe nje presje te asaj qe ke shkruar Mexhid, do te te kishte ardhur turp te shkruaje ne kete menyre...........
    S'ja vjen te lexosh me shume......turp!

    Kurse në Bibël shkruan:
    “Ju them këtë që askush të mos ju gënjejë
    me fjalë joshëse.”
    Bibla, Kolosianëve, 2:4


    Dhe më në fund, po e përmbyllim këtë shkrim me Fjalën e Allahut të Madhërishëm, i Cili në Kur’an, që është Dritë, që të çelë sytë, thotë:
    Thuaj:”Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamit, kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: Allahu. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni (dënimit)? E ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën të vërtetës?”
    (Kur’ani, 10:31-32)

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë
    Dhe thuaju o Mexhid:"Kush ju permbyt me mijera e mijera, kush ju rrenon me termete, e kush ju djeg me vullkane, kush ju dergon ngricat dhe tornadot, kush ju dergon zjarret dhe epidemite??Ata do të thonë: Allahu. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni (dënimit)? E ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën të vërtetës?”
    (Kur’ani, E verteta:01)
    Jarigas

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Shqiptaret duhet te jene krenar qe ishim ne gjendje te prodhojnë figura me permasa boterore siq ishte Nënë Tereza.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Bota e civilizuar permes figures se Nënë Terezes njeh mirësinë.dashurinë dhe kujdesin ndaj te tjereve,gjë e cila neve shqiptareve na bënë te mburremi se kjo nënë e madhe doli nga gjiri i ketij populli.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Citim Postuar më parë nga Hidalgo Lexo Postimin
    Po çfar te mire more beri per njerzimin ?

    Un ne nje dokumentar qe pash "Mes besimit dhe dyshimit" kushtuar Gonxhe Bojaxhiut, ajo ne vete ju lutke "zotit" qe te ket sa me shume te varfër, sepse sipas saj, vetem njerezit e varfër qe per te, ishin Jezus Krishta ne çdo secilin, dhe vetem keshtu mund t'i afrohen "zotit".

    Ky argument qe u dha, ishte shokues ! Qe dmth, ajo s'ishte atje per ti ndihmuar njerezve, sepse nuk ishte preokupimi i saj. Ate e preokuponte mirazhi i Jezus Krishtit qe ishte ber per te obsesion ! Ajo bile thot ; Un jam gruaja e Jezus Krishtit, me kerkon shume, e kam ber pak, shpresoj te mos me hidherohet" ! ncncncncncnc...

    Shiqo, ju minoritetet e krishtera keni te drejt te gezoheni per te, sepse vertet ka konvertuar kloshara te kalkutës ne krishterizem, por ne muslimanet s'kem pse te krenohemi me te pasiqe s'ishte as krenare qe ishte me prejardhje shqiptare, sikur te ishte sepaku krenare, do e kishte ruajtur emrin e saj : Goxhe Bojaxhiu, e se kishte marren Mari Tereza !
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

    Edhe une e pashe ate dokumentacion Hidalgo, dhe me thene te drejten jam i lumtur qe e pashe. Cka thua Ti per tundimet qe luftonte Nene Tereza thelle ne shpirtin e saj eshte e vertete (te pakten dokumentari sillte prova qe dukeshin te pakundershtueshme per kete), por cka mua me lumturoi ishte qe ne ate emision u perserit disa here se Nene Tereza ishte me origjine Shqiptare. Ne takimin qe ajo pati me Papen, ne filmime ai, nderkohe qe i vinte doren mbi koke, u degjua te thoshte shume qarte "Albania, Albania".
    Ti o Mik, mos u kap pas negatives. Te gjithe Shqiptaret e paster duhet dhe kane te drejte te jene krenare per Nene Terezen ashtu si edhe per Hoxhe Tasimin (shpresoj te mos jem duke treguar injorancen time, keshtu e quanin me duket) e shume e shume figura te ndritura qe kishin besimin myslyman.

    Te pershendes Miku im dhe shpresoj te me kesh kuptuar drejt. Kjo Teme eshte e fundit per te cilen ne Shqiptaret do duhej te ziheshim. Kjo Teme duhet te na bashkoje dhe krenaroje

  10. #20
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Shqiptaret duhet te jene krenar qe ishim ne gjendje te prodhojnë figura me permasa boterore siq ishte Nënë Tereza.

    Nënë Tereza në Shkodër,viti 1980

    Njeri persmari per veten e saj edhe humanizmin
    Emri juaj do te permended me shekuj ne te ardhmen!!!!

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •