SHBA- Rastet e homofobisë në Shqipëri ndaj Klodian Celës, sjellin dhe reagimin e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Gjatë fjalimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, sekretarja amerikane ka përmendur Shqipërinë ndër vendet ku është evidentuar diskriminim ndaj homoseksualizmit. Duke ju referuar rastit të Klodian Celës, i riu që rrëfeu në një spektakel televiziv prirjet e tij seksuale, Klinton siguroi mbështetjen ndaj Klodit duke theksuar edhe angazhimet e Ambasadorit Withers për këtë cështje.
Gjatë fjalimit të saj mbi të drejtat e personave me orientim seksual të parregullt zonja Clinton tha: “Një djalë i ri i quajtur Klodian Cela deklaroi në një emision shumë popullor në Shqipëri prirjet e tij seksuale. Pas kësaj ambasadori ynë në Tiranë, John Withers doli në televizion për të shprehur mbështetjen tonë për këtë djalë. Ai vizitoi qytetin e tij dhe e ftoi Klodianin në një event në Ambasadën tonë atje, për tu treguar të gjithë shqiptarëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin guximin dhe të drejtat e tij”.
Pas deklarimit të hapur në televizion të homoseksualitetit të tij, Klodian Cela u përball me protesta e kërcënime të njëpasnjëshme. Familja e tij u detyrua të largohej nga qyteti i Lezhës duke u shprehur se jetesa ishte bërë e pamundur mes presioneve dhe kërcënimeve të njerëzve.
(e.n/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt