Shamia nė shkollat publike - e ligjshme apo e paligjshme?
Nė Prishtinė debatohet me qėllim tė pėrafrimit tė qėndrimeve tė kundėrta nė mes tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe Ministrisė sė Arsimit.
Besa Ismajli, njė 34 vjeēare nga Mitrovica mban shami prej dhjetė vjetėsh. Nė shikim tė parė ajo duket si njė grua e zakonshme, nėnė e mirė dhe bashkėshorte e pėrkushtuar, sė cilės asnjė i huaj nuk ia ka parė ngjyrėn e flokut as stolitė. Por, po tė gėrmosh mė thellė, do tė njohėsh njė magjistėr shkence, ligjėruese nė njė fakultet publik dhe nė njė kolegj privat, e cila punon edhe si pėrkthyese pranė Misionit Evropian pėr Polici dhe Gjyqėsi nė Kosovė.
Nėse nė Kosovė ėshtė e lehtė apo e vėshtirė ndėrtimi i njė karriere tė tillė nga njė femėr e mbuluar, Besa e di mė sė miri. Ajo ka bindjen se ata qė vijnė nga perėndimi kanė mė shumė respekt pėr diversitetet e ndryshme.
"Pikėrisht kėtu shoh mangėsinė e Kosovės dhe pyes: Nėse ne nuk i pranojmė njerėzit tanė qė mendojnė ndryshe, po atė ditė qė tė bėhemi pjesė e familjes sė madhe evropiane, si pretendojmė tė pranojmė njerėz nga shtete tė ndryshme? Unė jam njėqind per qind e Kosovės dhe pėr Kosovėn dhe nuk ekziston arsye qė dikush t“mundohet t“mė pėrjashtojė nė ēfarėdo mėnyre.
Protesta e Bashkėsisė Islame
Pasueset e Besės nuk do tė kenė mundėsi tė shkollohen tė mbuluara, sepse rruga e tyre ndėrpritet me tė kaluar pragun e shkollės sė mesme. Kėshtu tė paktėn bėhet e ditur nė njė Udhėzim Administrativ tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė. Shkelje kjo drastike e tė drejtave tė njeriut-thonė nga Bashkėsia Islame, e cila e kundėrshton fuqishėm pėrjashtimin e nxėnėsve nga shkolla pėr shkak tė shamisė.
Shamia nuk ėshtė sikurse kryqi te krishterėt apo gjysmėhėna te myslimanėt. Shamia ėshtė njė parim Islam i pėrcaktuar me dispozitat fetare dhe pėr kėtė arsye ėshtė pjesė e pandashme e besimit tė njė femre myslimane", thotė Kryeimami i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Sabri Efendi Bajgora.
Ne jemi kundėr kėtij Udhėzimi Administrativ se pikė sė pari, pėrpjekja pėr tė minimizuar tė drejtat elementare tė njė femre myslimane nė shoqėri nuk pėrkon me etikėn e njė shteti demokratik, thekson Efendi Bajgora.
"Edhe me Kushtetutėn e Kosovės ėshtė e garantuar liria fetare. Vajzat me shami nuk dėshirojnė tė bėhen hoxhanica apo profesoresha tė teologjisė, por ato janė mjeke, juriste, ekonomiste...Dhe, prandaj ne shohim nė kėtė rast njė cenim drastik tė tė drejtave mė elementare tė njė qenieje njerėzore.
"Udhėzimi Administrativ ka pėr qėllim tė pėrcaktojė tė drejtat, obligimet, veprimet e ndaluara, vijueshmėrinė nė mėsim dhe masat e procedurat disiplinore si dhe zbatimin e tyre ndaj nxėnėsve, tė cilėt i shkelin rregullat e Kodit tė Mirėsjelljes. Kėshtu shpjegohet qėllimi i Udhėzimit Administrativ 7/2009, Kodi i mirėsjelljes dhe masat disiplinore pėr nxėnės tė shkollave tė mesme tė larta, tė Ministrisė sė Arsimit. Nė nenin 4, ndėr "Veprimet e Ndaluara" radhitet edhe "Ndalimi i Bartjes se Uniformės Fetare".
Ēfarė mendojnė qytetarėt e Kosovės lidhur me mbulimin e femrės?
Jo, shamia nuk mė pengon aspak. Pėrkundrazi, mua mė pėlqen shumė njė femėr e mbuluar-thotė Bekim Kastrati, nga Malisheva.
Po t“mė mbulonte bashkėshorti im, do tė isha ndarė saora. Sepse, kur ke karakter dhe moral, shamia nuk ėshtė e domosdoshme-mendon Drita Krasniqi, nga Prizreni.
Mua s“do t“me pengonte tė martohesha me njė femėr tė mbuluar. Pėrkundrazi, do ta respektoja edhe mė shumė nėse njė femėr e mbuluar do t“mė pranonte tė tillė si jam. Dhe, unė mendoj se pikėrisht pse ne synojmė tė arrimė disa standarde, s“duhet ngritur barriera tė tilla e tė fusim pėrēarje nė shoqėri-thotė Iliri, nga Deēani.
Pėrjashtimet e nxėnėseve me shamia nga shkollat, Drejtoratet Komunale i arsyetojnė me aplikimin e kėtij Udhezimi Administrativ. Por, krahas kėrkesės sė parashtruar me kohė dhe insistimit pėr tė pasur edhe qėndrimin e Ministrisė sė Arsimit, askush nuk u pronocua pėr Deutsche Welle lidhur me kėtė problem. Takimi i premtuar nga shefja e Zyrės sė Informimit nuk u realizua dhe u arsyetua me probleme tė natyrės private, si edhe dhėnien e numrit pa qasje nė rrjet.
Protesta qytetare
Qytetarėt ngritėn zėrin me anė tė protestave duke kundėrshtuar pėrjashtimin e njė vajze nga shkolla e mesme nė Ferizaj, pėr shkak tė shamisė; pėrvojė kjo e pėrsėritur kohe pas kohe, nė disa qendra tė Kosovės. Protestat mė tė fundit nė Ferizaj edhe nė Prishtinė ishin spontane, nga nxėnės dhe tė rinj tė shoqatave tė ndryshme rinore.
Kryeimami i Bashkėsise Islame tė Kosovės, Sabri Efendi Bajgora paralajmėron: Nėse Ministria e Arsimit nuk tėrhiqet nga kėto vendime, ne do tė marrim masa jo pėr tė radikalizuar situatėn, por do tė kėrkojmė me ngulm pėrkrahjen e popullit pėr kėto tė drejta tė garantuara qoftė me Kushtetutėn e Kosovės, qoftė me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara pėr Liritė dhe tė Drejtat Fetare. /DW/
Krijoni Kontakt