Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 72
  1. #51
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga keshtjella100 Lexo Postimin
    Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, kritikon doganierët e EULEX-it, te cilat sic raportuan disa media kosovare, ushtruan kontroll ndaj bagazheve të kryeminsitrit Hashim Thaci dhe katër ministrave të kabinetit të tij, ndërsa po udhëtonin për një vizitë zyrtare në Turqi.

    Walker tha se ndihet i fyer dhe i ofenduar me veprimin e fundit të doganierëve të EULEX-it, te cilin e ka cilësuar “arrogant, joprofesional, dhe jashtë çdo norme shtetërore”.
    “Nëse bëhet kontrolli tek Hashim Thaci si individ, kjo është normale, por ta kontrollosh kryeministrin, kjo është turp”, ka thënë Walker.

    Sipas tij, nuk mund të përçmohen në këtë mënyrë udhëheqësit e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Sipas ambasadorit Walker, EULEX-i nuk ka kompetenca, që të kontrollojë në këtë mënyrë autoritetet shtetërore të Kosovës.
    ..Walker e din me mir se qdo Shqiptar, se Eulexi zbaton urdhera nga beogradi ...

    - keshtu qe une nuk e shoh shum tragjike kete gjest...
    - me heret po keta Clirimtaret jan perndjekur nga forcat serbe , tani ata nuk kan mundesi qe ti ndjekin perseri por kan nji mundesi tjeter qe permes eulexit ti kontrollojn ti bastisin besa edhe ti arrestojn , po jav piu sorra ment ne kete te fundit , mjer per ta se qfar do ti gjej...do te kthen ne arkivole te shtepit e tyre...

    Eulex ProSerbia.......

  2. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    31-01-2010
    Postime
    55
    EULEX - punon sipas kodit penal te Republikes se Kosoves
    Shum mire thuhet se nje person I cili është nën hetime ai mund të kontrollohet çdo kundë , çdo kohë , në çdo vend , pavarsish se me kë shoqërohet personi I cili gjendet nën hetime brenda territorit të Kosoves .

    Ne rastin Limaj ka mbetur vetem një telefonat e kryeprokurorit dhe mund të arrestohje menjher .

    Limaj nuk ka imunitet apsolut

    Ne rastin konkret ne aeroport patjeter që duhej te kontrollohej edhe Thaqi

    Arsyja është se Thaqi e di qe ministri në fjalë është në hetime dhe nuk është dashur te jete Thaqi pjes e këtij kontrolli .

    Po të mos ishte Limaj normal që kryeprokurori nuk do të jepte urdher të kontrollohej Thaqi apsolut

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    Argumenti me i burgose keta bandite

    Prishtinë, 24 maj 2010 - Nëpërmjet një raporti Iniciativa e të Rinjve për Drejtat e Njeriut (YIHR) ka hedhur akuza të rënda në fushën e prokurimit, e cila siç thuhet është e manipuluar nga përzgjedhja e fituesit, duke dalë jashtë kriterit të konkratës. Siç shkruan e përditshmja "Zëri" në numrin e sotëm, vend të posaçëm në këtë raport zë prokurimi në KEK, i cili udhëhiqet nga kushëriri i Kryeministrit Hashim Thaçi. Dy kompanitë e posakrijuara dhe të afërta me familjarët e Kryeministrit kanë fituar kontrata nga KEK-u me vlerë 75 milionë euro gjatë viteve 2008 dhe 2009. Sipas raportit të gjitha kontratat e dhëna këtyre dy kompanive ishin njëburimore, përfshirë një kontratë 50 milionëshe e cila ishte për 14 milionë euro më shrenjtë se oferta tjetër. Në këtë raport flitet edhe për abuzime në PTK.

    ------------------------------------------------------------------------------------

    dhe nese hulumtoni keta bandite me keto firma fantome jane te lidhura me serbine me kthize

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Po mire po ja bajne,se vete e kan sjell EULESHIN ne Kosove.
    Keta e kritikojshin Albinin,kur thoshte se nuk duhet pranuar EULESHIN ne Kosove,e tash ja pafshi hajrin.......
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Po mire po ja bajne,se vete e kan sjell EULESHIN ne Kosove.
    Keta e kritikojshin Albinin,kur thoshte se nuk duhet pranuar EULESHIN ne Kosove,e tash ja pafshi hajrin.......
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga R17 Lexo Postimin
    EULEX - punon sipas kodit penal te Republikes se Kosoves
    Shum mire thuhet se nje person I cili është nën hetime ai mund të kontrollohet çdo kundë , çdo kohë , në çdo vend , pavarsish se me kë shoqërohet personi I cili gjendet nën hetime brenda territorit të Kosoves .

    Ne rastin Limaj ka mbetur vetem një telefonat e kryeprokurorit dhe mund të arrestohje menjher .

    Limaj nuk ka imunitet apsolut

    Ne rastin konkret ne aeroport patjeter që duhej te kontrollohej edhe Thaqi

    Arsyja është se Thaqi e di qe ministri në fjalë është në hetime dhe nuk është dashur te jete Thaqi pjes e këtij kontrolli .

    Po të mos ishte Limaj normal që kryeprokurori nuk do të jepte urdher të kontrollohej Thaqi apsolut
    Shumë fjal në kohën e fundit është bër rreth këtij kontrolli.Citoj nenin 34 pika 2 e Ligjit nr.03/-132"Përdorimi i sallave,për personat e rëndesise së veqant bëhët pa anashkaluar kontrollin e sigurisës bagazheve dhe të personave.Ky kontroll përjashtohet vetem për nivelin Presidentin,Kryetarin e Kuvendit,Kryeministrin,Ministrin e Jashtëm dhe Ministra dhe homolget e tyre të huaj.Cdo person tjetër që perdorim sallen për personat te rendesise së veqant dhe cdo delegacion ne pergjithesi,u nënshtrohet procedurave të kontrollit"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 24-05-2010 më 06:11

  7. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    EU-lex, vetësërbia !

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ASKUSH NUK QENDRON MBI LIGJIN ... - As EULEX-i e as kryeprokurori Johanes Van Vrisuik!

    Ne nje interviste per shtypin e Kosoves, kryeprokurori i EULEX-it ne Kosove Z. Johanes Van Vrisuik deklaroi se askush nuk qendron mbi ligjin, as kryeministri i Kosoves Thaci. Kryeligji i demokracise boterore O Zot, cfare zbulimi ka bere kryeprokuyrori i EULEX-it. Edhe lopet hollandeze e jo me nje kryeprokuror i EULEX-it e dine kete fakt. Jo kryeministri Hashim Thaci, por as Presidenti i Amerikes, superfqise boterore dhe nenes se demokracise Z. Barack Obama nuk qendron mbi ligjin. Asnje Kushtetute e asnje ligj demokratik ne Bote nuk perjashton askend e nuk vendos asnjeri mbi ligjin. Te gjithe jane te barabarte para ligjit, eshte kryeligji i demokracise boterore Askush nuk qendron mbi ligjin! Kjo deklarate qe pushtoi faqet e para te krejt shtypit te Kosoves nuk eshte aspak lajm. A nuk u hetua e gati ndeshkua edhe ish- Presidenti amerikan Z. Bill Klinton ndersa ishte President i nenes se demokracise boterore per nje ceshtje krejt ordinere!? A nuk eshte nen hetim e nen akuze Kryeministri, miliarderi Silvio Berluskoni prej te paketen 10 vjetesh ne Itali!? A nuk ishte ne hetim jo vetem per Irakun, por edhe per disa afera korruptive Kryeministri i Britanise se Madhe, Xhon Brown dhe disa ministra te tij!? A nuk u akuzua, hetua dhe u shpall i pafajshem ish - Presidenti sot kryeminister i Malit te Zi Milo Gjukanovic!?…. Sa kryeministra, bile edhe presidente te shteteve shume me te vjetra e shume me te medha se Kosova kane qene e jane nen hetime!? Me qindra… A nuk eshte nen hetime ne vendin e tij Hollande edhe kryeprokurori i EULEX-it Z. Johanes Van Vrisuik per shkelje ligjore ne vendin e tij kur ishte nje prokuror io rendomte atje!? Askush nuk qendron mbi ligjin…. Kete e di edhe lopa hollandeize e jo me nje prokuror hollandez. As vete EULEX-i nuk qendron mbi ligjin. Aq me pak mund te qendroje mbi ligjin nje kryprokuror i EULEX-it si Zoti Johanes Van Vrisuik, i cili hetohet nga ligji ne vendin e vet. Misioni i politikkes dhe misionaret e ligjit Edhe nje keshille juridike per krye- zbatuesin e ligjit ne Kosove Vrisuik… Merru e zbato ligjin pa e vene veten mbi ligjin!? Merru e zbato ligjin pa a ngaterruar ligjin me politiken. Politika eshte zanat e mision i politikaneve jo i prokuroreve, avokateve, gjyqtareve… misionareve te ligjit . Pse !? Sepse deklarata e tij “ le te djersisin” politikanet e Kosoves para dy javesh eshte politike e gabuar dhe drejtesi e deshtuar. Jo vetem shperdorim i ligjit, por edhe shkelje flagrante ligjore e kryeprokurorit te EULEX-it. Eshte kercenim i mirefillte politik qe denohet nga cdo ligj e shtet demokratik ne Bote… Bile edhe nga Konventa e Gjeneves. Per me teper kercenimi nuk eshte shenje burrerie e aq me pak heroizmi… Eshte shenje frike dhe shkelje e mirefillte ligjore . Kur ky kercenim u drejtohet heronjve te Kosoves eshte krejt kunderproduktiv. Ata qe vune ne sherbim te lirise e pavaresise se Kosoves jeten e vet e te familjeve te tyre, ata qe nuk u tremben nga UDB-shet e prokuroret e Beogradit, ata qe nuk u tuten nga plumbat e bajonetat, nga tanket e raketat serbe, aq me pak mund te tremben nga deklaratat politike dhe heroizmi verbal i cilido prokuror apo kryprokuror qofte ai edhe i EULEX-it. Askush nuk qendron mbi ligjin Zoti Johanes Vam Vrisiuk. As EULEX-i, aq me pak prokuroret apo kryeprokuroret e tij. Pyetjet e mungura te disa kolegeve …. Strukturat paralele serbe ne Mitrovice sulmuan para dy ditesh kontigjentin danez te UNMIK-ut atje… Krimi eshte flagrant. Sa agresore serbe keni arrestuar Zoti Vrisiuk!? Nese jo te pakten a i keni filluar hetimet apo jo !? 16 police rumune te EULEX-it, kolege te vrasesve te djemeve shqiptare te “Vetvendosjes” ne Kosovo para dy vjetesh, u kapen nje muaj me pare me pele per dore nga policia e doganat maqedone, pasi ne Kosove ata jane mbi ligjin, sepse kane imunitet nga ligji i Maliqit. Krimi ishte flagrant: kontrabande duhani e alkoli qe denohet rende ne cdo shtet demokratik. Sa prej tyre u arrestuan apo po hetohen Zoti kryeprokuror!? Ne protestat paqesore te “Vetvendosjes” para dy vjetesh u vrane dy te rinj shqiptare te paarmatosur nga paqeruajtesit rumune… Krimi eshte flagrant. A jane arrestuar apo gjykuar vrasesit!? Asnje vrasses nuk ka imunitet para ligjit. Eshte vrases dhe duhet hetuar, arrestuar e gjykuar si vrases Zoti Kryeprokuror i EULEX-it! Ju merreni akoma me kryetarin e “Vetvendosjes” Albin Kurti… Ju merreni me samarin e jo me gomarin! Ju merreni me viktimat e jo me agresoret…. Ju merreni me te vraret e jo me vrasesit Zoti Kryeprokuror! Qindra e mijera vrases e terroriste serbe qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te Kosoves shetisin te lire dhe “djersitin… topet “ ne plazhet e Budves apo Palmes, me parate e bizhuterite sotlite e grabitura dhe plackitura te shqiptareve te vrare e plagosur, dhunuar e sakatuar te Kosoves… Sa prej tyre keni hetuar, arrestuar e denuar deri tani!? Po mbushen 11 vjet qe nga mbarimi i luftes Zoti Kryeprokuror! Mbi 2 000 shqiptareve te Kosoves, nga bebe e deri 80 vjecare nuk u dihet as vrarri e as kockat. Midis tyre mendimtari kombetar Prof, Ukshin Hoti. Behet fjale per krime kunder njerezimit e genocid masiv Zoti Kryeprokuror i EULEX-it jo per krime ordinere!Behet fjale per plage te hapura, per zemra e shpirtera te vrare te mijera shqiptarecve Zoti Vrisuk… … dhe politikaneve te Kosoves Mos valle vrasesit e terroristet shteterore serbe na qenkan edhe sot mbi ligjin !? Kane qene boll per mbi 100 vjet mbi ligjin e kane bere ligjin e kolonizatorit e vrasesit masiv kunder shqiptareve te Kosoves! Askush nuk qendron mbi ligjin! Pajtohem plotesisht me kete ligj te shtetit ligjor qe ju theksoni Zoti Kryeprokuror i EULEX-it . Aq me pak mund te jene ata mbi ligjin. Apo paska dy ligje; nje per e kunder shqiptareve qofte edhe per hamendje apo dyshime te pavertetura, kur “tigrat e Arkanjit” kur vrasesit e Sllobodanit harlisen e “djersisin bolet” neper plazhet deri edhe te Havait e Rios Zoti Vriisuik!? NATO dhe Evropa te udhehequra nga SHBA perrdoren edhe avionet edhe rake tat, edhe fuqine e tyre ushtarake per ti cliruar shqiptaret prej tyre. Eshte detyre e drejtesise se pari asaj Evropiane te ndreqe padrejtesite pafund te Evropes plake kunder shqiptareve e jo per ti penalizuar ata perseri, perseri e perseri. Jo…po… Po EULEX-i po heton ne ish- Hotel Drenica te Durresit per “krimet e shqiptareve kunder serbeve, per transplant organesh, per …” Turpi i ish- kryeprokurores se Hages, turpi i drejtesise, turpi edhe i EULEX-it! Sa eshte numri i pergjithshem i ketyre serbeve te vrare e te transplantuar Zoti kryeprokuror!? Po ti drejtoj keto pyetje sepse koleget e mi te medias shqiptare ne Kosove kane harruar ti bejne (!? ) Une nuk kam asnje te aferm as pjestar familjeje as te vrare e as te plagos, as te kidnapuar e as te zhdukur pa gjurme ne Kosove… Koleget e mi te Kosoves me siguri kane ne mos pjestare e te aferm me siguri kane te njohur, shoke e miq te tyre… Harresa e tyre eshte semundje qe lidhet me politiken jo me ligjin! Gjaku nuk behet uje Keto pyetje vlejne edhe per politikanet e Kosoves ca te pozites dhe ca te opozites… I ka dy vellezer heronj te Kosoves, te masakruar ne fushen e betejes e dhjetra deshmore ish- ushtare te tij “Komandanti legjendar” Ramush Haradinaj. Lavdi dhe u qofte i lehte dheu i Kosoves. Vete Haradinaj eshte plagosur dhe ka derdhe gjak per lirin e pavaresine e Kosoves… Aferim! E kam degjuar e lexuar 30 deklarata te tij perkrahjeje e mbeshtetjeje totale per prokoruroet e EULEX-it keto 30 ditet e fundit lidhur me hetimet ordinere kunder kolegeve te tij te luftes e te paqes… Nuk e kam degjuar asnjehere ne keto 10 vjet te kerkoje hetime as te UNMIK-ut as te EULEX-it per krimin e terrorizmin masiv serb ne Kosove, per vrasesit e vellezerve te tij dhe per plagosesit e tij. Gjaku nuk behet uje , thote filozofi populli…. Cfaredo thote nje nderkombetar, qofte edhe idiotesi dalin dhjetra politikane shqiptare dhe e mbeshtesin! Cfare emri tjeter vec kolaboracionizem, servilizem ndaj te huajve mund tu veme ketyre qendrimeve. Nderkohe Tadici, Jeremici, Dacici e krej politika zyrtare serbe, qe as ka denjuar per te kerkuar faljen minimale per politiken e terrorit shteteror e genocidit te paraardhesve te tyre ligjore ne krye te shtetit serb, nuk lene rast pa sulmuar, pa kriminalizuar shqiptaret e Kosoves per krime krejt te sajuara nga mendjet e cartuna te Beogradit. Viktima hesht. Agresori bucet tamam si tek fabula e famshme e La Fontenit “Qingji dhe ujku” Evropa e “ndeshkon ashper” duke ju jargavitur e hapur dyert e saj jo vetem para Kosoves, por edhe para Shqiperise, Bosnjes! Albanus Adversus Albanus ! Me sa duket disa politikane shqiptare ne Kosoves jane me shume te interesuar te bejne fajtore vellezerit e tyre shqiptare per krime ordinere sesa vrasesit e popullit e kombit te vet per krime te renda kunder njerezimit. Politike e gazetari tipike shqiptari kunder shqiptarit, Albanus Adversus Albanus“ … Turpi e faqja zeze !? Aresyeja: vetem duan tu zene karriket! Korifeu i let rave dhe mendjes shqiptare Ismail Kadare jep kushtrimin kombetar “ Kallxoni krimin serb” Ne shqiptaret vazhdojme te kriminalizojme velveten. Kur nuk i kallxojme, kur nuk i denoncojme, kur nuk i tregojme sot krimet serbe kunder shqiptareve e njerezimit qe jane ende te fresketa, plaget serbe qe akoma nuk jane mbyllur, barbarite serbe qe akoma nuk kane reshtur, genocidin shekullor serb, kur do ti tregojme e kallxojme ato!? Kur te treten edhe kockat e te zhdukurve pa lene gjurme!? O Zot shpetoj shqiptaret nga shqiptaret! O zot hapua syte shqiptareve! O zot … O zot ruajna mendte e krese! Askush nuk qendron mbi Ligjin… As EULEX-i nuk qendron mbi ligjin. As Kryeprokurori i EULEX-it nuk tendon mbi lignin … A e dini si thoshin greket e lashte, fqinjet e ilireve e dardaneve po aq ne mos edhe me te lashte : As Zoti i Zotave, Zeusi nuk qendron mbi ligjin! Pra, askush nuk qendron mbi ligjin… as EULEX-i!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Doganieret e Kosoves kontrollojn sot ne mengjes edhe Sabri Fejzullahin dhe Afrim Muqiqin!
    Ne aeroportin e Prishtines pas kthimit nga Zvicra kontrollohen dhe mirren ne pyetje nga Doganieret dy kengetaret e estrades se Kosoves!

    Athu sa milion euro t'hashimit i kan shpernda ne banka te zvicres?

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    turp,
    euleksi po na del kurve e madhe si nena evrope.

    eshte skandal qe ne nje vend sovran te kontrollohet kryeministri ne aeroport, kjo nuk ndodh as jashte shtetit, se ka imunitet diplomatik.
    Apo thjesht duan te tregojne se kosova nuk eshte sovrane por ne duar e euleksit.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •