jani, mos devijo diskutimin ..... do na e spjegosh se perse jeni bere kaq filo-amerikane apo jo ...?!
jeni te mbaruar ..... nuk ju ben derman askush o te mjere ....
e keni humbur komplet ..... nuk po gjeni me njerez per t'iu bashkuar "greves se urise" .... as me leke jo ....
edhe vete ai djali i kristaqit nuk e hane ate "kokerr ulliri" .....
ja lajmi i fundit
Urdheri i kreut të PS has në qëndresën e partisë, ofron 300 mijë lekë dita për grevist
Rama: Bëni gati kavie të tjera për eksperimentin
Greva e urisë e deputetëve dhe militantëve socialistë mund të konsiderohet e dështuar ndërsa 40% e grevistëve e kanë lënë atë dhe nuk kanë ndër mend që ta vazhdojnë. Në kushte të tilla, Rama po kërkon deputetë dhe militantë të rinj që të mund t'i përdorë si kavie të vazhdimit të eksperimentit të dështuar të tij. Ai përsëriti dje se do të shtohet numri i të ngujuarve në çadrat pranë selisë së Kryeministrisë, duke qenë se eksperimenti që prej dy javësh ka nisur me të ngujuarit brenda çadrave ende nuk jep rezultatin e dëshiruar për shkak të largimit të tyre nga dita në ditë.
Meqenëse numri i grevistëve brenda çadrave në bulevard sa vjen dhe pakësohet, deri dje pas largimit të dy grevistëve shkoi në 55, Rama ka nisur negociatat me militantë dhe deputetë të tjerë socialistë për t'i futur në grevë, duke zëvendësuar të larguarit. Por, përdorimi i socialistëve si kavie kundrejt një pagese që shkon deri në 300 mijë lekë, po has refuzimin e pjesës më të madhe të socialistëve.
Burime të sigurta pranë selisë rozë bëjnë të ditur se ndaj këtij ultimatumi, Rama ka marrë si përgjigje refuzimin e prerë të shumicës prej militantëve apo deputetëve socialistë, të cilët jo vetëm që nuk kanë pranuar të hyjnë në grevë, por i kanë kërkuar atij të japë shembullin i pari duke u futur vetë brenda çadrave. Reagimi i ashpër i socialistëve për futjen e Ramës në grevë vjen pas mashtrimit të tij, të dielën që shkoi ku dhe kishte premtuar se do ta vendoste edhe ai trupin e tij në shërbim të kauzës.
Qëndrimi i Ramës jashtë çadrave dhe vijimi i jetës luksoze në Pezë revoltuan socialistët, të cilët jo vetëm që refuzojnë futjen në çadra, por i kërkojnë atij që bashkë me të në grevë të futen edhe Spartak Ngjela, si dhe Skënder Gjinushi. Këta të fundit, janë dy nga mbështetësit më të zjarrtë të grevës, të cilët për qëllime të pastra interesi insistojnë jo vetëm për vijimin e ngujimit të socialistëve, por edhe për revolta të dhunshme e mosbindje civile. I gjendur përballë një situate të tillë, Rama në bashkëpunim të ngushtë me deputetët-biznesmenë të partisë, të cilët në mënyrë kategorike i ka përjashtuar nga pjesëmarrja në grevë, ka dhënë ultimatumin për të blerë me para në dorë "kavie" të reja në shërbim të kauzës së tij absurde të marrjes së pushtetit me çdo kusht duke sakrifikuar çdo militant dhe deputet socialist.
Bëhet e ditur se kundrejt pjesëmarrjes në grevë, Rama ofron 300 mijë lekë në ditë, të cilat sigurisht financohen nga klanet mafioze pranë tij. Këto pazare të pista të kreut të PS vijnë vetëm pak ditë më pas kur një kamera amatore nisi të qarkullojë në internet me pamjet e sekserëve mafiozë të Ramës që shpërndanin tufa parash ndaj militantëve socialistë që merrnin pjesë në protestën e 14 majit. Faktet e zbardhura ditë pas dite mbi mungesën e një kauze të vërtetë lidhur me grevën e urisë së socialistëve si dhe protestat e përditshme dëshmojnë se çadrat e ngritura dhe deputetë që Rama ka ngujuar brenda tyre nuk janë gjë tjetër veçse mjetet me të cilat ai eksperimenton çmendurinë e tij në mes të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit".
http://www.rilindjademokratike.com/R...ika.htm#Urdhri i kreut të PS has në qëndresën e partisë, ofron 300 mijë lekë dita për grevist
Krijoni Kontakt