http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=181111&ref=fp
Profetėt e rremė, vdes nje grua qė ndėrpreu mjekimin
21/04/2010 15:40
Profetėt e rremė, vdes nje grua qė ndėrpreu mjekimin
Adriana Ismaili, ndėrroi jetė pas disa muajsh
Adriana Ismaili para njė viti nė emisionin “Top Show”, deklaroi se ishte shėruar nga sėmundja e rėndė pas kurimit nga profetja qė i premtoi mrekullinė.
Pak muaj pas kėsaj deklarate kjo grua ėshtė ndarė nga jeta, pasi ndėrpreu mjekimet megjithese kategorizohej nga mjeket e Onkologjikut nė Tiranė tek pacientet rėndė.
Ky emision shkaktoi nje varg polemikash mė pas, ku u pėrfshinė edhe mjekė specialistė dhe pėrfaqesues tė fesė, tė cilet qė nė atė kohė dėnuan thirrjet e personave qė deklarohen profetė dhe u kerkojne pacientėve tė heqin dore nga mjekimi.
Kreu i Urdhėrit tė Mjekut, Dine Abazi, kėrkon qė shteti tė zbatoje ligjet, dhe te ndjeke penalisht tė gjithė personat qė ushtrojnė kompetencat e mjekut megjithėse nuk kanė asnjė tė drejtė ligjore.
“T’i shkaktosh vdekjen tjetrit, duke i hequr shpresėn e dhėnė per zgjatje te jetes me ane te mjekimeve, do tė thotė se ke kryer vepėr penale”, u shpreh Abazi.
Profesor Abazi tregon se me raste te tilla eshte ndeshur edhe nė tė kaluarėn dhe strukturat pėrgjegjėse nuk kane marrė asnje masė.
“Kėta njerėz ligjėrisht nuk duhet tė veprojnė dhe organet pėrkatėse mbajnė pėrgjegjėsi pėr ta. Jetojmė nė njė shtet ku nuk zbatohen ligjet”, theksoi Abazi.
Por nga ana tjeter prokuroria deklaron se nuk mund te vihet ne dijeni te rasteve te tilla. Ajo pret denoncimet nga familjare jo vetem te atyre qe kane humbur jeten, ku akuza qe ngrihet eshte 'vrasje me dashje', por edhe te atyre qe u jane shkaktuar probleme serioze per shendetin.
Ndėrkohė qe ne Prokurorine e Tiranes, asnje institucion shteteror apo individ nuk eshte paraqitur per te bere kallezim penal. Per rastin ne fjale zyrtarisht prokuroria shprehet se do te nise hetimet, ndersa do te prese denoncimin e te afermeve te 34-vjecares. Gjithashtu fton te gjithe ata qe u ka ndodhur ose u ndodh nje mashtrim i tille qe te bejne kallėzimin penal ne organin perkatės.
Ndėrkaq ‘Fiks Fare’ do te vazhdoje denoncimin e ketij fenomeni ne mbremje me te tjera raste.
Krijoni Kontakt