Te thash qe une nuk e besoj, kam edhe nje arsye tjeter qe nuk e besoj, se prap gojet e liga thone qe vajti dhe implementoi ne Greqi "veglat" qe kishte hequr Fatosipor une prap nuk dua ta besoj.
Sa per ate qe thua burr qe shikon nga burrat me mire e lem pa komentuar se doktori jot po jep edhe jeten qe ti ligjeroi ata.![]()
Po e risjelli këtu komentin tim që e bëra sot në mengjes duke u ndërlidhur në një koment të z. Brari rreth protestës së PS-të të Edi Ramës:
Mua si një shqiptar, fjalia juaj në fund.."e mjer ne.." më prekë thellë në shpirt.
Sepse jemi bërë të mjerë, andej dhe këndej kufirit njësoi. Kjo më kujton atë vargun historik në atë këngën e rapsodit tonë popullor, të pa përseritshëm, Dërvish Shaqës, i cili kur iku nga Kosova dhe kaloi në Shqipëri, pati kënduar këngën: "E lam borë, e gjetëm dimër.."!
Në Kosovë borë, e në Shqipëri dimër! Madje acar i madh nga i cili mund të ngrihen (në Rugovë themi; mërdhihen) përpjekjet tona shekullore për të bërë shtet(e) të
mirëfillta nacionale(iste), siç kanë bërë dhe ende po ndërtojnë serbët dhe maqedonët. Këta të fundit, biles, nga asgjëja ose nga tokat dhe territoret e grabitura shqiptare bën shtet midis Iliridës, mu në votër të shtepive tona!
E ne? Pas gati një shekulli shtet me vete, por me 60% të territoreve etnike të okupuara, gjendemi ende në situatë të mjerë; politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe nacionale. Ende të ndarë e të coptuar në 5 shtete. E, mjer ne..!
Dhe, sot në shekullin 21 në qendër të kryeqyteti shqiptar, Tiranën historike, organizohen dhe mbahen tubime vëllavrasëse, ose më mirë më thënë tubime të çmendurisë politike të frymëzuara dhe të kurdisura kundër shtetit dhe kombit shqiptar. Ky është thelbi i mitingjeve të Edi Ramës me company, që si dy pika uji u përngjajnë mitingjeve serbe në Kosovë para se ta riokuponin atë me tanksa ushtarake me 1989. Dashtë Zoti që t'ua pamundësojë realizimin e këtyre skenarëve antishqiptare atyre që duan ta ndajnë Shqipërinë në dy pjesë ose më shumë. Sepse, për mua dhe gjithë ata që e njohin mirë logjikën dhe shpirtin kriminal të shkijeve, gjuha, fjalori dhe krejt metodat që po përdorë kreu i PS në Shqipëri, janë prodhim origjinal "Made in Serbia",
me një synim të vetëm; destabilizimin sa më të madh të Shqipërisë dhe atë me çdo mënyrë dhe me çdo mjet, dhe kjo si strategji politike kundër pavarësisë së Kosovës, që në instancë të fundit ka për qëllim pengimin dhe prolongimin sa më tej të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Mitingjet e E. Ramës në Tiranë dhe qytete tjera të Shqipërisë kanë vetëm këtë prapavijë politike e asgjë tjetër, që si pretekst për ta marrë pushtetin me dhunë po përdorë "hapjen e kutive", pas të cilit skenar pa dyshim qëndron boshti antishqiptar Beograd-Shkup-Athinë-Tiranë. Socialistet shqiptarë ishin tetë vite në pushtet, dhe ajo çfarë bënin për Kosovën dhe pavarësinë e saj më së miri e ilustron takimi Nano-Millosheviç në Kretë, nuk më kujtohet sakt data, se kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është dhe duhet të jetë Beogradi!!
Po të mos qëndronin këto skenarë brenda PS-së për ta rrëzuar me dhunë qeverinë Berisha me qëllim final për ta ndaluar afrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, atëherë kreu i saj shumë amoral dhe arrogant, luftën për hapjen e kutive do ta bënte brenda Parlamentit e jo në rrugë. Prandaj këtë djallëzi e kanë të qartë të gjithë shqiptarët kudo që janë, me përjashtim të atyre që i ka hypnotizuar E. R., pas të cilit shkojnë sikur kope delesh.
Ndërsa, në anën tjetër të kufirit, në Kosovë pra, po bëhet luftë nga ana e EULEX-it kundër krimit të organizuar shtetëror në krye me bandat dhe grupet mafioze, të cilat me metoda dhune staliniste-enveriste menjëherë pas vdekjes së dr. I. Rufovës e morën pushtetin duke e kthyer Kosovën në plaçkë nomadësh duke e rjepë popullin më zi seç bënte dikur regjimi kriminel i Beogradit i instaluar në Kosovë.
E mjer ne..
e mjer ne.. për fatet tona të zeza, që siç duket, s'do të na hiqen kurrë qafe..!!
--------------------------------------------------------------------------------
P.S. djegia e flamurit të NATO-s në Tiranë, a thua skenarë i kujt mundet me qenë?
Unë e kam dhënë përgjigjen më lartë, por ata që urdhëruan këtë akt vandal, çfarë mund të na thonë tani?
“Ja vdekje, Ja liri”
Ehhh o popull
Jeto sot se neser nuk i dihet
lere fare se i ke rene ne koke ....
ne fakt komunistat me enverin ne krye nga Dushan Mugosha udhehiqeshin ..... ky i fundit i drejtonte ato se si te bejne lufte anti-nazionaliste. kjo eshte historia e tyre .....
ja pse komunistat duhet te rrinin ne fuqi per 47 vjet ..... si e si per te mbajtur larg shqiptaret me njeri tjetrin ....
Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 01-05-2010 më 15:37
"They will not control us, We will be victorious"
Grisja e flamurit te natos doni ta dini kush e beri?
Qe nje provokim sa idjot aq dhe indyre i inskenuar nga Aleksander Frangaj dhe stafi i programit qeveritar Klan.
Ky djale eshte futur gjate kohes nga ora 11.00 ne kohen kur protestusit minatore kerkuan te kalonin per nga sheshi nene tereza ose ne pjesen ku do mblidhej pd.
Ai u fut me qellim bashke me disa miltiante te pd ne kohen kur po mblidheshin per te Nene Tereza. Dhe keta kishin neper duar flamure te pd dhe te natos neper duar.
Ne oren 11.00 (rreth saj) nuk kishte ne shesh prekrahes te ps sepse te lodhur gjithe naten qene shpendare neper lulishtet perreth. Ne shesh ishin vetem minatoret qe protestonin dhe nuk kishin fare flamure neper duar po vec pankarta me kerkesat e tyre.
Provokuesit e pd nje pjese shane nje pjese bertisnin rrofte Saliu e pd dhe u pezune shpejt edhe nga ata pak vete te ps qe ishin aty edhe nga vete minatoret.
Djali qe grisi flamurin kishte ne dore dy flamuj ate te pd dhe te natos. U fut ne turme dhe hodhi nga dora flamurin e pd dhe me doren tjeter grisi ate te natos brenda turmes. Nga pas e ndiqte kameramani i Klan qe doli nga makina e tv te parkuar prane zones se ps dhe sapo u zbrapsen minatoret nga shtytja e policise ngeli nje shesh ky djale qe tregonte nga kamera flamurin e grisur te natos.
Klani qe i pari qe transmetoi "lajmin" ku askush se pordhi dhe jo vetem qe sberi lajm po as per te masturbuar te egzaltuarit e pd nuk beri pune.
Qe thjesht nje provokim i rendomte katundaresh stisur nga stafi itv Klan asgje me shume.
Albania Uber Alles
lajmi qenka marre nga gazeta 55,100% i saket
Krijoni Kontakt