Po bëjë një analizë për numrin e pjesëmarrësve në protestë. Afërsisht do t'ju jap shifrën e saktë se sa mund të kenë qenë në miting, duke përdorur matematikën.
Gjërësia e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" = 26 metra
Gjatësia e bulevardit ku u shtri protesta (duke parë fotot e Alketit) = 555 metra
(fotoja nga Google Earth ku mata gjatësinë)
Sipërfaqja e sheshit të protestës: 26 metra x 555 metra = 14430 m2
Në një sipërfaqe 1 metër katror mund të qëndrojnë 2 persona ose 4 persona kur njerëzit janë të ngjeshur pas njëri tjetrit sa të pëllcasin, por kjo nuk ndodh, përveç metrave të para afër podiumit. Edhe aty afër podiumit densiteti m'duket 3 veta / m2. Duke gjykuar nga fotot dhe nga disa pamje televizive njërëzit nuk duken aspak të ngjeshur, bile sa më shumë që turma i largohet podiumit aq më tepër rrallohen. Nga ura e Lanës e deri në fund densiteti shkon 1 person në metër katror ose edhe më pak (1 person në 2 metra katror) andej nga fundi i parkut "Rinia".
Nr e protestuesve për metër katror do ta marr 2.5

, personi i tretë ka pasur një këmbë këtej një këmbë andej. Se 3 persona për m2 janë shumë (nga eksperienca flas).
Nr i protestuesve= 14430 x 2.5 = 35800 veta.
Kaq besoj se kanë qenë 30-35 mijë veta, sa mitingu i 20 nëntorit 2009 që pata mundësi sa sodisja live për pak kohë. Ja me hatër 40 mijë, po atë
200 mijshin futeni nga të doni. Mos na merrni për budallej.
Të shohim nesër sa do ta nxjerrin numrin te mitingu i PD-së gazetat e djathta, me siguri do thonë 300 mijë veta te sheshi Nënë Tereza.
P.S. Gjithsesi, analiza është vetëm për korrektësi sepse nuk ka shumë rendësi numri por kauza. Kauza është e paqartë, edhe vetë Edi Rama se di se ça kërkon.
Krijoni Kontakt