Close
Faqja 6 prej 107 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 1066
  1. #51
    Erion Veliaj - ne Shqiperine komuniste ishim te varfer dinjitoze!

    ...
    Erjon, si e kujton fëmijërinë tënde?

    Mbaj mend grimca gri nga ato kohë, mesi i viteve ‘80. Më kujtohen bisedat e trishta për radhët e qumështit e vezëve, konservat me qepujka, tollonat, shërbimet e stërzgjatura të punës së prindërve, grupin-antenë të pare të televizorit, mezipritjen e latës së druve, pullat e rralla, çelësin lidhur tek rripi i kanatjeres e lojërat me mjete rrethanore. Dera s’pushonte kurrë, herë për farë kosi, herë për pak gjalpë apo niseshte. Ishim të varfër atëherë, por ajo ishte një varfëri dinjitoze. Rrinim në lagje të pastra, bënim shumë për fqinjët, gëzonim e hidhëronim bashkë. Më kujtohet se si prindërit kishin shkruar inicialet e tyre poshtë karrigeve, sa herë kishte dasma apo vdekje, ato ishin karrige ambulante në të gjithë lagjen. S’di sa e kemi ruajtur sot këtë ndjenjë komuniteti, druaj që stofi që na mbante bashkë në ato kohë të vështirë sot është shpërbërë, por jam optimist se herët a vonë do ta rigjejmë këtë solidaritetin e humbur.

    ...

    Pjese nga intervista dhene Gazete Shqiptare ne mars 2008

  2. #52
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Walk..

    Meqense nje dizaj ketu the se je Shkese e Blendos se Kloseve.. pra i ke sugjeruar nje miken tende si nuse dhe se kjo mbleseri ka pasur sukses dhe se prej kesaj shkesie ke marre dhurate nje pale kepuce me taka sic eshte zakoni (megjithse ty Takat ste duhen se je marshalla e gjate..lol) athere i bie qe ti e dashur Walke te jesh ne dijeni te halleve te Ciftit Blend Klos..
    Cthone ata te dy a i kane problem drit uj e qera?
    A u del fund pesmedici?
    E di ti se kujt i thon fundpesmedic?
    (Kush e di te na thote qe e di se un e di po dhe mami walkut e di.)
    A u del paraja Kloseve te han pine e te pijne ndonje kafe ne Taivani apo ndonje akullore ne bllok?
    Pyeti ne se ke mundesi meqense Blendi po cfaqet kudo si halle-qaresi me i madh i te varferve te Shqiperise.

    Hahahahahahhhhhahahaaahahahhahhahahahha
    Eh mo Brari kto jan bere cte qaj me pare andej lum ketej perrua .
    Por nga ckam pare kur isha andej , uj e drita kane ....lol
    Shtepin ma kan tek ambasada amerikane fush futbolli , dhe me pastruse
    Dreka e darka ku e han tani se han pastaj , udhtimet jo 2 her ne vit po mundesisht cdo 2 muaj , e marr me mend si ja qan hallet popullit ky ...eh medet per ne thuaj ose me mir vaj medet per ata qe jetojne andej hahaahhaa
    Me ke kenaq me keto qe ke shkrujt Brari je i papare si gjithmone , e realist ...

  3. #53
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Sepse qytetaret po bejne jete pashallaresh, pune sa te duash, leke pa mbarim, qefi qef, nuk u mungon asnjegje, keshtuqe menduan te organizojne nje manifestim per te treguar mirenjohjen e tyre ndaj qeverise, qe ua ka bere te mundur kete nivel jetese, prrallor!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  4. #54
    Ekonomia eshte shkence dhe jo fjale pazari. Kur flitet per ngritje apo renie/krize ekonomike shikohen numrat dhe jo fjalime entuziaste deshirore. Mireqenia dhe standarti i jeteses nuk eshte e njejta gje me rritjen ekonomike. Shqiperia nuk ka nje standart te larte jetese dhe shkaqet dihen. Amerika, Brazili, Spanja, Italia etj vende me ekonomi te forta ne bote, nuk renditen nga te parat per stadartin e jeteses.
    Ekonomia shqiptare ka patur rritje gjate 2009, ky eshte fakt. Keto numra nuk jane vetem te dhena te shtetit shqiptar, por jane te dhena te mbeshtetura edhe nga FMN, Banka Boterore e organizata te tjera qe merren me studimet e ekonomive dhe qe konfirmojne rritjen ekonomike te Shqiperise per 2009. Prandaj kur flasim per krize ekonomike, me e pakta eshte te kuptohet kur percaktohet nje ekonomi ne krize. Thirrjet per "krize ekonomike" nuk jane gje tjeter vetem deklarata per te marr pushtetin e humbur nga zgjedhjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-04-2010 më 02:20
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #55
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po te jetoja ne Tirane ,do te doja te isha polic sot.

    t'ja çaja kafken nai1 erjoni te vogel.

    vdekje komunizmi liri popullit.

  6. #56
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    nje manifestim per te treguar mirenjohjen e tyre ndaj qeverise, qe ua ka bere te mundur kete nivel jetese, prrallor!
    Me duket se ky manifestim behet per kutite Boy per interesat e Rames&co e thene me troc
    Po te ish per hallet e popullit me siguri qe edhe shumica jone do ish ne shesh sot.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Pse nuk dal në protestë »


    Vendosur: 29/04/2010 - 08:04



    • Ilva Tare

    Të premten do të jetë një ditë e koklavitur, për sa i takon trafikut. Të paktën kështu më paralajmëron një nga taksistët pa taksimetër të Tiranës, sipas të cilit Ed Rama po kërkon të bëhet Kryeministër me revolucion e jo me paqe, duke harruar se ka ikur koha e pushtetit me dhunë. Tani jemi vend anëtar i Nato-s, shton qetësisht ai. Në të njëjtën ditë, gjashtë gra me karrierë partiake dy dekadëshe në Partinë Socialistë, me të cilat rastisa të drekoja në të njëjtin restorant, po argumentonin përse një pjesë e tyre nuk do shkonte në protestë. S’do mend të kuptohet që mes tyre nuk ishte asnjë nga vajzat e Mjaft-99-tës dhe që ishin të pakënaqura me PS-në e Ramës. Njëra prej tyre nuk e ndjente të protestonte për rrëzimin e Berishës, përbri Nard Ndokës apo Spartak Ngjelës. Ato flisnin me ton të ndezur, për pamundësinë që mendimet e tyre të hynin në paradhomën e Ramës, të kontrolluar nga ata pak të besuar që edhe pas këtij shkrimi do fugojnë t’i thonë se bëhet nga duar berishiane.
    Në fakt, unë e ndoshta shumë nga ata që nuk do të dalin për të protestuar, apo vallëzuar siç ironizoi një tjetër deputet i PS, kanë shumë probleme me qeverisjen e Berishës. Do doja që Qeveria ime të ishte më pak e korruptuar, më shumë transparente, më e përkushtuar ndaj interesave të shqiptarëve. Do të doja që tenderët të fitoheshin nga ofertuesit më të mirë dhe jo nga miqtë e rrethit të familjes së Kryeministrit, që rritja ekonomike të ishte më e madhe, që borxhi i shtetit të ishte më i ulët, që investitorët të mos gjobohen, që integrimi evropian të kuptohej si detyrim dhe jo shpërblim…
    Dua që Shqipëria të mos prodhonte Gërdecë në pritje për të shpërthyer dhe që interesat të mos trafikoheshin sipas oreksit të biznesmenëve që pasurohen prej koncensioneve të politikës. Do doja që të mos kishim mbetur të fundit pas Bosnjes në listën e vendeve që meritojnë të integrohen në Bashkimin Evropian.
    Është një listë e gjatë mospëlqimi të veprimeve e vendimeve të Qeverisë Berisha dhe zgjatimit të majtë Meta, që nis me procesin e numërimit të votave dhe vazhdon me mungesën e seriozitetit për parlamentarizmin në këtë vend.
    Megjithatë, të premten nuk protestoj me turmën Rama, pasi ftesa e tij është e pasinqertë dhe mbi të gjitha e paqartë. Më saktë, akoma nuk ekziston një plan Rama. Ka vetëm ambicie të Ramës, për të marrë pushtetin, me çdo kusht, me çdo mjet. I gjetur në krye të një partie që nuk e kontrollon dot dhe në fund të një dekade të qenurit Kryebashkiak, Rama po rend të sigurojë pushtetin e tij dhe të miqve të tij personal, tanimë të kthyer dhe në aleatë politikë. I keqardhur që nuk frymëzoi si Obama i Amerikës, por as si Nick Cleggu i Anglisë, Rama e vuan të kthyerit nga hero në zero..
    Ajo çfarë artikulon Ed Rama në takimet e stisura me qytetarët për kamerat televizive nuk bën sens. Ai kërkon të hapen kutitë, por jo të rrezojë konfigurimin e Parlamentit aktual. Ai kërkon të ndalë rrënimin ekonomik me protesta. Çfarë plani ka Rama për të ardhur në pushtet dhe për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria? Dhe nëse vërtet ka një plan, gjë që duket e pamundur kur nuk që i aftë të kishte një platforme për qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve parlamentare, cili është ai?
    Miqtë e Ramës po shpërndajnë me kënaqësi besimin se mënyra për ta bërë këtë është mosbërja e zgjedhjeve lokale, por shkuarja drejt votimeve të përgjithshme. Bllokimi i demokracisë së vendit dhe kësisoj qëndrimi i Ramës ca më gjatë në të vetmin pushtet real që i ka mbetur, atë të Kryetarit të Bashkisë. As votimet me 99% brenda PS-së nuk e bëjnë Ramën të mos ndjehet si mish i huaj në selinë rozë. Ai e di shumë mirë, po të njëjtët njerëz kanë votuar me të njëjtat për qindje për Majkon, Metën, Nanon, Ramën e ndoshta votojnë nesër për Blushin, nëse ai do bëhet ndonjëherë kryetar.
    Sigurisht që nuk mjafton të mos mbështesësh një njeri me argumentin se është njësoj si dikush tjetër, pasi pushteti është mirë të ndërrohet. Porse Rama është më keq se edhe Berisha, dhe jo vetëm për korrupsionin, por sepse predikon politikën e re dhe përdor frymën e prodhon politikën e viteve ‘96-’98. I gjithë ky radikalizim i politikës ka për qëllim forcimin e pozitës së Ramës në Partinë Socialiste. Ed Rama është duke vrapuar pas imunitetit politik. Nëse dikush do t’i garantonte përjetësinë në PS apo Bashki, ai nuk do garonte kurrë për Kryeministër. Është frika e humbjes së pushtetit partiak, që e ka kthyer në gjenerues të konfliktit.
    Kush thotë që Rama ka marrë peng grupin parlamentar të PS-së, gabon. E kundërta është e vërtetë. Grupi i deputetëve, që iu bashkuan listës Rama, kanë marrë peng njeriun që iu premtoi pushtetin. Edi Rama iu kërkon shqiptarëve të protestojnë për shansin e tij të humbur, për t’u bërë Kryeministër. Ai është i sinqertë kur kërkon të burgosë komisionerët socialiste për shitjen e votave, pasi nuk mund t’ua falë kurrë që e ndalën në turravrapin e tij për të veshur kostumin e Kryeministrit.
    Nuk kam asnjë problem me ambicien e Ramës për karrigen e Berishës. Dhe as nuk do kisha, në rast se ai do ishte i aftë t’u tregonte shqiptarëve se ka një ekip më të përgatitur dhe më pak të korruptueshëm se ky aktuali. Porse e kam shumë problem të votoj për Ramën për të kartërtën herë në krye të Bashkisë së Tiranës sime, të lyer me ereksione artistike të dala boje. Do protestoja dhe do dilja përditënatë në protestë, nëse do kisha më të voglën shpresë se Rama është ndryshe nga Berisha dhe nga skema e interes-trafikut me pushtetit. Por, Ed Rama ka dëshmuar që nuk është…

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Socialistet, proteste ne 30 prill ne Tiranë

    Po e hap kte teme per te postuar ketu ngjarjet e ditve qe vijne me rastin e kryengritjes qe ka filluar ne tirane. Kush ka lajme te reja nga mejdani i kryengritjes le ti sjelle ketu e te jemi ne korent te ngjarjeve e zhvillimeve qe pritet te jen sa historike aq dhe tragjike.

    Ju qe jeni ne tirane ose qe kini njerez ne tirane mundesisht njoftoni ketu per cdo lajm e muhabet qe degjoni e shikoni qe te jete kjo teme si nje kronike plot vertetsi e ketij evenimenti te rralle.
    Mos e injoroni kte teme e as ju moderatoret mos e hidhni ne kosh sic beni shpesh.

    Nje vrejtje:

    Nuk eshte Brari qe u ve emer ketyre gjerave por jan vete shtabet e selise roze qe qarte e kan pranuar se ..po.. po bejne revolucion per te permbysur shtetin..

    ..

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-06-2009
    Postime
    15
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po bejne revolucion per te permbysur shtetin..

    ..
    Cilin shtet...? Ne kemi 20 vjet pa shtet.

  10. #60
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ka shtet por nuk funksjonon sepse ka tipa si ti qe me parullen "nuk ka shtet" nuk respektojne azgje. Jam i bindur qe kur ecen me makine nuk sinjalizon fare sepse je i forte.
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 6 prej 107 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •