Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 192
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Lufte me xhelozine

    Si fushe e blerte
    eshte rruga jone e dashurise,
    por shpesh e bej te erret
    kur bie ne ktheterrat e xhelozise.

    Shkarkohen energji negative
    mbi shpirtin tim te njome, bujar,
    ngjarje inspirative
    shoh asgje pa pare.

    Une te dua pa mas
    hija jote te jem eshte veshtire,
    mendimi se mund t' te humbas
    me qon ne delir.

    Futem ne paranoje
    me shkon cdo gje ters,
    si them kujt nga frika se po gaboj
    humbas vete ne univers.

    Kete gje as ty s'te them
    e ruaj ne shpirtin tim sekret,
    se rast s'me ke dhene
    marezine e gelltis vete.

    Kur lodhem nga stuhia
    shteg tjeter s'me ka mbet,
    i them te humbet xhelozia
    me kete do merrem vete.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Bomba

    Ti je nje bombe
    mister si katakombe,
    kur te marre arome
    une jam ne kome.

    Dhe keshtu ne trans
    e di se s'kam shans,
    por beli kur te bene kthese
    une dua te vdes.

    Mendoj ne ate cast
    si ti jap vetit rast,
    bomba te shperthej
    ne krahror, ta ndjej.

    Je dashire per tash
    por do bej rruge pash me pash,
    nje dite te kem shans
    me ty te jem ne trans.

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Per ty

    Mes gjelberimit qe syri sheh
    imagjinata fole bene,
    ne ajer ku syri nuk sheh
    ne te dy aty na ka lene.

    Dhe nuk themi fjale
    s'kemi nevoj per to,
    dores diell si them ndal
    merre zemres s'te them jo.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Dje

    Fjale e parafundit ishe bukur
    si nje ere vere me pershkoi,
    me beri shume te lumtur
    nga brenda nje melodi degjoi.

    Duket eshte si ze kitare
    nga ato une qe dua pa mas,
    do rrij hapur kjo dritare
    melodi tjera te vijne pas.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Frekuenca

    Me makine shtegtove
    dhjete mije kilometra Kosove,
    ku gjeje vajze me vape
    ketheheshe me deshire prape.

    Por territori i vogel per sherr
    je lexuar si nje best seller,
    te ka rene prestigji
    edhe pse mendon se je vete ligji.

    Per ty xx megaherc
    zemra ime ka frekuence,
    kete vale me zene
    duhet lejen me ta dhene.

    Nuk ke faj qe e kerkon
    vale ndryshe ofron,
    por pajtohesh besoj
    e mira te miren, ta perqafoj.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Tuneli i erret

    Dy jastek vej ne shtrat
    te pres ty tere naten e gjate,
    edhe gjumi nuk do t'me vij
    eshte mesuar me puthje ta ftoje ti.

    Ne mengjes bej dy kafe
    harroj fare qe ti me s'je,
    i pa prekur mbetet ky filxhan
    ne vazhdim syri lotin se mban.

    E di ti se era desh me rrezoi
    nuk ish dora jote te me ndihmoi,
    u perplita e frikesuar
    se me krahun tend jam mesuar.

    Ky mejdan i fort, i sert
    si dimer i acart, si tuneli i erret,
    si termet dhjete shkalle
    zemer e brishte gruaje se ben balle.

    Kjo fole e mbyllur me katinar
    nga ketu asgje nuk ke marre,
    ti se di por eshte e vertete
    ketu nuk jetohet, sillet nje siluete.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    NE BURG

    Netet e nxehta
    rroba te lehta,
    bashke me shoqeri
    ne disko e kafeteri,
    jeta me ofron
    por kjo s'me ngacmon.

    Komoditet ne shtepi
    sa te duash freski,
    te ftohtin leng
    kanotere pa menge,
    bej atmosfere
    por prape kam ferr.

    Ne burg me deshire
    do te shkoja te jetoja i lire,
    se ketu ne kete treve
    zemra ime po bene greve,
    te mirat qe me rrethojne
    pa ty shije ndryshojne.

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar më parë nga fara Lexo Postimin
    NE BURG

    Netet e nxehta
    rroba te lehta,
    bashke me shoqeri
    ne disko e kafeteri,
    jeta me ofron
    por kjo s'me ngacmon.

    Komoditet ne shtepi
    sa te duash freski,
    te ftohtin leng
    kanotere pa menge,
    bej atmosfere
    por prape kam ferr.

    Ne burg me deshire
    do te shkoja te jetoja i lire,
    se ketu ne kete treve
    zemra ime po bene greve,
    te mirat qe me rrethojne
    pa ty shije ndryshojne.
    e perkryer , nje vjershe e goditur dhe domethense, qe percjell nje mesazh vertet shume te rendesishem

    mund te kesh gjithe boten dhe gjithe te mirat , por asgje dhe askush nuk mund te ta plotesoje shpirtin pervecse personit qe ta do zemra prane
    .
    bravo vertet bravo per keto rjeshta vjershe te thjeshta por kaq kuptimplote,
    na mungon vec nje recitues ,
    une jam nje recitues i mire .
    do doja ta recitoja perpara miqve te mi.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    e dashur poete Fara.

    poezite e tua mund te shfrytezohen edhe si tekste kengesh , siguriusht te perpunuara dhe modifikuara , por jane nje mundesi per tu bere kenge vertet te bukura.
    thjesht po ja nje ide.

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    poezite lezohen
    recitohen
    kendohen
    te frymezojne
    te gezojne
    te japin zjarr dhe dashuri per jeten


    lum ata qe kane ndjesine dhe virtytin e te shkruarit dhe te ndjerit te Fjales e cila eshte vete persosmeria/

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •