Ja xhamija na e uli perqindjen e shqiptareve,apapapap!
Po ti xhami,a futesh tek ata pak shqiptar qe kan mbet?
Allah allah,tybestokfurullah
Ja xhamija na e uli perqindjen e shqiptareve,apapapap!
Po ti xhami,a futesh tek ata pak shqiptar qe kan mbet?
Allah allah,tybestokfurullah
sikur t kisha gja ne dor
e t u bajsha akullor
buzt e tuja me shiju
ne gjoks tandin me piku-Orosh
me futjen e feve ne shkoll kish me pas ni an pozitive kogja t'madhe , spaku ata femij qe e mesojn fen en shkoll ne te ardhmen kan shummm pak mundesi qe tiu shperlahet truri nga wahabistat .
We are all Aliens
Nuk ua kemi falur shtetin tonė atesitave ! Kujtoni kohėn e komunizmit dhe ateizimit dhe se ēfarė tė kėqia i solli shtetit tonė mes tjerash edhe kėta njerėz tė indoktrinuar qė urrejnė shumicėn absolute tė kombit dhe historisė sonė veq pse ka lidhje me fetarėt !
Edukata fetare nė shkollat fillore dhe tė mesme nė Kosovė
(Hytbe, kushtuar kėrkesės sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės pėr aplikimin e lėndės Edukata fetare nė shkollat fillore dhe tė mesme tė Kosovės)
26.qershor 2009
Tė nderuar vėllezėr besimtarė!
Allahu i Madhėrishėm nė Kuranin famėlartė thotė:
O ju qė besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėj tė rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė Allahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruara. (Et-Tahrimė, 6)
Ndėrsa i Dėrguari i Allahut, paqja dhe Mėshira e Tij qoftė mbi tė thotė:
Ēdo njėri prej jush ėshtė bari dhe ēdo njėri prej jush ėshtė pėrgjegjės pėr tufėn e tij. Imami (prijėsi) ėshtė bari dhe ėshtė pėrgjegjės pėr tufėn e tij. Burri ėshtė bari nė familjen e vet dhe pėrgjegjės pėr tufėn e tij, gruaja nė shtėpinė e bashkėshortit tė vet ėshtė pėrgjegjėse pėr tufėn e saj. Shėrbėtori ėshtė bari nė kapitalin e zotėrisė tė vet dhe ėshtė pėrgjegjės pėr tufėn e tij, ndaj, tė gjithė jeni barinj dhe tė gjithė jeni pėrgjegjės pėr tufat tuaj. (Transmetuan Buhariu, Muslimi dhe tjerėt).
Hytbja e sotme do ti dedikohet kryesisht kėrkesės sė Bashkėsisė Islame tė Republikės sė Kosovės, nė lidhje me aplikimin e lėndės Edukata Fetare nė shkollat fillore dhe tė mesme tė Kosovės.
Njeriu ėshtė qenia mė fisnike nė fytyrėn e Tokės, tė cilit Allahu xh.sh. ia ka besuar mėkėmbėsinė nė tė, qė atė ta ndėrtojė e ta zhvillojė, sipas njė Programi tė pėrcaktuar hyjnor. Prandaj, detyrė e jona ėshtė qė kėtė mėkėmbėsi ta arsyetojmė me vepra ndaj tė cilave Allahu ėshtė i kėnaqur. E njė ndėr veprat, pėr tė cilat nesėr do tė japim pėrgjegjėsi dhe llogari para Krijuesit ėshtė edhe edukimi i familjeve dhe fėmijėve tanė, sipas parimeve tė Kuranit dhe Sunetit, duke u pėrpjekur qė ta rrisim njė gjeneratė tė shėndoshė, tė cilėt nesėr do tė jenė e ardhmja jonė e ndritshme.
Ne jemi tė vetėdijshėm se vetė Jeta e njeriut ėshtė njė vlerė e shtrenjtė dhe e ēmueshme. Ajo ėshtė njė dhunti nga ana e Allahut tė Plotfuqishėm, tė cilėn secili prej nesh duhet ta kultivojė e ta fisnikėrojė me vepra tė mira, tė dobishme e tė pėlqyeshme.
Gjatė shtegtimit tė tij nė kėtė botė, njeriu si krijesė me intelekt dhe i pajisur me tė gjitha veēoritė qė e dallojnė nga krijesat e tjera, ka nevojė pėr njė PROGRAM HYJNOR, i cili do ti mundėsonte dhe do ti ndihmonte qė ti pėrballonte me sukses tė gjitha sfidat e jetės. E ky program i pėrkryer hyjnor ėshtė feja islame, e cila padrejtėsisht ende po injorohet nė kėto hapėsira, nė forma tė ndryshme.
Feja islame nuk erdhi qė ta tjetėrsojė njeriun por qė ta udhėheqė atė drejt njė qėllimi tė caktuar. Jo pėr ta ulur, por pėr ta ngritur natyrėn e tij morale.
Feja islame i bashkon lidhjet dhe komplekset psikologjike tė njeriut, i sublimon instinktet dhe aspiratat e tij. Nėpėrmjet saj njeriu mėson sekretet e jetės, natyrėn qė e rrethon, mėson tė dallojė tė mirėn nga e keqja, e pastron mendjen e tij nga dyshimet, e forcon karakterin e tij dhe i korrigjon mendimet dhe bindjet e tij. Lidhja e vėrtetė shpirtėrore me Zotin, atė e edukon qė tė ketė shpresė e durim, siguri dhe prehje shpirtėrore.
Duke u nisur nga kėto premisa, pėr rėndėsinė dhe rolin e fesė nė jetėn e njeriut, jemi tė bindur se aplikimi i edukatės fetare nė sistemin arsimor tė Kosovės, jo vetėm qė nuk do tė pengonte ecurinė e suksesshme tė edukimit, pėrkundrazi do tė ishte njė shtytės pozitiv drejt sukseseve nė formimin e gjeneratave tė shėndosha edhe intelektualisht.
Ne duhet ta kuptojmė se njeriu pėrherė ka nevojė pėr ushqim shpirtėror. Ai pa fe ėshtė njė krijesė gjysmake dhe e varfėr.
Besimi nė Zotin ka qenė vazhdimisht i vetmi burim virtytesh e vlerash shpirtėrore, moralo-etike sepse jeta religjioze ėshtė forma mė e lartė dhe shprehja mė kuptimplote e jetės sė tėrėsishme kolektive.
Meqenėse edukimi i shpirtit ėshtė gurthemel i edukimit nė tėrėsi, mendojmė se ėshtė koha e fundit qė konceptet ateiste, tė cilat padrejtėsisht anatemuan udhėzimet hyjnore pėr mė tepėr se njė gjysmė shekulli nė hapėsirat tona shqiptare, e fatkeqėsisht po vazhdojnė edhe sot, pa ndonjė ndryshim edhe nė kėto 12-13 vjetėt e fundit, tė ndryshohen dhe realiteti tė shihet nė dritėn e fakteve dhe argumenteve tė shėndosha.
Tė vetėdijshėm se po jetojmė nė njė rreth (ambient) post-ateist, ku feja ende nuk e ka marrė pozitėn e vet meritore nė shoqėri, ku Bashkėsisė Islame ende nuk iu ka dhėnė vendi meritor, kur disa prijatarė tė instancave mė tė larta arsimore duke filluar nga Ministria e Arsimit e poshtė, kanė njė qėndrim denigrues ndaj Islamit e pėrkėdhelės ndaj feve tė tjera, porosinė tonė tė shenjtė duhet ta kuptojmė tepėr seriozisht.
Mendojmė se amanetin qė e kemi marrė prej Allahut, do ta kryejmė me nder vetėm nėse arsimojmė fetarisht masėn e gjerė tė popullit dhe atė, duke mbajtur tribuna edukative pėr tė rinjtė, duke organizuar tryeza dhe debate publike e shkencore, duke organizuar vazhdimisht programe tė ndryshme fetare-arsimore nėpėr teatro, nė shtėpi kulture, nė salla tė rinisė dhe nė fund, ajo qė ėshtė mė kryesorja dhe kėrkesė e vazhdueshme e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, ėshtė futja e lėndės sė edukatės fetare nė sistemin arsimor tė Kosovės..
Xhemat tė nderuar!
Dihet se dėshira jonė e kahershme po edhe shumicės dėrmuese tė popullatės, pėr ēka dėshmon edhe kjo nismė e rindėrmarrė kėto ditė nga Bashkėsia Islame nė tė gjitha xhamitė e Kosovės, ishte dhe mbetet futja e lėndės sė edukatės fetare nė plan-programet shkollore, por me gjithė kėrkesat tona tė pareshtura, si nė tė kaluarėn e afėrt ashtu edhe sot, madje edhe instancat mė tė larta shtetėrore akoma nuk po gjejnė forcė pėr tė na u pėrgjigjur pozitivisht. Megjithatė kjo neve nuk do tė na dekurajojė, pėrkundrazi do tė na mobilizojė edhe mė tepėr qė tė vetorganizohemi, ti ngjeshim radhėt tona dhe edhe mė me ngulm tė insistojmė nė kėtė tė drejtė elementare pėr fėmijėt tanė. Ky aksion i cili zyrtarisht ka filluar sot nė tėrė Kosovėn, e do tė vazhdojė edhe nė javėt e ardhshme, ėshtė vetėm njė prej kėtyre formave tė kėrkesave tona ndaj Ministrisė sė Arsimit, Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės.
Fundja ne si qytetarė kemi tė drejtė tė kėrkojmė qė fėmijėt tanė tė edukohen edhe nė frymėn fetare. Kėtė e garantojnė Konventat dhe Deklaratat e ndryshme Ndėrkombėtare, qė duke filluar nga Deklarata Universale mbi tė drejtat e njeriut dhe shumė Konventa, Rezoluta e deklarata tė ngjashme edhe nga ana e Bashkimit Evropian.
Vėllezėr tė nderuar!
Kėrkesa e Bashkėsisė Islame pėr aplikimin e mėsim-besimit, nuk nėnkupton kurrsesi vetėm mėsimin e fesė Islame, por secili nxėnės, le tė mėsojė pėr bazat e fesė sė tij, andaj janė shumė qėllimkėqija tendencat qė dėshirojnė tė na vishen se gjoja ne po kėrkojmė ndarje tė nxėnėsve nė baza fetare. Fundja, nuk ėshtė faji ynė qė ne shqiptarėt muslimanė pėrbėjmė 98% tė popullatės. Dhe kjo pėrqindje, nuk guxon tė jetė shkas qė ne vazhdimisht tė diskriminohemi pėr shkak tė pėrkatėsisė sonė fetare islame.
Po ti hedhim njė sy, shteteve tė botės, do tė shohim se shumica prej tyre e kanė tė inkorporuar lėndėn e edukatės fetare nė sistemin arsimor, diku si lėndė obligative e diku si lėndė zgjedhore. P.sh.
Nė Austri mbahet mėsimi fetar nė tė gjitha shkollat austriake, e pjesė e kėtij mėsimi ėshtė edukata islame. Mbase mund tė mburremi se pjesė e kėtij procesi mėsimor kemi edhe njė numėr tė konsiderueshėm tė teologėve nga Kosova, qė aktualisht jetojnė e veprojnė nė Austri, sikundėr edhe fėmijėt e bashkatdhetarėve tanė, qė jetojnė atje, kėto po e bėjnė me shumė sukses.
Nė Gjermani kushtetuta e garanton mėsimin fetar nė shkollat shtetėrore si lėndė "normale".
Nė Angli, mėsimi fetar ėshtė pjesė e plan-programit mėsimor,
Nė Spanjė, mėsimi fetar, nė rend tė parė ai katolik, nė shkollat shtetėrore ėshtė lėndė fakultative (lėnda notohet, mirėpo nota nuk merret pėr bazė me rastin e regjistrimit nė shkolla).
Nė Belgjikė, po ashtu zyrtarisht, edukata fetare ėshtė e garantuar me ligj, e pjesė e kėsaj edukate ėshtė edhe ajo Islame.
Nė Greqi, si anėtare e Unionit Evropian, ende ėshtė nė fuqi ligji i vitit 1930, i cili favorizon fenė ortodokse, kurse nė mėnyrė flagrante shkelen tė drejtat e pakicave fetare. Mėsimi fetar ėshtė i obliguar pėr nxėnėsit qė deklarohen si ortodoksė.
Nė Irlandė, kushtetuta garanton tė drejtėn e prindėrve qė fėmijėt e tyre tė arrijnė jo vetėm njohuri fetare, po edhe edukatė fetare. Mėsimi fetar ėshtė i obliguar edhe nė Finlandė e nė Danimarkė, tė cilat kanė kishat e tyre shtetėrore nacionale. Norvegjia e ka kishėn shtetėrore si dhe obligueshmėrinė e mbajtjes sė mėsimit fetar. Nėpėr shkolla ku ka numėr tė konsiderueshėm tė pakicave fetare, mund tė organizohet mbajtja e mėsimit fetar. Shteti i pranon dhe i paguan mėsimdhėnėsit e lėndės fetare tė tyre. E njėjta situatė ėshtė edhe nė shtetet e tjera skandinave.
Nė Hungari, mėsimi fetar ėshtė lėndė fakultative dhe nuk ėshtė e pėrfshirė nė plan-programet shkollore; mėsimdhėnėsi fetar nuk ėshtė anėtar i kėshillit mėsimor por nėpunės kishtar qė e paguan shteti.
Mėsimi fetar katolik nė Poloni ėshtė i obliguar dhe ėshtė nė kuadėr tė plan-programit shkollor.
Nė Itali prej vitit 1985, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes (konkordatit) me Vatikanin, mėsimi fetar ėshtė lėndė sipas dėshirės. Nė Lituani, gjithashtu mėsimi fetar ėshtė lėndė sipas dėshirės.
Lėnda fetare aplikohet edhe tek fqinjėt tanė nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė, si nė Slloveni, Kroaci, Bosnjė e Hercegovinė dhe Serbi. Tė drejtėn e shkollimit fetar islam, e gėzojnė edhe vėllezėrit tanė nė Luginėn e Preshevės, dhe deri mė tash kanė arritur njė sukses tė konsiderueshėm nė edukimin e brezit tė ri sipas parimeve islame.
Ajo qė vlen tė theksohet, e qė nė opinion kurrė nuk ėshtė bėrė e ditur, ėshtė fakti se edhe priftėrinjtė ortodoksė nė Kosovės japin mėsimin fetar ortodoks nė shkollat serbe qė punojnė sipas plan-programeve tė Serbisė, ndėrkohė qė kėta mėsues fetarė, paguhen edhe nga buxheti i Kosovės!!!
Pra, nga kjo qė u tha, shohim se vetėm Shqiptarėt e Kosovės dhe ata tė Shqipėrisė, nuk e kanė rregulluar kėtė gjė, dhe mendojmė se njė gjė e tillė duhet tė na shqetėsojė tė gjithėve vėllezėr tė nderuar. Ėshtė e udhės qė ne tė mos mbesim prapa botės demokratike e pėrparimtare, dhe tė mos jemi tė fundit qė duhet ta zėmė trenin qė gati sa nuk na ka ikur
* * *
Tė respektuar besimtarė!
Arsyet pse po e kėrkojmė futjen e lėndės Edukata fetare nėpėr shkollat tona janė tė shumta, por ndėr tė tjera do ti theksojmė disa:
- Dėshirojmė qė rinia jonė tė jetė njė rini e shėndoshė, e edukuar nė bazė tė parimeve morale dhe edukative fetare.
- Dėshirojmė qė Rinia jonė tė jetė sa mė larg drogės, alkoolit dhe prostitucionit, e feja ėshtė ajo qė mund ti parandalojė kėto dukuri degjeneruese dhe negative.
- Dėshirojmė qė fėmijėt tanė lirshėm dhe pa kurrfarė imponimi tė mėsojnė pėr fenė e tyre. Edukata fetare nėpėr shkolla, do tė ndikojė pozitivisht nė rritėn dhe zhvillimin intelektual tė tyre.
- Dėshirojmė qė me njė edukim tė mirėfilltė fetar, ti rikthejmė nė njė jetė normale tė gjithė njerėzit e pashpresė, pėr tua kthyer atyre vetėbesimin e humbur nga vėshtirėsitė e jetės.
- Dėshirojmė qė Kosova tė jetė njė Oazė paqeje dhe harmonie ndėrfetare, qė secili person ta kultivojė dashurinė e tij ndaj Zotit sipas bindjeve tė tij dhe pa kurrfarė imponimi.
- Dhe nė fund, dėshirojmė qė tė jemi edhe nė praktikė, pjesė e qytetėrimit evropian dhe botėror, qytetėrim i cili bazėn e tij do ta ketė nė konceptin e besimit nė Zotin e Gjithėmėshirshėm.
Vėllezėr tė nderuar!
Ndonėse, futja e Edukatės fetare, po refuzohet heshturazi nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e mė shumė edhe nga disa pseudo-intelektualė, ne do ta vazhdojmė rrugėtimin tonė rreth realizimit pėrfundimtar tė kėsaj kėrkese legjitime dhe tė drejtė. Pėr kėtė na nevojitet edhe ndihma, pėrkrahja dhe zėri Juaj. Ne jemi ata qė duhet tė insistojmė kudo qė fėmijėve tanė tu krijojmė kushte tė volitshme, qė tė mėsojnė pėr fenė e tyre, nėpėrmjet tė cilės do ta njohin Allahun xh.sh., si Krijues tė tyre, sepse nesėr ky brez, do tė jetė i pajisur me armėn mė tė fortė, gjatė ballafaqimit me vėshtirėsitė dhe sfidat e jetės.
Allahu na ndihmoftė qė amanetin dhe porosinė qė e kemi marrė mbi supe, ta ēojmė nė vend me nder e pėrgjegjėsi!
burimi: http://bislame.net/web/content/view/284/1/
Po por me kusht qe tu mesojne historin reale dhe vuajtjet shekullore nga Rroma e Stamolla.
Ti mesojne se si na kan mbajtur shpaten mbi koke 500 vjet, ti mesojne per harachet etj..A thue e bejne kete?
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Jam kundėr futjes fetare nėpėr shkolla sepse shumica e nxenesve shqiptar nuk e mesojnė kėt lėnd dhe kėto orė do t`i shfrytzonin pėr zbavitje e nėse do tė notoheshin pėr kėte atėherė do ta mėsonin nė mėnyrė mekainke vetėm qė tė marrin notėn e asgjė mė shumė.
Feja tek ne nuk ndikon as ne mentalitet e as kulturė e asgjė,njeriu ka edukate e moral vetėm nese e merr nga familja e pastaj besimi eshtė ēėshtje tjetėr personale
Eshte nje gabim teper i madh kur populli Shqiptar krahasohet me popujt e tjerė sepse populli yne eshte popull unik.
Nese dikush don te shkollohet ne norma fetare at`here le te shkon ne shkolla te veqanta e jo ne ato publike te cilat edhe traditen e kane te mos kene baza religjioze... psh ,shkolla e parė shqipe ka qenė laike e kshtu me rradhė...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gordon Freeman : 05-04-2010 mė 07:55
Disa ketu nuk po kuptojne nje koncept thelbesor :
FEJA ESHTE ZGJEDHJE PERSONALE.
Si mund ta futesh ne nje shkolle si lende te detyrueshme? Eshte idiotesi totale.
Po mire e ke o F-I po kujt ja thua arabeve? Keta prit nje dite kur te kerkojne ndarjen e shkollave femrat me vec e meshkujt me vec.
Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
N. H. Schwarzkopf
Krijoni Kontakt