Pershendetje, me aq sa kam pare une ne keto vidiot e fundit te shfaqura ketu ne forum dua te them se me vjen shume keq per ata personat qe vuajne per shkak te fese apo politikes fetare. Eshte vertet nje gje e tmerrshme te shohesh njerez qe rrihen brutalisht apo vriten apo therren madje me sa pashe aty edhe gra qe digjen apo edhe rrihen keqas. Shpresoj me te vertet qe ketyre gjerave do tu vije fundi.
Mendoj qe edhe ju myslimane te jeni i ketij mendimi. Sepse keto qe jemi duke pare jane po aq te tmerrshme sa edhe masakrat e serbeve ne kosov e bosnje. Nuk eshte mire qe te mbrohen keto veprime qe per Perendine apo Allahun si te doni quajeni jane te paligjshme, Dhe keta njerez qe vetequhen fetar do te marrin denimin e merituar nga Perendia dhe jo nga njeriu, Nese keta njerez sic eshte Osama Bin Laden apo edhe Milloshevici nuk ndalojne ata duhet te ndalohen nese nuk ndalohen ata do te sjellin ne kete bote urrejtje dhe gjera edhe me te tmerrshme akoma.Une mendoj qe te gjithe ju cfaredo feje te jeni duhet te jeni te mendimit qe keta njerez duhet te ndalohen nese nuk ndalojne duhet te ndalohen ashtu sic u ndalua hitleri . Keta njerez jane kriminele. Dhe kriminelet duhet te ndalohen. Nuk them se ska shprese per ta qe te pendohen dhe shpetohen por nuk duhen lejuar me te vazhdojne keshtu dhe as te justifikohen. Keta njerez jane pre e satanizmit dhe demonizmit. Me vjen keq per ta por me shume me vjen keq per viktimat e tyre.
Mos u jepni te drejte ketyre njerezve sepse jane njerez te papergjegjshem. Askush nuk ka te drejte te ushtroje dhune mbi tjetrin qofte edhe per te ndryshuar fene. Kushdo qofte ai. Besmi duhet te pranohet me deshire dhe fakte jo me dhune . Keta njerez te al kaedes apo talebane a nuk e di cfare jane kriminele nuk jane fetar , keta nuk kane lidhje fare me Zotin. Zoti nuk eshte keshtu , Zoti i ka lene njerezit ne te drejte lirie dhe te zgjdhin nese duan te kene besim ose jo. Cdo kush do te mbaje pergjegjsi per veten e tij. Perendia eshte dashuri dhe jo urrejtje . Keto veprime qe shohim neper vidio nuk jane dashuri sepse dashuria nuk vret dhe as nuk lendon njerez. Keta njerez jane duke iu bindur djallit dhe jo Zotit ata duhen demaskuar dhe jo mbrojtur . Mos mbroni te keqen dhe mos justifikoni mekatin.
Edhe ata qe bejne te keqia nga ana e kristianeve jane jokristian sepse nuk e njohin Krishtin , ju e dini qe Krishti nuk vrau asnjeri dhe kur erdhi nuk erdhi per te vrare por mesoi per mire. Kristianet e vertet nuk jane vrases as pedofile. Shpresoj qe keshtu te jete edhe per myslimanet . Nuk e di cgfare mednimi keni ju?
Por une jam vertet thellesisht i deshperuar per ato qe pash ne vidio.
Ju lutem qe ta vleresoni seriozisht kete shkrim sepse nuk shkruaj per te bere debat por nga dhimbja qe kam ne zemer per ata njerez qe pashe duke vuajtur ne vidio. Ju lutem te mos mbrojme keta njerez qe nuk jane gje tjeter vecse kriminele.
Une lutem qe njerezit atje ne afganistan apo ne Irak te ndryshoijne ata kane te drejte te kene nje jete me te mire. NUk ke pse tu heqesh jeten atyre. Perendia do te shperblje ne baz te asaj qe ka bere cdo kend. Dhe ata qe kane bere keto gjera do te marrin shperblimin e merituar nga Ai nese nuk pendohen. Ferri eshte shperblimi i ketyre njerezve. Te mos i justifikojme keta kriminele sepse behemi si ata.
Me pergjegjsi e sjell kete shkrim dhe me deshiren per te mos mbrojtur te keqen por per te ndihmuar te miren.
Sepse nese bota do te jete keshtu nuk do te kete kurre lumturi por do te jete si nje ferr i vertete.
Nuk mund te pushoje se shkruari per ato qe pashe por me duhet te ndaloje tani me shpresen se do te bashkoheni te gjithe pa dallim feje me kete qe kam thene me siper. Qe keto gjera te mos ndodhin dhe te mos vijne kurre ne Shqiperi. nese ka te tille ne Shqiperi ne duhet ti demaskojme dhe madje edhe ti largojme sepse nuk i sherbejne kurre vendit dhe kombit tone.
Ju faleminderit per durimin qe e lexuat deri ne fund.
Krijoni Kontakt