"Nese X peshkop i dardanise ka qene latin, atehere Kosova ka qene romano-katolike".
Kete llogjike e ndjekin lexuesit e studiuesit e rendomte te historise, ata qe te verteten historike e kerkojne ne libra vetem e jo ne realitetin njerezor. Me kete llogjike ti shqiptaret ne Ballkan mund ti nxjerresh edhe turq, pasi kane patur poste kyce ne administraten e Portes se Larte. Mund ti nxjerrim edhe bektashij meqenese Kryegjyshata e Bektashijve te Botes eshte ne Shqiperi, apo jo?
Fakte konkrete mbi gjurmet e orthodhoksise ne Kosove jane me qindra e me mijera, bile kjo teme prek shume prej tyre. Manastiret e kishat shekullore orthodhokse jane te gjitha te ritit bizantin. Arti kishtar po ashtu. Festat e tradites se krishtere jane po festa karakteristike orthodhoks (ballkanike) dhe nuk mbahen ne ditet e kalendarit Grigorian (latin), mbahen ne ditet e kalendarit Julian (bizantin). Faktet e gjurmet qe mungojne ne kete kete jane gjurmet e ritit latin ne popullsine vendase.
Dhe po te kesh lexuar me vemendje shkrimin tim me lart, une nuk jam duke dale ne perfundime. Une jam duke artikuluar dilemen e shume studiuesve qe ne fakt eshte edhe thelbi i kesaj teme:
- Kush i ka ngritur ato kisha e manastire shekullore orthodhokse ne Kosove, shqiptaret apo serbet, apo te dy palet bashke?
- Kush ka te drejte te trashegoje trashegimine shpirterore orthodhokse ne Kosove?
Dhe keto dy pyetje qe ende nuk kane marre pergjigje, nuk deshmojne vetem relievin shpirteror te Kosoves, por kane te bejne direkt me autoktonesine e popullsise se Kosoves sot: jane banoret e Kosoves sot autoktone ne shekuj ne ate truall, apo jane njerez te ardhur e te mbetur nga luftrat e pushtimet e kohes.
Dhe qe te kuptosh se perse kjo eshte e rendesishme: nese Kosova banohet nga pasardhes te nje popullsie autoktone shqiptare, me kohen ata do te kthehen ne identitetin e te pareve tani qe jane ne liri pasi ate qe e mbjell dhuna e shkaterron liria. Nese banohet nga nje popullsi e perzerie multi-ethnike, realiteti shpirteror i Kosoves ka per te ndryshuar pak pasi identiteti i ketyre njerezve nuk eshte aspak i lidhur me identitetin shqiptar.
Besimi im personal nuk ndikohet aspak nga besimi i shqiptareve te tjere. Edhe sikur une te isha besimtari i vetem orthodhoks shqiptar, une nuk do te hiqja dore nga besimi im.
Albo
Krijoni Kontakt