Postuar më parë nga TheIllyrian
Praktika është vërtet shumë e mirë sepse jo vetëm që fiton eksperiencë, por të jep dhe një ide për punën që do bësh pasi të mbarosh shkollën. Ka shumë studentë që zgjedhin informatikën me pasion të madh sepse mendojnë se do ndërtojnë lojra por pastaj fillojnë 6 mujorin e parë të praktikës dhe e shikojnë menjëherë që programimi nuk është degë e përshtatshme. Vitin e dytë/tretë pothuajse gjysmohet numri i studentëve që ndjekin informatikën.
Në lidhje me shkencat, universiteti kërkon 6 lëndë nga fusha e fizikës, kimisë, biologjisë, ku të paktën 3 prej tyre të jenë nga një prej këtyre fushave dhe me punë laboratori. Këto lëndë nuk jepen për të përforcuar njohuritë e informatikës, por kërkohen nga çdo degë shkencore (BS).
Edhe matematika është pak e tepruar dhe shumë pak studentë i aplikojnë njohuritë e matematikës në fushën e informatikës por është e domosdoshme, sidomos nëse zgjedh fizikën. Disa studentë që mësojnë për kompjuter marrin edhe 3-4 klasa më shumë e diplomohen edhe në matematikë njëkohësisht. Biles, dega e shkencave kompjuterike ishte pjesë e fakultetit të matematikës, ndërsa tani e hodhën në fakultetin e inxhinierisë.
Programi që kam vendosur më lart, është për "Diplomim të Shkencave në Shkencën Kompjuterike" (Baccalaureate of Science). Për ata studentë që duan të diplomohen në degën e informatikës pa marrë kaq shumë lëndë shkencore, universiteti ofron edhe "Diplomim të Arteve në Shkencën Kompjuterike" (Baccalaureate of Arts).
Sigurisht që ka dhe degë të tjera që merren me programim/skriptim të një niveli më të ulët si Microsoft Access, Visual Basic, HTML, JAVASCRIPT, PHP, etj. Këto degë të mësojnë si të ndërtosh programe/procedura të thjeshta ose si t'i përshtatësh programet e avancuara, por nuk të japin njohuri për të ndërtuar një softuer të mirëfilltë që nga themelet.
Në lidhje me lëndët e informatikës, të thashë që ato më lart janë vetëm më kryesoret. Çdo studenti i jepet mundësia të specializohet në atë fushë që atij i duket më e përshtatshme. Për programim në rrjetet kompjuterike është specializimi në sistemet operative. Sistemet "embeded" i takojnë më shumë degës së inxhinierisë kompjuterike, dhe nuk kërkohet nga dega e informatikës, por studentët që duan të mësojnë për ato degë, mund t'i përfshijnë në lëndët zgjedhore. Gjithashtu ofrohen lëndë edhe për databazat, ndërtimin e robotëve të thjeshtë, programimi me grafikë, programimi i lojrave, programimi i paisjeve dorëmbajtëse, etj. Për metodat formale është klasa "Teoritë e Llogaritjeve", "Themelet Matematikore të Shkencës Kompjuterike", etj. Klasat që lidhen me biznesin e tregtinë (E-commerce, Accounting, etj) i përkasin degëve të Shërbimeve Informatike (Information Services), Administrimi i Sistemeve Informatike (Management Information Systems), etj.
Fusha e informatikës është tepë e gjerë për t'u mësuar brënda 5 vjetësh, prandaj universiteti përqëndrohet më shumë mbi njohuritë themelore dhe u jep mundësi studentëve të njohin degët e specializimit që ata të vendosin se çfarë pune duan të bëjnë pasi të mbarojnë shkollën.
Shkenca Kompjuterike nuk është vetëm programim. Programues mund të bëhesh edhe pa marrë matematikë e fizikë, por nqs do të jesh një shkencëtar ose inxhinier kompjuteri ose arkitekt softueresh, atëherë duhet të futesh më thellë, jo vetëm të mësosh gjuhët e programimit. Shkolla të hap dyert për të qënë shkencëtar, pastaj çdo student bëhet shkencëtar apo programues sipas aftësive e dëshirës.
Krijoni Kontakt