Autoritetet thonë se nga përplasja e një autobusi dhe dy kamionave, në një autostradë në Austri, kanë humbur jetën 6 vetë dhe janë plagosur së paku 30 të tjerë.
Mediat austriake kanë raportuar se në autobus gjendeshin udhëtarët nga Kosova për në Gjermani. Policia sot ka konfirmuar vetëm se autobusi ishte me targa gjermane.
Aksidenti i rëndë ka ndodhë në Autostradën 21, kur autobusi me targa gjermane, dhe me udhëtar shqiptarë të Kosovës është ndeshur me dy kamionë.
Raportohet se në autobus ndodheshin 38 udhëtarë, kryesisht shqiptarë nga Kosova, të cilët sipas policisë gjermane dhe asaj austriake po udhëtonin nga Prishtina për në Munih të Gjermanisë.
Sipas medieve gjermane, në momentin që ka ndodhur aksidenti, në vend kanë vdekur shoferi dhe udhëtarët e dy radhëve të para, që ndodheshin ulur pranë shoferit. Bëhet me dije se 16 udhëtarë të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë në rrezik për jetë, lëndime të lehta kanë pësuar edhe udhëtarët e tjerë.
[http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ory=3&id=48520
Krijoni Kontakt