-
i/e regjistruar
Hadith
Kush thotė: La ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber
Ebu Seid El-Hudriu dhe Ebu Hurejre r.anhuma kanė qenė dėshmitar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush thotė: La ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber (nuk ka Zot, pėrveē All-llahut, All-llahu ėshtė mė i madhi), All-llahu do ta dėshmojė se ai flet tė vėrtetėn dhe do tė thotė: Ėshtė e vėrtetė se nuk ka Zot tjetėr, pėrveē Meje, Unė jam mė i madhi. Ndėrsa kur tė thotė njeriu: La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu (nuk ka Zot, pėrveē All-llahut, Ai ėshtė i vetmi i pashoq), atėherė All-llahu do tė thotė: Ėshtė e vėrtetė se unė jam Zot i vetėm dhe nuk kam shok nė asnjė send. Ndėrsa kur tė thotė robi: La ilahe il-lall-llahu, lehul mulku ve lehul hamdu (nuk ka Zot, pėrveē All-llahut, i Tij ėshtė sundimi dhe Atij i takon falėnderimi), atėherė All-llahu xh.sh. thotė: Ėshtė e vėrtetė se nuk ka Zot pėrveē Meje, dhe sundimi e falėnderimi ėshtė i Imi. Ndėrsa kur tė thotė robi: Nuk ka Zot, pėrveē All-llahut, nuk ka asnjė akt, punė dhe ndėrrim qė bėhet pėrveē me fuqinė e All-llahut, atėherė All-llahu do tė thotė: Ėshtė e vėrtetė se nuk ka Zot, pėrveē Meje, dhe ēdo ndryshim, ēdo aksion dhe ēdo fuqi ėshtė vetėm me Mua (kjo ėshtė vepėr vetėm Imja). Atėherė i Dėrguari i All-llahut tha: Kush e thotė kėtė gjatė sėmundjes sė vet e pastaj vdes, nuk do ta pėrtyp (gėlltit) zjarri i Xhehennemit. (Tirmidhiu, hadith hasen)
-
-
i/e regjistruar
Tregim
Tregim i ēuditshėm pėr femra
Ky ėshtė njė tregim i njė motre muslimane tė cilėn e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, nė ditėn e parė tė martesės sė saj.
Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė gjitha botėrave, paqja, mėshira dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij tė fundit (Muhamedin), mbi familjen tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tij deri nė ditėn e fundit.
Si t'ua bėsh tė tjerėve do tė kthehet ty:
Ky ėshtė njė tregim i njė motre muslimane tė cilėn e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, nė ditėn e parė tė martesės sė saj, por pėr ata qė bėjnė durim Allahu ka thėnė: "... Pėr durimtarėt ka shpėrblim pa masė." (Zumer: 10)
Martesa e tyre ishte njė martesė e thjeshtė islame. Kur erdhi koha tė dy bashkėshortėt hynė nė dhomė. Gruaja u ngrit dhe e solli ushqimin pranė burrit tė saj dhe ata u bashkuan nė sofėr pranė ushqimit. Papritmas dikush trokiti nė derė, ndėrsa burri i hidhėruar tha: kush ėshtė qė vjen nė kėtė orė? U ngrit gruaja pėr ta hapur derėn, u ndal pranė derės dhe pyeti: kush ėshtė nė derė? Njė zė pas derės u pėrgjigj: jam lypės, kėrkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe ēfarė donte. Burri u hidhėrua edhe mė shumė: ky na e trazon qetėsinė tonė nė natėn e parė tė dhėndėrrisė! Doli te ai dhe e goditi fort duke e larguar atė atė nė mėnyrė shumė tė poshtėr. Lypėsi u largua nga dera e shtėpisė tij i pėrulur e uria ia rėndonte shpirtin, trupin dhe nderin e tij.
Burri pastaj u kthye tek nusja e tij i neveritur nga ky person i cili ia ndėrpreu kėnaqėsinė dhe bisedėn me gruan e tij, mirėpo papritmas atė e goditi diē e ngjashme me prekje nga xhinėt dhe iu ngushtua toka me gjithė gjerėsinė qė e ka. Ai doli nga shtėpia duke bėrtitur dhe duke e lėnė gruan e tij nė natėn e nusėrisė, tė cilėn e goditi njė trishtim kur e pa burrin e saj nė atė gjendje, mirėpo kjo ishte dėshira e Allahut tė Madhėruar.
Kjo motėr muslimane qėndroi nė kėtė gjendje pesėmbėdhjetė vite (pa u martuar) duke duruar dhe shpresuar shpėrblimin tek Allahu i Madhėruar. Dhe, pas pesėmbėdhjetė viteve tė kėsaj ndodhie asaj iu prezentua njė musliman pėr martesė me tė cilin pranoi tė martohej.Nė natėn e parė tė martesės sė saj, ajo u ul me burrin e saj pranė sofrės sė ushqimit qė tė darkonin por papritmas ata dėgjuan se dikush e trokiti derėn. Burri i tha gruas sė tij qė ta hap derėn. U ngrit gruaja pėr ta hapur derėn, u ndal pranė derės dhe pyeti: kush ėshtė nė derė? Njė zė pas derės u pėrgjigj: jam lypės, kėrkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe ēfarė donte. Burri e ngriti ushqimin me duart e tij dhe i tha: merre kėtė dhe ofroja atij le tė hajė deri sa tė ngopet, e ēka tė mbetet prej ushqimit e hamė ne.
Ajo e mori ushqimin dhe ia ofroi lypėsit por shpejt u kthye duke qarė. Burri i saj e pyeti: ē'ke? pse qan? ēka ndodhi? tė ofendoi? tė injoroi? A tė rėndoi diēka? Jo - iu pėrgjigj ajo kurse lotėt i rridhnin nga sytė? E pse qan atėherė? e pyeti pėrsėri burri. Ajo u pėrgjigj: ky njeri pranė derės tėnde dhe qė han nga ushqimi yt ka qenė burri im para pesėmbėdhjetė viteve. Nė natėn e parė tė martesės, e trokiti derėn njė njeri dhe kėrkoi ushqim por burri im doli dhe e largoi atė nga dera duke e goditur. Pastaj, u kthye tek unė i neveritur por atij iu ngushtua gjoksi e pastaj mė duket se ėshtė ēmendur apo ėshtė sėmurė nga xhinėt. Ai doli nga shtėpia dhe nuk dinte se kah shkonte dhe prej atij ēasti nuk e kam parė mė deri sot. Kurse tani ai kėrkon lėmoshė nga njerėzit ...
Papritmas burri i saj shpėrtheu duke qarė. Ajo e pyeti: pse qan? Ai u pėrgjigj: a e din se kush ka qenė ai njeri tė cilin e ka goditur burri juaj? Kush? pyeti ajo. Ai u pėrgjigj duke qarė: unė jam ai.
I Lartėsuar qoftė i Fuqishmi Hakmarrės, i Cili u hakmorr pėr robin e Tij tė varfėr e tė gjorė i cili erdhi me kokė tė pėrulur pėr tė lypur prej njerėzve, kurse dhembja ia rėndonte zemrėn e tij prej urisė, dhe ky njeri ia shtoi dhimbjen edhe mė shumė duke e larguar nė mėnyrė mizore prej derės sė tij, kurse zemra ime donte tė copėtohej pėr shkak tė nėnēmimit dhe pėrbuzjes qė e kishte goditur, mirėpo Allahu i Madhėruar nuk e don padrejtėsinė, dhe e zbriti dėnimin e Tij mbi atė qė e nėnēmoi njeriun dhe i bėri padrejtėsi, dhe e shpėrbleu robin i cili bėri durim. Kaluan ditė dhe Allahu e furnizoi me tė mirat e Tij, dhe e dėrgoi dėnimin mbi atė njeri i cili bėri padrejtėsi, dhe ia mori mendjen e ia humbi pasurinė, e ai u bė njė lypės i gjorė.
Dhe, i Lartėsuar qoftė Allahu i Cili e furnizoi robėreshėn e ndershme besimtare e cila bėri durim nė sprovėn e Allahut pesėmbėdhjetė vite dhe ia zėvendėsoi burrin e saj me mė tė mirė.
-
-
i/e regjistruar
Pranoi Islamin,ra ne sexhde dhe nderroi jete
Pranoi Islamin, ra nė sexhde dhe ndėrroi jetė
Shejh Muhammed Hassani tregon:
Erdhi njė ditė njė djalosh amerikan nė qendrėn tonė islamike nė New york dhe kėrkoi qė t'i ndihmojmė dhe t'i tregojmė se si
ta pranojė Islamin. Ai thoshte: Dua ta pranoj islamin... dua ta pranoj islamin... edhe unė dua tė bėhem musliman. Por, mos
mė pyetni pėr shkakun dhe arsyen.
Atėherė i ndihmuam qė ta shqiptojė shehadetin, ia mėsuam marrjen e abdesit, dhe faljen e namazit. Djaloshi dėshmoi LA
ILAHE IL-LALLAH, MUHAMMEDUN RESULULLAH [Nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr pėrveē Allahut [subhanehu ve
teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij]. Pastaj kėrkoj leje qė tė qėndroje me
neve disa ditė dhe ne ram nė ujdi.
Qė nga dita e parė, shikimet tona mbetėn tė kthyera kah ai duke u habitur nga falja namazit te shumtė, nga lutjet e
pandėrprera, dhe nga tė qajturit e vazhdueshėm tė tij!
Nė ditėn e katėrt, djaloshi iu afrua njė vėllaut nė xhami dhe i tha, dua tė dėgjoj Kur'an nga ju, mė lexoni mua Kur'an! Ndėrsa
vėllau i habitur me kėtė djalosh e pyeti: O vėllau im, unė qė sa vite jam musliman dhe tash para teje po e ndjej vetėn shumė
tė dobėt nė adhurim dhe nėnshtrim ndaj Allahut. Tregom ē'ėshtė puna yte? Ēka ka ndodhur me ty?
Atėherė i tha atij: Unė tash e katėr vite jam nė kėrkim tė sė vėrtetės dhe qė katėr vite nuk mė ka kaluar asnjė natė pa qajtur kohė tė gjatė dhe pa kėrkuar nga Zoti i vėrtetė qė tė mė udhėzojė nė rrugėn e drejtė. Njė natė, para se tė vij kėtu, pashė nė ėndėrr
Isaun alejhi selam, i cili mė tha: "Pranoje Islamin, bėhu musliman, pranoje Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tė
Dėrguar, se unė dhe ai jemi vėllezėr, dhe ai ėshtė vula e Pejgamberėve dhe i Dėrguari pėr mbarė njerėzimin...!
Dhe tash pas hyrjes sime nė Islam dhe pas faljes sė namazit po e ndjej njė qetėsi tė zemrės dhe njė kėnaqėsi tė ēuditshme shpirtit, tė cilėn s'kam mundur ta shijojė kurrė mė herėt gjatė jetės sime.
Thotė Shejhu: Dhe po atė ditė, nė namazin e jacisė, u ngrit ky djalosh pėr t'u falė dhe nė rekatin e parė djaloshi ra nė
sexhdeh dhe u vonua shumė nė tė. Saqė e kryem namazin, ndėrsa ai nuk ngriti kokėn prej sexhdes.
Atėherė vrapuan disa vėllezėr tė shohin se ē'po ndodhė me tė, dhe kur e ngritėn kokėn e tij pamė se djaloshi ishte ndarė nga
kjo botė dhe shpirti i tij kishte kaluar nė botėn tjetėr.
-
-
i/e regjistruar
Urtesi
Udhėzime dhe urtėsi
Vėlla musliman!
1. Mos e shty punėn e sotme pėr nesėr.
2. Dėshiro pėr vėllanė tėnd atė qė do pėr vete.
3. Thuaj tė vėrtetėn, edhe nėse ėshtė kundėr teje.
4. Dora e Allahut ėshtė me shumicėn.
5. Vetmia ėshtė mė e dobishme sesa shoqėrimi me tė keqin.
6. Sė pari pėrmirėso tė metat e tua e mė pas tė metat e tė tjerėve.
7. Mos fol pa u menduar dhe mos vepro pa planifikuar.
8. Bėhu besnik ndaj asaj qė tė ėshtė besuar dhe mos e tradhto atė qė tė ka tradhtuar.
9. Te pėrkujdesja (vėmendja) ėshtė shpėtimi, ndėrsa te ngutja ėshtė pendimi.
10. Bėhu ekonomizues nė ushqim, pije, veshje dhe gjumė.
11. Fli mė herėt dhe zgjohu mė herėt.
12. Ki frikė Allahun ēdo herė, tė keqen pėrcille me tė mirė dhe trego mirėsjellje ndaj tė tjerėve.
13. Trego kujdes pėr kufijtė e Allahut, do tė kujdeset Allahu pėr ty.
14. Pėr ēdo gjė tė shkėlqyer (mirėsi) ka shpėrblim.
15. Fjala e mirė ėshtė mirėsi.Porosi nga tė parėt dhe tė fundit
Ka thėnė dijetari i njohur Muhamed ibn Uthejmin, Allahu e mėshiroftė: Transmetohet prej Omer ibn Hatabit se ka lėnė njė fjalė shumė shumė tė dobishme: Kush punon njė punė e nė tė ka bereqet, le ta vazhdojė atė.
Kjo do tė thotė se nėse njė njeri punon njė punė (vepėr), sado tė madhe apo tė vogėl, mirėpo Allahu i ka dhėnė bereqet (tė mira) nė atė punė, ai duhet tė vazhdojė dhe ta punojė atė.
Ka thėnė Malik ibn Dinari: Me njė njeri qė ulesh dhe nuk pėrfiton diēka prej tij, largohu nga ai pa marrė parasysh se kush ėshtė.
Ka thėnė Abid Ahmed ibn Harbi: E kam adhuruar Allahun pesėdhjetė vite e nuk kam mundur ta shijoj ėmbėlsirėn e adhurimit pėrderisa i lashė tri gjėra:
kur lashė kėnaqėsinė e njerėzve, shijova ėmbėlsirėn e tė shprehurit dhe tė thėnies sė hakut (tė vėrtetės);
kur lashė shoqėrimin e njerėzve tė kėqij, gjeta shoqėrinė e mirė edukuese;
kur lashė kėnaqėsinė e kėsaj bote, gjeta ėmbėlsirėn e ahiretit.
Ka thėnė Ebu Derda, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: Kur ta kujtosh vdekjen, radhite veten prej tė parėve.
Ka thėnė Ebu Sulejman ed-Daranij: Kush merret me vetveten e tij nuk ka kohė tė merret me tė tjerėt.
Ka thėnė Imam Ahmed ibn Hanbeli: Nėse dėshiron qė Allahu tė tė japė atė qė ti dėshiron, vepro atė qė Ai kėrkon.
Ėshtė pyetur Ahmed ibn Hanbeli: Sa ėshtė larg Arshi i Allahut prej nesh? Tha: Njė dua e sinqertė nga njė zemėr e sinqertė! Ēelėsat e sė mirės dhe tė sė keqes
Ēelėsat e sė mirės janė:
- ēelėsi i xhenetit: teuhidi (njėshmėria e Allahut).
- ēelėsi i dashamirėsisė: besnikėria.
- ēelėsi i diturisė: pyetja.
- ēelėsi i fitores: durimi.
- ēelėsi i namazit: abdesti.
- ēelėsi i haxhit: ihrami.
- ēelėsi i suksesit: devocioni.
- ēelėsi i shtimit tė tė mirave: mirėnjohja.
- ēelėsi i dėshirave tė ahiretit: asketizmi nė kėtė botė.
- ēelėsi i pėrgjigjes: duaja.
- ēelėsi i imanit: tė menduarit pėr krijesat e Allahut.
- ēelėsi i jetės sė zemrave: meditimi pėr fjalėt e Allahut dhe lėnia e gjynaheve.
- ēelėsi i riskut: istigfari dhe devotshmėria.
- ēelėsi i krenarisė: respektimi i Allahut dhe i tė Dėrguarit tė Tij.
- ēelėsi i rahmetit: bamirėsia ndaj tė tjerėve.
Ēelėsat e sė keqes janė:
- ēelėsi i ēdo mėkati: alkooli, qė ėshtė nėna e tė kėqijave.
- ēelėsi i amoralitetit: muzika dhe dėgjimi i saj.
- ēelėsi i privimit: pėrtacia.
- ēelėsi i hipokrizisė: gėnjeshtra.
- ēelėsi i koprracisė: lakmia.
- ēelėsi i ēdo bidati dhe humbjeje: refuzimi i Sunetit.
- ēelėsi i ēdo tė keqeje: miqėsia e tepruar me dynjanė.
- ēelėsi i kufrit (mosbesimit): tė gjitha llojet e gjynaheve.
Janė tė lumtur dhe fatbardhė ata tė cilėt posedojnė ēelėsat e sė mirės dhe e mbyllin tė keqen, ndėrsa janė tė mjerė ata tė cilėt posedojnė ēelėsat e sė keqes dhe e mbyllin tė mirėn.
Allahu im! Na bėj prej ēelėsambajtėsve tė sė mirės!
-
-
i/e regjistruar
Urtėsi nga haxhi
Nga haxhi mėsojmė shumė urtėsi, tė cilat haxhiu duhet t’i realizojė dhe t’i pėrjetojė shpirtėrisht. Nė vazhdim po veēojmė disa prej tyre:
-Konfirmimi i teuhidit, i njehsimit tė Allahut tė Lartėsuar, kur haxhiu i pėrgjigjet ftesės sė Krijuesit me fjalėn e fuqishme, tė bukur, tė kėndshme dhe tė ėmbėl “LEBEJK ALL-LLAHUM-ME LEB-BEJK – Tė jemi pėrgjigjur Allah, tė jemi tė pėrgjigjur!”
-Veprimet e haxhit, tė cilat haxhiu i kryen nė pėrputhje me formulėn “LEB-BEJK”, manifestohen me shpirt, gjuhė dhe veprim.
-Haxhi ėshtė ibadet qė pėrfshin tė gjitha llojet dhe format e adhurimeve me zemėr, trup dhe pasuri.
-Haxhiu i cili u pėrmbahet mėsimeve profetike duke u larguar nga fjalėt e ndyta dhe gjynahet, kthehet i pastėr nė shtėpi, pa mėkate, ashtu siē ka lindur nga nėna.
-Haxhiu kujton Ditėn e Gjykimit dhe qėndrimin e tij para Madhėrisė Sunduesit Suprem. Haxhiu me ihram e me kokė tė zbuluar, duke madhėruar Allahun dhe duke shqiptuar telbijen nė tokėn e Arafatit, shpreson pėr faljen e Tij.
-Haxhi ėshtė njė kongres qė fton muslimanėt e botės pa dallim ngjyre, race, kombėsie, pozite dhe autoriteti, tė gjithė nė njė kohė dhe vend tė caktuar qė ta pėrmendin Allahun nė ditėt e pėrcaktuara. Kėshtu tė gjithė tė bashkuar nga formula “LEB-BEJK” tregojnė unitetin dhe gatishmėrinė pėr tė qenė umet i dobishėm.
-Haxhi forcon imanin e haxhiut, ripėrtėrin besėn me Allahun e Lartėsuar, shpreh gatishmėrinė pėr pendim, freskon ndėrgjegjen dhe ngre moralin.
-Haxhiu e ushtron veten me durim (sabėr) pėr t’u bėrė ballė lodhjeve, pėr tė respektuar oraret dhe pėr tė pranuar urdhrat.
-Haxhiu e pastron shpirtin me sinqeritet dhe kjo ripėrtėrin jetėn, ngre moralin, forcon shpresėn, krijon bindje pozitive ndaj Krijuesit Allah.
-Haxhiu kujton tė kaluarėn, fillet e para tė thirrjes islame, aktivitetin dhe pėrpjekjen e Muhamedit salallahu alejhi ue selem pėr teuhidin e Allahut tė Lartėsuar.
-Haxhiu, kur merr rrugėn pėr nė Mekė, ndahet nga familja dhe miqtė dhe kjo i kujton vdekjen dhe ndarjen e domosdoshme, e cila nuk pranon kompromis.
-Haxhiu gjatė udhėtimit has vėshtirėsi dhe lodhje, por kur shikimi i tij pėrballet me Qaben, ai i harron lodhjen dhe vuajtjet.
-Haxhiu vesh ihramin, veshjen e bardhė tė ndarė nė dy pjesė, e cila i kujton veshjen e qefinit dhe takimin me Allahun nė Ditėn e Gjykimit.
-Haxhiu i kryen ritualet ashtu siē e ka mėsuar i Dėrguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ue selem; tavafin, saėjin, qėndrimin nė Arafat, nė Muzdelife, gjuajtjen e guralecėve, etj..
Tė mos harrojmė se shpėrblimi i personit tė cilit i pranohet haxhi ėshtė xheneti i Allahut.
-
-
i/e regjistruar
Urtėsi
-Kur linde qave, por tė tjerėt qeshėn. Jeto nė mėnyrė tė atillė qė, kur tė vdesėsh, ti tė shkosh i qeshur, kurse tė tjerėt tė qajnė pėr ty.
-Shkenca e mėson njeriun se si tė fluturojė nė ajėr si zogjtė dhe tė notojė nė ujė si peshqit, por njeriu pa besim nuk di si tė jetojė nė tokė.
-S’ka gjė mė tė rėndėsishme pėr njeriun sesa falja e namazit dhe gjendje mė tė rėndė sesa dhėnia e llogarisė para Allahut, por shumica e njerėzve para kėtyre dy gjėrave janė indiferentė.
-Besimi dhe namazi janė si dy binjakė. Duhej detyrimisht qė njėri tė dilte mė parė nė jetė dhe doli besimi.
-Pėr tė mos rėnė shpesh nė gabime dhe si pėr rrjedhim pėr tė mos ulur prestigjin tėnd, mendo shumė, flit pak dhe mos harro kurrė tė dėgjosh mendimet e tė tjerėve.
-Kur njerėzit nuk mė kuptojnė, kjo nuk mė shqetėson. Unė shqetėsohem me tė vėrtetė nėse nuk arrij t’i kuptoj njerėzit.
-Dije se ēdo gjė ka frytin e saj dhe fryti i diturisė ėshtė afėrsia te Zoti
-Lapsi thotė: “Mos mė lėr nė duart e tė paditurve”.
-Ai qė e sheh ēdokėnd nė fund tė pusit ėshtė vetė nė fund tė tij.
-Ata qė nė jetėn e tyre nuk kanė pasur sukses, ngushėllohen duke nėnvlerėsuar sukseset e tė tjerėve.
-
-
i/e regjistruar
Thėnie tė urta
Fudajl b. Ijadi ka thėnė: “Kush kėrkon njė vėlla pa tė meta, do tė mbetet gjithmonė pa vėlla.”
Ebu Derda ka thėnė: “Qortimi i vėllait ėshtė mė i mirė sesa humbja e tij.”
Disa tė tjerė kanė thėnė: “Ēuditem me njė njeri i cili qan pėr vdekjen e dikujt me lot e nuk qan pėr vdekjen e zemrės sė tij me gjak.”
Ēudi mė e madhe se kjo ėshtė qė njeriu t’i shohė tė metat e dikujt tė mėdha, ndėrsa ndaj tė metave tė veta ėshtė i verbėr.
Kanė thėnė disa selefė: “Nėse dėgjoni muezinin duke thėnė “Hajalesalah (ejani nė namaz)” e nuk mė shihni nė saf, mė kėrkoni nė varreza (tė vdekur).”
Nuk ėshtė rrezik nė kohėn e teknologjisė qė tė zbulojmė mjete tė cilat mendojnė si njeriu, por rreziku mė i madh ėshtė qė tė ekzistojnė njerėz tė cilėt mendojnė si ato mjete.
-
-
i/e regjistruar
Fjalė tė arta –II-
- Sufjan ibėn Ujejne thotė: “Nuk ėshtė nga dashuria e tepruar e kėsaj bote kėrkimi i asaj qė ėshtė e domosdoshme pėr ty”.
-Transmetohet se njė bedevi i pyet banorėt e Basrės: “Kush ėshtė mė i zoti te ju?” Ata i thanė: “Hasan el Basri.” Me ēfarė u bė mė i zoti?- pyetėn sėrish. Ata thanė: “Njerėzit kanė nevojė pėr dijen e tij, kurse ai nuk ėshtė i nevojshėm pėr pasurinė e tyre.” Ai tha: “Sa e mirė ėshtė kjo!”
- Seid ibėn Xhubejri thotė: “Kjo botė ėshtė njė pasuri mashtruese pėr ty, nėse tė shtyn tė harrosh kėrkimin e ahiretit, e nėse tė thėrret nė kėrkimin e kėnaqėsisė sė Allahut, ajo ėshtė njė pasuri dhe pėrfitim i mirė”.
- Aliu (radijallahu anhu) thotė pėr zuhdin: “Nėse njeriu posedon tėrė pasurinė e kėsaj bote dhe me tė vepron pėr hir tė Allahut, ai ėshtė zahid; dhe nė anėn tjetėr, nėse njeriu e lė tėrė pasurinė e kėsaj bote, por jo pėr hir tė Allahut ai nuk ėshtė zahid”.
- Abdulmelik ibėn Abdulhamid Mejmuni thotė pėr imam Ahmed ibėn Hanbelin: “Nuk kam parė asnjė njeri me rroba mė tė pastra, e qė e mbante vetėn; mustaqet, flokėt dhe me rroba mė tė bardha se Ahmed ibėn Hanbeli.”
- Hasen el Basri thotė: “Kini kujdes nga humbja e kohės nė kėtė botė, pėr shkak se kjo botė ėshtė plot humbje. Nuk e hap njeriu ndonjė derė tė saj e qė nga ajo derė mos tė hapen edhe dhjetė dyer tė tjera”.
-Gjithashtu ai thotė: “Nuk ka asnjė njeri qė i madhėron parat e qė Allahu mos ta poshtėrojė atė”.
Fjalė tė arta -I-
- Imam ibėn Ujejne thotė: “Buzėqeshja ėshtė kurthi i dashurisė, kurse mirėsia ėshtė gjėja mė e lehtė; fytyrė e buzėqeshur dhe fjalė e mirė.”
- Ibėn Ujejne thotė: “Para se tė bėheshim imamė (dijetarė) qeshnim dhe luanim, por tani kur u bėmė nga ata qė pasohemi nuk i shohim tė lejuar pėr ne kėto gjėra, pėr shkak se duhet tė ruhemi (pasi janė pasqyrė pėr tė tjerėt).”
-Lukman Hakimi i thotė birit tė tij: “O biri im! Zgjidhi mexhliset (tubimet) me syrin tend! Kur tė shohėsh njė grup tė njerėzve qė e pėrkujtojnė Allahun ulu me ta , nėse ti je i dijshėm atėherė ty do tė bėjė dobi dituria jote e nėse je i padijshėm, atėherė ata do tė mėsojnė ty. Ndoshta Allahu do t`i kaplojė ata me mėshirėn e Tij dhe ajo mėshirė do tė pėrfshij edhe ty. Kur tė shohėsh njė grup tė njerėzve qė nuk e pėrkujtojnė Allahun ne tubim, mos u ul me ta, pėr shkak se nėse ti je dijetar, atėherė ty nuk do tė tė bėjė dobi dija jote e nėse je i padijshėm, atėherė ata do ta shtojnė injorancėn tėnde dhe ndoshta Allahu do t`i godasė ata me dėnim, pastaj edhe ty do tė godasė dėnimi i tyre.”
-Thuhet pėr urtėsinė gjatė ndalimin nga e keqja dhe urdhėrimit tė sė mirės: “Le tė jetė urdhėrimi yt pėr tė mirė me tė mire, kurse ndalesa jote nga e keqja mos tė jetė me tė keqe.”
- Ali ibėn Ebi Talibi thotė: “A dėshironi t’ju tregoj se kush ėshtė fakih (i dijshėm) me plotkuptim tė fjalės?” Ata thanė po. Ai tha: “Ai njeri qė nuk ua humbė shpresėn njerėzve nga mėshira e Allahut, ai qė nuk i mėrzitė nga begatitė e Allahut dhe ai qė nuk i siguron njerėzit nga dėnimi i Allahut.”
- Gazaliu pėrmend njė thėnie tė Sufjanit i cili i ka thėnė shokėve te tij: “A e dini ju se ēka ėshtė butėsia?” Ata thanė: “Na thuaj, o Sufjan!” Ai tha: “Vendosja e secilės gjė nė vendin e tij, ashpėrsinė nė vendin e tij, butėsinė nė vendin e tij, shpatėn ne vendin e tij dhe kamxhikun nė vendin e tij.
-
-
i/e regjistruar
Thėnie nga 4 kalifėt
"Vėrtet, Iblisi qėndron pėrpara teje; vetja nė tė djathtėn tėnde; epshi nė tė majtėn tėnde; dynjaja pas teje; gjymtyrėt rreth teje; i Plotfuqishmi sipėr teje. Iblisi tė fton pėr nė epsh, dynjaja tė fton nė zgjedhjen e saj nė dėm tė ahiretit, gjymtyrėt tė ftojnė pėr nė mėkate dhe i Plotfuqishmi tė fton pėr nė xhennet dhe falje."
Ebu Bekėr es Sidik
"Pashė tė gjithė miqtė (tė dashurit) dhe nuk pashė mik mė tė mirė se sa ruajtja e gjuhės; pashė tė gjithė veshjet dhe nuk pashė veshje mė tė mirė sesa devotshmėria; pashė tė gjithė pasuritė dhe nuk pashė pasuri mė tė ēmuar sesa vetėmjaftueshmėria; Pashė tė gjitha bindjet (punėt e mira) dhe nuk pashė mė tė mirė sesa kėshilla; pashė tė gjitha ushqimet dhe nuk pashė ushqim mė tė mirė sesa durimi."
Umeri
"U ēudita me atė person qė e njeh vdekjen dhe vazhdon tė qeshė; u ēudita me atė qė e diti se dynjaja do tė zhduket dhe pėrsėri e kėrkon atė (dynjanė); u ēudita me atė qė e njohu se ēėshtjet janė sipas pėrcaktimeve dhe ai mėrzitet pėr gjėrat e kaluara; u ēudita me atė qė e njohu llogarinė dhe vazhdon tė grumbullojė pasuri; u ēudita me atė qė e njohu zjarrin dhe ai bėn mėkate; habitem me atė qė njeh Allahun me njė njohje tė sigurtė, dhe pėrkujton dikė tjetėr pėrveē Tij; habitem me atė qė njeh xhennetin me njė njohje tė sigurtė dhe rehatohet me dynjanė; habitem me atė qė njeh shejtanin si armik dhe pėrsėri e ndjek (pason atė)."
Uthmani
"Shpifja ndaj femrave tė pafajshme ėshtė mė e rėndė sesa qielli; e vėrteta ėshtė me e gjerė sesa toka; zemra e kėnaqur ėshtė mė e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) ėshtė mė e fortė sesa guri; sundimtari i padrejtė ėshtė mė i nxehtė sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirėnjohėsit ėshtė me e ftohtė sesa acari; durimi ėshtė mė i hidhur sesa helmi."
-
-
i/e regjistruar
Thėnie nė lidhje me thjeshtėsinė
Ali ibėn Ebi Talib -Allahu qoftė i kėnaqur me tė!- ka thėnė: “Vėrtet, dynjaja ka shkuar dhe e ke lėnė prapa, ndėrsa ahireti ėshtė pėrpara dhe pėr secilėn nga kėto ka djem, ndaj jini prej djemve tė ahiretit e mos jini prej djemve tė dynjasė se, vėrtet, sot ka punė dhe nuk ka llogari, ndėrsa nesėr do tė ketė llogari e jo punė.”
Allahu i Lartėsua thotė: "E pėrgatituni me furnizim (pėr rrugė e udhėtim), e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria." Bekare, 197.
Isai i biri i Merjemes (Paqja e Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Kalojeni dynjanė si udhėtarė e mos u bėni banorė tė saj.”
Po ashtu ka thėnė: “Kush ėshtė ai i cili ndėrton mbi dallgėt e detit shtėpi?! E tillė ėshtė dynjaja, mos e konsideroni atė tė pėrhershme.”
Abdulla bin Aun -Allahu e mėshiroftė!- ka thėnė: “Vėrtet, ata qė kanė qenė para nesh linin prej dynjasė atė qė ishte mė e mirė pėr ahiretin dhe, vėrtet, ju po lini prej ahiretit ēka ėshtė mė e mirė pėr dynjanė tuaj.”
Kjo ishte nė kohėn e Abdullah bin Aunit, ndėrsa sot, shumica e njerėzve e kanė lėnė pas dore ahiretin, madje edhe mirėsinė e saj.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt