Shekulli, 11/02/2010
Avokati i Popullit:
I propozuam Berishės pėr eshtrat, por na injoroi
Lindita Ēela
Nė vjeshtė tė vitit tė kaluar, Avokati i Popullit i propozoi kryeministrise ngritjen e komisionit per verifikimin e te vrareve ne diktature. Ende kryeministria nuk i ka dhėnė njė pėrgjigje
TIRANĖ- Gjashtė muaj mė parė, Avokati i Popullit ka depozituar nė kryeministri kėrkesėn pėr njė nismė ligjore pėr verifikimin e tė vrarėve tė regjimit komunist por kjo kėrkesė ėshtė anashkaluar nga kryeministri Berisha. Por dje, pak ditė pas zbulimit tė varrezės dhe pak ditė pėrpara nisjes sė negociatave pėr krizėn politike, kryeministri "shpalos" nė mbledhjen e qeverisė propozimin pėr ngritjen e njė Task-Force.
Shkresat zyrtare tė Avokatit tė Popullit nėpėrmjet tė cilave kėrkohet ngritja e njė Komisioni Shtetėror pėr tė identifikuar vendet e caktuara pėr ekzekutimet e tė dėnuarve nga diktatura komuniste, kanė zbuluar se e gjithė nisma e qeverisė nė fakt ėshtė e kopjuar. Pėr muaj tė tėrė kryeministri ka heshtur ndaj propozimit tė Avokatit tė Popullit dhe tani deklaron se ėshtė gati tė bėjė gjithēka pėr tė dėnuarit e regjimit komunist.
"Dua tu informoj se javėn qė vjen qeveria do tė vendosė ngritjen e njė Task Force, e cila do tė merret me kėrkimin, gjetjen, e trupave tė burrave dhe grave, intelektualėve tė kėtij vendi, punonjėsve qė u ekzekutuan barbarisht nga regjimi hoxhist, vetėm e vetėm se besonin tek fjala e lirė, tek zoti, tek vendi i tyre, pra ne vlera qė janė sa hyjnore aq edhe njerėzore". Kėshtu ka deklaruar dje kryeministri Sali Berisha duke bėrė me dije ngritjen e njė komisioni propozimin e tė cilit e ka mohuar pėr muaj tė tėrė.
Nė vjeshtėn e vitit tė kaluar, ka qenė Avokati i Popullit ai qė i ka propozuar kryeministrit ngritjen e njė Komisioni Shtetėror pėr gjetjen dhe identifikimin e eshtrave tė tė pushkatuarve me gjyq dhe pa gjyq gjatė regjimit komunist nė Shqipėri. Propozimi i bėrė nga Avokati i Popullit vinte pas qindra kėrkesave tė mbėrritura pėr ndihmė nė kėtė institucion nga familjarėt e viktimave. Nė kėtė propozim tė bėrė nga Avokati i Popullit, jo vetėm qė kėrkohet ngritja e komisionit por edhe denoncohen emrat e njerėzve qė sot janė nė administratėn e lartė shtetėrore por kanė marrė pjesė nė togėn e ekzekutimit apo edhe gjyqet politike.
Sipas propozimit tė bėrė, komisioni tė pėrbėhej nga ish-tė pėrndjekur politikė, nga Ministria e Drejtėsisė, ajo e Brendshme, Prokuroria e Pėrgjithshme, Sektori i Arkivave si dhe ekspertė tė Mjekėsisė Ligjore. Detyra e kėtij komisioni, sipas propozimit tė Avokatit tė Popullit, do tė ishte pikėrisht gjetja dhe mė pas ekzaminimi i plotė i eshtrave dhe dėrgimi i tyre pranė familjarėve.
"Pėr masat qė do tė merrni nė zbatimin e kėtij rekomandimi ju lutem tė na ktheni pėrgjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditėsh tė parashikuar nė nenin 22 tė ligji pėr "Avokatin e Popullit",- thuhet nė shkresėn dėrguar nė vjeshtė tė vitit tė kaluar kryeministrit Sali Berisha. Burime nga Avokati i Popullit thonė se deri mė dje nuk ka mbėrritur asnjė pėrgjigje zyrtare nga kryeministri nė lidhje me propozimin e bėrė nė vjeshtė tė vitit tė kaluar.
Krijoni Kontakt