Close
Faqja 57 prej 206 FillimFillim ... 747555657585967107157 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 2056
  1. #561
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga merkuri Lexo Postimin
    Preng Sherri

    Ju shume pak po e njifnit politiken e serrbit!

    Serrbet kan tradite dhe din ku duhet ti ngacmosh shqiptaret, ata saher qe bastisnin nje familje shqiptare, thonin;

    "komshiu i juaj i pare na ka treguar ku e ke armen"!

    ai duke ju besuar serrbve, dorzonte armen dhe pa vonuar shume blente armen tjeter dhe dilte e vrante komshiun e pare per gjoja deshmi para policise se ka arme!!!

    Mirepo, dr Ibrahim Rugova sikur te kishte tradheti ndaj shqiptarve e miqesi me milloshevitet, ai ose nuk do merrte pjese ne deshmin e tije ne gjykaten e Hages kunder millosheviqit, ose te pakten nuk do i lartesonte luftetaret e Lirise UCK-en!

    Ai ja tha millosheviqit ne sy, se te gjitha te thenat tuaja nuk qendrojne.

    Perveq kesaj, une ua them me plotekuptimin e fjales, se po te kishte ndonje pranim te Rugoves para millosheviqit te nenshkruar ne leter, sikur mundoheshin mediat serrbe ta paraqesin ne mjetet e informimit, millosheviqi do ta paraqiste ne Hag ne prani te Rugoves.

    Fundja neve nuk po kerkojme nga kundershtaret politik te dr.Ibrahim Rugoves asgje; as te marrin pjese ne perkujtime te pervjetorit te vdekjes, as ne perkujtime te pervjetoreve te shpalljes se Kosoves se Pavarur, Deklarates kushtetuese, apo diq te ngjajshme, nga se ata kundershtar jan te pavlefshem per kombin.

    Populli shumice e dha provimin e tije gjat pranise se tije me rastin e vdekjes dhe ne vorrimin e tije, ku edhe ne temperatura mbi minus 20 grad, qe nga mosha feminore, deri ke pleqet, pritnin pjekjen e tyre per ta nderuar per here te fundit me mbi 6 (gjasht) ore ne radh!

    Fatmiresisht qe realitetin e Rugoves po e pranon te gjithe Lideret e te gjitha partive Politike, dhe secili prej tyre po kerkon kuadra nga LDK-eja dhe po e praktikojne politiken e dr.Ibrahim Rugoves.

    Tani edhe po verehet mungesa e tije, nga se po lozin me keta politikajt e tashem si macja me mijet.
    E para, mendoj që politikën serbe e njohë mirë shumë mirë; besoj që e di akoma pa folur ata se çfarë mendojnë, çfarë planifikojn dhe si do t'mundohen të veprojnë!
    Unë kam lindur në robëri dhe merre si të duash s'kam pas mundësi tjetër përpos ta mësoj mirë se çfarë mendon dhe si e mendon asgjësimin tonë serbi: dhe atë jo vetëm dje, sot por edhe nesër.
    Tashti, Ju përmendni Gjykaten e Hagës dhe këtë e merrni si dëshmi se gjoka Ay s'paska qenë i atilllë çfarë ne mendojm që ka qenë.
    Secili Njeri e di që në hagë - Rugova s'do të dëshmonte pro Millosheviqit dhe kundra vet-vetës.
    Millosheviqi në Hagë ishte " kartë e djegur më".
    Kundra Millosheviqit në Hagë kanë dëshmuar edhe serbët ore zotëri! Kundër tij dëshmonin edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë por që tash pasi që ay ishte në Hagë dëshmonin ndryshe ngaqë secili dëshironte të shpëtonte lëkurën e tij.
    Kështu që, dëshmia e Rugovës në Hagë, megjithëse nuk ishte kush e di se çfarë, nuk dëshmon asgjë se ay nuk ishte në dijeni dhe në bashkëvij me politiken serbe ose së paku nuk ishte i interesaur për ta penguar atë politikë.
    Ne jemi dëshmitarë që, pas Lufte edhe ata që deri dje u kishin shërbyer Serbëve publikishtë filluan të bëhen patriot: bile-bile u bënë patriot shumë të zjarrtë që po t'i dëgjoj dikush do t'mendonte se " për Patriotizem dhe për devotshmeri atyre s'do tua kalonte as Adem Jashari.
    Tashti si shumë po mirreni me vdekjen e tij dhe me pjesmarrjen në varrim. Propaganda e shtetit dhe e mediave e përpunon popullin. Varrime të tilla i bënë, Titos, Leninit, Stalinit, Enverit, Brezhnjevit, mao Ce dungit etj etj.
    Por, kur mediat u lanë të lira për ta treguar të vërtetën, po ata jerez që prisnin me radhë për t'u përkul para arkivoleve të tyre- po të njetit i zhvarrosen nga varret.
    Edhe puna e Ibrahim Rugovës nuk ishte gjë tjetër përpos i njejtë me ata që në faktë edhe i ideologjizonte ngaqë kemi një shkrim të Rugoves kur " krahason Titon me Leninin e Madh" siç e quan ay.
    Por me këtë rast me Rugovën ish anëtarët e Lidhjes Komuniste të Jugosllavis shkuan edhe më lartë sipas përvojes që kishin: dhanë 15 ditë ditë zije!
    PRa me mendsin Politke të Komunistëve rugovist. Por është interesant kur t'i degjosh pallin si GOMAR sa mundin gjoja për Demokraci dhe kundra Komunizmit por në Praktikë të gjitha veprimet dhe Idetë i kanë Komuniste; s'mund të lirohen nga mësimet e vjetra.
    Amerika që krenohej me Reganin si President ngaqë e bëri atë më të fortë se që ishte dhe e shkatrrojë bashkimin Sovjetik - kur vdiqë nuk mbajtën as edhe një të vetmen ditë Zije!
    KJo është demokraci!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  2. #562
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    EKSKLUZIVISHT PËR GOVNAT E GJALLË (ENDE!)


    Sa po kundërmor erë e coftinës!

    Mlone , mlone , mlone ...mlone...

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB, E HASA ME SHOKË PO LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES.

    BAC , O QU LUGAT GOVNA, PO ERË E KEQE PI VJEN , NA MYTI!!!!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #563
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Au qu apet apo qka ?

  4. #564
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    po me ngre per gjuhe andaj po te them se separi juve duhet te vetdijsoheni .Si nuk e kuptoni se sa e sa raste popujt bejn luft po as kush si ndihmo as nato as dito ,shiqo rastin Palistin ,Qeqeni e shum eshum vende ne botë
    Nese nisem nga logjika jote ateher qenka dasht posa ka lindur Rugova esht dasht nato te intervenoi .Une as nji her nuk kom mohu kontributin e uck-es por nji gje shqiptaret te cilet nuk e kan kuptuar se luften esht dash ta bej sepse ajo na esht imponuar po ne nuk ishim as me numer as me arsenal te barabart per luft me Serbin,andaj ne duhet brezav qe vin thash tu a themi se ne kemi punu pak per te qen te lir e ju punoni se 100 vjet duhet ta prisni lirin po ua mori dikush.
    Disa qe po i bejnpadrejtsi Rugoves i bejn nder veq Shkaut ,pra kuptoje se liria nuk blihet por fitohet me pushk e pend sot 1 e treta ka mbet ne dor te shkaut ,kjo justifikon ralitetin tone me te mir.A mos ju a la Rugova jo as uqk jo po ata e kan nji her per nji her.Rugova nuk ja dha Debellden, Albinin nuk e burgos sa her te ju teket Unarmiqve Malit te zi nuk ja dha Rugova qindra hektar Dhe nuk jua beri deputetve pagat sa mer nji mesues po njizet fishin .Mjeksia esht ne kollaps etj Shqiptaret ne luft jon frikacak e ne paq jon hajna .Me te mira shoku disa.
    Rasti i Çecenis,Palestines eshte krej raste tjeter,sepse aty edhe Amerika eshte kunder ketyre shteteve per kete arsye nuk intervenon,dhe ajo qeshtej eshte shum me e madhe se Kosova sepse aty ka interesa me te medhaja.
    Jo nuk them se kur ka lind Rugova eshte dash te intervenoj NATO,por mjafton me qen 20 ne pushtet per ta sjellur nje ndihem nga Nderkombetaret.
    Po eshte normale qe qdo shteti njefar menyre i imponohet lufta pos ukupatorve serb qe kan deshir te marrin toka tjera.
    Po eshte e vertet qe nuk ishum as ne numer as ne arsenal te barabaret me serbin por prap se prap eshte dashur te luftosh ndryshe nuk kishum pas mundesi ta largojm shkaun nga tokat tona.
    Nuk po i bej padrejtesi Rugoves,por ne po e them nje te vertet edhe pse per disa eshte e hidhur por nuk mund ti shmangemi realiteti.
    Eshte e vertet qe liria nuk blehet por fitohet me gjak e me lufte,por Rugova yt as njeren nuk e veproj ,perkunderazi ai punoj per te ja falur serbis tokat.
    Debellden,Mitrovicen dhe pjeset tjera te Kosoves i kemi humbur si pasoj e politikes se Rugoves,Hashimit,Sejdis,sepse keta kan qen te paraet per Negociata me serbin dhe si shkak i atyre Negociatave dhe i pranimit te Pakos se Ahtisarit ne po i humbim tokat tona.

    Te vetemit Lider qe mund ta nxjerrin Kosoven prej germinave jan Adem Demaci dhe Albin Kurti.

    Me t'mira
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #565
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga merkuri Lexo Postimin
    Mos e ofendoni Disa-n, na se ai eshte nje provokato, ku me provokimet e tije mundohet ta vertetoj se sa te vendosur jan adhuruesit e dr.Ibrahim Rugova.

    fundja babi dhe mami i tije nuk e meritojne te ofendohen per fatin qe djali i tyre eshte nje shakagji.

    ne shej respekti te Presidentit Rugova, mos i ofendoni kundershtaret, nga se as ai kuuuuurr nuk ka replikua me ata qe kan fol keq per te, nga se ai thoshte;

    "demokracia i ka rregullat e veta, andaj ne ate loje jemi fut edhe, sepse neve jemi percaktuar dhe po luftojme per demokraci".
    Jo zoteri nuk po provokoj po po e them nje te vertet per kete njeri.
    E per te vendosur e pam sa jeni ja 2 koleg te tute ne kete forum e nderpreten debatin sepse nuk kishin argumente ta mbronin Tradhetarin sepse tradhetari nuk mbrohet dhe per kete arsye ata e nderpreten debatin.

    Eshte e vertet qe Rugova kurr nuk i ka ofenduar kundershtaret a din pse? sepse kundershtaret e tij kan qen ne Rruge te mir.
    Ta marrin nje shembull:si mund ta kundershtoj Rugova Demacin kur Demaci ka vuajt 30 vite burg per Kosove e ti thote Zoteri Demaci ti je gabim q epo rrin ne burg per Kosoven pra eja dhe tradheto popullin sikurse jam une duke e tradhetuar kjo eshte absurd.

    Me t'mira
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #566
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga i_paEpuri Lexo Postimin
    ...presedniku qe kurr nuk arriti te behet, Kryetare i shtetit te Kosoves, sepse se kishte merituar kurr, dhe Krijuesi i dha dekoraten e merituar sepse kishte tradhetuar edhe Kombin edhe Fene...

    ...ishte nje frigacak i keq qe i kishte bere popullit magji te zeze dhe me mashtrim e rrene dhe me dhunene e jaranit te tij te milloshit arriti te mbante nje poste qe e donte me shume se gruan e ti ndoshta, i humburi qe deshironte ta katandiste popullin Shqipetare, por qe per fatine e Shqipetareve humbi vete, qofte i humbure kujtimi per te...


    tungiii

    .....pergjithmon.......ta harrojm coftinen....qe ka perqar miljona shqiptar ky i pa ftyr.....

  7. #567
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    63
    Sa me shume qe disa po e urrejne dr.Ibrahim Rugoven, aq me shume po na rritet krenaria qe e patem, sidomos tani kur te gjithe lideret e partive kundershtare po e respektojne Presidentin e pare te Kosoves.

  8. #568
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Rugova: Familja Jashari është heroike dhe do të ketë për kujdesin shtetërore
    Në katërvjetorin e shkuarjes në amshim (7)
    Kështu është shprehur presidenti Ibrahim Rugova për komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin në një pyetje të një gazetari

    Rreth mendimit kritik për të kaluarën, Rugova thotë: “Edhe kjo do të jetë çështje e një procesi. Për disa gjëra, aktualisht duhet të mbledhim forcë e t’i kualifikojmë, që të mos merremi më vonë me to. Për çdo vlerësim për të kaluarën, duhet të jemi të matur, që të pranohet e të ruhet ajo që është vlerë. Nuk duhet bërë vlerësime pa argumente, pa dokumente dhe pas një revolte të akumuluar. Duhet një vlerësim ndaj kulturës dhe proceseve politike, por gjithsesi të bëhet si duhet. Jemi në situatë kur kërkohet të pranojmë çdo kontribut që na çon përpara. Shpesh fajësohet edhe historia, për mungesë të strategjisë. Fatkeqësia jonë është se kurrë nuk kemi pasur histori të mësimeve por vetëm deskriptive. Bile, nuk i kemi dokumentet as në nivelin elementar, edhe nga historia më e re. Të krijojmë një vetëdije të tillë, që do të na kthejë kah e mbara e mos të kthehemi e të merremi me akuza.

    Evropa e ka kuptuar gabimin ndaj shqiptarëve

    Sot fajësohet Evropa që na i ka caktuar kufijtë. Është krejt normale, por kjo duhet të bëhet përmes debateve shkencore. Evropa, sot, e ka kuptuar shumë mirë se ka bërë gabim në të kaluarën, sidomos më 1918 e me 1945. Mirëpo, Evropa tani e ka paraqitur një koncept të ri të organizimit – zhdukjen e rëndësisë së kufijve. Vepron sipas logjikës: ‘jo të merresh me gabimin sa për ta pranuar gabimin, por ta dish gabimin dhe të punosh për ta ndriçuar atë, gjithnjë sipas konceptit të ri, që e mund gabimin’. Të gjithë shqiptarët duhet të luftojnë që të integrohen në Evropë, pa dallim kufijsh”. Më 10 gusht 1993, thotë: “Serbinë nuk e pranojmë ndryshe veç si shtet fqinj”. Në Kosovë duhet të ndërtojmë një unitet pluralist, jo të atij lloji që kishim më parë.

    Presidenti Rugova, për zgjedhjet e 28 tetorit 2000, tha: “Sot është një ditë e madhe për demokraci dhe pavarësi të Kosovës. Falë Zotit, NATOS dhe rezistencës sonë kombëtare, sot mbahen zgjedhjet e para lokale në Kosovën e lirë. Për shqiptarët e Kosovës, paraqesin ditë feste dhe gëzim, sepse ata, për herë të parë, votojnë të lirë”. Pas fitores së LDK-së, Rugova u deklarua shkurt: “Me rëndësi është se ka fituar e gjithë Kosova”. Ndërsa, për të u tha: “Dr. Ibrahim Rugova apo kampioni i trefishtë i Kosovës, shënoi edhe një fitore, të cilën e quajti solide. Kështu që, të bashkëpunojmë edhe me të tepër, për të mirën demokratike të Kosovës, të pavarësisë, të cilën nuk e heq kurrë nga fjalori i tij politik. Ai është si një zjarr që kurrë nuk shuhet”. “Fokus”, e përjavshme gjermane shkruan: ”Dr. Ibrahim Rugova është kategorik se ‘Beogradi nuk do të pyetet për pavarësinë e Kosovës. Nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë. Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.

    Presidentit i dorëzohet medalja me emblemë të Policisë së Kosovës

    Pjesëtari, në aktin e dorëzimit të këtij shpërblimi, iu drejtua me fjalët: “I dashuri president Rugova, në emër të pjesëtarëve të SHPK-së, ta ndajmë këtë dhuratë, për nderin që na keni bërë, me rastin e vizitës suaj Akademisë sonë. U jemi shumë mirënjohës për punën tuaj që keni bërë në të mirë të Kosovës”. Në bisedë me Oto Shilin, ministër i brendshëm gjerman më 14.03.2001 thotë: “Problemet në rajon duhet të zgjidhen me mjete paqësore”.

    Për Adem Jasharin dhe familjen e tij, presidenti Rugova thotë: “Mendoj çdo të mirë, e çdo lëvdatë. Familja Jashari është heroike dhe do të ketë për kujdesjen shtetërore. Adem Jashari është hero i Kosovës”. Ndërsa për Sali Çekun, thotë: “Do të mbetet njëri ndër trimat dhe burrat më të mëdhenj të Kosovës. Më 30 janar 2002 Sekretaria e Shtetit të Vatikanit, ia përcjell falënderimet e Papa Gjon Palit II. Ndër të tjera, thuhet: “Kanë mbërritur tek Ati i Shenjtë shprehjet e urimeve Tuaja, të cilat, së bashku me popullin shqiptar të Kosovës, ia keni dërguar Atij, me rastin e Krishtlindjeve të shenjta. Hirësia e Tij, Papa, e ka çmuar shumë gjestin Tuaj të kujdesshëm. Dëshiron të shpreh urimin e Tij të përzemërt për banorët e Kosovës, aq të dashur për të. Ju dërgon një përshëndetje të bekuar, Juve dhe bashkatdhetarëve Tuaj”.

    Dëshmia historike për Kosovën në Tribunalin e Hagës

    Presidenti Rugova, në Gjyqin e Hagës, prej 2-7 maj 2002, në cilësinë e dëshmitarit, i doli përballë kryekriminelit Slobodan Milosheviq. Dëshmoi për popullin e vet, sa e sa herë të ekspozuar para gjenocidit serb. Mbrojti të drejtat legjitime për sovranitet. Mbrojti luftën shumëshekullore të bashkëkombësve. Mbrojti rezistencën dhe luftën e fundit të popullit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke e demaskuar atë para botës, tregoi një pjekuri të rrallë, prej burrështetasit historik. Rugova, gjyqin dhe gjykimin e vlerëson si një ngjarje me rëndësi dhe satisfaksion për popullin e Kosovës, se “është një ndër gjykimet më të mëdha të shekullit, për gjenocidin, masakrat dhe krimet e fundit kundër njerëzimit, ndaj ne e përshëndesim. Sigurisht, do të jetë një gjykim i drejtë, i qëndrueshëm dhe leksion për udhëheqësit e tjerë në botë, se nuk mund të udhëheqin pa ligj”.

    Faza e parë e dëshmisë së Rugovës ishte e përqendruar edhe në shpjegimin e filozofisë së rezistencës së tij dhe në idenë e përbashkët, që kishin edhe partitë e tjera shqiptare në Kosovë, për Statusin e Kosovës. “Së pari donim që Kosova të ishte Republikë në Federatën e atëhershme të Jugosllavisë. Pastaj, kur ajo u shkatërrua, edhe pavarësi”. Pasqyrohej qartë Lufta dhe paqja në Hagë. Shtypi i Kosovës e quan: “Dëshmi brilante të Presidentit të Kosovës, të përgatitur mirë e me kujdes, për një gjykim shekulli”.

    Duke folur për takimin Rugova – Millosheviq, në valën e luftës së zhvilluar nga NATO-ja më 1999, Rugova tha: “Natyrisht, ata kanë menduar se do të bëjnë ndonjë kompromis politik me mua, por kanë menduar edhe të më diskreditojnë para shqiptarëve në Kosovë”. Adnan Merovci: “Mund të them me përgjegjësi morale e materiale se Z.Rugova nuk ka marrë pjesë në vendimin për takim. Thjesht, takimi me Milosheviqin është realizuar pa dëshirën e tij. Këto kanë qenë momente kur është luftuar për vdekje apo jetë. Këtu, më së paku, mund të flitet për politikë. Mendoj se regjimi serb, përmes këtij takimi, për ekzekutimin e Z.Rugova politikisht e pastaj fizikisht, ka kalkuluar gabimisht. Shqiptarët nuk do ta hedhin liderin e tyre për një takim të imponuar. Vetëdija e shqiptarëve është pak më e madhe se kalkulimet e politikës serbe”.

    Rugova, me dëshminë e tij në Hagë, vërtetoi se është lideri i merituar i shqiptarëve të Kosovës. U dëshmua se politika e tij është politikë e rangut më të lartë intelektual dhe kombëtar. Është politikë globale ndërkombëtare, të cilën vetëm ai diti që ta krijojë dhe ndërtojë. Përkundër akuzave të kryexhelatit, Rugova dëshmoi se: “UÇK-ja nuk ishte terroriste dhe se asnjë shtet, as Stejt Departamenti, nuk e ka shpallur të tillë. Ka qenë një organizatë, që është krijuar nga populli, kur ka filluar sulmi ushtarak serb mbi Kosovën.

    Vijon
    http://www.botasot.info/def.php?category=50

  9. #569
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Plaku,rri ne oda te burrave pije naj qaj a naj kaffe se nuk qenke ti per politike,ti a perralla te gazetes anti-shqiptare Bota Sot po na tregon neve ketua.
    Si mendoni ti njeher po e quaj UCK-ne Terrorsit tani po e dekoroj familjen Jashari,ky eshte absurd.

    Me t'mira
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #570
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Plaku,rri ne oda te burrave pije naj qaj a naj kaffe se nuk qenke ti per politike,ti a perralla te gazetes anti-shqiptare Bota Sot po na tregon neve ketua.
    Si mendoni ti njeher po e quaj UCK-ne Terrorsit tani po e dekoroj familjen Jashari,ky eshte absurd.

    Me t'mira
    -------------------
    Ku është kah të dhemb ?
    E vërteta !

    Ti,asnjë të vërtetë deri më tash nuk na e the,kurr..,perveç paçavureve të "Dosjeve" që as ju që i keni shkruar vet,më nuk po i besoni...
    Thuaje një të vërtetë njëherë.., se do ta kesh më lehtë kur të pjerdhish ti e shumë shokë të partisë..që e keni bërë këtë Forumë ma zi se shumë tjere, që u vanë për m...!

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •