Ky kendveshtrim eshte nje kendveshtrim i mbrapshte human: hajde bashkohemi per hir te te qenit te bashkuar meqe i themi vetes se krishtere e meqe jetojme vetem kaq afer njeri-tjetrit. Levizja ekumenike nuk ka per qellim te vete "bashkimin e kishave", ka per qellim te vete deshmine universale te Krishterimit, te besimit apostolik.
Nuk eshte tamam keshtu. Madje mund te thuhet se ne vazhdim te miteve eshte edhe ai qe shpreh ti me lart. Mit, ne sensin, se bashkimi i kishave presupozon nje seriozitet tejet te madh, ndonje pjekuri te papare shpirterore, dashuri te ndersjellte, doktrine te superunifikuar.
Per te kuptuar se si bashkohen kishat, duhet pare se si u ndane ato, ose se ne cfare gjendje e lloj uniteti gjendeshin keto dy kisha para se te ndaheshin.
Edhe po te bashkohen kishat, ne nje menyre ose tjeter, heret ose vone, prape do te fillojne ndasite mes polesh, ne mos ato te vjetra, te reja, ose te reja me baze ato te vjetrat. KJO ESHTE natyra njerezore!
Psh, nje i krishtere lindor bizantin, gjate periudhes se shek.8-11 (psh vitet 879-1054), nuk kishte me teper unitet e dashuri per nje te krishtere perendimor latin, packa se kisha ishte NJE, se sa kane sot. Dallimet po ashtu nuk ishin me te pakta, si mentaliteti, tiparet politike, botekuptimi, madje edhe ne doktrine.
E megjithate keta te dy quheshin formalisht anetare te te njejtes kishe asaj katolike.
Nqs keta mund te jetonin qofte edhe formalisht ne unitet kishtar, pse qenka kaq e pamundur kjo sot, kur, sic thashe dallimet jane ende te se njejtes natyre.
Ja nje rrugezgjidhje qe ofrohej ne ato kohe:
Ne 1020, patriarku i Ko.pojes i ben nje propozim papes se kohes, qe ti harrojne te gjitha grindjet e qe papa te njohe me pak fjale sovranitetin e patriarkut brenda territorit te vete, ashtu sikurse papa e ka per te gjithe boten.
Krijoni Kontakt