Kjo nuk eshte peralla e njohur nga vogjelia e jone eshte e verteta qe po e perjetojme roberine dhe hajnine e papare deri sot.Lexoni faktet per kryehajnin dhe 40 cubat qe Kosoven e sollen ne prag te bankrotit si shtet dhe shqiptaret si popull.
Artikull i marre nga "gazeta express"
Për dy javë, shkatërrojnë 35 milionë euro
Projekti 35 milionë euro për hapjen e Mihjes së Re të Sibovcit, ka dështuar. Makineritë e rënda tash janë pjesërisht të demoluara. Inxhinierët fajësojnë menaxhmentin e KEK-ut, në krye me Arben Gjukën, që ka blerë makineri të vjetra, për të reja. I konsideruar projekti më i madh në dy dekadat e fundit në Kosovë, ai duket se u shkatërrua vetëm për dy javë pas përurimit.
Nga Zekirja Shabani më 06.01.2010 në ora 8:21
Një natë para festës së Vitit të Ri, projekti më i madh energjetik i Qeverisë së Kosovë në dy dekadat e fundit - ka dështuar.
Në mihjen e re të Sibofcit jugperëndimor që më 15 dhjetor ishte përuruar vendosja e makinerisë së rëndë për nxjerrjen e qymyrit, të martën ekipi i gazetës Express, e ka gjetur pjesërisht të demoluar. Në dy linjat e shiritave të rinj transportues mungojnë 6 reduktorë dhe cilindra që duhej të vinin në lëvizje shiritat për bartjen e qymyrit nga mihja në termocentralet ekzistuese derisa të ndërtohet termocentrali Kosova e Re.
Punëtorët që për tri javë kishin punuar në këtë pjesë të mihjes tregojnë se reduktorët janë bllokuar papritur dhe më 30 dhjetor janë dërguar për riparim.
“Është ndërprerë puna pasi kanë instaluar pajisje të vjetra. Vetëm i kanë ngjyrosur dhe i kanë marrë miliona euro, e tash shiritat nuk punojnë”, tregon një nga inxhinierët e KEK`ut, i cili nuk pranon t`i përmendet emri. Ai akuzon kreun e KEK`ut, Arben Gjukën, për përzgjedhje të gabuar të kompanive që kanë ndërtuar këtë sistem.
Projekti në tërësi për vendosjen e makinerisë së rëndë, rehabilitimi i ekskavatorëve dhe punëve të tjera për hapjen e minierës, qe thënë se ka kushtuar 35 milionë euro, prej të cilave 16 milionë i ka dhënë Qeveria e Kosovës, kurse 18 milionë të tjera Komisioni Evropian. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, pati thënë se ky projekt është një nga projektet më të mëdha në dy dekadat e fundit, që Kosova të ketë energji të mjaftueshme për vete dhe për eksport. Projekti për minierën e Sibofcit, sipas tij, ka përmirësuar makinerinë ekzistuese të rëndë të minierave të thëngjillit, e instaluar në vitin 1972, duke e bërë më stabile. Ndërkaq, zyrtarët e KEK`ut, pranojnë se ky sistem tani është ndalur për shkak të reduktorëve në stacionet vepruese.
Zëdhënësi i KEK`ut, Viktor Buzhala, thotë se këta reduktorë i ka hequr nga shiritat transportues prodhuesi dhe i ka dërguar në fabrikën ku janë prodhuar, sepse është vërejtur se ka pengesa në lidhjen në mes reduktorit dhe tamburit.
“Ekskavatorët e tjerë, të cilët nuk janë riparuar, punojnë. Tani nuk punon vetëm E-10B, i cili ishte inauguruar në dhjetor të këtij viti. Kompania e cila i ka hequr reduktorët ka premtuar se më 10.01.2010 do t`i sjellë reduktorët e riparuar”, thekson Buzhala.
Në anën tjetër, burime të Expressit tregojnë se këta reduktorë s`do të mund të hyjnë në punë minimum edhe gjashtë muaj.
Buzhala thotë se inaugurimi i këtij sistemi është bërë në dhjetor 2009, por jo edhe në komisionin përfundimtar. Projekti, sipas tij, gjendet në fazën e testimit dhe certifikata e komisionit do t’i jepet kontraktuesit kur të kryhen të gjitha obligimet kontraktuale në janar 2011.
Por, për të njëjtët shirita që tani janë jashtë përdorimit, në vitin 2008, Korporata Energjetike e Kosovës ka shpenzuar 49.9 milionë euro për riparimin e tyre.
Në kontratën çelësa në dorë, e nënshkruar në nëntor të vitit 2008, mes KEK-ut dhe kompanive në konzorcium “Eko-Trade” nga Prishtina dhe “IMK 14 Oktobar” nga Serbia, thuhet se ka qenë i paraparë riparimi i Shiritave Transportues dhe Palosëseve për Largim të Djerrinës - sistemi II dhe III. Burime të gazetës Express thonë se edhe reduktorët janë vendosur nga këto kompani, të cilat i kanë blerë ata në Bosnjë e Hercegovinë.
KEK-u tash sa kohë ka probleme me këto pajisje për shkak të tenderëve jo në rregull që po i aplikojnë.
Krijoni Kontakt