
Postuar mė parė nga
Erlebnisse
Ky po qe eshte goxha incident diplomatik, edhe se nga ana tjeter tregon qe me te vertete Kina eshte rritur si shtet i fuqishem ne nivel nderkombetar. Nje gje eshte e sigurte qe individualizmi dhe demokracia bashke nuk mund te jetojne lirshem e prandaj, nga kjo ane me mire komunizmi kinez, qe e shfaroz me grusht hekuri krimin direkt, se sa demokrcia qe mundohet dale nga dale, duke perfillur lloj lloj ligji, qe shpesh here eshte ne kundershtim me ligje te tjera e qe, me pak fjale, nuk arrin ne asnje perfundim konkret, pervecse te kenaqshem.
Gjithsesi, Kina ka shperfillur ligjet e ONU, ku eshte pjesetare me te drejte vetoje, ka shperfillur te drejtat humanitare, ne nje Bote ku denimi me vdekje nuk eshte i lejueshem, e sidomos kur e drejta internacionale vlen perpara te drejtes se nje Shteti. Me cudit fakti qe Britania nuk ka nderhyre ne kete mes e nuk e ka ndaluar aktin, te pakten duke e gjykuar ne Angli e jo duke e lene ne duar te ujqerve te Kines. Ndoshta kompromis mes te dyjave? Ndoshta ishte i rrezikshem edhe ne Angli? Ndoshta po forcohet me te vertete kaq shume Kina?
Nje gje eshte e sigurte, ne nje shtet ku jeta e njeriut as qe merret parasysh, jo me qe te mendohet te kete ndonje vlere e ndonje cmim, nuk do punoja asnjehere e nuk do i jepja asnje ze ne kapitull, duke u munduar ta ndryshoj rrenjesisht e jo duke bere tregti e duke e fuqizuar akoma me shume ekonomikisht. Shpresoj qe Komuniteti Nderkombetar t'i marri parasysh te tilla ngjarje, sepse sot i qelloi nje shtetasi Britanik (edhe se nga emri duket si arab), por neser mund t'i qelloje nje shtetasi tjeter.
Ndoshta ky as nuk ka pasur fare te beje me drogen e mbase eshte gjykuar edhe kot, perderisa si njeri pa shprese s'ka pas aq force sa te arrije te mbrohet, te pakten diplomatikisht. Mbase eshte edhe politike e skaduar kineze, pikerisht per te treguar si vepron ndaj nje te huaji qe vjen nga nje shtet i madh, per t'i futur friken peshqve te vegjel ne nje det ku vete pushtetaret jane peshkaqenet e industrialistet e vete krimit...
Krijoni Kontakt